{"id":159362,"date":"2023-10-09T11:02:44","date_gmt":"2023-10-09T09:02:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=159362"},"modified":"2023-10-09T11:02:44","modified_gmt":"2023-10-09T09:02:44","slug":"anulohet-gjykimi-per-tenderin-e-autostrades-se-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/anulohet-gjykimi-per-tenderin-e-autostrades-se-gjilanit\/","title":{"rendered":"Anulohet gjykimi p\u00ebr tenderin e autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb anuluar gjykim p\u00ebr tenderin e autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb k\u00ebrkuar koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpilim t\u00eb superekspertiz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr korrupsion po akuzohen ish-sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs (MI), Betim Re\u00e7ica, dhe tre zyrtar\u00ebt tjer\u00eb Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d nga gjykat\u00ebsi i rastit Musa Konxheli, i cili po ashtu njoftoi se seancat e radh\u00ebs do t\u00eb caktohen pasi q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzohet suprekspertiza.<\/p>\n<p>Ndryshe n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar trupi gjykues kishte vendosur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpilohet nj\u00eb superekspertiz\u00eb pas ekspertizave kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prokuroria dhe pala mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 15 shkurt 2021, Re\u00e7ica po akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushtruesit s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit te Prokurimit Publik n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs gjat\u00eb vitit 2017, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cGjoka Konstruktion\u201d nga Tirana, ushtroi ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te Isa Berisha, kryetar i Komision\u00edt Rivler\u00ebsues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komisioni, q\u00eb ishin vart\u00ebs t\u00eb tij, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb presion kohor q\u00eb rivler\u00ebsimin e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autoudh\u00ebs s\u00eb Gjilanit ta kryejn\u00eb p\u00ebr 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00eb, i akuzuari Re\u00e7ica kishte k\u00ebrkuar nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb takim me ministrin Pal Lekaj, e q\u00eb pastaj ta shpallin fitues operatorin ekonomik \u201cGjoka Konstruktion\u201d edhe pse nuk i p\u00ebrmbushte kriteret e tenderit m\u00eb mir\u00eb se OE &#038; GP&#038; \u201cPapenburg Adriani\u201d, q\u00eb e kishte rekomanduar Komisioni Rivler\u00ebsues, i cili p\u00ebr shum\u00ebn prej 1 milion e 630 mij\u00eb e 487 euro kishte ofruar \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se \u201cGjoka Konstruktion\u201d, me \u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ka d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, PSRK-ja e ngarkon t\u00eb akuzuarin Re\u00e7ica se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit\u201d, nga neni 431, par.1 i Kodit Penal, vep\u00ebr e cila d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Tutje sipas aktakuz\u00ebs, Re\u00e7ica m\u00eb 2 tetor 2019 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, kishte nxjerr\u00eb vendim me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb b\u00ebhet kompensimi financiar (shtesa n\u00eb pag\u00eb) p\u00ebr 14 zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ministrie, edhe pse t\u00eb nj\u00ebjtit ishin t\u00eb angazhuar n\u00eb detyra t\u00eb rregullta zyrtare, duke e d\u00ebmtuar buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 9,049 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs, mbi Re\u00e7ic\u00ebn r\u00ebndojn\u00eb akuzat se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr personin tjet\u00ebr, duke nxjerr\u00eb dy vendime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kompensimi financiar p\u00ebr dy zyrtar\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb Komisione p\u00ebr realizimin e Projekteve kapitale n\u00eb MI, Hysen Merovcin dhe Ardian Begaj.