{"id":159779,"date":"2023-10-15T12:25:53","date_gmt":"2023-10-15T10:25:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=159779"},"modified":"2023-10-15T12:25:53","modified_gmt":"2023-10-15T10:25:53","slug":"muzeu-etnologjik-i-gjilanit-i-pasur-me-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/muzeu-etnologjik-i-gjilanit-i-pasur-me-histori\/","title":{"rendered":"Muzeu Etnologjik i Gjilanit, i pasur me histori"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Vler\u00eb Krasniqi<\/p>\n<p>Shumica e banor\u00ebve t\u00eb Gjilanit e njohin k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb si ish-Shkolla e Muzik\u00ebs, por nga muaji maj i vitit 2021, ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb Muze Etnologjik. P\u00ebrtej ekspozitave t\u00eb ndryshme me motive shqiptare dhe tradicionale q\u00eb gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb muze, p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00eb dore t\u00eb krijuara nga rrjeti i grave t\u00eb organizat\u00ebs \u201cGruaja Hynjore\u201d, ky muze karakterizohet edhe nga historia e tij si nj\u00eb monument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb gjilanase.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me arkitekten znj. Kaltrina Imeri nga Qendra Rajonale p\u00ebr Trash\u00ebgimi Kulturore, kemi zbuluar disa karakteristika thelb\u00ebsore q\u00eb e dallojn\u00eb k\u00ebt\u00eb muze. Muzeu Etnologjik deri m\u00eb tani i njohur si Shkolla e Muzik\u00ebs dikur njihej si ish Saraji i Mustaf\u00eb Pash\u00ebs. I nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1887 nga Mustaf\u00eb Pasha me prejardhje nga Dukagjini, ai e p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb si vendbanim p\u00ebr veten dhe familjen e tij. Znj. Imeri shpjegon se \u201cPara se t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb  Sarajin e tij ku jetoi me familje, ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb konak, mesatarisht nj\u00ebqind metra n\u00eb distanc\u00eb me Sarajin,\u201d . \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb ceket se ky konak \u201c\u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar vet\u00ebm nga gjinia mashkullore dhe jo nga ajo fem\u00ebrore\u201d. Konaku kishte kat\u00ebr dhoma, dy n\u00eb katin p\u00ebrdhese dhe dy n\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmin.<\/p>\n<p>Periudha tjet\u00ebr kur ky objekt \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar si banim ishte pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ky saraj u ble nga Nuredin Maliq Aga, spikat znj. Imeri. Pas disa viteve, kjo sht\u00ebpi kishte kaluar n\u00eb pron\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe u shfryt\u00ebzua nj\u00ebher\u00eb si shkoll\u00eb fillore e m\u00eb pas edhe si shkoll\u00eb e muzik\u00ebs. Nd\u00ebrsa vet\u00ebm rishtazi, n\u00eb vitin 2021 \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb Muze Etnologjik, duke marr\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb ri dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs s\u00eb muzeut, ky objekt p\u00ebrfshin tri nivele: bodrumin, katin p\u00ebrdhese dhe katin e sip\u00ebrm. Bodrumi ka dy hyrje t\u00eb ve\u00e7anta, nd\u00ebrsa kati p\u00ebrdhese disponon kat\u00ebr hap\u00ebsira asimetrike me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Poashtu, edhe kati i sip\u00ebrm ka kat\u00ebr hap\u00ebsira asimetrike t\u00eb cilat ndryshojn\u00eb jo vet\u00ebm me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn por edhe me ato t\u00eb katit p\u00ebrdhese. \u201cShkall\u00ebt konsiderohen t\u00eb jen\u00eb pak m\u00eb t\u00eb vonshme se sa vet\u00eb nd\u00ebrtesa.\u201d tregon Znj. Imeri . Ajo tutje thekson se karakteristik\u00eb m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe intriguese e k\u00ebtij monumenti jan\u00eb pik\u00ebrisht tavanet. Ato jan\u00eb punuara nga druri, poashtu t\u00eb realizuara me mjesht\u00ebri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur dhe dalluese.  P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato ndryshojn\u00eb n\u00eb mes vete gj\u00eb q\u00eb tregon nj\u00eb diversitet dhe origjinalitet t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm.  \u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe dallojn\u00eb nga nj\u00ebra tjetra, pra nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vlerave shoq\u00ebrore dhe atyre t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb q\u00eb posedon ky monument, ai poashtu ka edhe vler\u00ebn arkitekturore.  Sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj vlere, stili i nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit \u00ebsht\u00eb relativisht i rrall\u00eb  n\u00eb qytetin ton\u00eb, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb k\u00ebtij stili dhe objekteve tjera me vler\u00eb kulturore dhe trash\u00ebgimore. \u201cDo ta kishim pasur Gjilanin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasuruar si qytet me monumente t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb i ruajm\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr arkitektur\u00ebn q\u00eb posedonin, m\u00ebnyr\u00ebn dhe stilin e nd\u00ebrtimit\u201d , shpjegon arkitektja. Sa i p\u00ebrket fasad\u00ebs s\u00eb jashtme, \u00ebsht\u00eb e stilit neoklasik, ve\u00e7an\u00ebrisht tek stili i dritareve. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka ndonj\u00eb ve\u00e7anti m\u00eb shum\u00eb te pjesa e jashtme, ndoshta pjesa m\u00eb interesante dhe m\u00eb ve\u00e7uese \u00ebsht\u00eb karakteristika e tavaneve\u201d, cek ajo p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 k\u00ebtij monumenti i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb restaurim n\u00eb pjes\u00ebn e bodrumit ku u shtua nj\u00eb bllok betoni. Para k\u00ebtij restaurimi, kishte edhe disa intervenime t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb i rregulluar d\u00ebmtimet e shkaktuara nga t\u00ebrmeti I vitit 2002. Pas k\u00ebsaj, intervenimi i tret\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitin 2017. Poashtu p\u00ebrgjat\u00eb viteve, kishte dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb her\u00ebpashershme dhe disa intervenime t\u00eb fundit si at\u00ebher\u00eb kur u shnd\u00ebrrua n\u00eb muze.<\/p>\n<p>Muzeu Etnologjik s\u00eb pari hyri ne list\u00ebn e Monumenteve t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbrojtje t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb vitin 2011, por tani \u00ebsht\u00eb shpallur monument n\u00eb mbrojtje t\u00eb p\u00ebrhershme me diamet\u00ebr t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur pes\u00ebdhjet\u00eb metra.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vizitor\u00ebve, znj. Imeri thot\u00eb se muzeu ka vizitor\u00eb, shumica prej tyre nx\u00ebn\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt zakonisht s\u00eb pari vizitojn\u00eb Muzeun e Qytetit dhe m\u00eb pas vazhdojn\u00eb vizit\u00ebn tek Etnologjiku. Por sipas saj,  populli akoma nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i informuar se ky objekt \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb Muze Etnologjik dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i referohen si ish Shkolla e Muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb aktiv dhe t\u00eb nxisim interesimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth komun\u00ebs son\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre ve\u00e7orive q\u00eb e karakterizojn\u00eb at\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb dalluesh\u00ebm. Le t\u00eb hulumtojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth historis\u00eb s\u00eb monumenteve t\u00eb qytetit ton\u00eb dhe t\u00eb thellojm\u00eb njohurit\u00eb tona p\u00ebr vendin dhe kultur\u00ebn ton\u00eb. N\u00ebnvizojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb Muzeut Etnologjik t\u00eb Gjilanit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar bukurin\u00eb e tavaneve t\u00eb tij, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb monument t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Imagjinoni nj\u00eb Gjilan me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb objektesh t\u00eb k\u00ebtij stili dhe historie. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ruhen dhe vler\u00ebsohen, aq m\u00eb karakteristik dhe i pasur me vlera kulturore e historike do t\u00eb jet\u00eb qyteti yn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Vler\u00eb Krasniqi Shumica e banor\u00ebve t\u00eb Gjilanit e njohin k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb si ish-Shkolla e Muzik\u00ebs, por nga muaji maj i vitit 2021, ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb Muze Etnologjik. P\u00ebrtej ekspozitave t\u00eb ndryshme me motive shqiptare dhe tradicionale q\u00eb gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb muze, p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00eb dore t\u00eb krijuara nga rrjeti i grave t\u00eb organizat\u00ebs \u201cGruaja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":159781,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-159779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}