{"id":163610,"date":"2023-12-19T16:20:36","date_gmt":"2023-12-19T15:20:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=163610"},"modified":"2023-12-19T16:20:36","modified_gmt":"2023-12-19T15:20:36","slug":"murati-reagon-pas-raportimeve-se-eshte-ndalur-subvencionimi-i-rrymes-per-kategorite-e-dala-nga-lufta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/murati-reagon-pas-raportimeve-se-eshte-ndalur-subvencionimi-i-rrymes-per-kategorite-e-dala-nga-lufta\/","title":{"rendered":"Murati reagon pas raportimeve se \u00ebsht\u00eb ndalur subvencionimi i rrym\u00ebs p\u00ebr kategorit\u00eb e dala nga lufta"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka p\u00ebrjashtuar kategorit\u00eb e dala nga lufta nga subvencionimi i energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Ai i ka quajtur t\u00eb pav\u00ebrteta raportimet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb kategori.<\/p>\n<p>Murati n\u00eb \u201cFacebook\u201d shkroi se me programin e ri synojn\u00eb zgjerimin e list\u00ebs s\u00eb familjeve q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshteten  n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Qeveria ka p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb kategori nga subvencionimi i energjis\u00eb elektrike. P\u00ebrkundrazi, me programin e ri synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjerohet lista e familjeve q\u00eb mb\u00ebshteten, si dhe subvencionimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave, pra sa m\u00eb pak t\u00eb ardhura, aq m\u00eb i lart\u00eb subvencionimi. Programi i ri \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e pilotimit, dhe kemi parapar\u00eb edhe nj\u00eb faz\u00eb\/grup aplikimesh ku pritet t\u00eb trajtohen sfidat q\u00eb kemi hasur gjat\u00eb faz\u00ebs\/grupit t\u00eb par\u00eb\u201d, ka shkruar Murati, i cili ka publikuar edhe dokumentin e vendimit.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Lajmet e rreme nuk kalojn\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Qeveria ka p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb kategori nga subvencionimi i energjis\u00eb elektrike. <\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, me programin e ri synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjerohet lista e familjeve q\u00eb mb\u00ebshteten, si dhe subvencionimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave, pra sa m\u00eb pak t\u00eb ardhura, aq m\u00eb i lart\u00eb subvencionimi. Programi i ri \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e pilotimit, dhe kemi parapar\u00eb edhe nj\u00eb faz\u00eb\/grup aplikimesh ku pritet t\u00eb trajtohen sfidat q\u00eb kemi hasur gjat\u00eb faz\u00ebs\/grupit t\u00eb par\u00eb. <\/p>\n<p>Si Ministri, kemi l\u00ebshuar komunikata me sqarimet e nevojshme, por, se sa u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb jehon\u00eb nga disa prej mediave, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u diskutuar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishte fjal\u00ebn Kryeministri para ca dit\u00ebsh kur tha se masat dhe veprimet e Qeveris\u00eb nuk po p\u00ebr\u00e7ohen si informata tek qytetar\u00ebt nga disa media. <\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument i th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm e q\u00eb nuk q\u00ebndron ishte se invalid\u00ebt e luft\u00ebs p\u00ebrjashtohen me automatiz\u00ebm sepse pensioni i tyre \u00ebsht\u00eb s\u00eb paku 225 euro, dhe k\u00ebsisoj e tejkalojn\u00eb nivelin e p\u00ebrcaktuar prej 150 euro p\u00ebr kualifikim.  <\/p>\n<p>S\u00eb pari, si\u00e7 edhe mund t\u00eb shihet n\u00eb vendim (foto 2), t\u00eb ardhurat nga pensionet invalidore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga llogaritja, dhe rrjedhimisht nuk p\u00ebrjashtohet askush p\u00ebr shkak se merr pension invalidor.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse dikush ka t\u00eb ardhura tjera nga biznesi apo nga paga, at\u00ebher\u00eb ato t\u00eb ardhura p\u00ebrllogariten dhe p\u00ebrpjestohen me numrin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes dhe p\u00ebrderisa mesatarja p\u00ebr an\u00ebtar \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 150 euro\/muaj, at\u00ebher\u00eb familja kualifikohet p\u00ebr subvencionim. Shembull: nj\u00eb veteran invalid i luft\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 pensionit mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhura nga paga 400 euro\/muaj, por n\u00ebse jan\u00eb 5 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, at\u00ebher\u00eb mesatarja p\u00ebr an\u00ebtar i bie 80 euro\/muaj, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn tavanin prej 150 euro\/muaj, dhe rrjedhimisht kualifikohet p\u00ebr subvencionim. <\/p>\n<p>PS. Tani sa i p\u00ebrket programit:<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe e kemi th\u00ebn\u00eb, ky program i zgjeruar i mb\u00ebshtetjes, sivjet \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e pilotimit, dhe normalisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sfida gjat\u00eb implementimit. Prandaj edhe aplikimin e trajtimin e kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa grupe\/faza. <\/p>\n<p>N\u00eb grupin e par\u00eb kan\u00eb aplikuar af\u00ebr 50 mij\u00eb familje, mir\u00ebpo nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i aplikimeve kan\u00eb gabime n\u00eb shifr\u00ebn e njehsorit, ose gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave tjera. Prandaj nevojitet q\u00eb t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebrisin aplikimin me grupin e dyt\u00eb, q\u00eb do ta hapim s\u00eb shpejti. <\/p>\n<p>Gjithashtu, nga t\u00eb dh\u00ebnat kemi kuptuar q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i familjeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga subvencionimi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk kan\u00eb aplikuar fare. Kjo len t\u00eb kuptohet q\u00eb informata nuk ka arritur tek t\u00eb gjith\u00eb, dhe do t\u00eb synojm\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrmir\u00ebsojme k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb grupit t\u00eb dyt\u00eb. <\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebrkojm\u00eb edhe mir\u00ebkuptimin e qytetar\u00ebve, por edhe t\u00eb mediave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe median e p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim, q\u00eb bashk\u00ebrisht t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme sa i p\u00ebrket informimit dhe leht\u00ebsimit t\u00eb procesit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka p\u00ebrjashtuar kategorit\u00eb e dala nga lufta nga subvencionimi i energjis\u00eb elektrike. Ai i ka quajtur t\u00eb pav\u00ebrteta raportimet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb kategori. Murati n\u00eb \u201cFacebook\u201d shkroi se me programin e ri synojn\u00eb zgjerimin e list\u00ebs s\u00eb familjeve q\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":163611,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-163610","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163610\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}