{"id":160363,"date":"2023-10-24T23:25:37","date_gmt":"2023-10-24T21:25:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=160363"},"modified":"2023-10-24T23:25:37","modified_gmt":"2023-10-24T21:25:37","slug":"be-kemi-bere-nje-propozim-modern-evropian-per-asociacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-kemi-bere-nje-propozim-modern-evropian-per-asociacionin\/","title":{"rendered":"BE: Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propozim modern evropian p\u00ebr Asociacionin"},"content":{"rendered":"<p>Si rezultat i takimit t\u00eb pes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb zhvilluan n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi m\u00eb 21 tetor dhe shk\u00ebmbimeve q\u00eb kan\u00eb pasur me pal\u00ebt, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur nj\u00eb propozim \u201cmodern evropian\u201d p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Blloku evropian tha se pret q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb shpejta p\u00ebr normalizimin e raporteve.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata i b\u00ebri z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar n\u00eb Bruksel t\u00eb enjten, m\u00eb 26 tetor, kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kur do t\u00eb mbahet samiti i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimet e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm [t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi], Mirosllav Laj\u00e7ak, gjat\u00eb fundjav\u00ebs n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb ishin t\u00eb fokusuara n\u00eb zbatimin e Aneksit t\u00eb Ohrit. Nuk ka ndonj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. U diskutuan propozime dhe ide t\u00eb ndryshme \u2013 disa me shkrim \u2013 dhe k\u00ebto diskutime do t\u00eb vazhdojn\u00eb. Kjo po ashtu p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb propozim modern evropian p\u00ebr statutin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe\u201d, tha Stano.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb m\u00ebson nga burimet diplomatike se plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb margjinat e k\u00ebtij samiti, Kurti dhe Vu\u00e7iq t\u00eb ken\u00eb takime t\u00eb ndara me kat\u00ebr lider\u00ebt evropian\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cil\u00ebve vizituan Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb m\u00eb 21 tetor.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201ckat\u00ebr lider\u00ebt, presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italis\u00eb, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE-s\u00eb Josep Borrell, t\u00eb ken\u00eb takim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb margjinat e samitit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb enjten\u201d.<\/p>\n<p>Takime t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit format pritet t\u00eb zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parasheh Asociacioni?<\/p>\n<p>Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe parashikohet q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb rreth vetes dhjet\u00eb komuna n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe: Mitrovic\u00eb e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Gra\u00e7anic\u00eb, Zve\u00e7an, Zubin Potok, Novob\u00ebrd\u00eb, Leposaviq dhe Sht\u00ebrpc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjeve, Asociacioni ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat kolektive t\u00eb k\u00ebtyre komunave, ve\u00e7mas n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, planifikimit urban dhe rural si dhe t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e vitit 2013 p\u00ebr Asociacionin thekson se ai do t\u00eb krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi baz\u00ebn e statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu thuhet se Asociacioni do t\u00eb ushtroj\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tjera shtes\u00eb, var\u00ebsisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol p\u00ebrfaq\u00ebsimi tek autoritetet qendrore.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2015 p\u00ebr parimet p\u00ebr krijimin e Asociacionit, objektivat kryesor\u00eb t\u00eb Asociacionit jan\u00eb: ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb lokale; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb lokale primare e sekondare dhe p\u00ebrkujdesjen sociale; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve lokale t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kthyerit n\u00eb Kosov\u00eb; zhvillon, koordinon, leht\u00ebson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shp\u00ebrndan, dhe avokon p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij dhe i p\u00ebrfaq\u00ebson ata p\u00ebrfshir\u00eb tek autoritetet qendrore; vendos marr\u00ebdh\u00ebnie dhe hyn n\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me asociacionet tjera t\u00eb komunave, vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, etj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cpriten hapa t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin e normalizimit, duke p\u00ebrmbushur obligimet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb raporteve si dhe t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLider\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb ftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb takimin p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dialogut n\u00eb margjinat e takimit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj jave\u201d, tha Stano.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb her\u00ebt, BE-ja ka th\u00ebn\u00eb se i ka paraqitur Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb disa modele evropiane p\u00ebr statutin e Asociacionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebsimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, aktualisht ekzistojn\u00eb kat\u00ebr draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i Kurtit, draft-statuti i Ram\u00ebs, dhe draft-statuti p\u00ebr Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi m\u00eb 21 tetor q\u00ebndroi Laj\u00e7aku, s\u00eb bashku me kat\u00ebr diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: i d\u00ebrguari amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo.<\/p>\n<p>Pas takimit n\u00eb Prishtin\u00eb, Laj\u00e7ak tha se diplomat\u00ebt kan\u00eb paraqitur nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb biseduar me Kurtin. Nga zyra e Kurtit konfirmuan se \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr planin e diplomat\u00ebve \u201cp\u00ebr ecjen p\u00ebrpara\u201d, por nuk u dhan\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po i b\u00ebn thirrje Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019i kthehen dialogut q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga BE-ja, pas rritjes s\u00eb tensioneve mes dy shteteve.<\/p>\n<p>Tensionet jan\u00eb rritur qysh n\u00eb maj n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi serb\u00ebt lokal\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb kryetar\u00ebt e rinj shqiptar\u00eb, q\u00eb dol\u00ebn nga zgjedhjet e prillit \u2013 t\u00eb bojkotuara nga serb\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 shtator tensionet u p\u00ebrshkall\u00ebzuan pasi Policia e Kosov\u00ebs u sulmua nga nj\u00eb grup i armatosur i serb\u00ebve, ku vdiq polici Afrim Bunjaku. Gjat\u00eb p\u00ebrleshjeve u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova ka faj\u00ebsuar Serbin\u00eb p\u00ebr sulmin, por Beogradi ka mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb Marr\u00ebveshjen drejt normalizimit, t\u00eb arritur m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe nj\u00eb nivel t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon nga Prishtina dhe Beogradi q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb, po ashtu, t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Kosova deri m\u00eb tani ka refuzuar t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, duke shprehur frik\u00ebn se mund t\u00eb cenoj\u00eb funksionalitetin e shtetit. Serbia, nd\u00ebrkaq, insiston n\u00eb themelimin e tij.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si rezultat i takimit t\u00eb pes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb zhvilluan n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi m\u00eb 21 tetor dhe shk\u00ebmbimeve q\u00eb kan\u00eb pasur me pal\u00ebt, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur nj\u00eb propozim \u201cmodern evropian\u201d p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Blloku evropian tha se pret q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb shpejta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":160364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-160363","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160363\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}