{"id":160577,"date":"2023-10-26T18:44:56","date_gmt":"2023-10-26T16:44:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=160577"},"modified":"2023-10-26T19:05:24","modified_gmt":"2023-10-26T17:05:24","slug":"kryetari-hyseni-kam-pasur-dyshime-qe-autostrada-gjilan-prishtine-mund-te-perfundohet-me-28-nentor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-hyseni-kam-pasur-dyshime-qe-autostrada-gjilan-prishtine-mund-te-perfundohet-me-28-nentor\/","title":{"rendered":"Kryetari Hyseni: Kam pasur dyshime q\u00eb autostrada Gjilan-Prishtin\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundohet m\u00eb 28 n\u00ebntor"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka shqyrtuar raportin financiar janar-shtator 2023, raportin e auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare vjetore t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr vitin 2022, p\u00ebrkat\u00ebsisht ka miratuar rregulloren p\u00ebr organizimin dhe shfryt\u00ebzimin e parkingjeve, vendimin p\u00ebr shpalljen e interesit publik n\u00eb kat\u00ebr parcela, tri prej tyre n\u00eb Livo\u00e7 i Ep\u00ebrm dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Dob\u00ebr\u00e7an, p\u00ebr nevoja t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb dy sallave sportive dhe nj\u00eb \u00e7erdheje, k\u00ebrkes\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr alokimin e nj\u00eb shume prej 3840 euro p\u00ebr participim n\u00eb projektet e serave t\u00eb zinkuara si dhe \u00ebsht\u00eb njoftuar me suksesin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb gjysm\u00ebvjetorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit shkollor 2022\/2023.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni q\u00eb n\u00eb rend dite t\u00eb k\u00ebsaj seance t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe propozim-vendimi p\u00ebr shfuqizimin e 16 vendimeve t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb Kuvendit, t\u00eb cilat nga MAPL jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb kund\u00ebrligjshme, si dhe projekt rregullorja e re p\u00ebr tarifat n\u00eb infrastruktur\u00eb, nuk kan\u00eb marr\u00eb vota t\u00eb mjaftueshme, pasi opozita e cila p\u00ebrb\u00ebn shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, ka votuar kund\u00ebr, me arsyetim se k\u00ebto dy pika nuk kan\u00eb kaluar paraprakisht n\u00ebp\u00ebr komitete p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari Hyseni tha se k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shfuqizim t\u00eb 16 vendimeve do ta sjell\u00eb n\u00eb Kuvend s\u00ebrish, sepse ato jan\u00eb konstatuar si t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga MAPL-ja dhe k\u00ebtu nuk ka \u00e7ka diskutohet m\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke u nd\u00ebrlidhur me pyetjet e k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, sa i p\u00ebrket rastit t\u00eb keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb konstatuara n\u00eb QKMF, kryetari Hyseni tha se ne i kemi nd\u00ebrmarr\u00eb masat e duhura duke e shkarkuar menaxhmentin e vjet\u00ebr dhe duke em\u00ebruar nj\u00eb menaxhment t\u00eb ri, nd\u00ebrsa raportin me gjetjet e komisionit e kemi d\u00ebrguar te Krimet Ekonomike dhe tani jemi n\u00eb pritje t\u00eb organeve t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse sa i p\u00ebrket varrezave, kryetari Hyseni tha se \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar memorandumi me Bashk\u00ebsin\u00eb Islame n\u00eb Gjilan dhe ajo e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr obligim q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoqat\u00ebn e arkitekt\u00ebve dhe inxhinier\u00ebve t\u00eb hartojn\u00eb projektin dhe pas k\u00ebsaj mbetet q\u00eb t\u00eb sigurohen edhe mjetet.<\/p>\n<p>Kryetari Hyseni u ndal edhe te k\u00ebrkesat dhe shqet\u00ebsimet q\u00eb ka ngritur komuniteti serb rreth lokacionit t\u00eb varrezave, duke sqaruar se qasja deri atje do t`i ket\u00eb s\u00eb paku 4 deri n\u00eb 5 rrug\u00eb dhe jo vet\u00ebm rrug\u00ebn nga fshati Shillov\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr lokacioni do t\u00eb jet\u00eb vend p\u00ebr varreza edhe t\u00eb komuniteteve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe komunitetin serb, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb ndahet minimumi gjysm\u00eb hektari tok\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pyetjes p\u00ebr nj\u00eb auditim n\u00eb Ecohigjien\u00eb, kryetari Hyseni tha se kjo kompani \u00ebsht\u00eb n\u00eb partneritet publiko-privat dhe nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 e Komun\u00ebs, duke i rikujtuar