{"id":163990,"date":"2023-12-25T17:30:39","date_gmt":"2023-12-25T16:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=163990"},"modified":"2023-12-25T17:30:39","modified_gmt":"2023-12-25T16:30:39","slug":"dw-kosova-alarmon-per-sulme-te-mundshme-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dw-kosova-alarmon-per-sulme-te-mundshme-ne-veri\/","title":{"rendered":"DW: Kosova alarmon p\u00ebr sulme t\u00eb mundshme n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p>Autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ngritur alarmin p\u00ebr sulme t\u00eb reja t\u00eb mundshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kryeministri Albin Kurti tha se Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe, q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, po p\u00ebrgatit sulme t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me grupin q\u00eb kreu sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs dhe m\u00eb pas tre sulmues.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb, duke u bazuar n\u00eb informacione t\u00eb inteligjenc\u00ebs kosovare, Kurti p\u00ebrmendi disa lokacione n\u00eb Serbi, ku grupi sipas tij po kryen trajnime, duke p\u00ebrfshir\u00eb poligone ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb. Pretendimet e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs u hodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb posht\u00eb nga Ministria serbe e Mbrojtjes. Kryeministri kosovar nuk ofroi d\u00ebshmi, por sipas Kurtit, \u201cMilan Radoi\u00e7iq mban takime t\u00eb rregullta me inteligjenc\u00ebn serbe dhe se pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb tij, paguhen 2.000 euro n\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>Kurti: Radoi\u00e7iq p\u00ebrgatit sulme t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>\u201cKumtimi i urdhrit p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb Novi Pazar Put, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb biznesi t\u00eb Rado\u00e7iqit. Pas sulmit terrorist, Millan Radoi\u00e7iq u lirua nga gjykata serbe n\u00eb koh\u00eb rekorde. Ai tash po vazhdon p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sulme t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste Mbrojtja Civile\u201d, tha kryeministri Kurti. Duke zbuluar t\u00eb dh\u00ebna, kryeministri kosovar tha se \u201cRadoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb duke mbajtur takime t\u00eb rregullta me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs serbe (BIA).<\/p>\n<p>\u201cAmbientet e firm\u00ebs, Jabllanovica n\u00eb Rashk\u00eb, si ato t\u00eb Novi Pazar Put, po p\u00ebrdoren p\u00ebr strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive p\u00ebr sulmet e ardhshme nga Radoi\u00e7iq dhe grupi i tij. Realisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb strehohen disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u2018Mbrojtjes Civile\u2019, q\u00eb kryejn\u00eb v\u00ebzhgime n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs\u201d, tha Kurti. Ai po ashtu, p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb poligon t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb Peshter, ku sipas tij, kan\u00eb rinisur ushtrimet e nj\u00eb grupi prej 60 personash t\u00eb \u201cMbrojtjes Civile\u201d, q\u00eb sipas Kurtit \u201ckan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d. \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d, dy organizata t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb veriut n\u00eb Kosov\u00eb cil\u00ebsohen organizata terroriste.<\/p>\n<p>\u201cKy grup kishte planifikuar sulme ndaj Policis\u00eb ton\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Serbi n\u00eb lokacionet kufitare q\u00eb lidhen me rrug\u00ebt ilegale alternative\u201d, tha Kurti. Sipas tij, Kosova n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb zmbraps\u00eb sulme t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Serbia mohon akuzat<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nga viti 2021 e deri m\u00eb tash \u201cPolicia e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb cak i 114 sulmeve n\u00eb veri\u201d, kryesisht t\u00eb kryera nga grupi, q\u00eb kreu sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit.