{"id":161218,"date":"2023-11-04T10:48:11","date_gmt":"2023-11-04T09:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=161218"},"modified":"2023-11-04T10:48:11","modified_gmt":"2023-11-04T09:48:11","slug":"pse-po-mbahet-i-fshehte-draft-statuti-i-asociacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-po-mbahet-i-fshehte-draft-statuti-i-asociacionit\/","title":{"rendered":"Pse po mbahet i fsheht\u00eb draft-statuti i Asociacionit?"},"content":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojn\u00eb se draft-statuti i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, po mbahet i fsheht\u00eb nga publiku p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur publikun se kan\u00eb pranuar kompromise.<\/p>\n<p>Ky draft-statut iu prezantua Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb m\u00eb 21 tetor nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve t\u00eb Bashkuara (SHBA), Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, dy pal\u00ebt deklaruan se dokumenti ishte \u201ci pranuesh\u00ebm\u201d p\u00ebr to, por holl\u00ebsit\u00eb rreth p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura ende.<\/p>\n<p>Kurti dhe Vu\u00e7iqi e kan\u00eb arsyetuar ruajtjen e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebtij dokumenti duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga pes\u00eb emisar\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr Asociacionin m\u00eb 2013 dhe m\u00eb pas m\u00eb 2015 mbi parimet p\u00ebr themelimin e tij.<\/p>\n<p>Po m\u00eb 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs gjeti se marr\u00ebveshja nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatoj\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Beogradi ka ngulur k\u00ebmb\u00eb q\u00eb Asociacioni t\u00eb formohet ashtu si\u00e7 u arrit pajtim n\u00eb Bruksel, e jo q\u00eb disa pika t\u00eb harmonizohen me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, t\u00eb dyja pal\u00ebt e pranuan propozimin e BE-s\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, dhe m\u00eb pas n\u00eb mes t\u00eb marsit, aneksin p\u00ebr zbatimin e tij. Ajo marr\u00ebveshje, nd\u00ebr t\u00eb tjera, parasheh q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb t\u2019iu jepet nj\u00eb nivel i caktuar i vet\u00ebmenaxhimit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, disa diplomat\u00eb t\u00eb huaj konfirmuan se ky vet\u00ebmenaxhim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimi i q\u00ebndrimeve \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr arsyet e mospublikimit t\u00eb statutit\u201d<\/p>\n<p>Analisti politik dhe sociologu, Artan Muhaxhiri, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka vite q\u00eb e kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm Asociacionin, prandaj, sipas tij, atij i nevojitet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur opinionin p\u00ebr realitetin e ri.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrballjet e vazhdueshme me kryeministrat e m\u00ebparsh\u00ebm lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij politike. Prandaj, Kurtit tani i duhet koh\u00eb q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb ta krijoj\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm politik, i cili do t\u2019i b\u00ebnte racionale ndryshimet e tij thelb\u00ebsore n\u00eb qasjen ndaj Asociacionit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, si\u00e7 thekson Muhaxhiri, presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7iq i duhet koh\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur publikun n\u00eb Serbi p\u00ebr t\u00eb pashmangshmen: \u201czgjedhjen e nj\u00eb modeli dhe formati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt e Macronit, Scholzit dhe Melonit p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrparimit t\u00eb shpejt\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb Kosova ta themeloj\u00eb Asociacionin dhe Serbia ta njoh\u00eb de fakto [Kosov\u00ebn], \u00ebsht\u00eb orientimi m\u00eb i qart\u00eb i planeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rajonit ton\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb si, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, than\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb 27 tetor se Kosova dhe Serbia \u201cduhet t\u2019i p\u00ebrmbushin obligimet e tyre hap pas hapi, paralelisht\u201d.<\/p>\n<p>Ata, po ashtu, than\u00eb se pritet njohja de fakto e Kosov\u00ebs nga Serbia, gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, m\u00eb 30 tetor.<\/p>\n<p>Leyen shpjegoi se Kosova duhet ta formoj\u00eb Asociacionin, nd\u00ebrsa Serbia duhet t\u2019i njoh\u00eb dokumentet dhe institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Muhaxhiri thekson se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe konsiderohet si nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u201csepse ajo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strukturore dhe sistematike p\u00ebrcakton integrimin afatgjat\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin institucional nd\u00ebrmjet komunave me shumic\u00eb serbe dhe institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>A e d\u00ebmton \u201cfshehja\u201d e statutit procesin e formimit t\u00eb Asociacionit?<\/p>\n<p>Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike beson se \u201cdokumentet sekrete\u201d dhe negociatat, pa pjes\u00ebmarrjen e publikut, krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manipulime nga politikan\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt ata e keqp\u00ebrdorin at\u00eb dialog p\u00ebr disa nga q\u00ebllimet e tyre politike. P\u00ebr shembull, ai [Vu\u00e7iq] thot\u00eb \u2018nuk do ta njohim kurr\u00eb Kosov\u00ebn\u2019, nd\u00ebrsa Kurti \u2018un\u00eb kurr\u00eb nuk do ta pranoj Asociacionin\u2019. \u00c7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bien dakord, n\u00ebse publiku e refuzon kur i merr vesh [holl\u00ebsit\u00eb], \u00ebsht\u00eb humbje energjie dhe shkaktim i konfliktit\u201d, tha Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cimponimi i zgjidhjeve nuk \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb demokraci\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDraft-statuti si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nuk duhet t\u00eb fshihet fare\u201d, vler\u00ebsoi Janjiq, i cili pretendon se ka pasur qasje n\u00eb at\u00eb dokument, por se nuk mund t\u00eb jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ai vet\u00ebm tha se statuti nis nga zbatimi i marr\u00ebveshjeve baz\u00eb t\u00eb vitit 2013 dhe 2015, t\u00eb cilat jan\u00eb arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, por se ai \u201crip\u00ebrcakton si\u00e7 duhet p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb kuadri vet\u00ebqeveris\u00ebs p\u00ebr autonomin\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb komunitetit serb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ekziston n\u00eb Kroaci si K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Serb, k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb pakicat n\u00eb Serbi dhe Mal t\u00eb Zi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, por jo n\u00eb kuptimin thelb\u00ebsor,\u201d tha ai, duke shtuar se p\u00ebr momentin serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb fituar \u201cmaksimumin e mundsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ai pohoi se statuti i fundit i Asociacionit p\u00ebrcakton mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me autoritetet qendrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebsimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, aktualisht ekzistojn\u00eb kat\u00ebr draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, dhe draft-statuti p\u00ebr Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).