{"id":161274,"date":"2023-11-05T11:36:16","date_gmt":"2023-11-05T10:36:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=161274"},"modified":"2023-11-05T11:36:16","modified_gmt":"2023-11-05T10:36:16","slug":"qytetaret-pro-e-ekspertet-kunder-importit-te-veturave-me-te-vjetra-se-10-vjet-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qytetaret-pro-e-ekspertet-kunder-importit-te-veturave-me-te-vjetra-se-10-vjet-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt pro e ekspert\u00ebt kund\u00ebr importit t\u00eb veturave m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb ket\u00eb automjete t\u00eb viteve 80-ta, t\u00eb cilat p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ndotin ambientin, jan\u00eb edhe t\u00eb pasigurta n\u00eb komunikacion, gj\u00eb q\u00eb shtojn\u00eb gjasat p\u00ebr aksidente.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00eb dhe drejtues t\u00eb institucioneve, nuk e shohin t\u00eb rrug\u00ebs, q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019iu mund\u00ebsohen regjistrimi i veturave t\u00eb kapshme p\u00ebr xhepin e tyre, e t\u00eb cilat do t\u00eb ndikonin p\u00ebr nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe siguri m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb mbetet n\u00eb fuqi ligji me t\u00eb cilin, nj\u00eb vetur\u00eb mund t\u00eb regjistrohet dhe t\u00eb pajisjet me targat RKS, vet\u00ebm n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nga viti 2013-2023, konkretisht 10 vite m\u00eb e vjet\u00ebr nga viti ekzistues. P\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve, regjistrimi i veturave t\u00eb vitit 2013, \u00ebsht\u00eb i pamundur. Kjo p\u00ebr shkak se deri tek targat, m\u00eb e lira do t\u2019i kushtonte rreth 3500 euro, pa llogaritur blerjen e vetur\u00ebs n\u00eb vendet evropiane dhe koston e importit deri n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt jan\u00eb pro ndryshimit t\u00eb ligjit aktual, i cili nuk lejon regjistrimin e veturave nga viti 2000-2010. Ata thon\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 ruajtjes s\u00eb ambientit, veturat e viteve 2000, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta se sa ato t\u00eb viteve t\u00eb m\u00eb hershme, t\u00eb cilat qarkullojn\u00eb ende n\u00eb rrug\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse, ekspert\u00eb t\u00eb mjedisit dhe komunikacionit e konsiderojn\u00eb si t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe me efekte negative heqjen e kufizimit p\u00ebr importin e veturave m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet.<\/p>\n<p>Ka disa vite prej kur deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, M\u00ebrgim Lushtaku ka iniciuar plot\u00ebsim-ndryshimin e ligjit p\u00ebr importin e veturave, ku k\u00ebrkohet heqja e kufizimit t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb, por q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb.<\/p>\n<p>Lushtaku thot\u00eb se ky ligj n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar me nj\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb, derisa potencon se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb i duket e padrejt\u00eb, por q\u00eb nuk po gjen pajtueshm\u00ebri t\u00eb deputet\u00ebve shumic\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb edhe pjesa ku veturat t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet me k\u00ebt\u00eb ligj aktual, nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb importohen dhe t\u00eb blihen n\u00eb Kosov\u00eb. Ne e dim\u00eb q\u00eb ka n\u00eb Kosov\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb standard i dyfisht\u00eb sepse n\u00eb BE t\u00eb gjitha ligjet lidhen me standarde, nuk lidhen me vite. Prandaj, ka qen\u00eb k\u00ebrkesa ime q\u00eb nga fillimi q\u00eb t\u00eb ndryshohet dhe mos t\u00eb b\u00ebhen kriteret e dyfishta. K\u00ebto kritere nuk jan\u00eb as n\u00eb Zvic\u00ebr, as n\u00eb Gjermani, as n\u00eb vendet e