{"id":164215,"date":"2023-12-29T21:10:19","date_gmt":"2023-12-29T20:10:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=164215"},"modified":"2023-12-29T21:10:34","modified_gmt":"2023-12-29T20:10:34","slug":"kryetari-hyseni-prezanton-para-qytetareve-raportin-2-vjecar-te-qeverisjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-hyseni-prezanton-para-qytetareve-raportin-2-vjecar-te-qeverisjes\/","title":{"rendered":"Kryetari Hyseni prezanton para qytetar\u00ebve raportin 2-vje\u00e7ar t\u00eb qeverisjes"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, s\u00eb bashku me ekipin e tij, ka raportuar t\u00eb premt\u00ebn para qytetar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen 2-vje\u00e7are, ku ka prezantuar t\u00eb arriturat, sukseset e sfidat gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb qeverisjes, si dhe planin p\u00ebr vitin 2024.<br \/>\nGjat\u00eb adresimit para qytetar\u00ebve, kryetari Hyseni \u00ebsht\u00eb shprehur se Gjilani do t\u00eb transformohet krejt\u00ebsisht dhe do t\u00eb b\u00ebhet qytet m\u00eb i jetuesh\u00ebm dhe model i zhvillimit.<\/p>\n<p>\u201cGjilani do t\u00eb tranformohet krejt\u00ebsisht, nj\u00eb qytet krejt\u00ebsisht i ri, q\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i jetuesh\u00ebmm, b\u00ebhet model i zhvillimit edhe p\u00ebr qytetet tjera. Si Gjilan e si regjion, e kemi merituar t\u00ebr\u00ebsisht v\u00ebmendjen e kthyer t\u00eb nivelit qendror. N\u00eb vitin q\u00eb po vjen ju lus p\u00ebr mir\u00ebkuptim p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve q\u00eb do t\u00eb zhvillohen dhe t\u2019i mir\u00ebpresim investimet q\u00eb jan\u00eb mbi 150 milion\u00eb euro n\u00eb total p\u00ebr vitet q\u00eb po vijn\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Administrat\u00ebn e P\u00ebrghjithshme, kryetari Hyseni tha se p\u00ebr 2 vitet e qeverisjes jan\u00eb l\u00ebshuar mbi 232 mij\u00eb dokumente t\u00eb gjendjes civile, nd\u00ebrkaq theksoi se jan\u00eb realizuar 84 d\u00ebgjime publike gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, duke k\u00ebrkuar nga qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb primare, kryetari Hyseni tha se kemi nd\u00ebrtuar objektin e ri t\u00eb QMF Arb\u00ebria me standarde shum\u00eb t\u00eb larta, nd\u00ebrkaq totali i vizitave n\u00eb qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr k\u00ebto dy vite \u00ebsht\u00eb 355 mij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shtuar se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb furnizimi me inventar\u00eb, pajisje mjek\u00ebsore, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb renovime t\u00eb disa qendrave sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pes\u00eb laboratore t\u00eb reja t\u00eb analizave t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Ai tha se Komuna me donator\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrtuar tet\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 160 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkaq ka shp\u00ebrndar\u00eb subvencione t\u00eb ndryshme n\u00eb shum\u00ebn prej mbi 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cKemi paguar qira p\u00ebr 50 familje n\u00eb vler\u00eb prej 100 mij\u00eb euro, ku 25 prej tyre jan\u00eb n\u00ebna vetushqyese, nd\u00ebrkaq kemi pun\u00ebsuar sivjet edhe 16 persona me nevoja t\u00eb vecanta\u201d, tha kryetari Hyseni, duke shtuar se mamografia dhe pap testi jan\u00eb dy sh\u00ebrbimet t\u00eb cilat nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt e q\u00eb jan\u00eb realizuar, ku tha se mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohen jet\u00ebt e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonsht e madhe.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr investimet n\u00eb arsim, kryetari Hyseni tha se jan\u00eb jan\u00eb renovuar disa shkolla, duke u b\u00ebr\u00eb efi\u00e7iente e funksionale si, \u201cRexhep Elmazi\u201d n\u00eb shum\u00ebn prej 236 mij\u00eb euro, \u201cAbaz Ajeti\u201d prej 350 mij\u00eb euro, Salami Hallaqi prej 120 mij\u00eb euro, n\u00eb gjmnazin \u201cZenel Hajdani\u201d n\u00eb vler\u00eb prej 90 mij\u00eb euro, sikurse edhe \u00e7erdhja \u201cIntegj\u201d, nd\u00ebrkaq mbi 500 mij\u00eb euro jan\u00eb investuar n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme teknike \u201cMehmet Isai\u201d, ku pohoi se \u00ebsht\u00eb dyfishuar numri i nx\u00ebn\u00ebsve aty.