{"id":159147,"date":"2023-10-05T14:55:25","date_gmt":"2023-10-05T12:55:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=159147"},"modified":"2023-10-05T14:55:25","modified_gmt":"2023-10-05T12:55:25","slug":"bosnja-po-i-verifikon-pretendimet-se-armet-e-perdorura-ne-banjske-jane-siguruar-nga-tuzlla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bosnja-po-i-verifikon-pretendimet-se-armet-e-perdorura-ne-banjske-jane-siguruar-nga-tuzlla\/","title":{"rendered":"Bosnja po i verifikon pretendimet se arm\u00ebt e p\u00ebrdorura n\u00eb Banjsk\u00eb jan\u00eb siguruar nga Tuzlla"},"content":{"rendered":"<p>Administrata Federale e Policis\u00eb n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e verifikuar informacionin se arm\u00ebt e p\u00ebrdorura m\u00eb 24 shtator n\u00eb sulmin ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, jan\u00eb siguruar nga Tuzlla, qytet n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Bosnj\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Munjiq ka th\u00ebn\u00eb se dyshimet p\u00ebr transferim t\u00eb arm\u00ebve nga Tuzlla jan\u00eb duke u hetuar p\u00ebrmes Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Policis\u00eb (INTERPOL) dhe q\u00eb Zyra e Prokurorit t\u00eb Bosnje \u2013 Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi marr\u00eb informacionin dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrmes mediave. Ne i kemi k\u00ebrkuar INTERPOL-it q\u00eb t\u00eb na ofroj\u00eb informacione nga t\u00eb gjitha agjencit\u00eb tjera, si nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Serbis\u00eb. Ne ende jemi n\u00eb pritje se nuk mund t\u00eb flasim m\u00eb shum\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Munjiq.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 shtator, nj\u00eb grup i armatosur serb e ka vendosur nj\u00eb barrikad\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe m\u00eb pas e ka sulmuar Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e sulmeve \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb rreshteri Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>N\u00eb shk\u00ebmbim e sip\u00ebr t\u00eb zjarrit jan\u00eb vrar\u00eb edhe tre sulmues.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr organizimin e sulmit e ka marr\u00eb ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 tetor, Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Prokuroria e Lart\u00eb Publike e Beogradit.<\/p>\n<p>Prokuroria ka th\u00ebn\u00eb se ai i ka \u201csiguruar arm\u00ebt dhe pajisjet shp\u00ebrthyese\u201d nga Tuzlla, prej janarit t\u00eb k\u00ebtij viti deri m\u00eb 24 shtator.<\/p>\n<p>Xhevad Korman, drejtor i Administrat\u00ebs Policore n\u00eb Kantonin e Tuzll\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se Tuzlla \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb aspektin gjeopolitik m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja p\u00ebr nj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam ndonj\u00eb koment, mir\u00ebpo ndoshta \u00ebsht\u00eb e gjitha pjes\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb dikujt. Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse i analizojm\u00eb deklaratat e dit\u00ebve t\u00eb fundit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se k\u00ebto arm\u00eb jan\u00eb siguruar nga ushtria serbe. Nuk e p\u00ebrjashtoj q\u00eb kan\u00eb ardhur prej k\u00ebsaj zone, mir\u00ebpo dyshoj, sepse jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr agjencish q\u00eb do t\u00eb mund, apo do t\u00eb duhej t\u00eb dinin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Korman.<\/p>\n<p>Ai e ka p\u00ebrmendur se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Hetim dhe Mbrojtje, dhe Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Bosnje \u2013 Hercegovin\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckrim nd\u00ebrshtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Beograd nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb arm\u00ebt jan\u00eb siguruar n\u00eb Tuzlla, dhe kush, potencialisht, i ka ndihmuar Radoi\u00e7iqit n\u00eb transport.<\/p>\n<p>As Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes se a ka informacione n\u00ebse arm\u00ebt jan\u00eb transferuar p\u00ebrtej kufirit nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Bosnje \u2013 Hercegovin\u00ebs dhe m\u00eb tej nga Beogradi n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe n\u00ebse jan\u00eb duke i hetuar k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, m\u00eb 4 tetor, deklaroi se Serbia do t\u2019i \u201chetoj\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, n\u00eb t\u00eb cilat ndodhi sulmi ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Berko Ze\u00e7eviq, profesor nga Sarajeva n\u00eb Departamentin e Teknologjive t\u00eb Mbrojtjes dhe ekspert i balistik\u00ebs mjeko-ligjore, thot\u00eb se i ka analizuar me kujdes t\u00eb gjitha fotot e arm\u00ebve t\u00eb konfiskuara t\u00eb publikuara nga Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thekson se nga shenjat n\u00eb arm\u00eb duket qart\u00eb se ato jan\u00eb prodhuar n\u00eb fabrika n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, deklarimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Beogradit se arm\u00ebt jan\u00eb siguruar nga Bosnje \u2013 Hercegovina e cil\u00ebson si \u201cnj\u00eb metod\u00eb tipike e propagand\u00ebs gri apo e nj\u00eb lufte hibride, me q\u00ebllim ridrejtimin e seriozitetit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb Bosnje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e pakuptimt\u00eb\u201d, thot\u00eb Ze\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Ai shton se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shenjave t\u00eb detyrueshme identifikuese t\u00eb arm\u00ebve dhe municionit, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet origjina e tyre dhe se menaxhmenti i secil\u00ebs depo arm\u00ebsh duhet t\u00eb mbaj\u00eb sh\u00ebnime t\u00eb qarta sipas atyre shenjave.<\/p>\n<p>\u201cPronari i fundit ligjor i granatahedh\u00ebsit automatik, i cili u konfiskua, \u00ebsht\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr raketat manuale 64 milimetra, t\u00eb ashtuquajturat \u2018zolla\u2019. Ato jan\u00eb riparuar n\u00eb Serbi n\u00eb vitin 2017 dhe jan\u00eb ruajtur n\u00eb depon e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Ze\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, thot\u00eb se ting\u00ebllon joreale q\u00eb ato arm\u00eb jan\u00eb transportuar n\u00eb rajonin e Tuzllas, e m\u00eb pas n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ze\u00e7eviq shton se n\u00eb at\u00eb rast d\u00ebrgesa duhet t\u00eb \u201ckontrabandohet\u201d p\u00ebrmes juridiksionit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb dy entiteteve n\u00eb BeH, policis\u00eb kufitare dhe doganave t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe m\u00eb pas nj\u00ebsive speciale t\u00eb ngarkuara p\u00ebr parandalimin e kalimit t\u00eb emigrant\u00ebve p\u00ebrtej kufirit.