{"id":157679,"date":"2023-09-12T22:15:48","date_gmt":"2023-09-12T20:15:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=157679"},"modified":"2023-09-12T22:15:48","modified_gmt":"2023-09-12T20:15:48","slug":"kurti-tregon-pritjet-per-takimin-me-vuciqin-ne-bruksel-shpresoj-te-kthehemi-ne-binaret-e-zbatimit-te-marreveshjes-bazike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-tregon-pritjet-per-takimin-me-vuciqin-ne-bruksel-shpresoj-te-kthehemi-ne-binaret-e-zbatimit-te-marreveshjes-bazike\/","title":{"rendered":"Kurti tregon pritjet p\u00ebr takimin me Vu\u00e7iqin n\u00eb Bruksel: Shpresoj t\u00eb kthehemi n\u00eb binar\u00ebt e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes bazike"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka folur p\u00ebr takimin e 14 shtatorit me Presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin, masat nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe izolimin, situat\u00ebn n\u00eb veri dhe k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle, shefi i ekzekutivit kosovar ka th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Bruksel, nuk pranon k\u00ebrkesa territoriale, apo krijimin e strukturave t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb krijojn\u00eb fuqi ekzekutive n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Dodiku n\u00eb Bosnj\u00eb e Herzegovin\u00eb, transmeton gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam kryeminist\u00ebr i t\u00eb gjith\u00ebve i d\u00ebgjoj t\u00eb drejtat q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb, nevojat q\u00eb i kan\u00eb, mir\u00ebpo nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb etnonacionalizmit territorial. Un\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb edhe Presidentit Vu\u00e7iq, edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsve evropian q\u00eb un\u00eb nuk pranoj k\u00ebrkesa territoriale, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve e jo p\u00ebr struktura t\u00eb reja t\u00eb cilat d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb fuqi ekzekutive dhe nj\u00eb president si lloji i Dodikut n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Teksa foli p\u00ebr masat nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs, Kurti tha se ato e kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb dialogun dhe bisedimet n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti po ashtu ka theksuar se, sipas tij, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs tashm\u00eb ve\u00e7se ka ndodhur de-eskalimi, dhe se e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet rieskalimi i situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ne kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb angazhohemi p\u00ebr deeskalim dhe m\u00eb duhet t\u00eb konstatoj q\u00eb deeskalimi praktikisht ka ndodhur. N\u00eb duhet t\u00eb mos kemi rieskalim, ve\u00e7se rieskalimi potencial i ka rr\u00ebnj\u00ebt ve\u00e7se n\u00eb Beograd dhe kurrsesi n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, tha ai nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>DW: Kryeminist\u00ebr Kurti, me 14 shtator do t\u00eb takoheni n\u00eb Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuciq, dhe \u00ebsht\u00eb momenti ky\u00e7 p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr faktin q\u00eb ju tashme jeni izoluar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dje ambasadori gjerman n\u00eb Prishtin\u00eb tha se ka nj\u00eb fund p\u00ebr blame games, ku loj\u00ebrat duhet t\u00eb marrin fund dhe k\u00ebrkohet zgjidhje konkrete, \u00e7far\u00eb ofroni ju?