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb saj, kreu i Gjilanit ka p\u00ebrmendur edhe inaugurimin e \u00e7erdhes n\u00eb Zheg\u00ebr, sikurse punimet n\u00eb realizim e sip\u00ebr tek \u00e7erdhja n\u00eb Qarkun 1 (700 mij\u00eb euro), nd\u00ebrkaq ajo n\u00eb Miresh, 350 mij\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7erdhen n\u00eb lagjen \u201cArb\u00ebria\u201d  dinamika e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ajo e d\u00ebshiruara, por q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundohet sa m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkaq jam i lumtur q\u00eb jan\u00eb funksionalizuar laborator\u00ebt p\u00ebr tet\u00eb shkolla, dy k\u00ebnde t\u00eb lodrave p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb dy shkolla, pastaj 5 terrene sportive t\u00eb realizuar ose jan\u00eb n\u00eb realizim e sip\u00ebr\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Gjilanit tha se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023 me donator\u00ebt ka arritur q\u00eb buxhetin p\u00ebr bujq\u00ebsi t\u00eb rris\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 1.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2021, buxheti i tra\u00ebh\u00ebguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor ka qen\u00eb 389 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkaq n\u00eb vitin 2023 ne kemi planifikuar 812 mij\u00eb euro, p\u00ebrderisa nga marr\u00ebveshjet e realizuara me donator\u00ebt shifra kalon n\u00eb 1.5 milion euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb buxheti m\u00eb i madh q\u00eb nga paslufta p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai, duke shtuar se rreth 1600 femrer\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar subvencione t\u00eb ndryshme vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Urbanizmit, kryetari i Gjilamit tha se n\u00eb vitin 2023 planifikimi i t\u00eb hyrave ka qen\u00eb 900 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkaq realizimi ka arritur 1.7 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb arritur fal efikasitetit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr 83 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr dy vjet inkasimi n\u00eb Urbaniz\u00ebm \u00ebshr\u00eb 2.2 milion\u00eb euro\u201d, ka deklaruar para qytetar\u00ebve kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>Tek Drejtoria e Buxhetit, realizimi i t\u00eb hyrave vetanake \u00ebsht\u00eb realizuar 5.2 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2022, nd\u00ebrkaq n\u00eb 2023, 6.7 milion\u00eb euro jan\u00eb realizuar t\u00eb hyrat vetanake.<\/p>\n<p>\u201cRreth 10 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb kemi paguar borxhe t\u00eb trash\u00ebguara deri tani\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur edhe projektin e realizuar me USAID Buxhetimi me Pjes\u00ebmarrje n\u00eb shum\u00ebn prej 200 mij\u00eb euro, ku qytetar\u00ebt kan\u00eb propozuar dhe votuar projektet komunitare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Inspekcion, kryetari Hyseni tha se kan\u00eb vendosur rregull dhe disiplin\u00eb, ka pohoi se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe gjobat mandatore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>Ne Drejtorin\u00eb p\u00ebr Gjeodezi, Kadast\u00ebr dhe Pron\u00eb jan\u00eb shqyrtuar 13 mij\u00eb l\u00ebnd\u00eb, 8.7 milion\u00eb euro jan\u00eb borxhe t\u00eb paguara p\u00ebr shpropn\u00ebsime, \u00ebsht\u00eb krijuar edhe fondi i mir\u00ebbesimit, sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar lokacioni i ri i varrzave n\u00eb Shillov\u00eb prej 21 hektar\u00ebve,<\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pastrimi i lumenjve, p\u00ebr t\u2019u parandaluar v\u00ebrshimet, nd\u00ebrkaq ka shtuar se kan\u00eb shtuar numrin e zjarrfik\u00ebsve vullnetar\u00eb, me tendenc\u00eb t\u00eb rritet edhe n\u00eb vitin e ardhshem, meq\u00eb numri i intervenimeve ka qen\u00eb 1200.  <\/p>\n<p>N\u00eb DKRS, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga 250 mij\u00eb euro, kemi kaluar n\u00eb 370 mij\u00eb euro n\u00eb subvencione. Nd\u00ebrkaq \u201cFlaka e Janarit\u201d p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e mbuluar t\u00ebr\u00ebsisht financiarisht.<\/p>\n<p>\u201cDKRS i ka pasur k\u00ebto projekte: tet\u00eb parqe ose \u2018xhepat e gjelb\u00ebr\u2019 n\u00eb vler\u00eb prej 690 mij\u00eb euro, 820 mij\u00eb vlera e marr\u00ebveshjes p\u00ebr master planin t\u00eb palestra e sporteve, Festivali i teatrove t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, Flaka e Janarit etj.\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, 2,5 milion\u00eb euro jan\u00eb realizuar p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb rrug\u00ebe n\u00eb qytet, 2.3 milion\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebt n\u00eb fshatra, 400 mij\u00eb euro p\u00ebr trotuare, 1.5 milon\u00eb investime n\u00eb rrjet t\u00eb kanalizimit dhe 1 milion euro n\u00eb fshatra, mbi 3 milion\u00eb euro p\u00ebr rrjet t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb qytet, ndri\u00e7imi n\u00eb qytet e fshatra e nd\u00ebrtimi i parqeve. 3.6 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb investimi total n\u00eb vitin 2022, nd\u00ebrkaq n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb 9.3 milion\u00eb euro investimi n\u00eb total\u201d, tha kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>Ai theksoi se e ve\u00e7anta e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Zhvillim Ekonomik ka qen\u00eb fondi p\u00ebr nd\u00ebrmar\u00ebsit e rinj, p\u00ebr start up t\u00eb reja, ku p\u00ebrfitues jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe grat\u00eb, nd\u00ebrsa ky fond do t\u00eb rritet n\u00eb vitet e ardhshme.  <\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa, n\u00eb tregun e gjelb\u00ebr jan\u00eb investuar mbi 300 mij\u00eb euro, n\u00eb tregun e kafsh\u00ebve 82 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb tregun n\u00eb Zheg\u00ebr jan\u00eb investuar 21 mij\u00eb euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjat\u00eb viteve 2022-2023 shuma totale e investimeve kapitale, subvencione dhe investime qeveritare \u00ebsht\u00eb 31.7 milion\u00eb euro\u201d, shtoi kryetari Hyseni, duke shtuar se nga 109 premtime t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb premtimeve jan\u00eb realizuar brenda dy viteve t\u00eb para t\u00eb qeverisjes. <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2024 do t\u00eb nd\u00ebrtohet Kult Qendra, renovimi i palestr\u00ebs s\u00eb sporteve n\u00eb vler\u00eb prej 2.3 milion\u00eb euro\u00b8 rruga me kat\u00ebr korsi \u201cHamdi Kurteshi\u201d, rruga e re qarkore, vazhdimi i autostrad\u00eb\u00ebs p\u00ebr pik\u00ebn kufitare n\u00eb Dheun e Bardh\u00eb, 15 milon\u00eb euro jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr stadiumin e qytetit, ku \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb projekti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda dy viteve e bulevardi i qytetit n\u00eb vler\u00eb prej 17 milion\u00eb euro\u201d, ka p\u00ebrfunduar kryetari Hyseni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, s\u00eb bashku me ekipin e tij, ka raportuar t\u00eb premt\u00ebn para qytetar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen 2-vje\u00e7are, ku ka prezantuar t\u00eb arriturat, sukseset e sfidat gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb qeverisjes, si dhe planin p\u00ebr vitin 2024. Gjat\u00eb adresimit para qytetar\u00ebve, kryetari Hyseni \u00ebsht\u00eb shprehur se Gjilani do t\u00eb transformohet krejt\u00ebsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":164218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-164215","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=164215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=164215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=164215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=164215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}