{"id":158615,"date":"2023-09-27T08:30:41","date_gmt":"2023-09-27T06:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=158615"},"modified":"2023-09-27T08:30:41","modified_gmt":"2023-09-27T06:30:41","slug":"anjiq-shumica-e-njerezve-ne-beograd-e-pranojne-realitetin-asgje-nuk-mund-te-arrihet-me-force-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/anjiq-shumica-e-njerezve-ne-beograd-e-pranojne-realitetin-asgje-nuk-mund-te-arrihet-me-force-ne-kosove\/","title":{"rendered":"anjiq: Shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Beograd e pranojn\u00eb realitetin, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet me forc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Analist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb sulmin e fundjav\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb si nj\u00eb ngjarje q\u00eb sposton kontestin nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbi nga dialogu i leht\u00ebsuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr normalizim mes dy vendeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente t\u00eb siguris\u00eb, por edhe q\u00eb i jep fund mendimeve n\u00eb Serbi se me forc\u00eb mund t\u00eb arrihet ndonj\u00eb rezultat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Analist\u00eb n\u00eb Beograd vler\u00ebsojn\u00eb se sulmi i grupit t\u00eb armatosur serb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk ishte i papritur, por nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar, q\u00eb pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb parametrat e negociatave mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duke krijuar nj\u00eb realitet krejt\u00ebsisht t\u00eb ri mes dy vendeve.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhohen dy gj\u00ebra, fillimisht, reagimi shovinist, etno-nacionalist rreth humbjes s\u00eb kontrollit t\u00eb territorit n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb realitet\u2026 N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, p\u00ebrq\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe, sepse m\u00eb n\u00eb fund njer\u00ebzit do ta kuptojn\u00eb q\u00eb zgjidhja nuk vjen me konflikte, me dhun\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta pranojn\u00eb. Jam i bindur se shumica e njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Beograd e pranojn\u00eb realitetin \u2013 realitetin q\u00eb asgj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet me forc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, deklaroi Dushan Janjiq, kryetar i Forumit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebretnike.<\/p>\n<p>Analistja Maja Piscevic nga organizata K\u00ebshilli Atlantik me seli n\u00eb Washington, thot\u00eb se publiku n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se, si\u00e7 tha ajo, \u201cdi\u00e7ka e tmerrshme ka ndodhur.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKa kaq shum\u00eb pyetje. A ishte ky nj\u00eb t\u00ebrmet? A ishte ky paralajm\u00ebrim, apo nj\u00eb p\u00ebrgatitje e terrenit? Ngase t\u00eb gjith\u00eb e kemi parashikuar dhe e kemi paralajm\u00ebruar bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se do t\u00eb ndodhte. Dhe tani kur ndodhi, t\u00eb gjith\u00eb u befasuam, ngase ndoshta shpresuam se nuk do t\u00eb ndodhte. Vler\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb episod tragjik p\u00ebr serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt, pasoj\u00eb e mund\u00ebsive t\u00eb humbura, munges\u00ebs s\u00eb guximit politik, zgjuarsis\u00eb politike dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ishte e pashmangshme q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb t\u00eb ndodhte,\u201d tha Piscevic.<\/p>\n<p>Sipas Janjiqit, ka gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb argumente se ky ishte nj\u00eb \u201cp\u00ebrshkall\u00ebzim i p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime politike\u201d por q\u00eb p\u00ebrshtypja q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga element\u00eb kriminal\u00eb tashm\u00eb nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e qart\u00eb q\u00eb \u201cKFOR-i, EULEX dhe Policia e Kosov\u00ebs kan\u00eb bashk\u00ebpunuar profesionalisht dhe q\u00eb Beogradi \u00ebsht\u00eb gjithashtu i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb strehimin e njer\u00ebzve n\u00eb Serbi q\u00eb nuk jan\u00eb arrestuar dhe q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb spitale, n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, Beogradi tani detyrohet t\u00eb hetoj\u00eb dhe shk\u00ebmbej\u00eb informata p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u2013 p\u00ebrpar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb diskutimi, marr\u00ebveshja me Kosov\u00ebn, me Prishtin\u00ebn, jo p\u00ebr asociacionin e komunave, jo p\u00ebr shtetin. Tani ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me demilitarizimin e paramilitar\u00ebve\u201d, deklaroi Janjiq.<\/p>\n<p>Sipas tij, Presidenti serb Vu\u00e7iq tashm\u00eb ka pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb \u201ckur e ka p\u00ebrcaktuar t\u00ebr\u00eb procesin si protest\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, qytetar\u00ebve dhe jo t\u00eb kriminel\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk ma merr mendja se do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb organizuar n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse Beogradi ka dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka, tash \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ndoshta mund ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb, por n\u00eb Kosov\u00eb, kjo vat\u00ebr e nxeht\u00eb \u00ebsht\u00eb tani e mbrojtur nga BE-ja, NATO-ja dhe prania amerikane\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Piscevic thot\u00eb se nj\u00eb hetim i ngjarjeve \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Megjithat\u00eb, sipas saj, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb tashm\u00eb fakt q\u00eb komuniteti serb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht i radikalizuar dhe nuk u beson institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Di\u00e7ka duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Di\u00e7ka neutrale q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb kriz\u00eb sigurie. Dhe nuk mund t\u00eb kesh zgjidhje politike pa e zgjidhur kriz\u00ebn e siguris\u00eb. Dhe kjo \u00e7\u00ebshtje ka p\u00ebrpar\u00ebsi tani\u201d, tha Piscevic.