<\/p>\n<p>Kurti: Jav\u00ebn q\u00eb shkoi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vit prej se emisari i posa\u00e7\u00ebm i Gjermanis\u00eb Jens Plotner dhe ai i Franc\u00ebs Emanuel Bonn, bashk\u00eb me emisarin evropian Lajcak prezantuan iniciativ\u00ebn franko-gjermane q\u00eb mandej u b\u00eb propozim i BE-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje normalizimi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me njohjen de facto n\u00eb qend\u00ebr. Nj\u00eb vit nuk \u00ebsht\u00eb pak dhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti ne kemi qen\u00eb konstruktiv\u00eb dhe kreativ\u00eb. Jav\u00ebn e ardhshme b\u00ebhen gjasht\u00eb muaj prej se z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Komisionit Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, Josep Borrel n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, tha se \u2018We have a deal\u2019, pra kemi marr\u00ebveshje, sepse u pranua edhe aneksi i zbatimit. Andaj edhe gjasht\u00eb muaj nuk jan\u00eb pak, dhe ja ku jemi sot, n\u00eb prag t\u00eb takimit t\u00eb 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Por duket q\u00eb problemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes dhe personi konfliktuoz jeni ju, sepse n\u00eb per\u00ebndim interpretohet me shum\u00eb q\u00eb ju jeni bllokues i themelimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave serbe, q\u00eb nuk ofroni rrug\u00ebdalje nga kriza n\u00eb veri. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ofroni ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes?<\/p>\n<p>Kurti: Nuk do t\u00eb thosha q\u00eb per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb homogjen ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe atje ka z\u00ebra shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe faktin q\u00eb ne kemi qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta n\u00ebnshkruajm\u00eb marr\u00ebveshjen me 27 shkurt n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrsa me 18 mars gjithashtu edhe n\u00eb Oh\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb pala serbe ajo q\u00eb e ka refuzuar n\u00ebnshkrimin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ne kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb angazhohemi p\u00ebr deeskalim dhe m\u00eb duhet t\u00eb konstatoj q\u00eb deeskalimi praktikisht ka ndodhur. N\u00eb duhet t\u00eb mos kemi rieskalim, ve\u00e7se rieskalimi potencial i ka rr\u00ebnj\u00ebt ve\u00e7se n\u00eb Beograd dhe kurrsesi n\u00eb Prishtin\u00eb. Besoj q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e padrejt\u00eb Kosov\u00ebs. Ne e kemi pranuar marr\u00ebveshje me 11 nene dhe gjasht\u00eb pika t\u00eb preambul\u00ebs, marr\u00ebveshja e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe nga viti 2013 konsiderohet n\u00eb mesin e 39 marr\u00ebveshjeve, n\u00eb nenin 10 t\u00eb marr\u00ebveshjes bazike q\u00eb ne e kemi b\u00ebr\u00eb. Pra, neni 10 thot\u00eb se marr\u00ebveshjet e kaluara 39 sosh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme dhe t\u00eb obligueshme duhet t\u00eb zbatohen, por aty jan\u00eb 39 dhe jo vet\u00ebm dy.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb fundit politika \u00ebsht\u00eb arti i kompromisit dhe edhe n\u00eb k\u00ebto dy pika duhet gjetur kompromisi. At\u00ebher\u00eb, a do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb kompromis p\u00ebr k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>Kurti: Artin e kompromisit tek ne e ka b\u00ebr\u00eb Marti Ahtisari q\u00eb praktikisht me propozimin e tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb themeli i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e kemi Serbin\u00eb e cila e ka Kushtetut\u00ebn e Koshtunic\u00ebs nga periudha kur ai ishte President. T\u00eb k\u00ebrkosh nga Kosova q\u00eb ta kompensoj\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr humbjen e territorit n\u00eb koh\u00ebn e regjimit gjenocidal dhe fashist t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe. Un\u00eb jam kryeminist\u00ebr i t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, sikurse i shqiptar\u00ebve, rom\u00ebve, ashkalinj\u00ebve egjiptasve, turqve, boshnjak\u00ebve dhe goran\u00ebve. 93 % jan\u00eb shqiptar nd\u00ebrsa, serb jan\u00eb 4%. Un\u00eb jam kryeminist\u00ebr i t\u00eb gjith\u00ebve i d\u00ebgjoj t\u00eb drejtat q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb, nevojat q\u00eb i kan\u00eb, mir\u00ebpo nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb etnonacionalizmit territorial. Un\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb edhe Presidentit Vu\u00e7iq, edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsve evropian q\u00eb un\u00eb nuk pranoj k\u00ebrkesa territoriale, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve