{"id":162247,"date":"2023-11-29T13:12:15","date_gmt":"2023-11-29T12:12:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=162247"},"modified":"2023-11-29T13:12:15","modified_gmt":"2023-11-29T12:12:15","slug":"pasaportat-e-kosoves-per-serbet-ceshtje-integrimi-apo-zgjedhjeje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pasaportat-e-kosoves-per-serbet-ceshtje-integrimi-apo-zgjedhjeje\/","title":{"rendered":"Pasaportat e Kosov\u00ebs p\u00ebr serb\u00ebt \u2013 \u00e7\u00ebshtje integrimi apo zgjedhjeje"},"content":{"rendered":"<p>Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosov\u00ebs, \u201cp\u00ebr arsye politike\u201d, ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Evropian q\u00eb t\u00eb mos e lejoj\u00eb liberalizimin e vizave p\u00ebr pasaportat e Administrat\u00ebs Koordinuese, t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se kan\u00eb ndonj\u00eb arsye [tjet\u00ebr] p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pozitive\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb serbe dhe bashk\u00eb me t\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur pasaport\u00eb edhe t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Filipi ka vet\u00ebm pasaport\u00ebn e Administrat\u00ebs Koordinuese dhe thot\u00eb se nuk ka dashur ta marr\u00eb at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse shpreson se do t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb pa viza edhe me pasaport\u00ebn e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza n\u00eb shtetet evropiane \u2013 t\u00eb njohura si zona Schengen \u2013 nga 1 janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Serbia ka fituar liberalizimin e vizave n\u00eb vitin 2009, por me kushtin q\u00eb t\u00eb mos zbatohet p\u00ebr poseduesit e pasaportave q\u00eb i l\u00ebshon ajo p\u00ebr qytetar\u00ebt me vendbanim n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>A e d\u00ebmton propozimi i Komisionit Evropian integrimin e serb\u00ebve?<\/p>\n<p>Pasi Komisioni Evropian paralajm\u00ebroi n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti se liberalizimi i vizave, i miratuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, vlen vet\u00ebm p\u00ebr poseduesit e pasaportave t\u00eb Kosov\u00ebs, i nj\u00ebjti organ \u2013 n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit \u2013 dha rekomandimin p\u00ebr heqjen e vizave edhe p\u00ebr poseduesit e pasaportave t\u00eb Administrat\u00ebs Koordinuese, e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs shprehu m\u00eb pas \u201cshqet\u00ebsimin\u201d e saj p\u00ebr nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb pa konsultime apo njoftim paraprak.<\/p>\n<p>Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe t\u00eb Administrat\u00ebs Koordinuese, sepse e konsideron at\u00eb si institucion ilegal.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e k\u00ebtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, d\u00ebmton p\u00ebrpjekjet tona afatgjate [p\u00ebr integrimin e serb\u00ebve]\u201d, shkroi z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, m\u00eb 21 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, tha se pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb me pasaporta t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 n\u00ebntor, Komisioni Evropian nuk iu p\u00ebrgjigj konkretisht pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me v\u00ebrejtjet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por tha se do t\u2019iu p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>A kontribuojn\u00eb pasaportat e Kosov\u00ebs n\u00eb integrimin e serb\u00ebve?<\/p>\n<p>Petri nga Gra\u00e7anica \u2013 komun\u00eb me shumic\u00eb serbe af\u00ebr Prishtin\u00ebs \u2013 ka edhe pasaport\u00eb kosovare, edhe serbe.<\/p>\n<p>Ai beson se marrja e ndonj\u00eb dokumenti t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb thot\u00eb integrim thelb\u00ebsor n\u00eb sistemin apo shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, por se, sipas tij, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201carsye praktike\u201d ose \u201cpamund\u00ebsi zgjedhjeje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit duhet t\u00eb ken\u00eb zgjedhje dhe mund\u00ebsi t\u00eb barabarta. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i integruar serb\u00ebt duke ofruar cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jetes\u00ebs, jo me shantazhe ose duke i kufizuar zgjedhjet\u201d, thot\u00eb Petri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat i jan\u00eb ofruar REL-it n\u00eb fund t\u00eb tetorit, k\u00ebrkesat p\u00ebr pasaporta t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb komunitetet serbe jan\u00eb rritur gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka pasur n\u00eb komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr shembull, n\u00eb periudh\u00ebn nga 1 janari 2023 deri m\u00eb 30 korrik 2023, numri i k\u00ebrkesave p\u00ebr pasaport\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 97 p\u00ebr qind n\u00eb Leposaviq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb sektori civil?<\/p>\n<p>Sektori civil shqiptar dhe ai serb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb pik\u00ebpamje krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, beson se pajisja me pasaporta lidhet drejtp\u00ebrdrejt me integrimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe sistemin kosovar dhe thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb standard q\u00eb vlen n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet demokratike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe nj\u00eb parim q\u00eb duhen mbrojtur dhe zbatuar\u201d, thot\u00eb Miftaraj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Marrja e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi, shton ai, u mund\u00ebson qytetar\u00ebve t\u2019i ushtrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo lidhje mes shtetit dhe qytetar\u00ebve krijon nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb interesit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, ose m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb lidhjes mes qytetar\u00ebve dhe vet\u00eb shtetit\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Por, Jovana Radosavleviq, drejtore e Iniciativ\u00ebs s\u00eb Re Sociale, thot\u00eb se \u201ct\u00eb kesh nj\u00eb pasaport\u00eb t\u00eb caktuar nuk do t\u00eb thot\u00eb integrim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duhet t\u00eb theksoj se problem i madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi, \u00ebsht\u00eb politizimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve. Shtetasit e Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb \u2013 pasaport\u00ebn mund ta marrin, por nuk e kan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Po k\u00ebshtu, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb edhe shtetas i Serbis\u00eb, ai mund t\u2019i marr\u00eb t\u00eb dyja pasaportat, mund ta marr\u00eb ose nj\u00ebr\u00ebn, ose n\u00eb fund t\u00eb fundit asnj\u00ebr\u00ebn\u201d, thot\u00eb Radosavleviq p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ajo, po ashtu, kujton se sektori civil shqiptar ka qen\u00eb i pari q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar propozimin e KE-s\u00eb p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr pasaportat e l\u00ebshuara nga Administrata Koordinuese dhe konsideron se di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cshqet\u00ebsuese\u201d.