{"id":161790,"date":"2023-11-21T11:07:49","date_gmt":"2023-11-21T10:07:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=161790"},"modified":"2023-11-21T11:07:49","modified_gmt":"2023-11-21T10:07:49","slug":"120-police-sulmohen-per-10-muaj-kerkohen-ndeshkime-te-rrepta-dhe-sigurim-shendetesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/120-police-sulmohen-per-10-muaj-kerkohen-ndeshkime-te-rrepta-dhe-sigurim-shendetesor\/","title":{"rendered":"120 polic\u00eb sulmohen p\u00ebr 10 muaj, k\u00ebrkohen nd\u00ebshkime t\u00eb rrepta dhe sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Sulmet ndaj polic\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb shqet\u00ebsueshme me 120 raste n\u00eb 10 muajt e fundit. Ekspert\u00ebt b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr masat e rrepta ligjore dhe sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr personelin policor<\/p>\n<p>Nga janari deri n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, jan\u00eb kryer gjithsej 120 raste t\u00eb sulmeve ndaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb, sipas statistikave t\u00eb siguruara nga Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr rrezikshm\u00ebris\u00eb n\u00eb pun\u00eb ata nuk e g\u00ebzojn\u00eb as sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb Arben Dashevci, ka k\u00ebrkuar q\u00eb nd\u00ebshkimet p\u00ebr ata q\u00eb i sulmojn polic\u00ebt t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta.<\/p>\n<p>\u201cMasat ndaj atyre q\u00eb sulmojn\u00eb polic\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta\u201d, ka deklaruar ai p\u00ebr Portalin Dukagjini.<\/p>\n<p>Sipas tij masat e rrepta ligjore e mbrojn\u00eb personelin policor.<\/p>\n<p>Dashevci tha se p\u00ebrpos sulmeve ndaj polic\u00ebve jan\u00eb shtuar edhe krimet e tjera si\u00e7 jan\u00eb vjedhjet e r\u00ebnda apo grabitjet.<\/p>\n<p>Sipas tij kjo ka mundur t\u00eb ndodh p\u00ebr shkak edhe t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe koncentrimit t\u00eb Policis\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb periudh\u00ebn Janar -Tetor 2023 p\u00ebrpos q\u00eb jan\u00eb shpeshtuar rastet e sulmeve ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb shpeshtuar edhe rastet e vjedhjeve t\u00eb r\u00ebnda dhe grabitjeve gjithashtu. Kjo \u00ebsht\u00eb dukuri shqet\u00ebsuese, duke pasur parasysh q\u00eb policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e koncentruar n\u00eb veriun e vendin p\u00ebr shtrirjen e plot\u00eb t\u00eb sovranitetit n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb. Andaj masat ligjore nd\u00ebshkimore ndaj atyre q\u00eb i sulmojn\u00eb polic\u00ebt e Kosov\u00ebs pa dyshim se duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta, duke u bazuar n\u00eb ligjet n\u00eb fuqi. T\u00eb sulmosh zyrtaret policor\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sulm ndaj ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatuesit te ligjit. Masat m\u00eb t\u00eb rrepta ligjore jan\u00eb t\u00eb domosdoshme\u201d, ka deklaruar ai p\u00ebr Dukagjinin.<\/p>\n<p>Dashevci ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb forta edhe p\u00ebr kushtet e pun\u00ebs dhe sigurin\u00eb e personelit policor.<\/p>\n<p>Ai e ka kritikuar nivelin e pagave, duke potencuar se Policia e Kosov\u00ebs, e cila buron nga populli dhe i sh\u00ebrben popullit, meriton nj\u00eb pag\u00eb dinjitoze p\u00ebr pun\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Duke theksuar pun\u00ebn nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb Policis\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb menj\u00ebhershme, ai ka apeluar p\u00ebr fuqizim n\u00eb aspektin e burimeve njer\u00ebzore, logjistik\u00ebs dhe teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij dor\u00ebheqjet e zyrtar\u00ebve policor\u00eb jan\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebheqjet jan\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese sipas mendimit tim, nevojitet fuqizimi i institucionit policor si ne aspektin e burimeve njer\u00ebzore po ashtu edhe ne ato logjistike, e teknologjike, krahas zhvillimit dhe avancimit t\u00eb teknologjis\u00eb. Krijimi i kushteve me t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00eb, mir\u00ebqenia me sigurt dhe m\u00eb e lart\u00eb jan\u00eb nevoj\u00eb po ballafaqohemi me inflacion t\u00eb lart\u00eb, me \u00e7mime t\u00eb larta n\u00eb \u00e7do artikull ushqimor\u00eb, policia \u00ebsht\u00eb e popullit dhe buron nga populli meriton pag\u00eb dinjitoze sepse puna e tyre \u00ebsht\u00eb specifike, gjithashtu p\u00ebrfshir\u00eb avancimin profesional k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb domosdoshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, fuqizimi dhe rregullimi i mir\u00ebqenies s\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb, si dhe rregullimi i sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor jan\u00eb nevoj\u00eb dhe jo luks.