{"id":160301,"date":"2023-10-23T22:26:31","date_gmt":"2023-10-23T20:26:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=160301"},"modified":"2023-10-23T22:26:31","modified_gmt":"2023-10-23T20:26:31","slug":"gjykata-themelore-anulon-vendimin-e-qeverise-per-uljen-e-pagave-te-prokuroreve-dhe-gjyqtareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-themelore-anulon-vendimin-e-qeverise-per-uljen-e-pagave-te-prokuroreve-dhe-gjyqtareve\/","title":{"rendered":"Gjykata Themelore anulon vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr uljen e pagave t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti Administrativ i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ka aprovuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebses- Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa ka anuluar si t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm vendimin e t\u00eb paditur\u00ebs- Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr uljen e pagave t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, t\u00eb 23 n\u00ebntorit 2022, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.<\/p>\n<p>Me vendimin e 13 tetorit 2023, Gjykata ka vler\u00ebsuar se pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb ulen gjat\u00eb mandatit t\u00eb tyre, pasi q\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb fituara dhe t\u00eb garantuara me ligj dhe si t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb cenohen.<\/p>\n<p>\u201cGjykata n\u00eb frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs, dispozitave ligjore t\u00eb lartcekura, Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, instrumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe praktikave gjyq\u00ebsore t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme evropiane erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim se, vendimi kontestues i t\u00eb paditur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj, andaj gjykata, k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebses e aprovoi si t\u00eb bazuar duke anuluar vendimin e t\u00eb paditur\u00ebs, Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb dat\u00ebs 23.11.2022, me num\u00ebr t\u00eb referenc\u00ebs Nr.03\/109, si t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin i dat\u00ebs 12.02.2020 me num\u00ebr 01\/02 , e nxjerr nga Qeveria e Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs, ashtu si n\u00eb dispozitiv t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Themelores.<\/p>\n<p>Ky aktgjykim, thuhet se z\u00ebvend\u00ebson aktin administrativ t\u00eb anuluar dhe ka karakter detyrues p\u00ebr pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNga provat e administruara gjykata gjen se, me vendimin e dat\u00ebs 12.02.2020, me num\u00ebr 01\/02 e nxjerr Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shfuqizuar vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me num\u00ebr nr.04\/20 i dat\u00ebs 20.12.2017; 2. Pagat p\u00ebr pozitat e p\u00ebrcaktuara me vendimin e shfuqizuar nga pika 1, kthehen n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcaktuar me rregullimin juridik t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm; 3.Ky vendim nuk ka efekt n\u00eb uljen e pagave aktuale n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb pajtim me nenin15 t\u00eb Ligjit Nr.03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs; nenin 35, paragraf\u00ebt 1 dhe 2, t\u00eb Ligjit Nr.06\/L-054 p\u00ebr Gjykatat nenin 21 paragrafi 1, n\u00ebn \u2013 paragraf\u00ebt 1.1 deri n\u00eb 1.10 t\u00eb Ligjit Nr.03\/L-225 p\u00ebr Prokurorin e Shtetit; nenin 18, paragrafi 1, t\u00eb Ligjit Nr.06\/L-055 p\u00ebr K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nenin 18, paragrafi 1, t\u00eb Ligjit nr.06\/L-056 p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial; 4. Ky vendim vlen deri n\u00eb marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb lidhje me rastin KO219\/19 p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb t\u00eb Ligjit Nr.06\/L-111 p\u00ebr Pagat n\u00eb Sektorin Publik\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se me vendimin kontestues t\u00eb s\u00eb paditur\u00ebs t\u00eb 23 n\u00ebntorit 2022, \u00ebsht\u00eb shfuqizuar pika 3 dhe 4 e vendimit nr. 01\/02 dat\u00eb 12 shkurt 2020, t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb ndryshuara ligjore, ku pagat e sistemit gjyq\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese kthehen n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcaktuar me rregullimin juridik t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, kurse pikat tjera mbet\u00ebn t\u00eb pandryshuara, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsja, e pak\u00ebnaqur me vendimin e t\u00eb paditur\u00ebs, ka ushtruar padi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb me dat\u00eb 9 n\u00ebntor 2022, duke e kontestuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 29 n\u00ebntor, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte pranuar padin\u00eb nga Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pas vendimit t\u00eb marr\u00eb nga kjo e fundit p\u00ebr uljen e pagave ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb aprovohet padia e padit\u00ebses si e bazuar dhe t\u00eb anulohet vendimi kontestues i t\u00eb paditur\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty thuhet se n\u00eb padi \u00ebsht\u00eb theksuar q\u00eb vendimi i t\u00eb paditur\u00ebs \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm pasi cenon t\u00eb gjitha standardet dhe garancionet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb mbi pavar\u00ebsin\u00eb institucionale dhe financiare t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe po ashtu bije ndesh edhe me dispozita kushtetueses dhe ligjore q\u00eb garantojn\u00eb pozit\u00ebn financiare respektivisht pag\u00ebn e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, thuhet se e paditura n\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb padi t\u00eb 11 shtatorit 2023, e konteston n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit si t\u00eb pabazuar, duke theksuar se vendimi i t\u00eb paditur\u00ebs, i 23 n\u00ebntorit 2022, nuk bie ndesh me asnj\u00eb dispozit\u00eb ligjore, p\u00ebrkundrazi pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb ekuivalente me pagat e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>Gjykata, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e aktit kontestues t\u00eb paditur\u00ebs thuhet se iu \u00ebsht\u00eb referuar Ligjit nr. 03\/L-225 p\u00ebr Prokurorin e Shtetit, respektivisht nenit 21, paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 1.10, i cili p\u00ebrcakton se, \u201cpavar\u00ebsisht nga ndonj\u00eb dispozit\u00eb tjet\u00ebr e ligjit, paga e prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit nuk do t\u00eb zvog\u00eblohet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre p\u00ebrpos n\u00ebse kjo caktohet si sanksion nga K\u00ebshilli Prokurorial apo Komisioni Disiplinor i K\u00ebshillit bazuar n\u00eb p\u00ebrcaktimin se prokurori i shtetit ka kryer sjellje t\u00eb pahijshme apo ndonj\u00eb vep\u00ebr penale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, thuhet se Gjykata \u00ebsht\u00eb bazuar edhe n\u00eb nenin 35, paragrafi 2 i Ligjit nr. 06\/l-054 p\u00ebr Gjykatat, i cili p\u00ebrcakton se, \u201cpaga e nj\u00eb gjyqtari nuk do t\u00eb zvog\u00eblohet gjat\u00eb mandatit n\u00eb t\u00eb cilin gjyqtari \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar, p\u00ebrve\u00e7 sanksionimit disiplinor t\u00eb vendosur n\u00ebn autoritetin e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Themelores, pagat e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve garantohen me ligj dhe duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me dinjitetin e profesionit t\u00eb tyre dhe barr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe se paga e tyre nuk mund t\u00eb ulet p\u00ebrgjat\u00eb mandatit t\u00eb tyre, p\u00ebrve\u00e7 situatave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike.<\/p>\n<p>Themelorja thuhet se \u00ebsht\u00eb bazuar edhe n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ref. AGJ 1584 \/2020, i cili ka p\u00ebrcaktuar se zvog\u00eblimi i buxhetit nga pushteti ekzekutiv \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull se burimet e gjyq\u00ebsorit mund t\u00eb vihen n\u00eb presion t\u00eb tepruar dhe t\u00eb pad\u00ebshiruar, nuk eksiton nj\u00eb rregull q\u00eb krijon garanci absolute se pagat n\u00eb sektorin publik nuk mund t\u00eb zvog\u00eblohen, por se ulja e pagave duhet t\u00eb jet\u00eb e arsyetuar dhe asnj\u00ebher\u00eb arbitrare, andaj ulja e pagave t\u00eb gjyq\u00ebsorit mund t\u00eb ndodh vet\u00ebm n\u00ebn kushte t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb theksuar financiare.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs, vendimi kontestues i t\u00eb paditur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb mbi baz\u00ebn e ndonj\u00eb situate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ose v\u00ebshtir\u00ebsie financiare, pasi edhe vet\u00eb buxheti p\u00ebr vitin 2023, parashikon rritje ekonomike n\u00eb vler\u00ebn prej 2.6%, e q\u00eb nga kjo konsiderohet se e paditura ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejt\u00eb, pasi shteti nuk ka ndonj\u00eb kriz\u00eb financiare t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekonomike.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative m\u00eb 2 dhjetor 2022 kishte vendosur p\u00ebr pezullimin e vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr uljen e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimin e Qeveris\u00eb, kishte reaguar edhe shoq\u00ebria civile, duke e quajtur uljen e pagave n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrhyrje n\u00eb drejt\u00ebsi dhe rritje t\u00eb potencialit korruptiv.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti Administrativ i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ka aprovuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebses- Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa ka anuluar si t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm vendimin e t\u00eb paditur\u00ebs- Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr uljen e pagave t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, t\u00eb 23 n\u00ebntorit 2022, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb fuqi vendimin e 12 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":160302,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-160301","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160301\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}