<\/p>\n<p>Janjiq beson se procesi i zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin do t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, pra pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat jan\u00eb caktuar p\u00ebr 17 dhjetor.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha Kurti p\u00ebr draft-statutin?<\/p>\n<p>M\u00eb 3 n\u00ebntor, Kurti tha para deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e \u201cpes\u00ebshes s\u00eb madhe\u201d i kan\u00eb k\u00ebrkuar garanci se nuk do ta publikoj\u00eb draft-statutin p\u00ebr t\u2019i shmangur \u201ckeqp\u00ebrdorimet\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mund ta paraqes\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebsimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situat\u00ebn n\u00eb lidhje me njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lideri kosovar, po ashtu, tha se draft-statuti \u201c e nd\u00ebrpret trash\u00ebgimin\u00eb mosnjoh\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ishte \u00e7imentuar n\u00eb marr\u00ebveshjet e vitit 2013 dhe 2015\u201d.<\/p>\n<p>Ai, megjithat\u00eb, tha se draft-statutin zyrtarisht ende nuk e ka pranuar, por nguli k\u00ebmb\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb shkruar me kujdes ndaj germ\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb sesa frym\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kurti shtoi se n\u00eb draft parashihet q\u00eb ky dokument t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen e par\u00eb t\u00eb Brukselit t\u00eb vitit 2013 mbi parimet q\u00eb rregullojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, gjasht\u00eb pikat e para i referohen Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje shkruhet se ky Asociacion do t\u00eb themelohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statutit dhe se shp\u00ebrb\u00ebrja e tij mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm me vendim t\u00eb komunave pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Dy vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb Brukselit, Kosova dhe Serbia n\u00ebnshkruan edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, e cila harmonizoi parimet e p\u00ebrgjithshme dhe elementet ky\u00e7e.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e vitit 2015 p\u00ebrb\u00ebhet nga 22 pika, t\u00eb cilat specifikojn\u00eb korniz\u00ebn ligjore, q\u00ebllimet, struktur\u00ebn organizative, marr\u00ebdh\u00ebniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Disa prej q\u00ebllimeve p\u00ebrmenden se jan\u00eb: forcimi i demokracis\u00eb lokale; kryerja e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb vendore; kryerja e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit; kryerja e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb kujdesin par\u00ebsor dhe dyt\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor dhe social; kryerja e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i sh\u00ebrbimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e saj n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit,Asociacioni i komunaveme shumic\u00eb serbe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Kuvend, nj\u00eb kryetar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetar, nj\u00eb k\u00ebshill, nj\u00eb bord, nj\u00eb administrat\u00eb, nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr ankesa, nd\u00ebrkaq q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrcaktohej me statut.<\/p>\n<p>Edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb flas\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr holl\u00ebsit\u00eb e draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, por se dokumenti \u00ebsht\u00eb \u201cbaz\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE shihni, ne u soll\u00ebm shum\u00eb korrekt dhe asnj\u00eb holl\u00ebsi apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr nuk doli askund n\u00eb gazeta, sepse kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja\u201d, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 tetor, Vu\u00e7iqi tha se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr formimin e Asociacionit por, shtoi se Serbia nuk mund ta pranoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara apo pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, m\u00eb 2 n\u00ebntor ai p\u00ebrs\u00ebriti se \u201c\u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka porositur BE-ja?<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Mirosllav Laj\u00e7ak, tha n\u00eb fund t\u00eb tetorit se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne evropiane p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e ndjeshme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pakicave n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat dhe standardet m\u00eb t\u00eb mira evropiane dhe e cila \u201cnuk p\u00ebrkon me vijat e kuqe t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb ishin p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka konfirmuar se t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb pasur komente dhe pyetje lidhur me k\u00ebt\u00eb propozim evropian dhe ka shprehur shpres\u00ebn se n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb sqarohen pyetjet e hapura dhe dyshimet.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi takim mes kryenegociator\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit p\u00ebr t\u00eb diskutuar hapat e ardhsh\u00ebm n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojn\u00eb se draft-statuti i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, po mbahet i fsheht\u00eb nga publiku p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur publikun se kan\u00eb pranuar kompromise. Ky draft-statut iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":161219,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-161218","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161218"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161218\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}