{"id":159244,"date":"2023-10-07T10:27:25","date_gmt":"2023-10-07T08:27:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=159244"},"modified":"2023-10-07T10:27:25","modified_gmt":"2023-10-07T08:27:25","slug":"hoxhaj-serbia-deshi-ta-aneksoje-veriun-sic-beri-rusia-me-krimene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hoxhaj-serbia-deshi-ta-aneksoje-veriun-sic-beri-rusia-me-krimene\/","title":{"rendered":"Hoxhaj: Serbia deshi ta aneksoj\u00eb veriun si\u00e7 b\u00ebri Rusia me Krimen\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryediplomati i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka pasur si synim aneksimin e pjes\u00ebs veriore si\u00e7 ndodhi me Krimen\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga Rusia.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje, Hoxhaj e b\u00ebn me faktin se n\u00eb shkurt dhe mars t\u00eb vitit 2014, Rusia pushtoi dhe m\u00eb pas aneksoi Gadishullin e Krimes\u00eb, duke e marr\u00eb at\u00eb nga Ukraina. Kjo ngjarje ndodhi pas Revolucionit t\u00eb Dinjitetit dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ruso-ukrainase.<\/p>\n<p>Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnjanuar fal\u00eb fitores s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs por q\u00eb nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet. Kritika ka edhe ndaj Bashkimit Evropian p\u00ebr amnistim t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist.<\/p>\n<p>Sipas Hoxhajt, krahas \u201cluft\u00ebs diplomatike\u201d q\u00eb e p\u00ebrdor Serbia kund\u00ebr Kosov\u00ebs, n\u00eb mendje e ka edhe opsionin ushtarak, teksa veprimet e fundit i sheh si t\u00eb planifikuara mir\u00eb e me q\u00ebllime t\u00eb qarta politike.<\/p>\n<p>\u201cPadyshim q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb akt i agresionit i planifikuar i shtetit serb dhe me q\u00ebllime t\u00eb qarta politike, meq\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb marr\u00eb me kontraband\u00eb por q\u00ebllimi dhe agjenda e tyre ka qen\u00eb politike, ka qen\u00eb aneksimi i pjes\u00ebs s\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme sikurse Krimea n\u00eb mars t\u00eb 2014-\u00ebs apo Donbasi para dy vitesh dhe q\u00ebllimi i tyre ka qen\u00eb ta p\u00ebrmbysin rendin kushtetues, ta aneksoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb krijojn\u00eb fakte t\u00eb reja n\u00eb terren dhe ta qesin Kosov\u00ebn para fakteve t\u00eb kryera dhe fal\u00eb fitores s\u00eb Policis\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi nj\u00eb situat\u00eb e cila e ka m\u00ebnjanuar k\u00ebt\u00eb rrezik t\u00eb par\u00eb por nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e till\u00eb e ngjashme mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, meq\u00eb n\u00ebse dikush ka menduar q\u00eb prej 99-\u00ebs deri n\u00eb 2023, vet\u00ebm \u2018lufta diplomatike\u2019 \u00ebsht\u00eb platform\u00eb se si Serbia e godet Kosov\u00ebn, 24 shtatori ka treguar q\u00eb opsioni ushtarak \u00ebsht\u00eb opsion t\u00eb cil\u00ebn Serbia e ka n\u00eb tavolin\u00eb, n\u00eb kok\u00eb dhe me veprim n\u00eb veri t\u00eb vendit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoxhaj p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Hoxhaj konsideron se Kosova mbetet target luft\u00ebs \u201chibride serbe\u201d, teksa thekson se Serbia po mund\u00ebhet t\u2019i jet\u00ebsoj\u00eb pritjet e saja politike. Hoxhaj ka k\u00ebrkuar q\u00eb para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb veprimi i aktit t\u00eb agresionit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dimension i luft\u00ebs hibride. Lufta hibride ka disa dimensione t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb luft\u00eb diplomatike, \u00ebsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar institucionet sikurse q\u00eb ishte t\u00ebrheqja e komunitetit serb, e polic\u00ebve, e gjyqtar\u00ebve e kryetar\u00ebve serb t\u00eb komunave vitin e kaluar, dezinformimi, keqinformimi dhe tani opsioni ushtarak. Pra lufta hibride n\u00ebnkupton metoda dhe forma t\u00eb shumta se si nj\u00eb shtet e mb\u00ebrrin q\u00ebllimin e saj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se Kosova \u00ebsht\u00eb target i lart\u00eb i luft\u00ebs hibride serbe dhe jo vet\u00ebm, dhe kjo se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me 24 shtator, tregon se Serbia ushtarakisht mendon q\u00eb mund t\u2019i jet\u00ebsoj\u00eb pritjet e saja politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese ku politika n\u00eb Kosov\u00eb do duhej ta kuptoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb re raportin e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, do duhej ta sheh krejt ndryshe situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe duhet t\u00eb ket\u00eb qart\u00ebsi politike se si t\u00eb sillemi. P\u00ebr mua personalisht, siguria do duhej t\u00eb jet\u00eb prioritet p\u00ebrpara normalizimit t\u00eb raporteve me Serbin\u00eb dhe para dialogut dhe an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkim Evropian\u201d, ka deklaruar Hoxhaj.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se at\u00eb se \u00e7far\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb koleg\u00ebt n\u00eb Qeveri q\u00eb ta ekspozojn\u00eb Serbin\u00eb dhe ta nxjerrin zhveshur se a q\u00ebndrojn\u00eb mbrapa aktit t\u00eb agresionit, me gjith\u00eb at\u00eb armatim dhe me t\u00eb gjitha ato incizime e me gjith\u00eb potencial q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Serbia, mendoj q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb e drejt\u00eb por fakti q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me konferenca p\u00ebr shtyp dhe me intervista posht\u00eb e lart\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb diplomaci publike p\u00ebr t\u00eb fituar mendjet dhe zemrat e opinionit publik per\u00ebndimor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoxhaj, teksa shpreh shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb vizitave t\u00eb lider\u00ebve institucional\u00eb n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Vizita thot\u00eb se nuk po ka as nga shtetet q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Hoxhaj ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb thumb t\u00eb kritikave edhe Bashkimin Evropian p\u00ebr si\u00e7 thot\u00eb amnistim t\u00eb Serbis\u00eb pas aktit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk po shoh vizita t\u00eb askujt n\u00eb Uashington, n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Berlin nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk po shoh delegacione nga shtetet e QUINT-it q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn historikisht, pas nj\u00eb akti t\u00eb agresioni q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dhe ta vizitojn\u00eb Kosov\u00ebn dhe t\u00eb tregojn\u00eb q\u00eb ne jemi pran\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb interesuar t\u00eb dalim me nj\u00eb zgjidhje politike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur sanksioneve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje e Bashkimit Evropian p\u00ebr ta amnistuar Serbin\u00eb dhe un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb britma n\u00eb Prishtin\u00eb por t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime konkrete drejt bot\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb Serbia t\u00eb sanksionohet\u201d, u shpreh Hoxhaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryediplomati i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka pasur si synim aneksimin e pjes\u00ebs veriore si\u00e7 ndodhi me Krimen\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga Rusia. K\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje, Hoxhaj e b\u00ebn me faktin se n\u00eb shkurt dhe mars t\u00eb vitit 2014, Rusia pushtoi dhe m\u00eb pas aneksoi Gadishullin e Krimes\u00eb, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":159245,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-159244","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159244\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}