<\/p>\n<p>Ai ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn e nj\u00ebsive speciale dhe ka th\u00ebn\u00eb se shtesat e miratuara nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr polic\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, duke theksuar se ata ballafaqohen me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe se kan\u00eb d\u00ebshmuar profesionalizmin e tyre n\u00eb situata t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb tona speciale ballafaqohen me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, ku e d\u00ebshmuan profesionalitetin e tyre t\u00eb pa par\u00eb deri m\u00eb sot shtesat sipas mendimit tim duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, sepse puna e tyre \u00ebsht\u00eb meritore, profesionale, dhe e pa shembullt\u201d, ka deklaruar Dashevci.<\/p>\n<p>\u201cSigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor jan\u00eb prioritetet kryesore t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb\u201d<br \/>\nKryesindikalisti i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Imer Zeqiri, ka theksuar se, megjith\u00ebse policia \u00ebsht\u00eb e pajisur me pajisje t\u00eb nevojshme p\u00ebr sigurin\u00eb, shtesat p\u00ebr rrezikshm\u00ebri jan\u00eb ende n\u00eb nivele jo t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cShtesat p\u00ebr rrezikshm\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak se sa kishim para implementimit t\u00eb Ligjit t\u00eb Pagave. Zyrtar\u00ebt policor\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuar, dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb kushte t\u00eb sigurta dhe efektive p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb detyr\u00ebn e tyre,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Zeqiri p\u00ebr Dukagjinin.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se sigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor jan\u00eb prioritetet kryesore t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr faktin q\u00eb shum\u00eb nga shtesat p\u00ebr rrezikshm\u00ebri jan\u00eb ende n\u00eb nivelin e ligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb pagave, nd\u00ebrsa kushtet sh\u00ebndet\u00ebsore nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e duhur.<\/p>\n<p>Nga numri i lart\u00eb i dor\u00ebheqjeve vullnetare t\u00eb polic\u00ebve, me mbi 2 mij\u00eb e 300 raste, kryesindikalisti Zeqiri, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr marrjen e masave t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve n\u00eb policin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cDuke u bazuar n\u00eb numrin e lart\u00eb t\u00eb dor\u00ebheqjeve vullnetare, mbi 2 mij\u00eb e 300 raste, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve n\u00eb policin\u00eb ton\u00eb. P\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve do t\u00eb ndikonte drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb parandalimin e dor\u00ebheqjeve\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Zeqiri.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se m\u00eb 27 tetor, Qeveria e Kosov\u00ebs i ka prezantuar shtesat p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Shtesat jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb shtat\u00eb kategori, var\u00ebsisht prej pozitave t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb elitare, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr Nj\u00ebsin\u00eb Speciale Intervenuese, Nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Nd\u00ebrhyrje t\u00eb Shpejt\u00eb dhe Nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Mbrojtje t\u00eb Af\u00ebrt, shtesat do t\u00eb jen\u00eb prej 150 euro mbi pag\u00ebn baz\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr Nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr eksploziv\u00ebt dhe deminim, Qeveria ka th\u00ebn\u00eb se shtesa do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 120 eurosh.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn e pagave dhe shtesave, sipas burimeve zyrtare, do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga muaji n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Pagat e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, variojn\u00eb nga 210 euro p\u00ebr kadet\u00ebt policor\u00eb deri n\u00eb mbi 1.500 euro p\u00ebr drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulmet ndaj polic\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb shqet\u00ebsueshme me 120 raste n\u00eb 10 muajt e fundit. Ekspert\u00ebt b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr masat e rrepta ligjore dhe sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr personelin policor Nga janari deri n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, jan\u00eb kryer gjithsej 120 raste t\u00eb sulmeve ndaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb, sipas statistikave t\u00eb siguruara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":161798,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-161790","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161790\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}