{"id":162397,"date":"2023-12-01T13:01:13","date_gmt":"2023-12-01T12:01:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=162397"},"modified":"2023-12-01T13:01:13","modified_gmt":"2023-12-01T12:01:13","slug":"dash-kritikon-kosoven-per-denime-te-uleta-per-akuzat-e-lidhura-me-terrorizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dash-kritikon-kosoven-per-denime-te-uleta-per-akuzat-e-lidhura-me-terrorizem\/","title":{"rendered":"DASH kritikon Kosov\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr akuzat e lidhura me terroriz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit tha se n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2022, institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb vazhduan t\u00eb shqiptonin d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr akuzat e lidhura me terrorizmin, dhe tha se ka edhe lirime t\u00eb parakohshme p\u00ebr k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr Terrorizmin p\u00ebr shtetet, sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, u tha se m\u00eb 2022, Prishtina vazhdoi t\u00eb riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Aty u tha se operacioni i tret\u00eb i riatdhesimin t\u00eb maj, u krye n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe u mb\u00ebshtet nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vler\u00ebsohet se 80 shtetas t\u00eb tjer\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kampet e t\u00eb zhvendosurve apo n\u00eb qendrat e ndalimit, ose n\u00eb fush\u00ebbeteja n\u00eb Siri. D\u00ebnimet e ul\u00ebta p\u00ebr akuzat e lidhura me terrorizmin kan\u00eb vazhduar\u201d, u tha n\u00eb raportin e DASH-it.<\/p>\n<p>Sipas SHBA-s\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb vendit, \u201cjan\u00eb caqe potenciale p\u00ebr rekrutim nga organizatat t\u00eb dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht nj\u00eb grua t\u00eb riatdhesuar me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb. Edhe pse kjo grua u d\u00ebnua me dy vjet burgim p\u00ebr shkak t\u00eb bashkimit n\u00eb grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosov\u00ebs kan\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb riatdhesuarit me tre deri n\u00eb kat\u00ebr vjet e gjysm\u00ebn burgim p\u00ebr organizim dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb aktivitetet terroriste t\u00eb IS-it\u201d, u tha n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrmendet ngritja e aktakuz\u00ebs ndaj Ylber Bel\u00ebs, p\u00ebr organizim dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup terrorist. Bela ishte riatdhesuar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb maj, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e p\u00ebrbashk\u00ebt me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e DASH-it u p\u00ebrmend edhe rasti i aktakuz\u00ebs ndaj kat\u00ebr personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrgatitje t\u00eb veprave terroriste kund\u00ebr rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin tentuar t\u00eb krijonin struktura organizative p\u00ebr t\u00eb kryer sulme terroriste n\u00eb Kosov\u00eb duke kontaktuar me nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb grupit Shteti Islamik.<\/p>\n<p>DASH tha se n\u00eb qershor, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb liroi nga akuzat kat\u00ebr persona: dy dyshoheshin p\u00ebr p\u00ebrgatitje t\u00eb sulmeve ndaj klubeve t\u00eb nat\u00ebs, kishave dhe forcave t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe dy p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale. Ata u liruan n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Sipas ligjeve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr vepra terroriste dhe kund\u00ebr rendit kushtetues parashihen d\u00ebnime t\u00eb ndryshme. Q\u00eb nga viti 2015, n\u00eb Kosov\u00eb po ashtu ndalohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja dhe sipas ligjit, parashihen d\u00ebnime deri n\u00eb 15 vjet burgim.<\/p>\n<p>DASH vuri n\u00eb pah se Kosova ka legjislacion p\u00ebr t\u00eb luftuar edhe financimin e terrorizimit, por tha se ka munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebrc\u00ebnimet e lidhura me terrorizmin.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, d\u00ebnimet e shkurt\u00ebra, lirimet e parakohshme dhe me kusht, si dhe joroganizimi i mbik\u00ebqyrjes pas lirimit paraqesin k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d, u tha n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket incidenteve terroriste m\u00eb 2022, DASH p\u00ebrmend edhe arrestimin e ish-policit serb t\u00eb Kosov\u00ebs, Dejan Pantiq, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, n\u00ebn akuza p\u00ebr terroriz\u00ebm, pas sulmit q\u00eb p\u00ebrfshiu mjete shp\u00ebrthyese ndaj zyrave lokale t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe ndaj stafit t\u00eb k\u00ebtij komisioni n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Arrestimi i tij kishte nxitur banor\u00ebt lokal\u00eb t\u00eb vendosnin barrikada n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, duke bllokuar p\u00ebr disa jav\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7onin drejt pik\u00ebkalimeve kufitare t\u00eb Jarinj\u00ebs dhe B\u00ebrnjakut, q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Barrikadat u hoq\u00ebn pasi Pantiqit iu ndryshua masa e siguris\u00eb nga paraburgim n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Po ashtu, raporti p\u00ebrmend edhe d\u00ebnimin q\u00eb i b\u00ebri Qeveria e Kosov\u00ebs sulmeve t\u00eb armatosura ndaj policis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb i cil\u00ebsoi si akt terrorist.<\/p>\n<p>\u201cProkuror\u00ebt kosovar\u00eb i klasifikuan k\u00ebto incidente t\u00eb lidhura me akuza terroriste dhe raste kund\u00ebr rendit kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe, raporti i DASH-it tha se \u201c\u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb kufizoj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb autoritetin e saj n\u00eb at\u00eb rajon. Misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR dhe Misioni i BE-s\u00eb p\u00ebr Sundim t\u00eb Ligjit, EULEX, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe forcimin e sundimit t\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>DASH po ashtu p\u00ebrmend edhe vler\u00ebsimin e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb se q\u00eb nga nisja e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur rritje t\u00eb dezinformatave dhe se ato \u201cjan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nxit\u00ebse t\u00eb mendimit t\u00eb dhunsh\u00ebm ekstremist dhe polarizimi nd\u00ebretnik ka kontribuar n\u00eb rritjen e tensioneve nd\u00ebretnike n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2023, t\u00eb hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetaris\u00eb Hulumtuese (BIRN), u tha se Kosova \u00ebsht\u00eb e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativ\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga Rusia dhe Kina, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb nxisin nj\u00eb luft\u00eb nd\u00ebretnike dhe nd\u00ebrfetare n\u00eb Kosov\u00eb.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit tha se n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2022, institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb vazhduan t\u00eb shqiptonin d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr akuzat e lidhura me terrorizmin, dhe tha se ka edhe lirime t\u00eb parakohshme p\u00ebr k\u00ebto akuza. N\u00eb raportin p\u00ebr Terrorizmin p\u00ebr shtetet, sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, u tha se m\u00eb 2022, Prishtina vazhdoi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":162398,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162397","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162397\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162398"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}