{"id":165134,"date":"2024-01-14T15:12:24","date_gmt":"2024-01-14T14:12:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165134"},"modified":"2024-01-14T15:12:24","modified_gmt":"2024-01-14T14:12:24","slug":"be-drejt-kushtezimit-te-anetaresimit-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-drejt-kushtezimit-te-anetaresimit-te-serbise\/","title":{"rendered":"\u201cBE drejt kusht\u00ebzimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>BE-ja po punon p\u00ebr ta kusht\u00ebzuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjeve me Kosov\u00ebn. Kusht\u00ebzimi i an\u00ebtar\u00ebsimit ka p\u00ebr t\u00eb pasur efekt n\u00eb kalkulimet politike t\u00eb presidentit Vu\u00e7iq, sipas analist\u00ebve politik\u00eb, shkruan DW.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e kushteve detyruese p\u00ebr Serbin\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian pritet t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe zbatimi i marr\u00ebveshjeve q\u00eb Serbia i ka arritur deri tani me Kosov\u00ebn n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb duke punuar Komisioni Evropian, dhe Sh\u00ebrbimi i Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm i BE-s\u00eb (EEAS) p\u00ebr ta ndryshuar korniz\u00ebn e bisedimeve n\u00eb kapitullin e 35 me Serbin\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cPuna n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim po vazhdon n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkes\u00ebn e vendeve an\u00ebtare\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshim t\u00eb kushteve n\u00eb kapitullin 35 u b\u00eb nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, pasi Serbia zyrtarisht p\u00ebrmes kryeministres s\u00eb saj, Ana Brnabiq, tha se \u201cvendi i saj nuk do t\u2019i zbatonte t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet, p\u00ebr t\u00eb cilat u pajtua me Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Kurti: Serbia nuk respekton marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti pas nj\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb e akuzoi Serbin\u00eb se nuk po e respekton Marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian. \u201cNeni nj\u00eb i marr\u00ebveshjes thot\u00eb q\u00eb pal\u00ebt, pra Kosova dhe Serbia do t\u00eb zhvillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, bazuar n\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta. Serbia megjithat\u00eb, zgjedh gjith\u00e7ka mbi zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me neve, ajo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb zgjedh ta sulmoj\u00eb Kosov\u00ebn, si\u00e7 b\u00ebri m\u00eb 24 shtator 2023 n\u00eb Banjsk\u00eb, dhe pastaj t\u2019i mbroj\u00eb kryer\u00ebsit e k\u00ebsaj vepre n\u00eb krye me Millan Radoi\u00e7iqin\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq, e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kryerjen e sulmit ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 4 shtator t\u00eb vitit t\u00eb shkuar nga nj\u00eb grup serb\u00ebsh t\u00eb armatosur. Kosova dhe Serbia vitin e shkuar arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe Aneksin p\u00ebr zbatimin e saj e njohur si marr\u00ebveshja e Ohrit. K\u00ebt\u00eb BE-ja po do q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb \u201cligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme\u201d, ndon\u00ebse pal\u00ebt u pajtuan me marr\u00ebveshjen, por nuk vendos\u00ebn firmat.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, udh\u00ebheq\u00ebsit e Gjermanis\u00eb, Kancelari Scholz, Presidenti i Franc\u00ebs Macron, kryeministrja e Italis\u00eb Meloni dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian, i k\u00ebrkuan kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti q\u00eb ta themeloj\u00eb Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe, nd\u00ebrsa, presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ta njoh\u00eb de facto Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq: Na k\u00ebrkohet njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb e rikujtoi vet presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili tha se \u201cEvropa po i k\u00ebrkon Serbis\u00eb q\u00eb ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d. \u201cDe facto ose de jure, kjo po k\u00ebrkohet. Le t\u00eb mos g\u00ebnjejm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Fuqia m\u00eb e madhe, Bashkimi Evropian po e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq p\u00ebr mediet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti, nga ana e tij, tha se \u201cAsociacioni nuk \u00ebsht\u00eb top prioriteti i normalizimit, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja bazike, andaj t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb i lus q\u00eb t\u00eb mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, tha Kurti, duke shtuar se \u201cnga 11 nenet e Marr\u00ebveshjes bazike, s\u00eb paku tet\u00eb jan\u00eb shkelur nga Serbia\u201d, prandaj ai k\u00ebrkoi reagim nga Bashkimi Evropian. \u201cNe k\u00ebrkojm\u00eb siguri ligjore, jo vet\u00ebm p\u00ebr zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes por edhe p\u00ebr respektim dhe mos-shkelje t\u00eb saj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse kemi k\u00ebrkuar t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb marr\u00ebveshjes\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb Kurtit, i menj\u00ebhersh\u00ebm ishte reagimi i Drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq, i cili e akuzoi kryeministrin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr si\u00e7 tha, \u201cshkelje t\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00eb Bruksel\u201d, ve\u00e7mas at\u00eb p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe. \u201cKurti as nuk mund t\u00eb rishkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel 11 vjet m\u00eb par\u00eb, zbatimi i s\u00eb cil\u00ebs garantohet nga Bashkimi Evropian, as nuk mund t\u00eb shkruaj\u00eb apo t\u00eb flas\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb pa sulmuar Beogradin dhe serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, sepse, kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb ai di t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u201d, tha Petkoviq.