{"id":164689,"date":"2024-01-07T12:04:54","date_gmt":"2024-01-07T11:04:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=164689"},"modified":"2024-01-07T12:04:54","modified_gmt":"2024-01-07T11:04:54","slug":"be-ja-do-te-vezhgoje-me-kujdes-zbatimin-e-liberalizimit-te-vizave-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-ja-do-te-vezhgoje-me-kujdes-zbatimin-e-liberalizimit-te-vizave-nga-kosova\/","title":{"rendered":"BE-ja do t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb me kujdes zbatimin e liberalizimit t\u00eb vizave nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se vendimi p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar, shteti duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr liberalizim, p\u00ebrderisa Bashkimi Evropian dhe shtetet an\u00ebtare do t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb me kujdes se si po zbatohet ky proces.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza n\u00eb 27 shtetet e zon\u00ebs Schengen dhe jan\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e udh\u00ebtimit pa viza n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse edhe me shtetet e tjera t\u00eb rajonit, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb g\u00ebzojn\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb pa viza, Komisioni Evropian do t\u00eb raportoj\u00eb p\u00ebr gjendjen e zbatimit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb raporteve nga Mekanizmat p\u00ebr suspendimin e liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim diplomatik i BE-s\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ka kureshtje n\u00eb mesin e shteteve an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si do t\u00eb shkoj\u00eb zbatimi i k\u00ebtij procesi n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs. I nj\u00ebjti burim tha se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore, Kosova deri me tash ka pasur nj\u00eb performanc\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, madje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa vendet t\u00eb cilat para saj\u00eb kishin liberalizimin. B\u00ebhet fjal\u00eb kryesisht p\u00ebr numrin e azilk\u00ebrkueseve t\u00eb pabazuar dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i pranuar personat q\u00eb d\u00ebbohen nga shtetet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi ka nisur zbatimi i vendimit p\u00ebr liberalizim, BE-ja do t\u00eb monitoroj\u00eb sidomos numrin e keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebrtej afatit t\u00eb lejuar, angazhimin ilegal n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe angazhimin n\u00eb veprime kriminale.<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave u mund\u00ebson qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb pasaporta biometrike, t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb deri n\u00eb 90 dit\u00eb \u2013 brenda gjasht\u00eb muajsh \u2013 n\u00eb cilindo nga 27 shtetet an\u00ebtare t\u00eb zon\u00ebs Schengen.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimet pa viza sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr vizita turistike, \u00e7\u00ebshtje familjare ose t\u00eb ngjashme. Megjithat\u00eb, liberalizimi i vizave nuk n\u00ebnkupton leje pune apo p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Qeveria kund\u00ebrshton propozimin e KE-s\u00eb p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pasaporta t\u00eb Serbis\u00eb<\/p>\n<p>Prioritet i bllokut evropian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Kosova dhe shtetet e tjera t\u00eb rajonit, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb p\u00ebrshtatjen e regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendeve t\u00eb treta me politik\u00ebn e vizave t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb takimet e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, se presim nga partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb rajon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatin regjimin e tyre t\u00eb vizave me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Besojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e arsyeshme, n\u00ebse ne ua kemi mund\u00ebsuar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes pa viza qytetar\u00ebve t\u00eb rajonit\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, disa p\u00ebr shkaqe politike e disa p\u00ebr arsye praktike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb stimulimi i turizmit, ua mund\u00ebsojn\u00eb ardhjen n\u00eb territorin e tyre pa viza qytetar\u00ebve t\u00eb disa vendeve p\u00ebr t\u00eb cilat BE-ja aplikon regjimin e vizave.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian gjat\u00eb vitit 2023 kishte propozuar nj\u00eb varg ndryshimesh p\u00ebr t\u00eb ruajtur m\u00eb mir\u00eb kufijt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb dhe p\u00ebr menaxhimin m\u00eb efikas t\u00eb imigrimit ilegal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb ndryshimesh, mes tjerash KE-ja kishte propozuar edhe forcimin e Mekanizmat t\u00eb suspendimit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr vendet, qytetar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb BE pa viza, dhe leht\u00ebsimin e k\u00ebsaj mund\u00ebsie.