e jo p\u00ebr struktura t\u00eb reja t\u00eb cilat d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb fuqi ekzekutive dhe nj\u00eb president si lloji i Dodikut n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb nuk besoj q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet territoriale do t\u00eb bisedohet n\u00eb Bruksel, por duhet nj\u00eb kompromis n\u00eb ato pikat e hapura, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Asociacionin e serb\u00ebve dhe shtensionimin e situat\u00ebs. Cilat jan\u00eb konkretisht pikat ku do t\u00eb l\u00ebvizni juve p\u00ebr t\u00eb arritur kompromisin e duhur?<\/p>\n<p>Kurti: Marr\u00ebveshja bazike e cila e ka njohjen de facto midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ne qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila duhet t\u00eb zbatohet menj\u00ebher\u00eb pra pa vonesa plot\u00ebsisht dhe pa kushte, nuk e ka n\u00eb qend\u00ebr Asociacionin, e ka njohjen de facto ne qend\u00ebr, k\u00ebshtu edhe \u00ebsht\u00eb prezantuar me n\u00ebnt\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00ebn time dhe k\u00ebshtu duhet edhe ta zbatojm\u00eb. Un\u00eb nuk e mohoj q\u00eb paraardh\u00ebsit e mi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje, por ato marr\u00ebveshja ose nuk jan\u00eb zbatuar nga Beogradi, ose nuk e kan\u00eb kaluar testin e gjykat\u00ebs Kushtetues. Un\u00eb kam ofruar n\u00eb Oh\u00ebr ta shkruaj draft-statutin p\u00ebr nenin shtat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vetmenaxhimi i komunitetit serb n\u00eb lidhje me nenin dhjet\u00eb dhe marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme me tri shtylla: Kushtetutshm\u00ebria dhe aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, letra e zonj\u00ebs Federika Mogherini, e cila thot\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb nivel t\u00eb tret\u00eb t\u00eb pushtetit me fuqi ekzekutive, dhe q\u00ebndrimi i Derek Schollet dhe Gabriel Escobar nga State-Departamenti amerikan p\u00ebr koordinim t\u00eb k\u00ebtyre komunave, mir\u00ebpo, presidenti i Serbis\u00eb e ka refuzuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por gjithsesi sanksionet jan\u00eb implementuar ndaj juve, ndaj Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb edhe Gjermania q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb pran\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb vendosi sanksione shtes\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet di\u00e7ka p\u00ebr ta rifituar besimin dhe p\u00ebrkrahjen e Gjermanis\u00eb, \u00e7far\u00eb ofroni ju?<\/p>\n<p>Kurti: Me Gjermanin\u00eb ne kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyeshme bilaterale. Nga viti 2022 krahasuar me vitin 2021 kemi rritje te eksporteve p\u00ebr Gjermani p\u00ebr 42% dhe rritje t\u00eb investimeve gjermane p\u00ebr 60%. K\u00ebto jan\u00eb sanksione t\u00eb cilat po na d\u00ebmtojn\u00eb neve, po na d\u00ebmtojn\u00eb sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes se Stabilizim Asocimit, po na d\u00ebmtojn\u00eb sa i p\u00ebrket kredive dhe granteve dhe po na d\u00ebmtojn\u00eb sa i p\u00ebrket takimeve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Merreni me mend, ministrit tim Nenad Rashiq i \u00ebsht\u00eb anuluar takimi n\u00eb Bruksel. Ai \u00ebsht\u00eb serb nga Kosova, minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb time p\u00ebr fushveprimtarin\u00eb e komuniteteve dhe kthimit. Por, ata nuk i kan\u00eb quajtur sanksione, por i kan\u00eb quajtur masa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar ti votojn\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Po t\u2019i hidhnin n\u00eb votim, jam i bindur q\u00eb shumica d\u00ebrmuese e shteteve nuk do t\u00eb ishin p\u00ebr, por e kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb konsensusit t\u00eb heshtur me nj\u00eb email q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nga Brukseli dhe na i kan\u00eb vendosur masat.