{"id":157853,"date":"2023-09-16T11:08:03","date_gmt":"2023-09-16T09:08:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=157853"},"modified":"2023-09-16T11:08:03","modified_gmt":"2023-09-16T09:08:03","slug":"bie-importi-i-mallrave-nga-serbia-rafuna-produktet-serbe-po-zevendesohen-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bie-importi-i-mallrave-nga-serbia-rafuna-produktet-serbe-po-zevendesohen-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Bie importi i mallrave nga Serbia, Rafuna: Produktet serbe po z\u00ebvend\u00ebsohen nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Masa e siguris\u00eb e vendosur tre muaj m\u00eb par\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr mallrat serbe ka ndikuar q\u00eb t\u00eb rritet importi n\u00eb vendin ton\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia Veriore.<\/p>\n<p>Produktet nga Serbia po z\u00ebvend\u00ebsohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs vendet e CEFTA-s n\u00eb muajin korrik 2023, arrit\u00ebn n\u00eb 73,9 milion\u00eb euro, ose 14,4% t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me nj\u00eb r\u00ebnie prej 16,4%. Sipas k\u00ebtij raporti vendet me pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqip\u00ebria (5,4%), Serbia (1,3%).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert t\u00eb ekonomis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb masa ndaj produkteve t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb analizohet nga Qeveria, pasi q\u00eb sipas tyre, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vendit. Ndon\u00ebse sipas komuniteti t\u00eb biznesit n\u00eb Kosov\u00eb, disa brende nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Turqia q\u00eb operojn\u00eb edhe n\u00eb Serbi e p\u00ebr destinim eksportin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Lul\u00ebzim Rafuna, thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se nga statistikat shihet se ka nj\u00eb ngritje t\u00eb importeve t\u00eb mallrave sidomos nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Sipas Rafun\u00ebs produktet q\u00eb nuk jan\u00eb importuar nga Serbia, kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga shtetet fqinje.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket sasis\u00eb s\u00eb importit t\u00eb produkteve, ato t\u00eb cilat nuk jan\u00eb importuar prej Serbis\u00eb, tani kan\u00eb filluar t\u00eb importohen prej vendeve tjera, t\u00eb rajonit, por edhe prej vendit t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se shihen statistikat kemi nj\u00eb ngritje t\u00eb importeve sidomos nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut dhe k\u00ebto jan\u00eb indikacione q\u00eb produktet e ngjashme po importohen q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb importohen nga Serbia, p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb masave nga Kosova, tani jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar edhe produkte q\u00eb importohen nga k\u00ebto dy vende. Por, m\u00eb shum\u00eb kemi edhe rritje t\u00eb importeve edhe nga vendet e BE-s\u00eb, k\u00ebshtu kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me produkte t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e \u00e7mimit, ne nuk kemi pa ndonj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb ka ardhur si rezultat i k\u00ebsaj mase, ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve, ka ndodhur si rezultat i inflacionit t\u00eb cilin e kemi importuar\u2026 R\u00ebnia e importit nga Serbia p\u00ebr produktet finale, ka ardhur po ashtu si rezultat i mas\u00ebs s\u00eb vendosur nga Qeveria e Kosov\u00ebs, ajo e siguris\u00eb\u201d, thot\u00eb Rafuna.<\/p>\n<p>Po ashtu Rafuna thot\u00eb se kompanit\u00eb e huaja q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Serbi kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb vendosur nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cEdhe shum\u00eb kompani t\u00eb huaja t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb Serbi, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb ambientet e Odes Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs na kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb fakt se ato produkte eksportohen nga Republika e Serbis\u00eb, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb edhe fakt se ato produkte prodhohen prej kompanive t\u00eb cilat jan\u00eb sidomos t\u00eb shteteve mike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb kontribuar prej 99\u2019 n\u00eb zhvillimin dhe nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 600 kompani gjermane q\u00eb prodhojn\u00eb n\u00eb Serbi, m\u00eb pas kemi shum\u00eb kompani italiane, amerikane, turke t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb vendosura dhe prodhojn\u00eb n\u00eb Serbi e produktet e tyre i eksportojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe vende tjera t\u00eb Ballkanit dhe i shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebrkesa jon\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb bizneset e Kosov\u00ebs para vendosjes s\u00eb \u00e7do mase ta ken\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb t\u00eb njoftohen paraprakisht p\u00ebr ndonj\u00eb mas\u00eb q\u00eb futet n\u00eb fuqi, q\u00eb t\u00eb mos befasohen n\u00eb minut\u00ebn e fundit\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Edhe njoh\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekonomike, Safet G\u00ebrxhaliu thekson se kjo mas\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e duhura p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas ish-kryetarit t\u00eb OEK-ut masa e siguris\u00eb m\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmton Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDialogu duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm ky\u00e7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim besoj se masat shum\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn sesa q\u00eb e mbrojn\u00eb, bazuar n\u00eb faktin se n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e struktur\u00ebs s\u00eb importeve nga Serbia, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kemi l\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe gjysm\u00eb produkte q\u00eb finalizohen n\u00eb prodhimin e Kosov\u00ebs, sesa q\u00eb jan\u00eb prodhime p\u00ebr finale. Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb munges\u00eb stabiliteti politik nuk i duhet luft\u00eb apo betej\u00eb ekonomike me vend dhe fuqit\u00eb evropiane q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb Serbi. Fakti se n\u00eb Serbi ka m\u00eb shum\u00eb se 400 prodhues evropian\u00eb apo bot\u00ebror\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb analizohet mir\u00eb\u201d, thot\u00eb G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka k\u00ebrkuar urgjentisht nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb rishqyrtoj\u00eb masat q\u00eb kufizojn\u00eb importet nga Serbia, e t\u00eb cilat pengojn\u00eb interesat komerciale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes kufizimit t\u00eb qarkullimit t\u00eb mallrave nga markat e njohura bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e OEAK-s thuhet se sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb shqyrtuara nga Oda Amerikane, importet nga kompanit\u00eb me pron\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme amerikane kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me mbi 39 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2022, duke theksuar ndikimin e konsideruesh\u00ebm q\u00eb masat aktuale t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb mbi nd\u00ebrmarrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cNdalimi, i cili synon Serbin\u00eb dhe produktet e importuara nga ky shtet, n\u00eb fakt ndikojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kompanit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre bizneseve, jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanive nga shtetet partnere, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb shtylla ky\u00e7e n\u00eb mb\u00ebshtetjen e trajektores s\u00eb rritjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Masa e siguris\u00eb p\u00ebr ndalimin e mallrave serbe ishte marr\u00eb m\u00eb 14 qershor nga Qeveria e Kosov\u00ebs, at\u00eb dit\u00eb kur ishin rr\u00ebmbyer tre zyrtar\u00ebt policor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga forcat serbe brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria ka marr\u00eb vendim p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj mallrave, duke hequr mas\u00ebn e siguris\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mallrat e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe gjysm\u00eb produkte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masa e siguris\u00eb e vendosur tre muaj m\u00eb par\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr mallrat serbe ka ndikuar q\u00eb t\u00eb rritet importi n\u00eb vendin ton\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia Veriore. Produktet nga Serbia po z\u00ebvend\u00ebsohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian. Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs vendet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":157854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-157853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}