{"id":160698,"date":"2023-10-28T22:22:26","date_gmt":"2023-10-28T20:22:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=160698"},"modified":"2023-10-28T22:22:26","modified_gmt":"2023-10-28T20:22:26","slug":"aliu-i-ldk-raporti-i-auditimit-per-vitin-2022-paraqet-raportin-me-te-keq-qe-nga-paslufta-e-kendej-per-gjilanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aliu-i-ldk-raporti-i-auditimit-per-vitin-2022-paraqet-raportin-me-te-keq-qe-nga-paslufta-e-kendej-per-gjilanin\/","title":{"rendered":"Aliu i LDK: Raporti i Auditimit p\u00ebr vitin 2022 paraqet raportin m\u00eb t\u00eb keq q\u00eb nga paslufta e k\u00ebndej p\u00ebr Gjilanin"},"content":{"rendered":"<p>Grupit i K\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan ka mbajtur t\u00eb shtun\u00ebn konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku ka adresuar q\u00ebndrimet shefi i GK t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu. <\/p>\n<p>Fjala e tij e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb katrahure t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit Komunal q\u00ebnga fillimi i k\u00ebtij mandati e deri m\u00eb tani dhe pas disa v\u00ebshtir\u00ebsive edhe pas zgjedhjes se Kryesuesit te ri, tanim\u00ebdalngadal\u00eb ve\u00e7 po normalizohet puna e Kuvendit dhe k\u00ebt\u00ebnormalizim do t\u00eb mundohemi q\u00eb ta p\u00ebrcjellim edhe n\u00ebnormalizim t\u00eb Komunes dhe qeverisjes komunale p\u00ebr aq sa kemi mund\u00ebsi dhe hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Ne seanc\u00ebn e 7-te nd\u00ebr t\u00eb tjera kemi pas:<\/p>\n<p>1.\u200bRaportin financiar janar-shtator 2023<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb cilin vler\u00ebsimet tona jan\u00eb se p\u00ebrmes shifrave ky raport shperfaq MUNGES\u00cb T\u00cb VULLNETIT, PROFESIONALIZMIT , PERKUSHTIMIT DHE TE VIZIONIT t\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tij. Pra edhe kjo periudh\u00eb paraqet vazhdim\u00ebsi t\u00eb tregimit horrorr p\u00ebr Komunen e Gjilanit sikurse edhe n\u00ebperiudhat tjera t\u00eb trajtuara n\u00eb k\u00ebto dy vite.<\/p>\n<p>Komuna vazhdon me qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnde nga mosfillimi i p\u00ebrmbushjes s\u00eb nevojave dhe k\u00ebrkesave qytetare dhe institucionale.<\/p>\n<p>REALIZIMI I TE HYRAVE n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb ka r\u00ebnie.<\/p>\n<p>INVESTIMET KAPITALE  sh\u00ebnojne nj\u00eb shkalle skandaloze t\u00ebrealizimit t\u00eb tyre, q\u00eb fillimisht n\u00eb mashtrimin me numra duken t\u00ebken\u00eb arritur 35 %, nd\u00ebrsa realisht kur i heqim nga kjo kategori pagesat p\u00ebr shpron\u00ebsim, k\u00ebto investime nuk e arrijn\u00eb as edhe 10%. Dometh\u00ebn\u00eb, 9-mujori po p\u00ebrfundon dhe kemi nj\u00eb shkall\u00ebkaq skandaloze t\u00eb investimeve kapitale.<\/p>\n<p>Shihni drejtorit\u00eb me ASNJ\u00cb cent investime kapitale<\/p>\n<p>Zyra e kryetarit 0<\/p>\n<p>Adminintrata e P\u00ebrgjithshme 0<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet Publike Infrastrukture dhe Banim i paskan b\u00ebr\u00eb  0.6%<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsi 2,3%<\/p>\n<p>Arsim 0.9%<\/p>\n<p>Urbaniz\u00ebm 0<\/p>\n<p>Sherbimet rezidenciale 0<\/p>\n<p>Mbrojtje dhe Shpetim 0<\/p>\n<p>Dhe, shtrohet pyetja: ku jan\u00eb nisur me k\u00ebto zero\u2026<\/p>\n<p>Qeverisje pasive dhe pa asnje orientim zhvillimor t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Shpenzimet kapitale n\u00eb 2020 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudhe kane qen\u00eb 58 %.<\/p>\n<p>Situate e nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe te kategoria realizimi i SUBVENCIONEVE dhe t\u00eb kategoria MALLRA DHE SHERBIME.<\/p>\n<p>2.\u200bRaporti i Auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare vjetore p\u00ebr vitin 2022<\/p>\n<p>AUDITIMI \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb magjike t\u00eb cil\u00ebn sa h\u00ebr\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjon nga i pari i ekzekutivit z. Hyseni dhe ekzekutivi n\u00ebp\u00ebrgjithesi ata i kap kok\u00ebdhembja, djersiten dhe turp\u00ebrohen dhe kurdo dhe kudo q\u00eb ka debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ata ikin menjeher\u00ebsepse e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu disa her\u00eb n\u00eb seanca e kan\u00eb l\u00ebshuar sall\u00ebn kur ka ardhur kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb edhe dje, duke i l\u00ebn\u00eb si