{"id":158261,"date":"2023-09-23T11:51:48","date_gmt":"2023-09-23T09:51:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=158261"},"modified":"2023-09-23T11:51:48","modified_gmt":"2023-09-23T09:51:48","slug":"ceku-brenda-5-viteve-do-te-ndertohen-dhe-rinovohen-27-stadiume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ceku-brenda-5-viteve-do-te-ndertohen-dhe-rinovohen-27-stadiume\/","title":{"rendered":"\u00c7eku: Brenda 5 viteve do t\u00eb nd\u00ebrtohen dhe rinovohen 27 stadiume"},"content":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport, Hajrulla \u00c7eku ka th\u00ebn\u00eb se brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe stadiumin nacional.<\/p>\n<p>Brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe stadiumin nacional.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb plani q\u00eb e ka zbuluar ministri p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport, Hajrulla \u00c7eku. Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshja me Federat\u00ebn e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij projekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb gati me infrastruktur\u00eb sportive p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare t\u00eb vitit 2030.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi nisur para disa muajsh n\u00eb bashk\u00ebpunim me Federat\u00ebn e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, me disa kryetar\u00eb t\u00eb komunave nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr konsolidimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb futbollit n\u00eb vendin ton\u00eb. Tashm\u00eb kjo korrespondon edhe me planin q\u00eb e kemi p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka nisur m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilin ne kemi pasur nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb dy sht\u00ebpit\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb futbollit n\u00eb UEFA dhe n\u00eb FIFA, jemi takuar me president\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs dhe e kemi mb\u00ebshtetjen e tyre profesionale, do t\u00eb synojm\u00eb edhe financiare q\u00eb t\u00eb na ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe shtet\u00ebrore. Tashm\u00eb e kemi nj\u00eb memorandum t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me 16 kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe me kryetarin e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit ku i ndajm\u00eb detyrat bashk\u00ebrisht n\u00eb lidhje me konsolidimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb futbollit. Pra, po flasim p\u00ebr 27 projekte t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb futbollit, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb renovime, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb nd\u00ebrtime nga e para\u201d, ka th\u00ebn\u00eb \u00c7eku p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Nga ky projekt, me stadiume t\u00eb rinovuara ose krejt\u00ebsisht t\u00eb reja pritet t\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb komuna, si Prishtina, Prizreni, Gjilani, Peja, Gjakova e Ferizaj.<\/p>\n<p>\u201cSi obligim n\u00eb raport me Loj\u00ebrat Mesdhetare, ne jemi zotuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit nacional t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ky stadium tashm\u00eb do ta kaloj\u00eb faz\u00ebn e nj\u00eb studimi dhe nj\u00eb masterplani p\u00ebr t\u00eb gjitha loj\u00ebrat ku p\u00ebrcaktohet lokacioni, kapaciteti, p\u00ebr stadiumin nacional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kemi nisur me procedurat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit t\u00eb ri n\u00eb B\u00ebrnic\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb stadium ndihm\u00ebs p\u00ebr nevojat e klubeve t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Pej\u00eb, shkojm\u00eb me renovim total t\u00eb stadiumit t\u00eb qytetit \u2018Shani Haxhiislami\u2019\u2026 N\u00eb Ferizaj, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb specifike, nuk e kan\u00eb nj\u00eb stadium t\u00eb dinjitetsh\u00ebm qyteti i Ferizajt. Edhe aty ministria e ka t\u00eb kontraktuar n\u00eb operator q\u00eb po e b\u00ebn studimin e fizibilitetit, pra p\u00ebr p\u00ebrcaktim t\u00eb lokacionit si hap i par\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb p\u00ebrcaktohet lokacioni, do ta hartoj\u00eb projektin zbatues p\u00ebr stadiumin e ri t\u00eb Ferizajt\u2026 Renovimi i stadiumit t\u00eb qytetit n\u00eb Gjakov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt ku kontribuon edhe Komuna e Gjakov\u00ebs\u2026 Me \u2018P\u00ebrparim Tha\u00e7in\u2019 n\u00eb Prizren nj\u00eb faz\u00eb e kemi p\u00ebrfunduar dhe tashm\u00eb ka mbetur vet\u00ebm faza e fundit q\u00eb e funksionalizon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi stadiumin e qytetit \u2018P\u00ebrparim Tha\u00e7i\u2019 n\u00eb Prizren\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje \u00c7eku.<\/p>\n<p>Nga plani p\u00ebr p\u00ebrgatitjen p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare pritet t\u00eb p\u00ebrfiutojn\u00eb edhe komunat m\u00eb t\u00eb vogla si Shtimja, Suhareka, Rahoveci e Malisheva.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shtime, ka nisur procedura p\u00ebr kontraktimin e operatorit q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb renovimin e stadiumit t\u00eb qytetit n\u00eb Shtime, nd\u00ebrsa nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb jemi edhe me stadiumin e ri t\u00eb Rahovecit\u2026 N\u00eb Drenas \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi nd\u00ebrtimi i stadiumit t\u00eb Drenasit. Edhe aty po shohim mund\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr komun\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrfundojm\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb k\u00ebt\u00eb stadium. P\u00ebr t\u00eb vazhduar me stadiume t\u00eb tjera lokale, \u00ebsht\u00eb stadiumi i Pozharanit n\u00eb Viti, \u00ebsht\u00eb stadiumi i qytetit n\u00eb Malishev\u00eb ku po e bashk\u00ebfinancojm\u00eb me komun\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u realizuar edhe premtimi i operatorit \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebrfundon edhe nd\u00ebrtimi i stadiumit n\u00eb Malishev\u00eb dhe funksionalizohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sportist\u00ebve. Me Suharek\u00ebn dhe ekipin ton\u00eb kampion dhe t\u00eb sukseseve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Ballkanin, tashm\u00eb diskutimet jan\u00eb intensifikuar me kryetarin e komun\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e lokacionit\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket stadiumit nacional, i pari i MKRS-s\u00eb, zbuloi se nd\u00ebrtimi i tij ishte k\u00ebrkes\u00eb specifike e Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare.