{"id":159613,"date":"2023-10-12T11:07:13","date_gmt":"2023-10-12T09:07:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=159613"},"modified":"2023-10-12T11:07:13","modified_gmt":"2023-10-12T09:07:13","slug":"kurti-paralajmeron-rrezikun-per-skenare-te-tjere-destabilizues-ne-veri-thirrje-qytetareve-serbe-vetepermbahuni-nga-cytjet-dashakeqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-paralajmeron-rrezikun-per-skenare-te-tjere-destabilizues-ne-veri-thirrje-qytetareve-serbe-vetepermbahuni-nga-cytjet-dashakeqe\/","title":{"rendered":"Kurti paralajm\u00ebron rrezikun p\u00ebr skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb destabilizues n\u00eb veri, thirrje qytetar\u00ebve serb\u00eb: Vet\u00ebp\u00ebrmbahuni nga cytjet dashakeqe"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb Qeveris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se 18 dit\u00eb pas sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, q\u00eb synim kishte aneksimin e veriut, u dokumentua p\u00ebrfshirja e t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr shtresave t\u00eb shtetit serbe, Presidenc\u00ebs, Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs, Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe ushtris\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Kurti tha se d\u00ebshtimi i ka b\u00ebr\u00eb ata shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe mund t\u00eb tentojn\u00eb p\u00ebr skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb detabilizues, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Kryeministri shtoi se lirimi i  Milan Radoi\u00e7iqit m\u00eb pak se 24 or\u00eb pas arrestimit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi dhe sinjal i potencialit p\u00ebr rigrupim dhe hakmarrje.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se Serbia asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk i ka ngjar\u00eb m\u00eb shum\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit n\u00eb metoda e veprime.<\/p>\n<p>Kryeministri shtoi se institucionet  kosovare t\u00eb siguris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs s\u00eb fundmi kan\u00eb hetuar rrezikun n\u00eb rritje t\u00eb inskenimeve t\u00eb sulmeve t\u00eb dhunshme nga grupe t\u00eb strukturave kriminale serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi i tyre kryesor \u00ebsht\u00eb faj\u00ebsimi i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe paraqitja e saj si forc\u00eb shtyp\u00ebse mbi serb\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJemi 18 dit\u00eb pas sulmit paramilitar, terrorist e kriminal t\u00eb 24 shtatorit. Shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ndryshe prej asaj t\u00eb diele. Gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte ndryshe n\u00ebse grupi kriminal dhe planet e tyre p\u00ebr aneksim t\u00eb 4 komunave n\u00eb veri nuk do t\u00eb neutralizoheshin q\u00eb n\u00eb aktin e par\u00eb. Ata d\u00ebshtuan dhe kjo i ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. Dokumentimi para syve t\u00eb bot\u00ebs i p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 shtresave shteti serb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Presidenc\u00ebs, sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs, Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe ushtris\u00eb serbe n\u00eb frym\u00ebzimin, p\u00ebrgatitjen dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, jan\u00eb motiv shtes\u00eb p\u00ebr skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb destabilizuar. Lirimi i  Radoi\u00e7iqit m\u00eb pak se 24 or\u00eb pas arrestimit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi dhe sinjal i potencialit p\u00ebr rigrupim dhe hakmarrje, sepse m\u00eb 24 shtator, Beogradi zyrtar dhe militar d\u00ebshtoi. Institucionet tona t\u00eb siguris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs s\u00eb fundmi kan\u00eb hetuar rrezikun n\u00eb rritje t\u00eb inskenimeve t\u00eb sulmeve t\u00eb dhunshme nga grupe t\u00eb strukturave kriminale serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00ebllimi i tyre kryesor \u00ebsht\u00eb faj\u00ebsimi i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe paraqitja e saj si forc\u00eb shtyp\u00ebse mbi serb\u00ebt e Kosov\u00ebs. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, nuk kan\u00eb v\u00ebn\u00eb \u00e7mim tamam, nuk do t\u00eb zgjedhin mjet. Fatkeq\u00ebsisht mb\u00ebshtetja q\u00eb grupi terrorist ka marr\u00eb nga Serbia n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb duke i trajtuar ata si heronj dhe martir\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duke intensifikuar aktivitetet e ushtris\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn, vet\u00ebm sa i ka inkurajuar. Provuan t\u00eb ndryshojn\u00eb realitetin n\u00eb terren p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb organizuara dhe koordinuara paramilitare, nuk ia arrit\u00ebn. Keqp\u00ebrdor\u00ebn Manastirin e Banjsk\u00ebs me synimin q\u00eb t\u2019i japin ngjyrim fetar zhvillimeve t\u00eb 24 shtatorit, s\u00ebrish nuk ia arrit\u00ebn. Tani formacione kriminale  t\u00eb sponsoruara nga Serbia, n\u00eb skenar t\u00eb tyre detabilizues ka shum\u00eb gjasa q\u00eb dallimet etnike  synojn\u00eb ti keqp\u00ebrdorim p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre politike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti u ka b\u00ebr\u00eb thirrje serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs,  q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtur nga si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb nga cytjet dhe aktet e dhun\u00ebs t\u00eb inskenuara dhe dashakeqe.<\/p>\n<p>\u201cJu b\u00ebj thirrje ve\u00e7an\u00ebrisht juve t\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetar\u00eb serb\u00eb q\u00eb dit\u00ebve, muajve dhe jav\u00ebve n\u00eb vijim t\u00eb jeni t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtur nga cytjet dhe aktet e dhun\u00ebs t\u00eb inskenuara dhe dashakeqe. N\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb sepse shteti \u00ebsht\u00eb ligjor dhe shoq\u00ebria demokratike. Nuk ka komunitete t\u00eb pad\u00ebshiruara, t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb bashk\u00eb kudo n\u00eb Kosov\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur e proevropiane. Ata q\u00eb po duan t\u00eb na rr\u00ebnojn\u00eb, nuk do t\u2019ia dalin sepse jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur, sepse jemi bashk\u00eb, me motiv t\u00eb lart\u00eb e synime fisnike p\u00ebr paqe e siguri, p\u00ebr t\u00eb drejta e demokraci. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i sigurt sipas indeksit global t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, Kosova ka shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ult\u00eb t\u00eb kriminalitetit nga t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur kryeministri Kurti. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb Qeveris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se 18 dit\u00eb pas sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, q\u00eb synim kishte aneksimin e veriut, u dokumentua p\u00ebrfshirja e t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr shtresave t\u00eb shtetit serbe, Presidenc\u00ebs, Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs, Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe ushtris\u00eb serbe. Kurti tha se d\u00ebshtimi i ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":159614,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-159613","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159613\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}