t\u00ebshkret\u00eb dy drejtor\u00eb dhe n\u00ebnkryetaren q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb.Dhe, merreni me mend, pas kritikave dhe k\u00ebrkesave p\u00ebrllogaridh\u00ebnie nga Kuvendi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport katastrofal, n\u00ebnkryetarje e permbylli me nj\u00eb fjali t\u00eb vetme: \u201ct\u00eb gjitha komentet dhe p\u00ebrgjigjet do t\u2019ua d\u00ebrgojm\u00eb me shkrim\u201d, e qe as kjo nuk ndodh\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i AUDITIMIT i vitit 2022, i cilesuar si OPINION I KUALIFIKUAR, paraqet raportin m\u00eb t\u00eb keq q\u00eb nga paslufta e k\u00ebndej, ku p\u00ebr pasoj\u00eb, edhe p\u00ebr nj\u00eb vit tjet\u00ebr Komuna e Gjilanit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtur nga mund\u00ebsia e p\u00ebrfitimit t\u00eb granteve t\u00eb cilat do t\u00eb investoheshin n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme. <\/p>\n<p>I pari i ekekutivit z. Hyseni, si bart\u00ebs kryesor i t\u00eb gjitha veprimeve brenda Komun\u00ebs, nuk ka b\u00ebre asgj\u00eb n\u00eb aspektin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb veprimeve  dhe mos shkeljen e ligjeve, n\u00ebruajtjen e buxhetit dhe n\u00eb zbatimin e tij n\u00eb menyre t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky raport tregon se nga veprimet dhe mosveprimet e t\u00eb parit t\u00ebekzekutivit dhe vart\u00ebsve t\u00eb tij\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rreth 3 milion\u00eb euro t\u00eb munguara, keqklasifikuara, mosregjistruara dhe n\u00ebnvler\u00ebsuara.<\/p>\n<p>Ky opinion i kualifikuar i keq i Komun\u00ebs e ka baz\u00ebn p\u00ebr konkluzion p\u00ebr mund\u00ebsine e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00ebgati afro 1 milion eurove, kryesisht n\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022\u200bMos zbatimin e ligjit t\u00eb prokurimit;<\/p>\n<p>\u2022\u200bAplikimin e  procedurave jo adekuate t\u00eb prokurimit;<\/p>\n<p>\u2022\u200bTejkalim kontrate <\/p>\n<p>\u2022\u200bMenaxhimi i kontratave nuk jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe mbajtur p\u00ebrmes  sistemit elektronik t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>\u2022\u200bAngazhimin e t\u00eb pun\u00ebsuarve me kontrat\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta, pa i respektuar  procedurat e prokurimit publik<\/p>\n<p>\u2022\u200bMos respektimin e hapave p\u00ebr procedim t\u00eb pagesave<\/p>\n<p>\u2022\u200bMos inspektimin (verifikimin) p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 20% e t\u00eb gjitha  objekteve brenda territorit t\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2022\u200bMos hartimin e planit vjetor p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr OJQ-t\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 14 rekomandime t\u00eb vitit 2022, nga k\u00ebto 9 prej tyre nuk jan\u00ebzbatuar dhe nuk kan\u00eb filluar s\u00eb zbatuari.<\/p>\n<p>Shihet qart\u00eb q\u00eb kjo qeverisje komunale nuk ka kapacitete p\u00ebr t\u00ebudh\u00ebhequr me departamentet e Komun\u00ebs apo q\u00ebllimsh\u00ebm e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvatur duke mos zbatuar procedurat e prokurimit.<\/p>\n<p>Ne si Kuvend Komunal kemi menduar se duhet dhe mund t\u00eb japim kontributin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspect, jo vet\u00ebm duke dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje, por edhe duke bashk\u00ebpunuar me t\u00eb parin e ekzekutivit, zyrtarin kryesor financiar e edhe me t\u00eb tjer\u00ebt, dmth aty ku ka gjetje dhe rekomandime edhe t\u00eb ndihmojm\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb tyre, mir\u00ebpo fatkeq\u00ebsisht nuk ka gatishmerin\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00ebk\u00ebt\u00eb aspekt, prandaj neve na mbetet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i japim v\u00ebrejtjet tona p\u00ebr opinion duke alarmuar n\u00eb shkelje te ligjit<\/p>\n<p>SEANCA E JASHTEZAKONSHME \u2013 PROPOZIM BUXHETI PER VITIN FISKAL 2024 DHE VLERESIMET E HERSHME PER 2025 DHE 2026<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb votimit t\u00eb buxhetit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00ebGjilanit p\u00ebr vitin 2024, n\u00eb seancen e rregullt, ne opozita bashk\u00ebme kryesuesin, kemi ftuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsusesit e partis\u00eb n\u00ebpushtet q\u00eb t\u00eb ulemi dhe