<\/p>\n<p>Tavolina n\u00eb Bruksel n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar dhe dialogu \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar me k\u00ebto masa dhe un\u00eb besoj\u00eb q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqen ato \u00ebsht\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr Bashkimin Evropian q\u00eb prezanton vlera edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ofroni p\u00ebr t\u00eb hequr masat, sepse duhet nj\u00eb hap konkret nga ana e juaj?<\/p>\n<p>Kurti: Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb tre hapa konkret\u00eb. S\u00eb pari e kam zvog\u00ebluar pranin\u00eb e policis\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale n\u00eb veri p\u00ebr 25%, pastaj kam zvog\u00ebluar edhe p\u00ebr 25% t\u00eb tjera, pra gradualisht dhe proporcionalisht me largimin e ekstremist\u00ebve t\u00eb dhunsh\u00ebm ose me arrestimin e tyre, dhe gjithashtu kam b\u00ebr\u00eb edhe hapin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb udh\u00ebzimit administrativ i cili krijon mund\u00ebsi p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu q\u00eb atje t\u00eb kemi kryetar t\u00eb rinj brenda pak muajve duke e zbatuar k\u00ebshtu nenin 72 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale q\u00eb thot\u00eb se s\u00eb pari qytetar\u00ebt me 25% t\u00eb trupit elektoral mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb peticion i cili qon n\u00eb votim q\u00eb m\u00eb pastaj e p\u00ebrfundon mandati e k\u00ebtyre 4 kryetar\u00ebve t\u00eb komunave. Un\u00eb e di q\u00eb legjitimiteti i tyre \u00ebsht\u00eb i vak\u00ebt sepse ka pasur dalje t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb zgjedhje, mir\u00ebpo, t\u00eb tjer\u00ebt nuk kan\u00eb legjitimitet fare.<\/p>\n<p>Por kjo duket nga jasht\u00eb si nj\u00eb zgjidhje q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb. A nuk mendon q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb dor\u00ebheqja e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Kurti: Kat\u00ebr muaj i kemi shtyr\u00eb zgjedhjet n\u00eb veri, pes\u00eb dit\u00eb e kemi shtyr\u00eb afatin p\u00ebr regjistrimin e partive politike q\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb lista serbe n\u00eb zgjedhje. I braktis\u00ebn institucionet, i bojkotuan zgjedhjet me q\u00ebllim t\u00eb keq, b\u00ebn gabim, nuk do t\u00eb duhej ne t\u00eb paguajm\u00eb. Ata q\u00eb gabojn\u00eb paguajn\u00eb, jo ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb sundimin e ligjit, demokracin\u00eb vler\u00eb fundamentale. Kosova sa i p\u00ebrket luftimit t\u00eb korrupsionit, sundimit t\u00eb ligjit, t\u00eb drejtave politike dhe lirive civile, organizimit t\u00eb zgjedhjeve, mbledhjes s\u00eb taksave sipas FMN-s\u00eb, dhe sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb medieve \u00ebsht\u00eb kampione n\u00eb Ballkan. Pse, do t\u00eb duhej ne t\u00eb nd\u00ebshkoheshim p\u00ebr dashakeq\u00ebsin\u00eb e list\u00ebs Srpska e cila mbase edhe \u00ebsht\u00eb penduar.<\/p>\n<p>A nuk jemi prap\u00eb tek blame-game, por, un\u00eb do t\u00eb thoja \u00e7far\u00eb u ofoni serb\u00ebve q\u00eb ta fitojn\u00eb besimin tuaj?<\/p>\n<p>Kurti: S\u00eb pari serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb jan\u00eb 4% e popullsis\u00eb, i kan\u00eb 10 vende t\u00eb rezervuara n\u00eb kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb cilat nuk po i shfryt\u00ebzojn\u00eb, 17 % t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal nga 38 komuna jan\u00eb serb\u00eb, 10 nga 38 komuna jan\u00eb me shumic\u00eb serbe, gjuha serbe \u00ebsht\u00eb zyrtare gjithandej n\u00eb Kosov\u00eb. Pra ne kemi trajtim p\u00ebr pakic\u00ebn serbe \u00e7far\u00eb nuk ka askund n\u00eb Evrop\u00eb. Shihni \u00e7far\u00eb ndodh me pakic\u00ebn shqiptare n\u00eb Serbi. N\u00eb Spitalin e Vranjes q\u00eb mbulon edhe Preshev\u00ebn, e Bujanovcin nga 70 punonj\u00ebs asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar, as nuk ka Universitet n\u00eb Bujanovc dhe ua pasivizojn\u00eb adresat q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj spastrimi etnik burokratik edhe i heshtur. Por ne nuk matemi me Serbin\u00eb, por ne matemi me standardet evropiane prandaj edhe duam t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb kishin interes q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, por, ja q\u00eb Serbia votoi kund\u00ebr. Pra, interesi i serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe interesi i Serbis\u00eb nuk p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq integrimi i serb\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb arritur deri m\u00eb sot, dhe flitet q\u00eb n\u00ebse nuk zgjidhet situata n\u00eb veri, zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb protektorat nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr veriun, si e shihni ju k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Kurti: Nacionalizmi i masave si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr makinerin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb diktator\u00ebve q\u00eb ka ekzistuar para 30 vjet\u00ebve n\u00eb Ballkan, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebtu n\u00eb mesin ton\u00eb. Dhun\u00ebn nuk jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt, dhun\u00eb jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb struktura t\u00eb caktuara t\u00eb cil\u00ebt imitojn\u00eb grupin Wagner. Dy organizata i kemi deklaruar terroriste, t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb ministrat e mi dhe mua \u00e7do jav\u00eb, pra problemin e kemi me struktura t\u00eb caktuara e jo me qytetar\u00ebt. Serb\u00ebt sot kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohen nga Serbia. Vet\u00ebm sivjet rreth 15 vetura t\u00eb serb\u00ebve jan\u00eb djegur p\u00ebr shkak se i kan\u00eb shnd\u00ebrruar targat n\u00eb ato t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nga kush ti mbrojm\u00eb ata, ata duhet t\u00eb mbrohen nga Beogradi. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet demokratik, nd\u00ebrsa Serbia \u00ebsht\u00eb shtet autokratik, Kosova \u00ebsht\u00eb me BE-ne dhe NATO-on nd\u00ebrsa Serbia \u00ebsht\u00eb me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb k\u00ebrkoni m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje nga KFOR-i dhe strukturat evropiane p\u00ebr t\u00eb luftuar kriminalitetin dhe agresionin dhe krimet t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Kurti: Kriminalitetin \u00ebsht\u00eb duke e luftuar suksessh\u00ebm policia e Kosov\u00ebs, 16 rrug\u00eb ilegale i kemi mbyllur n\u00eb veri dhe nj\u00eb dyzin\u00eb laborator\u00ebsh t\u00eb drog\u00ebs dhe ato p\u00ebr kriptovalutave i kemi mbyllur. Jan\u00eb arrestuar gjithsej n\u00eb Kosov\u00eb mbi 3200 njer\u00ebz, prej tyre rreth 10% jan\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb institucioneve p\u00ebr korrupsion dhe p\u00ebr krim. Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luftuar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs krimi e korrupsioni m\u00eb shum\u00eb sesa tani. Un\u00eb u ofroj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallim ligjin, rendin, drejt\u00ebsin\u00eb, e tani faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb na ndihmojn\u00eb, sepse Serbia \u00ebsht\u00eb me Rusin\u00eb. Nga shtatori i vitit 2021, po b\u00ebhen pra dy vjet q\u00eb ne arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb kemi filluar ta rimendojm\u00eb. Kur Aleksand\u00ebr Herqenko, ambasadori rus n\u00eb Beograd erdhi n\u00eb pik\u00ebn kufitare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe sip\u00ebr tij ndodhej nj\u00eb aeroplan luftarak Mig-29, nd\u00ebrkaq, posht\u00eb inspektonin trupat e armatosura t\u00eb Serbis\u00eb, kjo tregon q\u00eb k\u00ebtu s\u2019ke t\u00eb b\u00ebsh vet\u00ebm me Serbin\u00eb. Sa p\u00ebr k\u00ebto ekstremizmat e dhunsh\u00ebm, milicin\u00eb fashiste t\u00eb tyre, ata i tremben shum\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj edhe k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb policia e Kosov\u00ebs t\u00eb largohet nga veriu, mir\u00ebpo veriu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs e pandashme, thelbi i integritetit ton\u00eb territorial.<\/p>\n<p>Ju pat\u00ebt nj\u00eb takim edhe me deputetin gjerman Michael Roth, nj\u00ebri nga n\u00ebnshkruesit e letr\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon nga BE-ja ta ndryshoj\u00eb qasjen ndaj Serbis\u00eb rreth dialogut me Kosov\u00ebn. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni ju nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb lidhje me politik\u00ebn ndaj Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Kurti: BE-ja do t\u00eb duhej q\u00eb mos t\u2019i toleroj\u00eb ata q\u00eb nuk i kan\u00eb vendosur sanksione federat\u00ebs ruse dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Serbia q\u00eb ta njoh Kosov\u00ebn, t\u00eb mos e destabilizoj\u00eb Bosnj\u00ebn \u00ebdhe t\u2019i heq duart nga Mali i Zi. Beogradi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rrotative ka politik\u00eb destablizuese n\u00eb k\u00ebto tri shtete, sepse \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur me shp\u00ebrb\u00ebrjen e dhunshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb q\u00eb e ka shkaktuar vet. Jugosllavia edhe u krijua n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 20 edhe u shkat\u00ebrrua \u00eb fund t\u00eb shekullit XX p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim p\u00ebr Serbin\u00eb e madhe, tash jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe kjo pak\u00ebnaq\u00ebsi e tyre nuk mund t\u00eb paguhet nga boshnjak\u00ebt, malazez\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt apo kosovaret. Pra \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb BE-ja t\u00eb ket\u00eb plan q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb ta integroj\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb familjen e madhe evropiane p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb integrohen. N\u00eb Serbi 1\/3 duan t\u00eb integrohen, t\u00eb tjer\u00ebt jo, prandaj ata t\u00eb cil\u00ebt pranojn\u00eb, p\u00ebrqafojn\u00eb vlerat evropiane do t\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebrblehen e jo t\u00eb nd\u00ebshkohen. K\u00ebto masa ndaj neve do t\u00eb duhej t\u00eb hiqeshin nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkaq, ndaj Serbis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vendoseshin sanksione prej t\u00ebrheqjes s\u00eb investimeve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb e deri te kthimi i regjimit t\u00eb vizave, sepse, si e dini ata po ju japin shum\u00eb pasaporta rus\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt po shkojn\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb presim t\u00eb enjten pas takimit me Vuciqin n\u00eb Bruksel? Cili do t\u00eb jet\u00eb lajmi?<\/p>\n<p>Kurti: Shpresoj q\u00eb do t\u00eb kthehemi n\u00eb binar\u00ebt e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes bazike dhe kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb plan t\u00eb sekuencuar t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes. Gjasht\u00eb fjalit\u00eb e para t\u00eb preambul\u00ebs, 11 nenet dhe 12 pikat e aneksit t\u00eb zbatimit nga Brukseli e nga Ohri do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb zbatoheshin sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb plotni. Dhe \u00e7do her\u00eb kur ka shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjes, referet Borrel dhe Laj\u00e7ak, do t\u00eb duhej t\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllenin p\u00ebr shkeljen q\u00eb u b\u00eb, e jo sikurse me dat\u00eb 24 prill kur Serbia n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs votoi kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndon\u00ebse kjo ishte shkelje e nenit 4 t\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, nga Brukseli nuk u d\u00ebgjua kurrfar\u00eb z\u00ebri as p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb, e jo m\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka folur p\u00ebr takimin e 14 shtatorit me Presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin, masat nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe izolimin, situat\u00ebn n\u00eb veri dhe k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr BE-n\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle, shefi i ekzekutivit kosovar ka th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Bruksel, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":157680,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-157679","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157679\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}