{"id":163332,"date":"2023-12-16T13:14:09","date_gmt":"2023-12-16T12:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=163332"},"modified":"2023-12-16T13:14:09","modified_gmt":"2023-12-16T12:14:09","slug":"zgjedhjet-e-serbise-te-dielen-nuk-lejohen-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjedhjet-e-serbise-te-dielen-nuk-lejohen-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e Serbis\u00eb t\u00eb diel\u00ebn nuk lejohen n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e nj\u00eb afati t\u00eb v\u00ebn\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs, kur qytetar\u00ebt serb\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb regjistronin makinat e tyre me tabela t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, RKS. Nga data 16 dhjetor veturat q\u00eb mbajn\u00eb targa me iniciale t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, targa t\u00eb l\u00ebshuara nga zyrat paralele serbe, si KM, PR, PZ, DE, UR, do t\u00eb konsiderohen ilegale nga autoritet kosovare. Zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, thon\u00eb se p\u00ebr bart\u00ebsit e targave ilegale t\u00eb veturave, pas dat\u00ebs 15 dhjetor, do t\u00eb pasojn\u00eb fillimisht gjobat  dhe m\u00eb pas n\u00ebse ato hasen s\u00ebrish n\u00eb rrug\u00eb, do t\u00eb konfiskohen makinat.<\/p>\n<p>\u201cPas dat\u00ebs 15 dhjetor, qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk i regjistrojn\u00eb veturat e tyre edhe pas vendimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb llogariten si pronar\u00eb t\u00eb veturave t\u00eb paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do t\u00eb lejohen t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe pik\u00ebkalimet kufitare ashtu si\u00e7 parasheh edhe legjislacioni n\u00eb fuqi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e MPB-s\u00eb, Nora Fetoshi.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, fillimisht e kishte caktuar dat\u00ebn 01.12, p\u00ebr konvertimin e targave t\u00eb serb\u00ebve, por, e shtyu afatin deri m\u00eb 15 dhjetor, pasi ishin v\u00ebrejtur radh\u00eb t\u00eb gjata para qendrave p\u00ebr riregjistrim n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, nga 1 n\u00ebntori deri m\u00eb 14 dhjetor, 3.405 qytetar\u00eb serb\u00eb kan\u00eb konvertuar targat e tyre n\u00eb RKS dhe komunat me numrin m\u00eb t\u00eb madh jan\u00eb Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi. Q\u00eb nga viti i shkuar jan\u00eb gjithsej 4.210 konvertime t\u00eb tabelave n\u00eb RKS.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs: Vendosja e ligjshm\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i t\u00ebr\u00eb ky proces ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vendosjes s\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, duke pamund\u00ebsuar k\u00ebshtu funksionimin e strukturave paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb, ndon\u00ebse disa nga ato akoma funksionojn\u00eb. Si vendosje e ligjshm\u00ebris\u00eb shihet edhe vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr moslejimin e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 dhjetor n\u00eb Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare, t\u00eb tretat me radh\u00eb vet\u00ebm brenda tre vjet e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia i drejtohet OSBE jo qeveris\u00eb kosovare<\/p>\n<p>Autoritetet e Serbis\u00eb m\u00eb par\u00eb i k\u00ebrkuan misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por jo Prishtin\u00ebs zyrtare, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb mbledhjen e votave t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb. E pik\u00ebrisht pse k\u00ebrkesa serbe ju drejtua OSBE-s\u00eb e jo Prishtin\u00ebs p\u00ebr ta shqyrtuar at\u00eb, b\u00ebri q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs pa asnj\u00eb hezitim t\u00eb ndaloj\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe kryengociator n\u00eb dialog me Serbin\u00eb, thot\u00eb se \u201ctentimi p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb pa nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe pa nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare direkte nga Serbia, at\u00ebher\u00eb s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb vendim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb planifikuar zgjedhje k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb shtetin ton\u00eb. N\u00ebse autoritetet e shteteve t\u00eb tjera preferojn\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn e tyre, at\u00ebher\u00eb, duhet q\u00eb zyrtarisht t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb autoriteteve tona nj\u00eb vendim pozitiv dhe p\u00ebrkrahje. Tentimi p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje pa nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake apo vendim pozitiv, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe nuk i kontribuojn\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb besimit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Besnik Bislimi.