<\/p>\n<p>Sipas aktit akuzues, me vendimin e nxjerr\u00eb nga Re\u00e7ica m\u00eb 11 qershor 2019, zyrtari i MI-s\u00eb, Hysen Merovci ishte kompensuar n\u00eb vler\u00eb prej 800 euro, nd\u00ebrsa Ardian Begaj n\u00eb vler\u00eb prej 600 euro, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retroaktive q\u00eb nga data 7 qershor 2018, me \u00e7\u2019rast k\u00ebta dy zyrtar\u00eb p\u00ebrfituan kund\u00ebrligjsh\u00ebm shum\u00ebn prej 8 mij\u00eb e 838 euro, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhe buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, aktakuza thot\u00eb se me vendimin e nxjerr\u00eb nga Re\u00e7ica t\u00eb 14 gushtit 2019, kund\u00ebrligjsh\u00ebm dy zyrtar\u00ebt e MI-s\u00eb, Hysen Merovci e Ardian Begaj jan\u00eb kompensuar financiarisht me shtesa n\u00eb pag\u00eb, duke filluar q\u00eb nga themelimi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs, pra p\u00ebr Merovcin q\u00eb nga muaji maj i vitit 2010, kur i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar dhe p\u00ebr Begajn q\u00eb nga fillimi i vitit 2010, kur ky po ashtu \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar, duke d\u00ebmtuar buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 68 mij\u00eb e 500 euro.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, Re\u00e7ica ngarkohet me vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritet zyrtar\u201d, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 77 t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr e cila d\u00ebnohet me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Re\u00e7ica ngarkohet edhe p\u00ebr shp\u00eblarje t\u00eb parave, ai akuzohet se gjat\u00eb vitit 2019, mjetet financiare t\u00eb cilat i kishte p\u00ebrfituar nga aktiviteti kriminal, i cili ishte i nd\u00ebrlidhur me veprat e sip\u00ebrcituara, e me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto para t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb duken si t\u00eb ligjshme, ka bler\u00eb vetur\u00ebn \u201cAudi F2 S7 Sportback\u201d, t\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2019, t\u00eb cil\u00ebn vetur\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara me vep\u00ebr penale e ka regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, Bekim Re\u00e7ica.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, prokuroria e ngarkon t\u00eb akuzuarin Re\u00e7ica se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00eblarje e parave\u201d nga neni 308 t\u00eb Kodit Penal, lidhur me nenin 56, par. 1, n\u00ebnpar. 1.1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Parandalimin e Shp\u00eblarjes s\u00eb Parave dhe Financimin e Terrorizmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, t\u00eb akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen nga PSRK-ja se Isa Berisha, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Komisionit Rivler\u00ebsues n\u00eb MI, Leonora Limani dhe Mirdit Emini n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb atij komisioni, t\u00eb themeluar nga Sekretari i p\u00ebrhersh\u00ebm i ministris\u00eb, m\u00eb 21 n\u00ebntor 2017, p\u00ebr rivler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb operator\u00ebve ekonomik t\u00eb paraqitura n\u00eb tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autoudh\u00ebs s\u00eb Gjilanit, nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat e tyre zyrtare p\u00ebr t\u00eb shpallur fitues operator\u00ebt ekonomik q\u00eb ofertuan \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb ishte kriteri kryesor p\u00ebr shpalljen e fituesve.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, ata akuzohet se kishin shpallur fitues p\u00ebr Lot I (nj\u00eb) operatorin ekonomik \u201cGraniti Inginiering\u201d &#038; \u201cArmendi &#038; EX\u201d q\u00eb kishte ofertuar \u00e7mimin 18 milion\u00eb e 468 mij\u00eb e 426 euro 58 cent\u00eb e jo operatorin ekonomik \u201cAL TRADE\u201d SHPK &#038; \u201cSALILLARI\u201d q\u00eb kishte ofertuar me \u00e7mimin 16 milion\u00eb e 24 mij\u00eb e 128 euro e 28 cent\u00eb, i cili ishte m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr 2 milion\u00eb e 444 mij\u00eb e 298 euro e 38 cent\u00eb, e pastaj p\u00ebr Lotin -II- (dy) shpall\u00ebn fitues operatorin ekonomik \u201cGP&#038;Papengburg Ardiani\u201d e jo operatorin ekonomik \u201c2A group &#038; Alko IMPEX&#038;ex \u2013 FIX&#038;2T\u201d, q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 4 milion\u00eb e 275 mij\u00eb e 806 euro e 22 cent\u00eb, i cili ishte m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr 1 milion\u00eb e 630 mij\u00eb e 487 euro e 45 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas prokuroris\u00eb, t\u00eb akuzuarit Berisha, Limani e Emini, kishin shpallur fitues p\u00ebr Lot IV (kat\u00ebr) Operatorin Ekonomik \u201c2A GROUP\u201d &#038; \u201cALKO IMPEX\u201d &#038; \u201cEX-FIX\u201d &#038; \u201c2T\u201d, q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 