Ballkanit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuara, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, prandaj mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb dhe si e till\u00eb kam k\u00ebrkuar plot\u00ebsim ndryshimin e ligjeve p\u00ebr automjete por fatkeq\u00ebsisht nuk e kam gjetur pajtueshm\u00ebrin\u00eb e deputet\u00ebve shumic\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim\u201d, tha Lushtaku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket akciz\u00ebs doganore, Lushtaku thot\u00eb se nevojiten ndryshime, derisa thekson se p\u00ebr veturat e reja duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb akciz\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Qeveria e Kosov\u00ebs pati diskutuar p\u00ebr lejimin e importit t\u00eb veturave m\u00eb t\u00eb vjetra se dhjet\u00eb vjet. Zyrtar\u00eb t\u00eb saj pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb analizave p\u00ebr shikimin e politikave tatimore, jan\u00eb duke e trajtuar nj\u00eb opsion t\u00eb till\u00eb\u201d. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ende nuk ka ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrmes emailit, thot\u00eb se jan\u00eb duke hulumtuar m\u00ebnyr\u00ebn e rregullimit t\u00eb importit t\u00eb automjeteve n\u00eb funksion t\u00eb mbrojt\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb financuar nga Qeveria e Japonis\u00eb. MI-ja potencon se pjes\u00eb e hulumtimit \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb kufizimi t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes euro normave, ku importi kufizohet n\u00eb euro V.<\/p>\n<p>\u201cMomentalisht e kemi nj\u00eb projekt te financuar nga JICA (Qeveria Japoneze) p\u00ebrmes t\u00eb cilit jemi duke i hulumtuar m\u00ebnyr\u00ebn e rregullimit te importit te automjeteve e ne funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ambientit. Pjese e hulumtimit \u00ebsht\u00eb edhe mund\u00ebsia qe kufizimi te behet p\u00ebrmes Euro normave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast importi te kufizohet ne euro v. Po ashtu projektligji p\u00ebr automjete \u00ebsht\u00eb ne procedura t\u00eb p\u00ebrgatitjes. Me ligjin e ri do t\u00eb rregullohet edhe importi\u201d, thot\u00eb MI-ja p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Ndryshe nga deputeti Lushtaku, lidhur me propozimin q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mund t\u00eb importohen veturat m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet, mendon eksperti i komunikacionit, Muhamet Krasniqi. Ai thot\u00eb se me miratimin e k\u00ebtij vendimi, do t\u00eb krijohet nj\u00eb deponi e automjeteve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se qeveria duhet t\u00eb favorizoj\u00eb importimin e automjeteve t\u00eb reja n\u00eb vend t\u00eb atyre t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vazhdoj dhe jam konsistent n\u00eb mendimin tim se qeveria, shteti, duhet t\u00eb favorizoj importimin e automjeteve t\u00eb reja, n\u00eb vend se t\u00eb favorizoj\u00eb importimin e automjeteve t\u00eb vjetra t\u00eb cilat, pothuajse shtetet e Bashkimit Evropian, i largojn\u00eb nga qarkullimi i tyre i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe pastaj n\u00eb Kosov\u00eb krijohet n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme nj\u00eb deponi e k\u00ebtyre automjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura, t\u00eb cilat n\u00eb aspektin teknik, dyshoj se i plot\u00ebsojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm kriteret teknike p\u00ebr t\u2019u regjistruar dhe p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm nga qytetar\u00ebt\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, eksperti i mjedisit, Zeqir Veselaj p\u00ebr KosovaPress, thot\u00eb se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duke qen\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb ekonomike, favorizohen nga ky vendim, por q\u00eb sipas tij, n\u00eb aspektin mjedisor do t\u00eb shkaktoj\u00eb