t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb miratojm\u00ebbuxhetin p\u00ebr 2024. Ftes\u00ebs i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur shefja e GK t\u00eb LVV-s\u00eb,  znj. Krenare Latifi dhe z. Ismajl Kurteshi. Jemi marr\u00eb vesh t\u00eb vazhojm\u00eb bashk\u00eb edhe me t\u00eb parin e ekzekutivit z. Hyseni, p\u00ebr t\u00eb harmonizuar pun\u00ebn por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ka dh\u00eb\u00eb shenja t\u00ebbashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Prandaj, edhe n\u00eb seanc\u00eb kemi shkuar pa dakordanc\u00eb p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n<p>Arsyeja e mosvotimit n\u00eb her\u00ebn e par\u00eb ka qen\u00eb se kemi pasur t\u00ebb\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb buxhet selektiv dhe diskriminues.<\/p>\n<p>Nga 42 lokalitete t\u00eb Komun\u00ebs, vet\u00ebm n\u00eb 11 prej tyre jan\u00ebplanifikuar investime kapitale, duke i l\u00ebn\u00eb pa i p\u00ebrfshir\u00eblokalitete e m\u00ebdha si Pogragja, P\u00ebrlepnica, Uglari, Livoqi i Ul\u00ebt, Lladova, Velekinca dhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga mbi 20 lagj\u00eb t\u00eb qytetit vet\u00ebm n\u00eb 7 lagje jan\u00eb planifikuar investime kapitale, duke u l\u00ebn\u00eb pa investime lagjet: Arb\u00ebria, Zabeli, Dardania, Iliria, Vishnjet, Porodini, Livadhet e Arapit,  Baleci, Kamniku dhe disa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Prandaj edhe e kemi quajtur Selektues dhe Diskriminues.<\/p>\n<p>Arsyeja tjet\u00ebr ka qen\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i madh i projekteve q\u00eb kan\u00ebqen\u00eb t\u00eb planiffikuara t\u00eb realizohen n\u00eb vitin 2023 e q\u00eb nuk jan\u00ebrealizuar, k\u00ebto projekte p\u00ebr \u00e7udi nuk figurojn\u00eb t\u00eb planifikuara p\u00ebr vitin 2024, prandaj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi reaguar me mosvotim.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme, e ftuar nga i pari i ekzekutivit z. Hyseni, kemi vendosur me marr\u00eb pjes\u00eb aktivisht duke k\u00ebrkuar q\u00ebt\u00eb gjitha projektet q\u00eb nuk jan\u00eb realizuar n\u00eb 2023 t\u00eb barten n\u00ebplanifikim p\u00ebr vitin 2024 dhe gjithashtu kemi k\u00ebrkuar q\u00eb 3 projekte t\u00eb reja t\u00eb futen p\u00ebr vitin 2024:<\/p>\n<p>\u2022\u200bRregullimi i hap\u00ebsirave te gjelbra dhe punimi i platos\u00eb mbi lumin mirusha \u2026 300 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>\u2022\u200bFunksionalizimi i Fshati t\u00eb Lumtur \u2026 200 mij\u00eb euro <\/p>\n<p>\u2022\u200bSubvencionimi i femij\u00ebve n\u00eb IPP\u2026 110 mij\u00eb euro <\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb edhe pjesa tjet\u00ebr e opozites ka reaguar me projekte shtes\u00ebdhe me k\u00ebto plot\u00ebsime t\u00eb projekteve e kemi miratuar.<\/p>\n<p>Thjesht nga aspekti i planifikimit te projekteve nuk e kemi lodhur fare n\u00eb planifikim t\u00eb parin e ekzekutivit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00ebmos gjej tek opozita arsyen e d\u00ebshtimit t\u00eb tij edhe n\u00eb vitin 2024, sikurse n\u00eb dy vitet e paraprake, pasi q\u00eb fatkeqesisht po duket se i humb\u00ebm dy vite dhe k\u00ebshtu do t\u00eb humbim gjith\u00eb mandatin pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. <\/p>\n<p>Me kete votim, thjesht ia kemi hequr at\u00eb kart\u00ebn e arsyetimit e vajtimit p\u00ebrmes viktimizimit, prandaj edhe i kemi th\u00ebn\u00eb, ja po ta miratojm\u00eb k\u00ebt\u00eb planifikim, urdh\u00ebro puno tash.<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe i kemi th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por si\u00e7 edhe po duket deri m\u00eb tani e gjith\u00eb puna e tyre po karakterizohet me zero.Nuk paraqet kjo d\u00ebshir\u00eb ton\u00ebn, por realitet gjithsesi.   <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupit i K\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan ka mbajtur t\u00eb shtun\u00ebn konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku ka adresuar q\u00ebndrimet shefi i GK t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu. Fjala e tij e plot\u00eb: Pas nj\u00eb katrahure t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit Komunal q\u00ebnga fillimi i k\u00ebtij mandati e deri m\u00eb tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":160699,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-160698","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}