8 milion\u00eb e 700 mij\u00eb e 127 euro e 36 cent\u00eb, e jo operatorin ekonomik \u201cPEVLAKU &#038; \u201cBASE JOOS KRASNIQI\u201d, q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 7 milion\u00eb e 784 mij\u00eb e 756 euro e 72 cent\u00eb, i cili ishte m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr 915 mij\u00eb e 370 euro e 64 cent\u00eb, pastaj p\u00ebr Lot VI (gjasht\u00eb) shpall\u00ebn fitues \u201cKAG ASPHALT &#038; BENI COM\u201d e jo operatorin ekonomik \u201cSALLAHU\u201d, i cili kishte ofruar d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme konform k\u00ebrkesave t\u00eb DT dhe njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebr Lot VII (shtat\u00eb) t\u00eb akuzuarit e lartcekur shpall\u00ebn fitues \u201cAL TRADE SHPK\u201d &#038; \u201cSALILLARI\u201d q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 7 milion\u00eb e 247 mij\u00eb e 86 euro e 87 cent\u00eb, e jo operatorin ekonomik \u201cKAG ASPHALT\u201d &#038; \u201cBENI COM\u201d q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 6 milion\u00eb e 147 mij\u00eb e 674 euro e 16 cent\u00eb, i cili ishte m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr 1 milion\u00eb e 99 mij\u00eb e 412 euro e 71 cent\u00eb, pastaj p\u00ebr Lot VIII (tet\u00eb) shpall\u00ebn fitues Operatorin Ekonomik \u201cJOOS KRASNIQI &#038; PEVLAKU\u201d q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 11 milion\u00eb e 913 mij\u00eb e 157 euro e 91 cent\u00eb, e jo operatorin ekonomik \u201cRSM COMPANY\u201d &#038; \u201cBENITA COMPANY\u201d, q\u00eb kishin ofertuar me \u00e7mimin 11 milion\u00eb e 571 mij\u00eb e 113 euro e 42 cent\u00eb, i cili ishte m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr 342 mij\u00eb e 44 euro e 49 cent\u00eb, ashtu q\u00eb p\u00ebrfitimi n\u00eb total i operator\u00ebve ekonomik ishte 88 milion\u00eb e 618 mij\u00eb e 511 euro e 95 cent\u00eb, nga e cila shum\u00eb buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, u d\u00ebmtua p\u00ebr 6 milion\u00eb e 200 mij\u00eb e 313 euro e 13 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, t\u00eb akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini ngarkohen se n\u00eb bashk\u00ebveprim kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 422, par.1 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr e cila d\u00ebnohet me burgim prej gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas PSRK-s\u00eb, Betim Re\u00e7ica akuzohet edhe se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs se drejtorit t\u00eb Prokurimit Publik n\u00eb MI, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cGjoka Konstruktion\u2019\u201d nga Tirana, ka keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare, duke tejkaluar kompetenca e p\u00ebrcaktuara me ligj, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb m\u00eb 21 n\u00ebntor 2017, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivler\u00ebsues dhe OE \u201cGjoka Konstruktion\u2019\u201d e ka shpall t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebrkund\u00ebr faktit se e ka ditur se ky operator nuk i ka plot\u00ebsuar kushtet ligjore p\u00ebr tu shpallur i till\u00eb dhe e ka ditur se OE \u201c2Agroup &#038; Alko IMPEX &#038;EX FIS&#038;2T\u201d kan\u00eb ofertuar me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, me \u00e7\u2019rast e ka d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb prej 1 milion\u00eb e 630 mij\u00eb e 48 euro e 45 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, PSRK-ja e ngarkon t\u00eb akuzuarin Betim Re\u00e7ica se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 422, par.1 t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr e cila d\u00ebnohet me burgim prej gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.\/Betimi per drejtesi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb anuluar gjykim p\u00ebr tenderin e autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb k\u00ebrkuar koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpilim t\u00eb superekspertiz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr korrupsion po akuzohen ish-sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs (MI), Betim Re\u00e7ica, dhe tre zyrtar\u00ebt tjer\u00eb Isa Berisha, Leonora Limani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":159363,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-159362","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159362\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}