ngarkes\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shikojm\u00eb n\u00eb dimensionin ekonomik p\u00ebr popullin e varf\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb zhvendosje e k\u00ebtij kufiri t\u00eb limitit p\u00ebr import t\u00eb veturave, do t\u00eb ishte e mir\u00ebseardhur sepse situata ekonomike e njer\u00ebzve ua imponon q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb vetura m\u00eb t\u00eb lira dhe n\u00eb parim \u00e7do vetur\u00eb sa m\u00eb e vjet\u00ebr, \u00e7mimi i saj shkon duke r\u00ebn\u00eb. Por, kjo e imponon k\u00ebt\u00eb dimensionin tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb dimensioni ekologjik, q\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb sa m\u00eb e vjet\u00ebr, d\u00ebmin ose ndikim n\u00eb mjedis e ka m\u00eb t\u00eb madh\u2026Publiku kosovar\u00eb duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb ekonomike, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb asaj q\u00eb t\u00eb hiqet ky kufizimi i 10 vje\u00e7arit, por p\u00ebr ne ambientalistat, ne mendojm\u00eb se nj\u00eb zhvendosje e k\u00ebtij kufiri, nj\u00eb zgjatje pavar\u00ebsisht t\u00eb nj\u00eb dobie afatshkurt\u00ebr ekonomike q\u00eb mund ta sjell\u00eb, n\u00eb aspektin mjedisor do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit\u201d, potencon Veselaj.<\/p>\n<p>Ai shton se automjetet jan\u00eb ndot\u00ebsit e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Kosov\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas termocentraleve, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb industris\u00eb.<\/p>\n<p>Se qytetar\u00ebve iu konvenon nj\u00eb vendim i till\u00eb, e pohojn\u00eb vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Qytetari Gjergj Lumezi shprehet se po t\u00eb ndryshohej 10 vje\u00e7ari n\u00eb 15, sa i p\u00ebrket kufizimit, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo duhet se m\u00eb mir\u00eb, puna q\u00eb ndotja ajrit pak zvog\u00eblohet, niveli i ndotjes\u2026M\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshohet pak, se t\u2019i marrim m\u00eb t\u00eb reja pak \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u202615 vjet mundet\u201d, tha Lumezi.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb mendon edhe Mehdi Gashi, teksa thot\u00eb se e ka nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb viteve 87\u2019 q\u00eb nuk e nd\u00ebrron me asnj\u00eb automjet tjet\u00ebr. Ai shton se \u2018ne nuk kemi standarde p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vitet e prodhimit\u2019.<\/p>\n<p>\u201cSe di gjith\u00e7ka b\u00ebjn\u00eb, ku ia kan\u00eb m\u00ebsy a mir\u00eb a keq, i dalin mban\u00eb\u2026Po qysh nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb more, po ne t\u00eb shkretit ku t\u00eb marrim mos t\u00eb investohet mbi 10 vjet. Un\u00eb e kam n\u00eb vetur\u00eb timen 87\u2019sot nuk ia nd\u00ebrroj askujt hiq, po m\u00eb punon mir\u00eb, po e vozis\u00eb mir\u00eb. Nuk kemi standard ne me k\u00ebqyr e me ndryshu vitet e prodhimit e gj\u00ebra\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 44 t\u00eb Ligjit p\u00ebr automjete q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar qysh n\u00eb vitin 2017, thuhet se \u201cmjetet rrugore q\u00eb importohen n\u00eb Kosov\u00eb, nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb ket\u00eb automjete t\u00eb viteve 80-ta, t\u00eb cilat p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ndotin ambientin, jan\u00eb edhe t\u00eb pasigurta n\u00eb komunikacion, gj\u00eb q\u00eb shtojn\u00eb gjasat p\u00ebr aksidente. Megjithat\u00eb, ekspert\u00eb dhe drejtues t\u00eb institucioneve, nuk e shohin t\u00eb rrug\u00ebs, q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019iu mund\u00ebsohen regjistrimi i veturave t\u00eb kapshme p\u00ebr xhepin e tyre, e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":161275,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-161274","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}