<\/p>\n<p>Mekanizmat e suspendimit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave ekzistojn\u00eb sipas rregullores s\u00eb vitit 2018, por procesi \u00ebsht\u00eb mjaft i nd\u00ebrlikuar dhe e b\u00ebn t\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb suspendimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Holanda kishte nisur procedur\u00ebn p\u00ebr suspendimin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por arsyetimin e Holand\u00ebs, KE-ja e kishte konsideruar si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Me propozimin e ri t\u00eb KE-s\u00eb, liberalizimi i vizave mund t\u00eb suspendohet p\u00ebr nj\u00eb shtet edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrshtatjes s\u00eb regjimit t\u00eb vizave me regjimin e vizave t\u00eb bllokut sa i p\u00ebrket shteteve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Sipas mekanizmave t\u00eb tanish\u00ebm p\u00ebr suspendimin e vizave, ky proces mund t\u00eb niset vet\u00ebm n\u00eb disa raste specifike, si p\u00ebr shembull n\u00ebse ka rritje t\u00eb menj\u00ebhershme dhe dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb numrit t\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb apo rrezikut p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me propozimin q\u00eb KE-ja ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb jav\u00ebs, q\u00eb arsye p\u00ebr suspendim t\u00eb liberalizimit t\u00eb jen\u00eb edhe \u201cmosp\u00ebrshtatja e mjaftueshme me regjimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet hibride dhe ekzistimi i dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr investime shtetasve t\u00eb vendeve t\u00eb treta\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtatja me politik\u00ebn e vizave t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prioritet p\u00ebr vendet an\u00ebtare p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se kjo do t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb b\u00ebhet pik\u00eb transiti p\u00ebr imigrant\u00ebt ilegal\u00eb q\u00eb nisen drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Burimet e BE-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb disa her\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmendur Serbin\u00eb e cila ua kishte hequr vizat p\u00ebr vizita n\u00eb Serbi shtetasve t\u00eb vendeve si Kuba, Tunizia, Burundi, Rusia, Kina dhe disa vende tjera. Kjo kishte ndikuar q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i shtetasve t\u00eb k\u00ebtyre vendeve t\u00eb shkonin n\u00eb Serbi pa viza, m\u00eb pas t\u00eb kalonin n\u00eb BE. Vet\u00ebm pas insistimit t\u00eb bllokut evropian, Serbia kishte nisur t\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb regjimin e saj t\u00eb vizave me at\u00eb t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshtatjen me regjimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb, blloku ka b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr shtete t\u00eb tjera t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb raportin e fundit t\u00eb KE-s\u00eb p\u00ebr monitorimin e Mekanizmave p\u00ebr suspendimin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb u publikua tetorin e kaluar, u tha se t\u00eb gjitha k\u00ebto shtete duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrshtatjen e regjimit t\u00eb vizave t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRaporti konkludon se t\u00eb gjitha shtete duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me politik\u00ebn e vizave t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb parandaluar aplikimet e pabazuara p\u00ebr azil. P\u00ebrpjekje shtes\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen edhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar imigrimin ilegal si dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit\u201d, u tha n\u00eb raportin e KE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, edhe nga Kosova k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb vendosjen e vizave p\u00ebr shtetasit e disa vendeve p\u00ebr t\u00eb cilat blloku k\u00ebrkon viza, sidomos p\u00ebr ato q\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr migrim masiv drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kriteret t\u00eb cilat BE-ja do t\u2019i v\u00ebzhgoj\u00eb me kujdes n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs p\u00ebrfshihet edhe respektimi i rregullave p\u00ebr udh\u00ebtim pa viza nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por p\u00ebr vler\u00ebsimi do t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shikohen trend\u00ebt. Megjithat\u00eb, n\u00ebse ka keqp\u00ebrdorim masiv t\u00eb liberalizimit, at\u00ebher\u00eb kjo mund t\u00eb merret si element q\u00eb shtetet an\u00ebtare mund t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb iniciuar suspendimin e liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, m\u00eb s\u00eb shumti keqp\u00ebrdorime t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, p\u00ebrkat\u00ebsisht q\u00ebndrimit n\u00eb shtete t\u00eb Schengenit jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb lejuar apo k\u00ebrkesat p\u00ebr azil, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb BE-s\u00eb, ka pasur nga shtetasit e Shqip\u00ebris\u00eb. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se vendimi p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar, shteti duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr liberalizim, p\u00ebrderisa Bashkimi Evropian dhe shtetet an\u00ebtare do t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb me kujdes se si po zbatohet ky proces. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza n\u00eb 27 shtetet e zon\u00ebs Schengen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":164690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-164689","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=164689"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164689\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=164689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=164689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=164689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}