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja e pasaportave serbe \u201cndan\u201d sektorin civil<\/p>\n<p>M\u00eb 21 n\u00ebntor, nj\u00eb grup prej rreth 20 organizatash joqeveritare nga komuniteti shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, vler\u00ebsoi se heqja e vizave p\u00ebr pasaportat e Administrat\u00ebs Koordinuese do ta d\u00ebmtonte procesin e integrimit t\u00eb serb\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi theksoi se n\u00ebse propozimi miratohet, ai do ta d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00ebllimin dhe zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dy vendet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast u vu theksi te pika e Marr\u00ebveshjes lidhur me respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb reagoi sektorit civil serb n\u00eb Kosov\u00eb, duke e konsideruar si \u201cfyes\u201d q\u00ebndrimin e koleg\u00ebve nga komuniteti shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas tij, marrja e pasaportave t\u00eb Kosov\u00ebs nuk n\u00ebnkupton n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb integrimin e serb\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe sistemin kosovar.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb serb i Kosov\u00ebs m\u00eb shum\u00eb nuk do t\u00eb integrohet n\u00ebse i jepet pasaporta e Kosov\u00ebs\u2026 Kjo rrjedh nga fakti se pasaporta nuk mund t\u00eb merret pa let\u00ebrnjoftim dhe d\u00ebshmi t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb person q\u00eb merr pasaport\u00ebn e re tashm\u00eb ka n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb i integruar\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e n\u00ebnshkruar nga rreth 15 organizata, mes tyre edhe Nisma e Re Sociale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr reagim i hapur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt pasoi m\u00eb 24 n\u00ebntor, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u thirr nj\u00eb takim i p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb t\u00eb cilin sektori civil shqiptar dhe ai serb do t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e diskutueshme.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Administrata Koordinuese institucion paralel?<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, i b\u00ebri thirrje BE-s\u00eb q\u00eb dokumentet e l\u00ebshuara nga Serbia p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u2019i trajtoj\u00eb si t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Jovana Radosavleviq, nga Iniciativa e Re Sociale, thot\u00eb se KE-ja duhet t\u00eb konkludoj\u00eb n\u00ebse Administrata Koordinuese \u00ebsht\u00eb institucion i paligjsh\u00ebm ose jo, por n\u00ebnvizon se, aktualisht, ajo \u00ebsht\u00eb i vetmi organ q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pasaporta p\u00ebr qytetar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, apo p\u00ebr personat e zhvendosur nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ky organ do t\u00eb shfuqizohej, k\u00ebta shtetas do t\u00eb privoheshin nga t\u00eb drejtat e tyre, n\u00eb kuptimin q\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb, edhe pse kjo pasaport\u00eb [e l\u00ebshuar nga Administrata Koordinuese] k\u00ebrkon ende viz\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, thot\u00eb se Administrata Koordinuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i paligjsh\u00ebm dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGabimi apo praktika jo e duhur e Komisionit Evropian n\u00eb vitin 2009, nuk mund t\u00eb legjitimohet dhe legalizohet. Ky mekaniz\u00ebm, t\u00eb cilin Komisioni Evropian e ka pranuar si zgjidhje politike, nuk mund t\u00eb pranohet dhe nuk duhet t\u00eb legjitimohet n\u00eb vitin 2023\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Ai shton se Administrata Koordinuese p\u00ebr dh\u00ebnien e pasaportave p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ekziston p\u00ebr shkak se BE-ja nuk e ka detyruar Serbin\u00eb q\u00eb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn dhe t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb zgjidhje praktike pa e shkelur Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Serbia ka formuar Administrat\u00ebn Koordinuese si organ t\u00eb Ministris\u00eb serbe t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebr l\u00ebshimin e pasaportave p\u00ebr qytetar\u00ebt me vendbanim n\u00eb Kosov\u00eb. Ky, n\u00eb fakt, ka qen\u00eb kusht i BE-s\u00eb q\u00eb Serbia ta merrte liberalizimin e vizave, me shpjegimin se, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka rreziqe sigurie q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht me migracionin ilegal.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, pasaportat serbe l\u00ebshoheshin nga drejtorit\u00eb policore p\u00ebr qytetet e Kosov\u00ebs, si ajo n\u00eb Prishtin\u00eb, Ferizaj, Pej\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto administrata policore nuk p\u00ebrmenden n\u00eb pasaportat e Administrat\u00ebs Koordinuese, por vet\u00ebm thuhet se dokumenti \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosov\u00ebs, \u201cp\u00ebr arsye politike\u201d, ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Evropian q\u00eb t\u00eb mos e lejoj\u00eb liberalizimin e vizave p\u00ebr pasaportat e Administrat\u00ebs Koordinuese, t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia. \u201cNuk mendoj se kan\u00eb ndonj\u00eb arsye [tjet\u00ebr] p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pozitive\u201d, thot\u00eb ai. Pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":162248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}