{"id":162853,"date":"2023-12-09T13:46:14","date_gmt":"2023-12-09T12:46:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=162853"},"modified":"2023-12-09T13:46:14","modified_gmt":"2023-12-09T12:46:14","slug":"kurti-qeverisjet-e-kaluara-shtetin-e-konsideronin-si-arke-per-pasuri-personale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-qeverisjet-e-kaluara-shtetin-e-konsideronin-si-arke-per-pasuri-personale\/","title":{"rendered":"Kurti: Qeverisjet e kaluara shtetin e konsideronin si ark\u00eb p\u00ebr pasuri personale"},"content":{"rendered":"<p>Kryeminstri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti n\u00eb d, p\u00ebrmes nj\u00eb videomesazhi i \u00ebsht\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve duke i p\u00ebrmendur t\u00eb arriturat gjat\u00eb dy viteve n\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se ka rilindur shpresa p\u00ebr ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se buxheti \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 35% dhe se jan\u00eb zvog\u00ebluar d\u00ebmet.<\/p>\n<p>\u201cSot, n\u00eb dit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr korrupsionit, dua t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e luftimit t\u00eb korrupsionit, duke p\u00ebrkujtuar pasojat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi ndier p\u00ebr vite me radh\u00eb, e q\u00eb rezultuan me varf\u00ebri t\u00eb skajshme n\u00eb dobi t\u00eb pasurimit t\u00eb individ\u00ebve e grupeve t\u00eb interesit. Nga ryshfeti deri te nepotizmi, kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjithave \u2013 efektit koroziv n\u00eb menaxhimin e financave publike, d\u00ebmtimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb e sasis\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve, regresit ekonomik e deri te humbja e besimit n\u00eb institucionet e shtetit\u201d- ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Tutje, ai ka p\u00ebrmendur edhe ngritjen p\u00ebr 20 vende n\u00eb Indeksin e matjes s\u00eb perceptimit t\u00eb korrupsionit t\u00eb Transparency International, me t\u00eb dh\u00ebnat e mbi 1100 operacioneve policore kund\u00ebr krimit ekonomik e korrupsionit. Mbi 4000 persona jan\u00eb arestuar, prej t\u00eb cil\u00ebve mbi 300 zyrtar\u00eb shtet\u00ebror., si dhe shkat\u00ebrrimin e 103 grupe kriminale dhe konfiskuar mbi 2 ton narkotik\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>2 vite e 9 muaj m\u00eb par\u00eb, kemi filluar rrug\u00ebtimin e p\u00ebrbashk\u00ebt drejt qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, luftimit t\u00eb korrupsionit dhe vendosjes s\u00eb rendit dhe ligjit.<\/p>\n<p>2 vite e 9 muaj m\u00eb par\u00eb, kur ka rilindur shpresa p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kemi bashkuar forcat q\u00eb t\u00eb ngrejm\u00eb kultur\u00ebn e integritetit n\u00eb institucione, p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb mir\u00ebqenien, fuqizojm\u00eb pozit\u00ebn e gruas n\u00eb shoq\u00ebri dhe ruajm\u00eb paran\u00eb publike nga keqp\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Jemi zotuar p\u00ebr investime t\u00eb men\u00e7ura e projekte zhvillimore. Kemi rritur buxhetin p\u00ebr 35%, kemi zvog\u00ebluar d\u00ebmet n\u00eb minimum dhe kemi raportuar krimin e korrupsionin q\u00eb e kemi gjetur.<\/p>\n<p>Sot ju drejtohem t\u00eb gjith\u00ebve pa dallim, p\u00ebr t\u00eb adresuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb madhore e q\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, si pasoj\u00eb e keqqeverisjes, mentalitetit t\u00eb sh\u00ebmtuar p\u00ebrfitues dhe ides\u00eb s\u00eb shtrembur q\u00eb e konsideron shtetin si ark\u00eb p\u00ebr pasuri personale e jo p\u00ebr mir\u00ebqenie kolektive. Pra: korrupsionin.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr korrupsionit, dua t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e luftimit t\u00eb korrupsionit, duke p\u00ebrkujtuar pasojat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi ndier p\u00ebr vite me radh\u00eb, e q\u00eb rezultuan me varf\u00ebri t\u00eb skajshme n\u00eb dobi t\u00eb pasurimit t\u00eb individ\u00ebve e grupeve t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nga ryshfeti deri te nepotizmi, kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjithave \u2013 efektit koroziv n\u00eb menaxhimin e financave publike, d\u00ebmtimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb e sasis\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve, regresit ekonomik e deri te humbja e besimit n\u00eb institucionet e shtetit.<\/p>\n<p>Oligark\u00ebt e duan shtetin si anije tregtare e jo si republik\u00eb demokratike: ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mall p\u00ebrcaktojn\u00eb drejtimin e anijes. Me qeverisjen ton\u00eb progresiste Kosova e pavarur \u00ebsht\u00eb republik\u00eb demokratike dhe jo anije tregtare.