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb kemi ardhur n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb ato arm\u00eb duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Beograd, i cili logjikisht mbrohet nga Agjencia Serbe p\u00ebr Sigurin\u00eb Informative (BIA). Pse dikush duhet t\u00eb marr\u00eb kaq shum\u00eb rreziqe, kur ka depo shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arm\u00ebve dhe municionit n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat jan\u00eb nxjerr\u00eb nga Sllovenia n\u00eb dekadat e m\u00ebparshme, Kroacia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se fotografit\u00eb tregojn\u00eb paketim specifik t\u00eb municioneve n\u00eb kuti plastike, gj\u00eb q\u00eb nuk ishte e zakonshme deri n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb forcat e armatosura, kurr\u00eb nuk kam par\u00eb ambalazhe plastike si kjo\u201d, thot\u00eb Ze\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Edhe Sellmo Cikotiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, pajtohet me vler\u00ebsimin se nuk ka baz\u00eb p\u00ebr pretendimin se arm\u00ebt kan\u00eb ardhur n\u00eb Kosov\u00eb nga Bosnja.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb spekulim i past\u00ebr. Dhe, un\u00eb shoh se jan\u00eb urdh\u00ebruar hetime, edhe pse Prokuroria n\u00eb Beograd nuk ka ofruar asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr ta konfirmuar k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb presim derisa t\u00eb konfirmohet apo mohohet zyrtarisht, por mendoj se k\u00ebtu po p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb dhe nuk mendoj se duhet t\u00eb biem pre e k\u00ebsaj\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Safet Mushiq, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ka pasur p\u00ebrpjekje nga Qeveria serbe p\u00ebr t\u00eb dezinformuar opinionin n\u00eb rastin e Radoi\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb themi realisht se kufijt\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor jan\u00eb poroz\u00eb dhe mund t\u00eb shohim se nga emigrant\u00ebt nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb siguruar, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb arm\u00ebt ilegale qarkullojn\u00eb her\u00eb pas here. Por, \u00ebsht\u00eb joreale t\u00eb pritet q\u00eb arm\u00ebt e prodhuara n\u00eb vitin 2021 mund t\u00eb kishin ardhur n\u00eb BeH, e pastaj s\u00ebrish t\u00eb hynin ilegalisht n\u00eb Serbi. Informacionet nga MPB-ja e Kosov\u00ebs thon\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e arm\u00ebve jan\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2021\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Ai shton se \u00ebsht\u00eb evidente se sulmi ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb nuk ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb pa dijenin\u00eb e strukturave t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta kishin informacione dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet se sa dikush \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe prandaj \u00ebsht\u00eb mosmir\u00ebnjohje t\u00eb komentohet\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Senad Biliqin, nj\u00eb avokat nga Sarajeva q\u00eb merret me t\u00eb drejt\u00ebn penale, \u201c\u00ebsht\u00eb e palogjikshme q\u00eb institucionet e Bosnj\u00ebs po e hetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fare duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn e Radoi\u00e7iqit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb person i dyshuar n\u00eb procedim penal ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ka qen\u00eb p.sh. n\u00eb Mars, dhe do t\u00eb shkoni n\u00eb Mars p\u00ebr t\u00eb kontrolluar? N\u00ebse k\u00ebshtu kan\u00eb vepruar institucionet p\u00ebr deklaratat mbrojt\u00ebse t\u00eb secilit t\u00eb dyshuar, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb merreshin vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb\u201d, thekson Biliq.<\/p>\n<p>Sipas tij, hetimet hapen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave zyrtare t\u00eb institucioneve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas indeksit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u00eb Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional, tregtia e arm\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor renditet shum\u00eb lart dhe \u00ebsht\u00eb e treta n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Aleksandar Srbinovski, koordinator i Iniciativ\u00ebs Globale p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut , nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimin e strategjive p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, thot\u00eb se, \u201clufta n\u00eb Ukrain\u00eb i dha jet\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs rrug\u00eb ballkanike, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ofrohet kontrabanda e arm\u00ebve n\u00eb kanale, p\u00ebrmes s\u00eb cilave kontrabandohen edhe aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme kriminale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kontrabanda e drog\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Iniciativ\u00ebs Globale p\u00ebr Indeksin Global t\u00eb Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr vitin 2023, i cili u publikua n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, thuhet se Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr transiti n\u00eb qarkullimin e arm\u00ebve n\u00ebp\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Administrata Federale e Policis\u00eb n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e verifikuar informacionin se arm\u00ebt e p\u00ebrdorura m\u00eb 24 shtator n\u00eb sulmin ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, jan\u00eb siguruar nga Tuzlla, qytet n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Bosnj\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Policis\u00eb. Munjiq ka th\u00ebn\u00eb se dyshimet p\u00ebr transferim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":159148,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-159147","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}