kuvendar\u00ebt se kompanit\u00eb publike, p\u00ebrmes Komisionit t\u00eb Aksionar\u00ebve, raportojn\u00eb n\u00eb Kuvend dhe jo te kryetari i Komun\u00ebs, prandaj edhe llogaria nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkohet tek ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me punimet n\u00eb rrug\u00ebn Gjilan-Bujanoc, projekt ky i nivelit qendror, kryetari Hyseni tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb punimet jan\u00eb duke vazhduar me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb ngadalt\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim edhe i tij, sikurse edhe n\u00eb rrug\u00ebn Gjilan-Kllokot dhe te zgjerimi i rrug\u00ebs Gjilan-Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari Hyseni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe n\u00eb pyetjen p\u00ebr autostrad\u00ebn Gjilan-Prishtin\u00eb, e cila sipas premtimeve t\u00eb nivelit qendror, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor ose m\u00eb s\u00eb largu n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket autostrad\u00ebs, duke i par\u00eb pun\u00ebt n\u00eb terren, un\u00eb i kam pasur dyshimet e mia q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundohet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb dhe ato i kam shprehur edhe publikisht\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Hyseni, duke shtuar se pranvera ose vera e ardhshme, realisht \u00ebsht\u00eb afati optimal kur mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ky segment i autostrad\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket raportit financiar, u.d. drejtori, Ilmi Limoni, tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb raportuese, buxheti komunal n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 34 milion\u00eb e 319 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shpenzuar p\u00ebr 63 p\u00ebr qind ose 21 milion\u00eb e 644 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr paga dhe m\u00ebditje jan\u00eb shpenzuar 13.997.358 euro ose mbi 87 p\u00ebr qind, p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime &#8211; 3.256.040 euro ose mbi 48 p\u00ebr qind, p\u00ebr shpenzime komunale &#8211; 377.100 euro ose 55 p\u00ebr qind, p\u00ebr subvencione &#8211; 797.947 euro ose 45 p\u00ebr qind, p\u00ebr shpenzime kapitale &#8211; 3.216.017 euro ose 35 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb tek t\u00eb hyrat komunale, t\u00eb cilat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mbi 5 milion\u00eb e 700 mij\u00eb euro, apo mbi 116 p\u00ebr qind, ka th\u00ebn\u00eb Limoni.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb shprehur kritike p\u00ebr pun\u00ebn e qeverisjes komunale, sidomos p\u00ebr investimet kapitale, ku v\u00ebrehet nj\u00eb ngecje.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Zhvillimit Ekonomik, t\u00eb cil\u00ebn e ka prezantuar n\u00ebnkryetarja e Komun\u00ebs, Leonora Morina Bunjaku, p\u00ebr lejimin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb mjeteve n\u00eb shum\u00eb 7.443 euro nga projekti p\u00ebr subvencionimin e bizneseve t\u00eb grave dhe bizneseve start up, pasi kat\u00ebr p\u00ebrfitues jan\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr arsye personale dhe k\u00ebsisoj t`u mund\u00ebsohet disa bizneseve tjera t\u00eb grave, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga k\u00ebto mjete.<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<br \/>\nSeancat e Kuvendit transmetohen t\u00eb plota live.\u200b<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&#038;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRadioStarGjilan%2Fvideos%2F1423059064917895%2F&#038;show_text=false&#038;width=560&#038;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" style=\"border:none;overflow:hidden\" scrolling=\"no\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"true\" allow=\"autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share\" allowFullScreen=\"true\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka shqyrtuar raportin financiar janar-shtator 2023, raportin e auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare vjetore t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr vitin 2022, p\u00ebrkat\u00ebsisht ka miratuar rregulloren p\u00ebr organizimin dhe shfryt\u00ebzimin e parkingjeve, vendimin p\u00ebr shpalljen e interesit publik n\u00eb kat\u00ebr parcela, tri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":160578,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-160577","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160577\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}