{"id":162068,"date":"2023-11-26T13:08:33","date_gmt":"2023-11-26T12:08:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=162068"},"modified":"2023-11-26T13:08:33","modified_gmt":"2023-11-26T12:08:33","slug":"cka-thane-osmani-kurti-e-gervalla-per-draft-statutin-e-asociacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cka-thane-osmani-kurti-e-gervalla-per-draft-statutin-e-asociacionit\/","title":{"rendered":"\u00c7ka than\u00eb Osmani, Kurti e G\u00ebrvalla p\u00ebr draft-statutin e Asociacionit"},"content":{"rendered":"<p>Tre krer\u00ebt e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e ministrja e Jashtme, gjate jav\u00ebs kan\u00eb pas deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr draftin e asociacionit t\u00eb publikuar.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se n\u00eb draft-statutin e Asociacionin t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb prezantuar nga Bashkimi Evropian, ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat krijojn\u00eb dykuptim\u00ebsi, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr media, ajo tha se jan\u00eb dy-tri gj\u00ebra q\u00eb krijojn\u00eb dykuptim\u00ebsi dhe se ato duhet sqaruar.<\/p>\n<p>\u201cKa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat patjet\u00ebr duhet t\u00eb sqarohen, sepse krijojn\u00eb dykuptim\u00ebsi, e rrjedhimisht do t\u00eb mund t\u00eb shkaktonin probleme n\u00eb praktik\u00eb. Me shpres\u00ebn q\u00eb ato mund t\u00eb eliminohen edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, pra para se t\u00eb shkoj\u00eb drafti n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese. Mir\u00ebpo n\u00eb qoft\u00eb se jo un\u00eb jam e bindur q\u00eb Gjykata do i sqaroj\u00eb ato duke u bazuar edhe n\u00eb interpretimet e vet gjykat\u00ebs q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2015, shum\u00eb prej t\u00eb cilave jan\u00eb si parime udh\u00ebrr\u00ebfyese tani p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo asociacioni\u201d, deklaroi Osmani.<\/p>\n<p>Tutje, e para e shtetit nuk dha detaje sa i p\u00ebrket komenteve t\u00eb saj, por shtoi se \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb i nj\u00ebjti nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe me partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vet emisar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mos t\u2019i b\u00ebjm\u00eb publike komentet, pa i b\u00ebr\u00eb ata vet publike draftin q\u00eb e kan\u00eb prezantuar, do ta respektoj k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Edhe pse mendoj q\u00eb nga fillimi ka qen\u00eb e padrejt\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsisht e pa arsyeshme q\u00eb ky draft mos t\u00eb ndahet edhe me lider\u00ebt e opozit\u00ebs. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb si parti politike qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb si presidente kam insistuar nga dita e par\u00eb q\u00eb ky draft t\u00eb ndahet edhe me ta dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti ata q\u00eb jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dokumenti do ta japin edhe miratimin p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Derisa Kryeministri, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ai i cili duhet ta publikoj\u00eb draft-statutin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. K\u00ebt\u00eb, sipas tij, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi evropian.<\/p>\n<p>Propozimi i zyrtar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr formim t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, u \u00ebsht\u00eb prezantuar Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, m\u00eb 21 tetor nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTash i p\u00ebrket nd\u00ebrmjet\u00ebsit [BE-s\u00eb], i p\u00ebrket nd\u00ebrmjet\u00ebsit evropian q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb publik draftin dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb nuk i b\u00ebj dot publike v\u00ebrejtjet dhe kritikat e mia. Besoni q\u00eb ka akter\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb mezi presin un\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb shkelje t\u00eb procesit dhe procedurave dhe kjo do ta d\u00ebmtonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Sa p\u00ebr mua le ta publikojn\u00eb edhe draft-statutin, e k\u00ebsisoj t\u00eb hapet edhe rruga p\u00ebr t\u00eb publikuar edhe ne v\u00ebrejtjet e kritikat tona\u201d, tha Kurti para gazetar\u00ebve t\u00eb premten n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti p\u00ebrs\u00ebriti se m\u00eb 26 tetor, n\u00eb takimin n\u00eb Bruksel me lider\u00ebt evropian\u00eb, ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar \u201cpaket\u00ebn, jo nj\u00ebrin prej teksteve\u201d q\u00eb sipas tij n\u00ebnkupton s\u00eb pari Marr\u00ebveshje Bazike, Aneksi i zbatimit dhe pastaj draft-statuti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti arrit\u00ebn Marr\u00ebveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin p\u00ebr zbatimin e tij.