<\/p>\n<p>AKTUALE<br \/>\nKRONIKA<br \/>\nBOTA<br \/>\nEKONOMIA<br \/>\nSHOWBIZ<br \/>\nSPORT<br \/>\nZ\u00cbRAT<br \/>\nAUTO&#038;TECH<br \/>\nDOSIER<br \/>\nJET\u00cb<br \/>\nARKIVA<br \/>\nKULTURA<br \/>\nVIDEO<br \/>\nIMPRESUM<br \/>\nPRIVACY POLICY<br \/>\nSHPALLJE<br \/>\nDW: Kosova alarmon p\u00ebr sulme t\u00eb mundshme n\u00eb veriFoto: Laura Hasani<br \/>\nDW: Kosova alarmon p\u00ebr sulme t\u00eb mundshme n\u00eb veri<\/p>\n<p>AKTUALE<br \/>\nDecember 25, 2023 &#8211; 09:56<br \/>\nSHP\u00cbRNDAJE:<br \/>\nAutoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ngritur alarmin p\u00ebr sulme t\u00eb reja t\u00eb mundshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kryeministri Albin Kurti tha se Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe, q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, po p\u00ebrgatit sulme t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me grupin q\u00eb kreu sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs dhe m\u00eb pas tre sulmues.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb, duke u bazuar n\u00eb informacione t\u00eb inteligjenc\u00ebs kosovare, Kurti p\u00ebrmendi disa lokacione n\u00eb Serbi, ku grupi sipas tij po kryen trajnime, duke p\u00ebrfshir\u00eb poligone ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb. Pretendimet e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs u hodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb posht\u00eb nga Ministria serbe e Mbrojtjes. Kryeministri kosovar nuk ofroi d\u00ebshmi, por sipas Kurtit, \u201cMilan Radoi\u00e7iq mban takime t\u00eb rregullta me inteligjenc\u00ebn serbe dhe se pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb tij, paguhen 2.000 euro n\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>Kurti: Radoi\u00e7iq p\u00ebrgatit sulme t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>\u201cKumtimi i urdhrit p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb Novi Pazar Put, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb biznesi t\u00eb Rado\u00e7iqit. Pas sulmit terrorist, Millan Radoi\u00e7iq u lirua nga gjykata serbe n\u00eb koh\u00eb rekorde. Ai tash po vazhdon p\u00ebrgatitjet p\u00ebr sulme t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste Mbrojtja Civile\u201d, tha kryeministri Kurti. Duke zbuluar t\u00eb dh\u00ebna, kryeministri kosovar tha se \u201cRadoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb duke mbajtur takime t\u00eb rregullta me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs serbe (BIA).<\/p>\n<p>\u201cAmbientet e firm\u00ebs, Jabllanovica n\u00eb Rashk\u00eb, si ato t\u00eb Novi Pazar Put, po p\u00ebrdoren p\u00ebr strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive p\u00ebr sulmet e ardhshme nga Radoi\u00e7iq dhe grupi i tij. Realisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb strehohen disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u2018Mbrojtjes Civile\u2019, q\u00eb kryejn\u00eb v\u00ebzhgime n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs\u201d, tha Kurti. Ai po ashtu, p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb poligon t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb Peshter, ku sipas tij, kan\u00eb rinisur ushtrimet e nj\u00eb grupi prej 60 personash t\u00eb \u201cMbrojtjes Civile\u201d, q\u00eb sipas Kurtit \u201ckan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d. \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d, dy organizata t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb veriut n\u00eb Kosov\u00eb cil\u00ebsohen organizata terroriste.<\/p>\n<p>\u201cKy grup kishte planifikuar sulme ndaj Policis\u00eb ton\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Serbi n\u00eb lokacionet kufitare q\u00eb lidhen me rrug\u00ebt ilegale alternative\u201d, tha Kurti. Sipas tij, Kosova n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb zmbraps\u00eb sulme t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Serbia mohon akuzat<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nga viti 2021 e deri m\u00eb tash \u201cPolicia e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb cak i 114 sulmeve n\u00eb veri\u201d, kryesisht t\u00eb kryera nga grupi, q\u00eb kreu sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtyre deklarimeve t\u00eb kryeministrit Kurti, Ministria e Mbrojtjes s\u00eb Serbis\u00eb, mohoi k\u00ebto akuza duke i quajtur madje \u201cabsurde\u201d. \u201c\u00cbsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe absurditet i plot\u00eb q\u00eb terrenet st\u00ebrvitore t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb po p\u00ebrdoren p\u00ebr st\u00ebrvitjet e ndonj\u00eb nj\u00ebsie, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb dhe her\u00eb pas here edhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme\u201d, tha Ministria Serbe e Mbrojtjes, duke hedhur posht\u00eb po ashtu se \u201cka plane p\u00ebr sulme n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Shtimi i prezenc\u00ebs s\u00eb NATO-s pas sulmit t\u00eb 24 shtatorit n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Sulmi i 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si m\u00eb i r\u00ebndi q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsi\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke ngritur edhe shqet\u00ebsimin faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr stabilitet n\u00eb vend. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, n\u00eb konferenc\u00ebn e tij t\u00eb fundivitit tha, se \u201cruajtja e nj\u00eb mjedisi paq\u00ebsor dhe t\u00eb sigurt n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr stabilitetin e rajonit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201dN\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit, fal\u00ebnderimet dhe respekti im m\u00eb i thell\u00eb shkon p\u00ebr forcat tona t\u00eb NATO-s. Pa ju nuk do t\u00eb kishte NATO, nuk do t\u00eb kishte siguri dhe nuk do t\u00eb kishte liri. Sh\u00ebrbimi i tyre na mban pa rreziqe, t\u00eb sigurt dhe t\u00eb lir\u00eb\u201d, tha Stoltenberg. Aleanca veriatlantike, k\u00ebt\u00eb vit d\u00ebrgoi qindra trupa shtes\u00eb duke e rritur numrin n\u00eb 4600 trupa. Rritja e numrit t\u00eb ushtar\u00ebve u b\u00eb pas trazirave n\u00eb veri pas vendosjes s\u00eb kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe, ku serb\u00ebt lokal\u00eb plagos\u00ebn dhjet\u00ebra ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it si dhe pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24 shtator, ku grupe serb\u00ebsh t\u00eb armatosur sulmuan policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic.<\/p>\n<p>Thirrje p\u00ebr heqjen e masave nd\u00ebshkuese<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs i b\u00ebn\u00eb thirrje Bashkimit Evropian q\u00eb t\u00eb heq\u00eb masat nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr si\u00e7 thon\u00eb \u201cveprime armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs dhe largim nga marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja vendeve\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cmasat e vendosura nga Bashkimi Evropian pas tensioneve t\u00eb fundit ishin t\u00eb padrejta\u201d. \u201cAto q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar nga Kosova p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quanin dep\u00ebrshkall\u00ebzim, tashm\u00eb kan\u00eb ndodhur dhe masat \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hiqeshin tashm\u00eb, sepse, jan\u00eb masa q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb projekteve q\u00eb jan\u00eb bllokuar, t\u00eb cilat kryesisht u dedikohen komunave\u201d, thot\u00eb Presidentja Osmani.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201cka tendenc\u00eb nga disa q\u00eb tani masat t\u00eb keqp\u00ebrdoren si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar Kosov\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komplet t\u00eb ndryshme nga ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur\u201d,  dhe nj\u00eb qasje e till\u00eb sipas Presidentes Osmani \u00ebsht\u00eb e papranueshme.  Edhe kryeministri Albin Kurti, na ana e tij, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, k\u00ebrkoi heqjen e masave nd\u00ebshkuese dhe q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i jepet statusi i vendit kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb programin e Partneritetit p\u00ebr Paqe me NATO-n. \u201cPik\u00ebrisht k\u00ebshtu partner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkonin fuqish\u00ebm Serbis\u00eb t\u00eb zbatonte detyrimin e njohjes de facto t\u00eb Kosov\u00ebs. Kurti shfaqi shpres\u00ebn se \u201cBashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t\u2019i vendosin sanksione Serbis\u00eb, p\u00ebr sjelljet dhe veprimet armiq\u00ebsore e agresore ndaj Kosov\u00ebs, dhe p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb Ohr\u00ebr me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb BE-s\u00eb, k\u00ebrkon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb Kosov\u00ebs i k\u00ebrkuan themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, nd\u00ebrsa Serbis\u00eb,  njohjen de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ngritur alarmin p\u00ebr sulme t\u00eb reja t\u00eb mundshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kryeministri Albin Kurti tha se Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe, q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, po p\u00ebrgatit sulme t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me grupin q\u00eb kreu sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":163991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-163990","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}