{"id":157878,"date":"2023-09-16T15:32:45","date_gmt":"2023-09-16T13:32:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=157878"},"modified":"2023-09-16T15:32:45","modified_gmt":"2023-09-16T13:32:45","slug":"pazari-im-ndikohet-nga-flamujt-dyqanet-ngaterrojne-origjinen-e-produkteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pazari-im-ndikohet-nga-flamujt-dyqanet-ngaterrojne-origjinen-e-produkteve\/","title":{"rendered":"\u201cPazari im ndikohet nga flamujt\u201d: Dyqanet ngat\u00ebrrojn\u00eb origjin\u00ebn e produkteve"},"content":{"rendered":"<p>Flamuri i Kroacis\u00eb n\u00ebn produktin me origjin\u00eb nga Kosova. Ai i Kosov\u00ebs n\u00ebn produktin me origjin\u00eb nga Serbia. Shum\u00eb flamuj me ngjyra bardh e zi. Vende-vende nuk ka fare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu duken raftet e disa dyqaneve ushqimore n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse me rregulla, produktet duhet ta ken\u00eb vendosur pran\u00eb flamurin e vendit prej nga vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi administrativ, i cili e rregullon k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Sipas tij, flamuri i origjin\u00ebs s\u00eb produktit duhet t\u00eb jet\u00eb i vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb gjithher\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr konsumatorin.<\/p>\n<p>N\u00eb disa dyqane q\u00eb ka vizituar Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, ka v\u00ebrejtur se ky udh\u00ebzim administrativ nuk zbatohet si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmon edhe Inspektorati i Tregut n\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb, Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili ka shqiptuar disa gjoba p\u00ebr k\u00ebto shkelje.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra gjoba<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebsi i kryeinspektorit t\u00eb k\u00ebtij inspektorati, Naim Hajra, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar deri m\u00eb tash k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb shqiptuar 41 gjoba p\u00ebr mosvendosjen e flamurit t\u00eb origjin\u00ebs n\u00ebn produkt, nd\u00ebrsa jan\u00eb pranuar 65 ankesa nga konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr mbrojtjen e konsumatorit, Hajra thot\u00eb se bizneset q\u00eb nuk e respektojn\u00eb udh\u00ebzimin administrativ n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mosvendosjen e sakt\u00eb t\u00eb flamurit t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb produktit, gjobiten me nga 400 deri n\u00eb 20.000 euro.<\/p>\n<p>Sipas tij, rasti kur flamuri nuk korrespondon me origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb produktit \u00ebsht\u00eb \u201cmashtrim\u201d.<\/p>\n<p>Hajra supozon se numri real i shkeljeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, por se numri i inspektor\u00ebve q\u00eb do t\u2019i verifikonin ato, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb raport me mij\u00ebra bizneset.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, Inspektorati i Tregut ka aktualisht vet\u00ebm tre inspektor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt merren me kontrollimin e vendosjes ose jo t\u00eb flamujve t\u00eb origjin\u00ebs [s\u00eb produktit]\u201d, thot\u00eb Hajra.<\/p>\n<p>Gabimisht\u2026<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy kompanive n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cInterex\u201d dhe \u201cViva Fresh Store\u201d, n\u00eb dyqanet e t\u00eb cilave v\u00ebrehen ngat\u00ebrresa me flamuj t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb produktit, nuk iu p\u00ebrgjigjen interesimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrse ndodh kjo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve thon\u00eb se udh\u00ebzimi administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbatohet, por theksojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim \u00ebsht\u00eb ngarkes\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr bizneset e Kosov\u00ebs. Dyqanet e m\u00ebdha kan\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb stafit q\u00eb mund t\u00eb kujdeset p\u00ebr vendosjen e flamujve, por kan\u00eb edhe qarkullim t\u00eb madh t\u00eb produkteve dhe nganj\u00ebher\u00eb mallrat zhvendosen nga rafti n\u00eb raft\u2026 Mund t\u00eb ket\u00eb edhe gabime q\u00eb ndodhin\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Zana Beqiri nga Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi administrativ p\u00ebr origjin\u00ebn e produkteve ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi para m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet\u00ebsh \u2013 p\u00ebrkat\u00ebsisht pak koh\u00eb pasi Kosova u ka v\u00ebn\u00eb taks\u00eb 100% produkteve me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.<\/p>\n<p>Taksa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj politikave t\u00eb k\u00ebtyre dy vendeve kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb mekanizma dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00ebkoh\u00eb se ky udh\u00ebzim administrativ do t\u2019i ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019i identifikojn\u00eb produktet me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb promovimin e produkteve vendore.<\/p>\n<p>\u201cPazari im ndikohet nga flamujt\u201d<br \/>\nDisa qytetar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, thon\u00eb se kan\u00eb hasur n\u00eb produkte q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me flamurin e origjin\u00ebs q\u00eb u \u00ebsht\u00eb vendosur pran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendosja e famujve t\u00eb origjin\u00ebs. I shikoj flamujt dhe e di prej nga e ka origjin\u00ebn ai produkt. I blej produktet gjermane, angleze dhe ato vendore. Kur \u00ebsht\u00eb flamuri i Serbis\u00eb, nuk e blej\u201d, thot\u00eb Hysnije Mulaj.<\/p>\n<p>\u201cI shikoj flamujt dhe pazari im ndikohet nga flamujt. Preferoj t\u00eb blej prodhim vendor ose prodhim kualitativ, dhe jo t\u00eb Serbis\u00eb. Por, ndodh shpesh q\u00eb flamujt i vendosin gabim\u201d, thot\u00eb Yll Rakovica.<\/p>\n<p>Serbia, deri von\u00eb, ka qen\u00eb nd\u00ebr shtetet me pranin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb produkteve t\u00eb veta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2018 deri n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Serbia ka eksportuar produkte n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej mbi 1.3 miliard eurosh.<\/p>\n<p>Por, Qeveria e Kosov\u00ebs i ka ndaluar pothuajse t\u00eb gjitha importet nga Serbia qysh m\u00eb 15 qershor, kur forcat serbe kan\u00eb arrestuar tre polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova importon shumic\u00ebn e mallrave nga vendet fqinje, por edhe ato t\u00eb BE-s\u00eb, pasi industria e prodhimit nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar.<\/p>\n<p>Mesatarisht n\u00eb vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb vler\u00eb prej 5 miliard\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa eksporton vler\u00ebn e m\u00eb pak se 1 miliard eurove.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb, ku Kosova synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, k\u00ebrkon nga an\u00ebtar\u00ebt e OBT-s\u00eb q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb rregullat e tyre t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb produkteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme, transparente dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Marr\u00ebveshja k\u00ebrkon gjithashtu q\u00eb rregullat e origjin\u00ebs t\u00eb mos e kufizojn\u00eb, shtremb\u00ebrojn\u00eb ose prishin tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flamuri i Kroacis\u00eb n\u00ebn produktin me origjin\u00eb nga Kosova. Ai i Kosov\u00ebs n\u00ebn produktin me origjin\u00eb nga Serbia. Shum\u00eb flamuj me ngjyra bardh e zi. Vende-vende nuk ka fare. K\u00ebshtu duken raftet e disa dyqaneve ushqimore n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse me rregulla, produktet duhet ta ken\u00eb vendosur pran\u00eb flamurin e vendit prej nga vijn\u00eb. Udh\u00ebzimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":157879,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-157878","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157878"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157878\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}