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpos pasojave t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, analist\u00ebt parashohin q\u00eb sulmi i armatosur i grupit serb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs shkon p\u00ebrtej kund\u00ebrth\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duke pasur implikime p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Sipas Janjiqit, Rusia mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb flasin \u201cme nj\u00eb z\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d Por, sipas tij, jan\u00eb Shtetet e Bashkuara ato q\u00eb tani duhet t\u00eb vihen n\u00eb krye t\u00eb proceseve.<\/p>\n<p>\u201cAmerika duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme, Amerika thjesht po udh\u00ebheq bllokun per\u00ebndimor t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar paqen n\u00eb Evrop\u00eb dhe jasht\u00eb Evrop\u00ebs. S\u00eb dyti, koha do ta d\u00ebshmoj\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb me (Milan) Radoi\u00e7iqin dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb incident \u2013 Rusia po tenton t\u00eb tregoj\u00eb se Amerika nuk \u00ebsht\u00eb garantuesi i vet\u00ebm i paqes, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb garantues i besuesh\u00ebm i saj dhe konsideroj se \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Amerika t\u00eb marr\u00eb rolin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb\u201d, deklaroi Janjiq.<\/p>\n<p>Por, sipas Janjiqit, Moska tashm\u00eb synon lojtar\u00eb dhe sh\u00ebnjestra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cBeogradi duhet ta ndryshoj\u00eb politik\u00ebn e tij. Beogradi zyrtar i Vu\u00e7iqit nuk do t\u00eb p\u00ebrkrahet shum\u00eb nga Moska. Shansi i fundit \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Sigurimit (t\u00eb OKB-s\u00eb). Moska tashm\u00eb po b\u00ebn llogari me njer\u00ebz t\u00eb rinj n\u00eb Beograd, n\u00eb Serbi dhe po b\u00ebn nj\u00eb lloj tregtie. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjestra kryesore apo pik\u00eb interesi rus. \u00cbsht\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrleshur dhe luftuar me NATO dhe p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb at\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn. \u00cbsht\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb u m\u00ebsua\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa analistja Piscevic thot\u00eb se ndon\u00ebse roli i faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga sulmi i s\u00eb diel\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb situata e paq\u00ebndrueshme q\u00eb ka ekzistuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Ballkan ka krijuar terren josh\u00ebs p\u00ebr aktor\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb destabilizuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb terren i favorsh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb Ballkan t\u00eb destabilizuar, q\u00eb ta p\u00ebrkrahin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por nuk mund t\u00eb them n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb angazhuar drejtp\u00ebrdrejt, n\u00ebse po, flasim p\u00ebr Rusin\u00eb. Por, ka kuptim q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb palumtur me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb veri k\u00ebto dit\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt nuk mund t\u00eb parashikojn\u00eb se \u00e7far\u00eb zhvillime mund t\u00eb priten, por ata theksojn\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb prani e shtuar e pranis\u00eb dhe v\u00ebmendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb mund t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga kjo gjendje.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte nj\u00eb tronditje e madhe. A do t\u00eb pasohet nga ndonj\u00eb incident tjet\u00ebr? Sinqerisht, e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinoj se kjo rrjedh\u00eb e ngjarjeve mund t\u00eb ndaloj\u00eb vet, pa bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pa rritjen e pranis\u00eb dhe gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb KFOR-it n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Piscevic.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Janjiq thot\u00eb se ndon\u00ebse nuk sheh p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto zhvillime paraqesin nj\u00eb moment t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb realitet krejt\u00ebsisht i ri. Ka pasur rrezik t\u00eb lart\u00eb se do t\u00eb nxiste ndonj\u00eb konflikt t\u00eb ri t\u00eb armatosur. Tani jam i sigurt\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb aktivitete t\u00eb armatosura. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment, q\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb dy an\u00ebt ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Zgjidhja para tyre \u00ebsht\u00eb jo si t\u00eb vazhdojn\u00eb me menaxhimin e siguris\u00eb; por si t\u00eb vazhdohet me stabilizimin e paqes. Kjo e ka ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht kahjen dhe nuk jam i sigurt\u00eb n\u00ebse Vu\u00e7iqi do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund. P\u00ebr momentin, ai duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit n\u00eb Serbi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar nga nj\u00eb luft\u00eb e re, nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk mund ta them tani. Zona e vetme ku tani transferohet pasiguria \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Janjiq. \/VoA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb sulmin e fundjav\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb si nj\u00eb ngjarje q\u00eb sposton kontestin nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbi nga dialogu i leht\u00ebsuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr normalizim mes dy vendeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente t\u00eb siguris\u00eb, por edhe q\u00eb i jep fund mendimeve n\u00eb Serbi se me forc\u00eb mund t\u00eb arrihet ndonj\u00eb rezultat n\u00eb Kosov\u00eb. Analist\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":158616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-158615","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}