<\/p>\n<p>Sipas tij, Albin Kurti \u00ebsht\u00eb \u201cburimi kryesor\u201d i jostabilitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ndryshim t\u00eb qasjes per\u00ebndimore ndaj Serbis\u00eb, k\u00ebrkoi edhe ministri i Jasht\u00ebm britanik, David Cameron, menj\u00ebher\u00eb sapo u kthye nga nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb zhvilloi me (04.01) n\u00eb Kosov\u00eb. Cameron tha se \u201cduhet t\u00eb shprehet zhg\u00ebnjim me sjelljen e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, pas ngjarjeve t\u00eb shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit\u201d, ku nj\u00eb grup serb\u00ebsh t\u00eb armatosur vran\u00eb nj\u00eb polic t\u00eb Kosov\u00ebs. Autoritetet kosovare faj\u00ebsuan Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb sulm, por Beogradi e mohoi k\u00ebt\u00eb. \u201cJam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa e rrezikshme ishte, prandaj ishte nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb shkova n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Cameron. Ai tha se \u201c\u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb ndryshohet q\u00ebndrimi i Per\u00ebndimit ndaj Kosov\u00ebs dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, duke paralajm\u00ebruar se Rusia po synon q\u00eb ta destabilizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Por si e shohin analist\u00ebt politik nism\u00ebn e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, i cili ka k\u00ebrkuar q\u00eb marr\u00ebveshja e Ohrit p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kapitullit 35 p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb negocitat p\u00ebr an\u00ebtaresim n\u00eb BE. Demush Shasha, nga Instituti Epik, i tha D\u00cb-s\u00eb se \u201cpatjet\u00ebr se ky kusht\u00ebzim ndikon n\u00eb kalkulimin politik t\u00eb Presidentit Vu\u00e7iq, pasi si n\u00eb kuptimin politik, por edhe n\u00eb kuptimin ekonomik, \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Serbia t\u00eb perceptohet si nj\u00eb vend, i cili ngelet n\u00eb kursin e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy kusht\u00ebzim do varet edhe nga perceptimi i Vu\u00e7iqit p\u00ebr vullnetin e BE-s\u00eb p\u00ebr pranimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE. N\u00ebse ai v\u00ebren se BE-ja pa marr parasysh \u00e7far\u00eb b\u00ebn Serbia, nuk do hap dyert n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb, at\u00ebher\u00eb, iniciativa e Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise karshi dialogut do zbehet\u201d, tha Shasha.<\/p>\n<p>Kursi i Serbis\u00eb, zgjedhjet n\u00eb SHBA e lufta n\u00eb Ukrain\u00eb<\/p>\n<p>Kursin e politik\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7iqit, Shasha e nd\u00ebrlidh edhe me vitin zgjedhor n\u00eb SHBA, dhe dinamik\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Sipas tij, \u201cpasojat e k\u00ebtyre dy zhvillimeve do t\u00eb ndjehen edhe n\u00eb rajonin e Ballkanit\u201d. N\u00eb nj\u00eb skenar ku Presidenti i ardhsh\u00ebm i SHBA-ve mund t\u00eb zgjidhet Donald Trump dhe rrjedhimisht nj\u00eb skenar ku pozita e Rusis\u00eb forcohet n\u00eb Ukrain\u00eb, at\u00ebher\u00eb, Vu\u00e7iqi patjet\u00ebr se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduar p\u00ebr t\u00eb ri-negociuar pozit\u00ebn e Serbis\u00eb dhe kusht\u00ebzimet respektive n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, thot\u00eb se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja p\u00ebrse Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur status-quon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebrmes episodeve si \u2018m\u00eb dhemb dora e djatht\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjet e dialogut, apo episodi i Banjsk\u00ebs. T\u00eb dy k\u00ebto episode kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs strategji dhe t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebllim: ngadal\u00ebsimin e dialogut dhe blerjen e koh\u00ebs duke ruajtur status-quon\u00eb me shpres\u00ebn e ardhjes s\u00eb rrethanave m\u00eb t\u00eb favorshme gjeopolitike p\u00ebr Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj sipas tij, kusht\u00ebzimi i Serbis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr kapitullit 35 do t\u00eb ankoroj obligimet e dialogut p\u00ebr njohjen e elementeve t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 tashm\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm evropian. \u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit formal t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE, shum\u00eb do t\u00eb varet edhe nga vendosm\u00ebria e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar vendet e rajonit n\u00eb BE n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb parashikuesh\u00ebm kohor\u201d, shprehet Demush Shasha. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BE-ja po punon p\u00ebr ta kusht\u00ebzuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjeve me Kosov\u00ebn. Kusht\u00ebzimi i an\u00ebtar\u00ebsimit ka p\u00ebr t\u00eb pasur efekt n\u00eb kalkulimet politike t\u00eb presidentit Vu\u00e7iq, sipas analist\u00ebve politik\u00eb, shkruan DW. N\u00eb mesin e kushteve detyruese p\u00ebr Serbin\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian pritet t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe zbatimi i marr\u00ebveshjeve q\u00eb Serbia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165135,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165134","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165134"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165134\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}