<\/p>\n<p>t\u00ebm. Edhe futbolli edhe atletika jan\u00eb sporte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme brenda Loj\u00ebrave Mesdhetare dhe ne duhet t\u2019i sigurojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto do t\u00eb kemi zgjidhje adekuate. Po, gjithmon\u00eb duke u siguruar q\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime t\u00eb reja nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm loj\u00ebrave. Ne k\u00ebshtu e kemi argumentuar edhe vizionin ton\u00eb kur e kemi paraqitur kandidatur\u00ebn.\u201d, ka shtuar tutje i pari i MKRS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7ekut, kostoja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit nacional do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb duke k\u00ebrkuar fonde edhe nga shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKostoja do t\u00eb jet\u00eb e madhe sepse po flasim p\u00ebr stadiumin me kapacitetin m\u00eb t\u00eb madh, po besoj un\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ne do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb edhe burime t\u00eb tjera t\u00eb financimit. Pra, jemi dakorduar brenda qeveris\u00eb edhe me ministrin e Financave q\u00eb t\u00eb synojm\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb fonde edhe nga shtete t\u00eb tjera edhe nga burimet alternative q\u00eb ta mbulojm\u00eb m\u00eb leht\u00eb koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb stadiumit nacional t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 Ligji i ri i sportit e trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e menaxhimit fasiliteteve sportive n\u00eb vendin ton\u00eb. Tashm\u00eb jemi n\u00eb fund t\u00eb diskutimit, jan\u00eb disa modele q\u00eb jan\u00eb propozuar, sepse kemi par\u00eb se si e b\u00ebn bota k\u00ebt\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga p\u00ebrvojat e tyre, pak e kemi par\u00eb se si ka qen\u00eb p\u00ebrvoja jon\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht jo e mir\u00eb, me shum\u00eb telashe, shpesh barra iu lihet vet\u00ebm komunave, raste federatave ose klubeve dhe kjo shkakton kosto t\u00eb madhe, paaft\u00ebsi menaxhimi dhe ne nuk e kemi sot nj\u00eb model t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtyre fasiliteteve sportive\u201d, ka theksuar \u00c7eku.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare si ngjarjen m\u00eb t\u00eb madhe historike p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00c7eku ka k\u00ebrkuar mobilizim mbar\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2030, gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr pritjen e mij\u00ebra sportist\u00ebve nga tri kontinente n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDikush po thot\u00eb q\u00eb 6-7 vite jan\u00eb larg sepse nganj\u00ebher\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtja e Loj\u00ebrave Mesdhetare, pak edhe me humor, po interpretohet si di\u00e7ka e larg\u00ebt e po shihet si nj\u00eb angazhim q\u00eb vjen dikur m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. Un\u00eb mendoj q\u00eb koha ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr, por \u00e7do dit\u00eb duhet punuar p\u00ebr ta arritur targetin e 2030-s sepse nuk po flasim vet\u00ebm p\u00ebr stadiume t\u00eb reja. Ne jemi zotuar n\u00eb kontrat\u00ebn q\u00eb e kemi me ICMG-n\u00eb q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr fusha t\u00eb tjera infrastrukturore t\u00eb sportit dhe nj\u00ebra nga ato \u00ebsht\u00eb edhe kompleksi i pishinave olimpike t\u00eb Kosov\u00ebs, prap\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shum\u00eb e madhe, jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin e kostos por edhe t\u00eb kompleksitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit sepse edhe aty jan\u00eb standardet shum\u00eb rixhide nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2026 Un\u00eb besoj q\u00eb n\u00ebse jemi t\u00eb mobilizuar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do ta arrijm\u00eb edhe targetin p\u00ebr ta konsoliduar infrastruktur\u00ebn fizike sportive, por po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe kapaciteti organizativ\u201d, ka theksuar tutje \u00c7eku.<\/p>\n<p>Infrastruktura q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet brenda k\u00ebtyre pes\u00eb viteve dhe organizimi i Loj\u00ebrave Mesdhetare, sipas \u00c7ekut, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr promovim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb sportist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht para nj\u00eb jave, ministri \u00c7eku dhe kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit Alban Hyseni, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjen kan\u00eb zotuar 15 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport, Hajrulla \u00c7eku ka th\u00ebn\u00eb se brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe stadiumin nacional. Brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe stadiumin nacional. Ky \u00ebsht\u00eb plani q\u00eb e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":158262,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-158261","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}