{"id":163607,"date":"2023-12-19T15:36:45","date_gmt":"2023-12-19T14:36:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=163607"},"modified":"2023-12-19T15:36:45","modified_gmt":"2023-12-19T14:36:45","slug":"jemi-duke-zhvilluar-hetime-intensive-deklarohen-nga-prokuroria-per-vrasjen-e-liridona-ademajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/jemi-duke-zhvilluar-hetime-intensive-deklarohen-nga-prokuroria-per-vrasjen-e-liridona-ademajt\/","title":{"rendered":"\u201cJemi duke zhvilluar hetime intensive\u201d- Deklarohen nga Prokuroria p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar hetime intensive rreth rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt. Deri m\u00eb tani p\u00ebr vrasjen e saj jan\u00eb arrestuar kat\u00ebr persona p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebshortin, Naim Murseli q\u00eb dyshohet se ka porositur vrasjen e saj. E n\u00eb paraburgim bashk\u00eb me Murselin gjenden edhe dorasi, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom\u00eb Dodaj. Ajo u vra m\u00eb 29 n\u00ebntor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb makabre n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDalip Alshiqi\u201d, n\u00eb B\u00ebrnic\u00eb, t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke kryer hetime intensive lidhur me rastin e vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt m\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e k\u00ebsaj Prokurorie, Liridona Ademaj ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express, se policia me institucionet relevante po punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive q\u00eb ky rast ta merr epilogun p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs nuk mund t\u00eb jepen detaje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cReferuar pyetjeve t\u00eb parashtruara nga ana juaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale mund t\u2019iu njoftojm\u00eb se prokuroria n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me policin\u00eb e institucionet relevante po punojn\u00eb intensivisht q\u00eb ky rast ta merr epilogun p\u00ebrfundimtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs nuk mund t\u00eb japim detaje nga hetimet, deri n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq ishte kryeprokurori i Prishtin\u00ebs, Kujtim Munishi ai q\u00eb deklaroi se hetimet kan\u00eb marr\u00eb drejtimin e duhur, por ka shtuar se ato se mund t\u00eb zgjasin deri n\u00eb dy vjet.<\/p>\n<p>Munishi theksoi n\u00eb Euronews Albania se rasti po trajtohet nga nj\u00eb prokurore serbe, pasi prokurorja e m\u00ebparshme e ka dor\u00ebzuar vet\u00eb rastin.<\/p>\n<p>\u201cHetimet kan\u00eb marr\u00eb drejtimin e duhur dhe puna q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e arrir\u00eb. Nuk mund t\u00eb them sakt\u00ebsisht se sa koh\u00eb do t\u00eb marr\u00eb specifikisht kjo ngjarje, por p\u00ebr hetime dhe dosje t\u00eb tilla mund t\u00eb duhen deri n\u00eb dy vite koh\u00eb as sa dhe \u00ebsht\u00eb e parashikuar ligj\u00ebrisht. Hetimet kan\u00eb nj\u00eb afat nj\u00ebvje\u00e7ar por mund t\u00eb shtyhen edhe n\u00eb afat dyvje\u00e7ar. Hetimet kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, por nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tyre dhe nuk mund t\u00eb ndajm\u00eb detaje se \u00e7far\u00eb kemi zbuluar deri tani p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor\u201d, tha Munishi n\u00eb Euronews.al.<\/p>\n<p>Kryeprokurori deklaroi tutje se nuk mund t\u00eb ket\u00eb informacione n\u00ebse pritet q\u00eb t\u00eb arrestohet edhe ndonj\u00eb person tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb them n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohen apo arrestohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb tronditi mbar\u00eb opinionin publik. Sa i p\u00ebrket prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb serbe dhe po e heton e vetme rastin. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shtimin e ekipit, sigurisht q\u00eb kjo do t\u00eb ndodh\u00eb. Prokurorja e m\u00ebparshme e ka dor\u00ebzuar vet \u00e7\u00ebshtjen, pasi ngjarja ndodhi kur ishte ajo n\u00eb turn, ajo ka b\u00ebr\u00eb hetimet paraprake dhe aty ka p\u00ebrfunduar puna e saj. M\u00eb pas bazuar n\u00eb procedurat ligjore, shqyrtohen numra rendor t\u00eb planifikuar m\u00eb her\u00ebt dhe k\u00ebsaj radhe rasti i takonte prokurores aktuale. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesit hetimor do t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb njoftim nga Prokuroria e Prishtin\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Si ndodhi rasti \u2013 \u00e7ka tha Gjykata kur u caktoi nga nj\u00eb muaj paraburgim?<\/p>\n<p>Tre t\u00eb dyshuarit p\u00ebr krimin e r\u00ebnd\u00eb, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen n\u00eb paraburgim. Sipas njoftimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, Murseli dyshohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje\u201d, Plava p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe vep\u00ebn penale \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d, derisa Kokalla p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr t\u00eb kryer vepr\u00ebn penale Vrasje e r\u00ebnd\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit prej nj\u00eb muaji p\u00ebr secilin ve\u00e7 e ve\u00e7, Gjykata e ka arsyetuar \u201cngase ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer veprat penale, t\u00eb nj\u00ebjtit mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpandehur, n\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar dhe n\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt si dhe rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprave penale, n\u00eb ve\u00e7anti pesha e r\u00ebnd\u00eb e vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb njoftim, Gjykata kishte treguar edhe dyshimet se si kishte ndodhur rasti.<\/p>\n<p>\u201cEkziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje q\u00eb ta privoj\u00eb nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake bashk\u00ebshorten e tij, ishte marr\u00eb vesh me t\u00eb pandehurin G.P p\u00ebr ta vrar\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebn L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me arm\u00eb t\u00eb pandehurin G.P dhe kishin inskenuar vepr\u00ebn penale t\u00eb Grabitjes, e cila \u00ebsht\u00eb realizuar me dat\u00eb 29.11.2023 rreth or\u00ebs 20:25 minuta , n\u00eb fshatin Bernic\u00eb, Komuna e Prishtin\u00ebs, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb derisa i pandehuri N.M ishte duke l\u00ebvizur me vetur\u00ebn e tij, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb e ndjera L.M dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tyre, papritmas ka dal\u00eb para vetur\u00ebs i pandehuri G.P me mask\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe revole n\u00eb dor\u00eb, ku sipas marr\u00ebveshjes paraprake i pandehuri N.M me f\u00ebmij\u00ebt kishin dal\u00eb nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse p\u00ebr t\u00eb ikur, nd\u00ebrsa n\u00eb vetur\u00eb kishte mbetur tani e ndjera, t\u00eb cil\u00ebn i pandehuri G.P e kishte q\u00eblluar nga af\u00ebrsia me nj\u00eb plumb n\u00eb qaf\u00eb dhe si pasoj\u00eb e plag\u00ebs vdekjeprur\u00ebse, e ndjera L.M kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar t\u00eb pandehurit G.P shum\u00ebn e t\u00eb hollave prej 30,000.00 \u20ac\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs ia ka caktuar 30 dit\u00eb paraburgim edhe t\u00eb dyshuarit t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Tom\u00eb Dodaj.<\/p>\n<p>Dodaj dyshohet t\u2019ia ket\u00eb shitur arm\u00ebn Naim Murselit e Granit Plav\u00ebs n\u00eb dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer vrasja.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEkziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me dat\u00eb 29.11.2023 rreth or\u00ebs 14:00 n\u00eb vendin e tij t\u00eb pun\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dobis\u00eb pasurore n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr arm\u00eb apo materie plas\u00ebse, ia ka shitur arm\u00ebn t\u00eb dyshuarve N.M dhe G.P, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale Vrasje e R\u00ebnd\u00eb e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs- tani t\u00eb ndjer\u00ebs L.M\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar hetime intensive rreth rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt. Deri m\u00eb tani p\u00ebr vrasjen e saj jan\u00eb arrestuar kat\u00ebr persona p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebshortin, Naim Murseli q\u00eb dyshohet se ka porositur vrasjen e saj. E n\u00eb paraburgim bashk\u00eb me Murselin gjenden edhe dorasi, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom\u00eb Dodaj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":163608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-163607","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163607\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}