{"id":165140,"date":"2024-01-14T17:59:54","date_gmt":"2024-01-14T16:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165140"},"modified":"2024-01-14T17:59:54","modified_gmt":"2024-01-14T16:59:54","slug":"u-mbajt-tryeze-shkencore-kushtuar-80-vjetorit-te-masakres-se-gjilanit-dhe-40-vjetorit-te-renies-heroike-te-rexhep-malaj-dhe-nuhi-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/u-mbajt-tryeze-shkencore-kushtuar-80-vjetorit-te-masakres-se-gjilanit-dhe-40-vjetorit-te-renies-heroike-te-rexhep-malaj-dhe-nuhi-berisha\/","title":{"rendered":"U mbajt Tryez\u00eb Shkencore kushtuar 80-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe 40-vjetorit t\u00eb r\u00ebnies heroike t\u00eb Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha"},"content":{"rendered":"<p>\u200b<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit Shum\u00ebkulturor \u201cFlaka e Janarit 2024\u201d \u00ebsht\u00eb mbajtur Tribun\u00eb Shkencore kushtuar 80-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe 40-vjetorit t\u00eb r\u00ebnies heroike t\u00eb Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve komunale e shtet\u00ebrore,  kurse me kumtesa u paraqit\u00ebn gjasht\u00eb historian\u00eb q\u00eb trajtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme k\u00ebto ngjarje me karakter historik. <\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn shkencore, fillimisht me punimin e tij \u201cMasakra e Gjilanit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d \u00ebsht\u00eb paraqitur dr. Blerim Haziri, i cili ka theksuar se n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 1944 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1945 forcat partizano-\u00e7etnike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kan\u00eb kryer masakra t\u00eb m\u00ebdha ndaj popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr jan\u00eb vrar\u00eb rreth 7000 shqiptar\u00eb, prej tyre intelektual\u00eb dhe popullat\u00eb e pafajshme. Krejt kjo ka ndodhur n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebr luft\u00ebn e lavdishme t\u00eb Gjilanit, pas s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rrethimi i qytetit dhe m\u00eb pas mbi popullat\u00ebn e pafajshme u ushtrua dhun\u00eb, terror e vrasje dhe lumi Mirusha mori ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe nga gjaku i shqiptar\u00ebve, kurse pati edhe varreza masive gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmuan d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kishin rr\u00ebfyer p\u00ebr k\u00ebto ngjarje, por q\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebto ngjarje nuk ndodhi kurr\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb pas, dr. Fitim Rifati \u00ebsht\u00eb paraqitur me nj\u00eb punim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnies historike t\u00eb Rexhep Mal\u00ebs e Nuhi Berish\u00ebs, ku studiuesi Rifati ka p\u00ebrshkruar nj\u00eb kronologji historike p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, Luft\u00ebrat Ballkanike, Luft\u00ebn e Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe luftat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr Bashkim Komb\u00ebtar. P\u00ebr Rexhep Malajn e Nuhi Berish\u00ebn ai tha se u lind\u00ebn dhe rrit\u00ebn n\u00eb familje me tradita atdhetare dhe se q\u00eb n\u00eb rini u mish\u00ebruan me programin e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, duke mos e ndalur asnj\u00ebher\u00eb aktivitetin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb armatosur. <\/p>\n<p>\u201cMe betej\u00ebn e par\u00eb t\u00eb armatosur pas vitit 1981, ata d\u00ebshmuan se tashti shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb organizuar dhe se kan\u00eb rritur shkall\u00ebn e l\u00ebvzijes atdhetare, kurse r\u00ebnia e tyre solli ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr popullin shqiptar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb dr. Rifati, q\u00eb ka shtuar se Rexhep Mala e Nuhi Berisha thyen tez\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb ish-shtetin komunist dhe u b\u00ebn\u00eb simbol frym\u00ebzimi p\u00ebr rinin\u00eb, student\u00ebt e popullin. Ata ishin inspirues e sakrifikues, ishin kryengrit\u00ebsit n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri, duke d\u00ebshmuar se populli shqiptar \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikoj\u00eb edhe jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur lirin\u00eb. <\/p>\n<p>Ilir Vokshi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dr. Sabile Ke\u00e7mezi Basha, ka lexuar punimin mbi \u201cSituat\u00ebn politike n\u00eb koh\u00ebn kur vepruan Rexhep Mala e Nuhi Berisha\u201d, duke u ndal\u00eb n\u00eb periudhat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar populli shqiptar, p\u00ebr aksionin e grumbullimit t\u00eb arm\u00ebve, gjykimin e grupeve patriotike shqiptare, p\u00ebr organizatat ilegale e demonstratat e popullit shqiptar. <\/p>\n<p>Besnik Kurteshi u paraqit me kumtes\u00ebn \u201cMendimi politik i organizatave ilegale, ideali i Rexhep Mal\u00ebs dhe Nuhi Berish\u00ebs\u201d, duke u ndal\u00eb te organizatat ilegale q\u00eb vepruan pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e deri te vitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta, si\u00e7 ishin ONDSH, Besa Komb\u00ebtare, Partia Revolucionare p\u00ebr Bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb, L\u00ebvizja Revolucionare p\u00ebr Bashkimin e shqiptar\u00ebve, Grupi Revulocionar, Grupi Marksist-Leninist  i Kosov\u00ebs, Fronti i Kuq Popullor, LPK e organizata t\u00eb tjera, duke th\u00ebn\u00eb se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ideal e kishin Kosov\u00ebn Republik\u00eb e m\u00eb pas bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se ata u bn\u00eb frym\u00ebzim i q\u00ebndres\u00ebs kund\u00ebr pabarazis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>Kosovare Rahimi foli p\u00ebr \u201cJet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Rexhep Mal\u00ebs, shkollimin, organizimin e demonstratave t\u00eb vitit 1968, p\u00ebrjashtimin nga shkolla, pun\u00ebn n\u00eb Marec, studimet, veprimtarin\u00eb ilegale, kalimin n\u00eb Shqip\u00ebri, kthimin n\u00eb vendlindje, largimin n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr \u00e7lirim, arrestimin, burgun e r\u00ebnd\u00eb, lirimin m\u00eb 1983, shkrimet p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb burg dhe veprimtarin\u00eb tjet\u00ebr. Ajo shk\u00ebputi disa pjes\u00eb nga libri i Rexhep Mal\u00ebs \u201cQndresa\u201d dhe shtoi se n\u00ebnt\u00eb muaj pasi \u00ebsht\u00eb liruar nga burgu, n\u00eb \u201cKodr\u00ebn e Trimave\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, i rrethuar nga forcat policore e ushatarake luftoi bashk\u00eb me Nuhi Berish\u00ebn deri n\u00eb r\u00eb\u00ebnien n\u00eb altarin e liris\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cJeta dhe vepra e Nuhi Berish\u00ebs\u201d ishte kumtesa me t\u00eb cil\u00ebn u paraqit historiani Gazmend Arifi, i cili e ka trajtuar at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve dhe t\u00eb librave. Ai tha se Nuhi Berisha q\u00eb nga mosha rinore iu bashkua L\u00ebvizjes \u00c7lirimtare. P\u00ebr t\u00eb tha se ishte nx\u00ebn\u00ebs dhe student i shk\u00eblqyesh\u00ebm, ishte njeri i sakrific\u00ebs, sypatrembur, komunikues e  bind\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs i demonstratave dhe se m\u00eb 1 prill 1983 i iku arrestimit dhe se veproi n\u00eb ilegalitet e m\u00eb pas edhe n\u00eb Zvic\u00ebr dhe m\u00eb 1983 u kthye n\u00eb Kosov\u00eb u takua me Rexhep Mal\u00ebn me t\u00eb cilin kishin vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, derisa bashk\u00ebrisht ran\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri. <\/p>\n<p>N\u00eb Hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr Diskutime pati nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit. K\u00ebshtu Ismajl Kurteshi, q\u00eb ishte shok klase me Rexhep Mal\u00ebn, tha se ai n\u00eb shkoll\u00eb sillte libra q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ishin ilegale, albume me ngjyra me motive nga Shqip\u00ebria, libra t\u00eb Adem Dema\u00e7it e t\u00eb Asllan Resulit. Historiani Aliriza Selamani, tha se ishte lagjja e tij Der\u00ebmahalla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodh\u00ebn masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pas Luft\u00ebs s Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ku u vran\u00eb intelektual\u00eb, popullat\u00eb e varf\u00ebr dhe se ka qen\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb diskutimet e popullit p\u00ebr k\u00ebto ngjarje, andaj ka b\u00ebr\u00eb disa punime p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb. Ai tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjilan t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb memorial, ku do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb gjith\u00eb emrat nga t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsira e Rrethit t\u00eb Gjilanit, sikurse edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb objektin e OZNA-s t\u00eb vendoset nj\u00eb pllak\u00eb e t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb monografi p\u00ebr k\u00ebto ngjarje. Selmani gjithashtu ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ribotohet libri \u201cMasakra e Gjilanit\u201d i autorit Shaban Alia dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohet terreni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u njoftuar lidhur me kto ngjarje. <\/p>\n<p>Me nj\u00eb rr\u00ebfim autentik p\u00ebr Masakr\u00ebn e Gjilanit \u00ebsht\u00eb paraqitur Jakup Berisha, 87-vje\u00e7ar, i cili i kishte tet\u00eb vite kur kishte ndodhur masakra. Ai e ka p\u00ebrshkruar at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga syt\u00eb e nj\u00eb f\u00ebmije dhe me sakt\u00ebsi t\u00eb madhe ka kujtuar raste t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb atyre ndodhive, viktima n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, biseda me n\u00ebn\u00eb, largimin nga sht\u00ebpia e ngjarje t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>Shemsi Syla, z\u00ebvndsminist\u00ebr i mbrojtjes ka \u00e7muar kumtesat e temat e paraqitura dhe tha se jeta veprimtaria e Rexhep Mal\u00ebs dhe Nuhi Berish\u00ebs do t\u00eb duhej trajtuar n\u00eb shum\u00eb dimensione, ngase ata ishin shk\u00ebndijat e para t\u00eb luft\u00ebs, derisa Ramadan D\u00ebrmaku, p\u00ebrmendi disa segmente dhe rolin e familjeve Mala e Nuhi Berisha n\u00eb organizimin e ilegales, pastaj foli se si u tentua q\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt t\u00eb p\u00ebrqaheshin nga ish-pushteti edhe n\u00eb dit\u00ebn e varrimit, tendenca p\u00ebr pengimin e pjes\u00ebmarrujes n\u00eb varrim dhe d\u00ebshmi t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>Ky organzim \u00ebsht\u00eb bar\u00eb fal\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni, drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sporte dhe Deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Historian\u00ebve n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb institucioneve komunale, Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sport ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tribun\u00eb do t\u00eb trajtohet sakrifica p\u00ebr liri n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme kohore. Ai tha se u trajtua masakra e Gjilanit  dhe u paraqit\u00ebn kumtesa n\u00eb 40- vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb heronj\u00ebve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.  <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto tema q\u00eb u trajtuan, jo t\u00eb gjitha jan d\u00ebgjuar m\u00eb her\u00ebt edhe at\u00eb fal\u00eb pun\u00ebs dhe profesionalzimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Historian\u00ebve, por edhe nga protagonist\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve dhe brezat e ardhsh\u00ebm do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb e t\u00eb \u00e7mojn\u00eb historin\u00eb e popullit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb drejtori Kushtrim Zeqiri, q\u00eb ka shtuar se rezistenca dhe p\u00ebrpjekja e popullit ton\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb po e g\u00ebzojm\u00eb sot dhe fal\u00eb k\u00ebsaj rezistence sot jemi t\u00eb lir\u00eb, andaj drejtori Zeqiri edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryatarit t\u00eb Komun\u00ebs ka p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u200b N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Manifestimit Shum\u00ebkulturor \u201cFlaka e Janarit 2024\u201d \u00ebsht\u00eb mbajtur Tribun\u00eb Shkencore kushtuar 80-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe 40-vjetorit t\u00eb r\u00ebnies heroike t\u00eb Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve komunale e shtet\u00ebrore, kurse me kumtesa u paraqit\u00ebn gjasht\u00eb historian\u00eb q\u00eb trajtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165140","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}