<\/p>\n<p>BE me kritika ndaj Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, pat\u00ebn konsideruar se vendimi i Prishtin\u00ebs p\u00ebr \u201ct\u00eb mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e dialogut dhe nd\u00ebrtimin e besimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. BE-ja i pati rekomanduar Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb rifilloj\u00eb praktika p\u00ebr t\u00eb lejuar serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb votojn\u00eb brenda vendit gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat, votuesit serb\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb qytetet e Serbis\u00eb jugore p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare t\u00eb 17 dhjetorit. Ky vendim, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e Dialogut, parimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve jo shumic\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e besimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, pati th\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian Peter Stano. Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dy shtet\u00ebsi, do t\u00eb mund t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Serbi edhe nga Kosova, por vet\u00ebm p\u00ebrmes post\u00ebs, apo Zyr\u00ebs Nd\u00ebrlidh\u00ebse serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbis\u00eb, njoftoi se m\u00eb 17 dhjetor, serb\u00ebt nga Kosova mund ta ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs edhe n\u00eb qytetet kufitare t\u00eb Serbis\u00eb,  Vranj\u00eb, Kurshumli, Rashk\u00eb dhe Tutin. N\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Serbi, n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb drejt\u00eb vote kishin mbi 93 mij\u00eb qytetar\u00eb nga komunat e Kosov\u00ebs. Por tash sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e  Administrat\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe Vet\u00ebqeverisjes Lokale t\u00eb Serbis\u00eb, k\u00ebsaj radhe ka gati mbi 30.000 votues m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht mbi 120 mij\u00eb. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn  zgjedhjet e Serbis\u00eb jan\u00eb mbajtur edhe n\u00eb  Kosov\u00eb ku p\u00ebrfshihej misioni i OSBE-s\u00eb n\u00eb grumbullimin e votave t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr num\u00ebrim n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb lejuar nga autoritetet e Kosov\u00ebs m\u00eb her\u00ebt. Misioni i OSBE-s\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se megjithat\u00eb, ai mbetet i gatsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe n\u00eb rastet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit parlamentare q\u00eb Serbia i ka organizuar edhe p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, ishin ato t\u00eb 21 qershorit t\u00eb vitit 2020. K\u00ebto zgjedhje ishin mbajtur q\u00eb nga viti 2017, ku n\u00eb Kosov\u00eb hapeshin qendra votimi p\u00ebr serb\u00ebt q\u00eb ndihmoheshin nga OSBE-ja.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebsaj radhe serb\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dyshtet\u00ebsi, mund t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Serbi, por, vet\u00ebm p\u00ebrmes Zyr\u00ebs Nd\u00ebrlidh\u00ebse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, apo p\u00ebrmes post\u00ebs. Me 1 n\u00ebntor, presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq, shpalli mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare m\u00eb 17 dhjetor, zgjedhje k\u00ebto t\u00eb tretat me radh\u00eb n\u00eb Serbi vet\u00ebm n\u00eb tre vjet e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  n\u00eb Serbi, ndodh n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur i gjith\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po b\u00ebn p\u00ebrpjekje  p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb \u2013 Serbi, p\u00ebrmes dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e nj\u00eb afati t\u00eb v\u00ebn\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs, kur qytetar\u00ebt serb\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb regjistronin makinat e tyre me tabela t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, RKS. Nga data 16 dhjetor veturat q\u00eb mbajn\u00eb targa me iniciale t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, targa t\u00eb l\u00ebshuara nga zyrat paralele [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":163333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-163332","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163332\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}