{"id":162744,"date":"2023-12-07T11:47:40","date_gmt":"2023-12-07T10:47:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=162744"},"modified":"2023-12-07T11:47:40","modified_gmt":"2023-12-07T10:47:40","slug":"pupovci-nxenesit-nuk-duhet-fajesuar-per-rezultatet-e-testit-pisa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pupovci-nxenesit-nuk-duhet-fajesuar-per-rezultatet-e-testit-pisa\/","title":{"rendered":"Pupovci: Nx\u00ebn\u00ebsit nuk duhet faj\u00ebsuar p\u00ebr rezultatet e testit PISA"},"content":{"rendered":"<p>Rezultati zhg\u00ebnjyes i testit PISA i vitit 2022, ishte i pritsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrpjekjeve serioze n\u00eb sistemin arsimor nga Ministria e Arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb q\u00eb qeveria aktuale duhet t\u00eb marr\u00eb si nj\u00eb alarm shtes\u00eb dhe t\u00eb merret seriozisht me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka vler\u00ebsuar eksperti i arsimit dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili tha se niveli i arsimit vjen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tre pal\u00ebve, Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, shkollave dhe prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Sipas tij, nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb pala e fundit e cila duhet faj\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb testit PISA.<\/p>\n<p>Pupovci n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, u shpreh se ministria duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb organizimin dhe llogaridh\u00ebnien p\u00ebr \u00e7do rezultat arsimor. Ai shtoi se edhe prind\u00ebrit duhet t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me shkollat dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb edhe rezultati \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyes, sepse nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshiruari, mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb edhe i papritsh\u00ebm duke marr\u00eb parasysh se n\u00eb periudh\u00ebn prej vitit 2018 kur ka qen\u00eb PISA e m\u00eb hershme e deri n\u00eb vitin 2022, kur \u00ebsht\u00eb mbajtur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb test nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje serioze n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes n\u00eb sistemin e arsimit.  E dim\u00eb q\u00eb pandemia ka shkaktuar \u00e7\u2019rregullime t\u00eb shumta dhe qysh n\u00eb vitin 2020 banka bot\u00ebrore ka vler\u00ebsuar se nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebsim online do t\u00eb marrin n\u00ebnt\u00eb pik\u00eb m\u00eb pak, nd\u00ebrsa ata t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb ken\u00eb 16 m\u00eb pak t\u00eb PISA-s\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr at\u00eb vit shkollor, dhe kjo gjendje ka vazhduar edhe m\u00eb tutje\u2026E kemi nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb shkolla q\u00eb mund t\u00eb atribuohet ministris\u00eb dhe drejtoris\u00eb komunale sepse ato mund t\u00eb vendosin di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, dhe nuk kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr rezultatet e dob\u00ebta. K\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ministria, k\u00ebtu luan rol edhe prind\u00ebrit sepse suksesi i nx\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i shum\u00eb faktor\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm merit\u00eb e shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe angazhim i familjes, k\u00ebtu thjesht\u00eb kur vjen t\u00eb leximi duhet t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb nxitje nga familja dhe mbi p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb, duke i kushtuar m\u00eb shum\u00eb leximit dhe bashk\u00ebpunimit me shkoll\u00ebn\u201d, u shpreh Popovci.<\/p>\n<p>Sipas tij, nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb produkt i ministris\u00eb s\u00eb arsimit dhe shkollave. Pupovci ka vler\u00ebsuar se n\u00eb Kosov\u00eb ekziston nj\u00eb dallim i madh n\u00eb mes t\u00eb shkollave publike dhe private, edhe pse m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNx\u00ebn\u00ebsit llogariten t\u00eb gjith\u00eb se lindin si t\u00eb them me predispozita t\u00eb nj\u00ebjta, ata jan\u00eb nj\u00eb brum\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrpunohen me kalimin e koh\u00ebs dhe me s\u00eb paku k\u00ebt\u00eb rast faj kan\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, ne jemi t\u00eb priur t\u2019i faj\u00ebsojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, mir\u00ebpo, ajo \u00ebsht\u00eb produkt i rrethit, n\u00ebse i shihni vendet e bot\u00ebs q\u00eb arrijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sukses, Singapori, aty familja vendos pritshm\u00ebri t\u00eb larta dhe k\u00ebrkon tek f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, tek ne familja se familja thuhet se d\u00ebrgon n\u00eb shkoll\u00eb dhe le t\u00eb kujdeset shkolla p\u00ebr ata. \u2026 Sa i p\u00ebrket pun\u00ebs n\u00eb shkolla, organizimit, ne kemi nj\u00eb dallim n\u00eb mes shkollave publike dhe private n\u00eb raport t\u00eb shkollave private dhe aty jan\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebn n\u00eb t\u00eb dy shkollat, k\u00ebtu e shoh organizimin si faktor\u00eb, aty mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organizim m\u00eb i mir\u00eb i pun\u00ebs, nj\u00eb disiplin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe suksesi nuk mungon\u2026 Mund t\u00eb them se arsimi ka qen\u00eb nj\u00eb lloj prioriteti, mir\u00ebpo nuk po them q\u00eb i kemi arritur t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb planifikuar, mund t\u00eb ket\u00eb pas ngadal\u00ebsime, po sigurisht q\u00eb tani e kemi nj\u00eb alarm shtes\u00eb n\u00eb situat\u00eb shtes\u00eb, ku edhe qeveria duhet t\u00eb alarmohet dhe duhet t\u2019i kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi krejt k\u00ebsaj\u201d, tha Popovci.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb renditur nd\u00ebr t\u00eb fundit n\u00eb tri testet e programit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vler\u00ebsimin e nx\u00ebn\u00ebsve, PISA. Ajo e ka z\u00ebn\u00eb vendin e 74-t\u00eb n\u00eb matematik\u00eb \u2013 fush\u00ebn ky\u00e7e n\u00eb testim \u2013 dhe vendin e 76-t\u00eb n\u00eb lexim. Kosova ka p\u00ebsuar r\u00ebnie n\u00eb performanc\u00eb me 11 pik\u00eb m\u00eb pak, n\u00eb krahasim me testet e vitit 2018.<\/p>\n<p>Testimi realizohet me nx\u00ebn\u00ebs 15-vje\u00e7ar\u00eb nga 80 vende t\u00eb ndryshme, organizuar nga Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), nd\u00ebrsa mat aft\u00ebsit\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb lexim, shkenc\u00eb e matematik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultati zhg\u00ebnjyes i testit PISA i vitit 2022, ishte i pritsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrpjekjeve serioze n\u00eb sistemin arsimor nga Ministria e Arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb q\u00eb qeveria aktuale duhet t\u00eb marr\u00eb si nj\u00eb alarm shtes\u00eb dhe t\u00eb merret seriozisht me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. K\u00ebshtu ka vler\u00ebsuar eksperti i arsimit dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":162745,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162744","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162744\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}