<\/p>\n<p>Gjakderdhja financiare, skamja e sh\u00ebrbimeve institucionale, keqmenaxhimi i paras\u00eb publike e krimi brenda organeve shtet\u00ebrore e t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fund. Me p\u00ebrkushtim, duke vendosur dinjitetin mbi \u00e7do gj\u00eb, kemi nisur luftimin e korrupsionit nga brenda p\u00ebr ta shtrir\u00eb mbi \u00e7do segment t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb qeverisjes jemi ngritur p\u00ebr 20 vende n\u00eb Indeksin e matjes s\u00eb perceptimit t\u00eb korrupsionit t\u00eb Transparency International. N\u00ebn udh\u00ebheqjen ton\u00eb jan\u00eb kryer mbi 1100 operacione policore kund\u00ebr krimit ekonomik e korrupsionit. Mbi 4000 persona jan\u00eb arestuar, prej t\u00eb cil\u00ebve mbi 300 zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Kemi shkat\u00ebrruar 103 grupe kriminale dhe konfiskuar mbi 2 ton narkotik\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi shteti m\u00eb i zhvilluar n\u00eb rajon p\u00ebr reformat e filluara n\u00eb q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, sipas World Justice Project. Me nisjen e procesit t\u00eb vetingut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor e prokurorial kemi d\u00ebshmuar q\u00eb duam d\u00ebnim meritor p\u00ebr zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb, qofshin ata gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetarit, e q\u00eb kriminel\u00ebt i d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb mbrohen nga liria kurse zyrtar\u00ebt e pavarur profesional i mbajn\u00eb n\u00eb paraburgim pa ngritur kurr\u00eb aktakuz\u00eb. Duam ngritje n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb shtetit e profesionit kurse ndalim t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb qytetarit dhe biznesit.<\/p>\n<p>Duam gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, prokuror\u00eb efikas e gjyqtar\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb me urt\u00ebsi e men\u00e7uri. K\u00ebt\u00eb do b\u00ebjm\u00eb me veting n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga ligjet q\u00eb kemi d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit qeveris\u00ebs kemi miratuar mbi 80 ligje, afat i paarritur ndonj\u00ebher\u00eb nga ndonj\u00eb qeveri paraprake.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia mund t\u00eb vonoj\u00eb por kurr\u00eb t\u00eb ndalohet. Partit\u00eb opozitare kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese secilin ligj q\u00eb imponon reform\u00eb t\u00eb pashmangshme n\u00eb sistem, thua se nuk ekziston fare Komisioni Parlamentar p\u00ebr Legjislacion. Me pun\u00eb t\u00eb madhe e procese gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse kemi hartuar Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb s\u00eb Pajustifikueshme. Ky Ligj do prek secilin q\u00eb ka p\u00ebrfituar n\u00eb kurriz tuajin e q\u00eb ka pasuruar xhepat n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs. Ky Ligj do b\u00ebhet dhe do zbatohet ashtu si \u00ebsht\u00eb menduar dhe punuar. Vonimi i reform\u00ebs p\u00ebrmes ankesave banale, sikur ishte ajo p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Investimet e Q\u00ebndrueshme, nuk ka sesi t\u2019i imponohet vullnetit qytetar si realitet.<\/p>\n<p>P\u00ebr realitetin e ri kemi vendosur s\u00eb bashku 2 vite e 9 muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb pun\u00ebs ton\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, n\u00eb vijim do prezantojm\u00eb edhe Strategjin\u00eb shtet\u00ebrore kund\u00ebr korrupsionit \u2013 vizionin e Qeveris\u00eb ton\u00eb p\u00ebr vendosje t\u00eb rendit dhe ligjit, ngritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike, reformimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe vendosjes s\u00eb llogaridh\u00ebnies te menaxhimi i paras\u00eb publike. Ju ftoj t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb na bashk\u00ebngjiteni n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, siguron strategji p\u00ebr qytetarin e Republik\u00ebs e jo p\u00ebr sirtar\u00eb t\u00eb arkivave t\u00eb Qeveris\u00eb. T\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit t\u00eb pashmangsh\u00ebm drejt s\u00eb ardhmes m\u00eb t\u00eb ndritur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeminstri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti n\u00eb d, p\u00ebrmes nj\u00eb videomesazhi i \u00ebsht\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve duke i p\u00ebrmendur t\u00eb arriturat gjat\u00eb dy viteve n\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se ka rilindur shpresa p\u00ebr ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se buxheti \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 35% dhe se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":162854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}