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe nj\u00eb nivel t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon nga Prishtina dhe Beogradi q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb, po ashtu, t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Sipas Kurtit, duke refuzuar n\u00ebnshkrimin, Serbia nuk d\u00ebshiron asociacion p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, por \u201ckund\u00ebr Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cU l\u00ebshua nj\u00eb shans unik e i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb vuloset normalizimi. Me k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb lejoni t\u00eb theksoj q\u00eb n\u00ebse Serbia do t\u00eb ishte e interesuar p\u00ebr normalizim, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk do ta shkelte Marr\u00ebveshjen Bazike t\u00eb 27 shkurtit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ajo do t\u00eb b\u00ebnte hapa t\u00eb p\u00ebrparimit sa i p\u00ebrket kapitullit 35 t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkim Evropian\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Derisa kryediplomatja k\u00ebrkoi durim p\u00ebr mospublikimin e dokumentit dhe n\u00ebnvizoi se qeveria nuk do t\u00eb pranoj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn: \u201cDrafti nuk ofron asnj\u00eb lloj autonomie p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb pyetja pasi p\u00ebrgjigja nuk varet nga ne. Po t\u00eb ishte p\u00ebr neve si qeveri, ne menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen do ta kishim publikuar. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e atyre q\u00eb fasilitojn\u00eb procesin e negociatave\u201d.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla shtoi se takime trilaterale n\u00eb Bruksel nuk mund t\u00eb ket\u00eb derisa Bashkimi Europian t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb. Lidhur me njohjet e reja t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, ministrja tha se nuk mund ta tregoj\u00eb me sakt\u00ebsi se kur do t\u00eb ket\u00eb: \u201cUn\u00eb mund t\u2019iu them se asnj\u00eb dit\u00eb nuk kalon pa punuar intensivisht p\u00ebr njohjet e reja, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb pes\u00eb vendeve jo njoh\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb dhe pastaj n\u00eb kontinentet t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parasheh Asociacioni?<\/p>\n<p>Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe parashikohet q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb rreth vetes dhjet\u00eb komuna n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe: Mitrovic\u00eb e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Gra\u00e7anic\u00eb, Zve\u00e7an, Zubin Potok, Novob\u00ebrd\u00eb, Leposaviq dhe Sht\u00ebrpc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjeve, Asociacioni ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat kolektive t\u00eb k\u00ebtyre komunave, ve\u00e7mas n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, planifikimit urban dhe rural si dhe t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2015 p\u00ebr parimet p\u00ebr krijimin e Asociacionit, objektivat kryesor\u00eb t\u00eb Asociacionit jan\u00eb: ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb lokale; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb lokale primare e sekondare dhe p\u00ebrkujdesjen sociale; ushtron v\u00ebshtrimin e plot\u00eb p\u00ebr koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve lokale t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kthyerit n\u00eb Kosov\u00eb; zhvillon, koordinon, leht\u00ebson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shp\u00ebrndan, dhe avokon p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij dhe i p\u00ebrfaq\u00ebson ata p\u00ebrfshir\u00eb tek autoritetet qendrore; vendos marr\u00ebdh\u00ebnie dhe hyn n\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me asociacionet tjera t\u00eb komunave, vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, etj.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr Asociacionin m\u00eb 2013 dhe m\u00eb pas m\u00eb 2015 mbi parimet p\u00ebr themelimin e tij.<\/p>\n<p>Po m\u00eb 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs gjeti se marr\u00ebveshja nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatoj\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Beogradi ka ngulur k\u00ebmb\u00eb q\u00eb Asociacioni t\u00eb formohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb arritur pajtim n\u00eb Bruksel, e jo q\u00eb disa pika t\u00eb harmonizohen me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova e Serbia jan\u00eb pjes\u00eb e dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve, prej vitit 2011.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb mori marr\u00ebveshjesh, por jo t\u00eb gjitha jan\u00eb zbatuar.\/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre krer\u00ebt e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e ministrja e Jashtme, gjate jav\u00ebs kan\u00eb pas deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr draftin e asociacionit t\u00eb publikuar. Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se n\u00eb draft-statutin e Asociacionin t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb prezantuar nga Bashkimi Evropian, ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat krijojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":162069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162068","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162068\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}