{"id":165276,"date":"2024-01-17T14:23:13","date_gmt":"2024-01-17T13:23:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165276"},"modified":"2024-01-17T14:23:13","modified_gmt":"2024-01-17T13:23:13","slug":"kryetari-hyseni-heroi-kadri-zeka-ishte-model-se-si-duhet-atdheu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-hyseni-heroi-kadri-zeka-ishte-model-se-si-duhet-atdheu\/","title":{"rendered":"Kryetari Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu"},"content":{"rendered":"<p> N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manifestimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar \u201cFlaka e Janarit 2024\u201d,  n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb inauguruar shtatorja e heroit t\u00eb kombit Kadri Zeka.<\/p>\n<p>E derdhur n\u00eb bronz, shtatorja e heroit Kadri Zeka ka bashkuar sot p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve dhe personalitete t\u00eb ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshev\u00ebs, drejtues komunash, ministra e deputet\u00eb, familjar\u00eb t\u00eb heronjve e d\u00ebshmor\u00ebve, invalid\u00eb e veteran\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, bashk\u00ebveprimtar\u00eb e pasues t\u00eb heroit Kadri Zeka e t\u00eb tjer\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb Gjilanin t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kryeqend\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se heroi  asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr, heroi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb koh\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb mes nesh, heroi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb vler\u00eb e shtuar e p\u00ebrgjithmon\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cJemi mbledhur sot, ne inaugurimin e shtatores s\u00eb Heroit Kadri Zeka. Sh\u00ebmb\u00eblltyra e tij, p\u00ebrmes k\u00ebsaj shtatore, po behet p\u00ebr jet\u00eb e mot pjes\u00eb e siluet\u00ebs s\u00eb qytetit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hyseni.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryetarin Hyseni, heroi Kadri Zeka, me shok\u00eb, jan\u00eb shembull dhe model.  \u201cAi \u00ebsht\u00eb model se si duhet atdheu. Ai \u00ebsht\u00eb shembull se sa duhet atdheu. Ai \u00ebsht\u00eb model se si duhet punuar.  Ai \u00ebsht\u00eb shembull se sa duhet sakrifikuar. Ai \u00ebsht\u00eb model i liderit q\u00eb na duhet sot.  Ai \u00ebsht\u00eb shembull se sa me leht\u00eb e kemi ne sot\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hyseni.<\/p>\n<p>I pari i Gjilanit shtoi tutje se muaji janar p\u00ebr vendin e popullin ton\u00eb, do t\u00eb kthehej n\u00eb muaj t\u00eb zjarrt\u00eb. Pavar\u00ebsisht q\u00eb n\u00eb dim\u00ebr e me acar, p\u00ebrpjekjet e Kadriut e shok\u00ebve t\u00eb tij, vazhdonin. Janari ishte i kapur nga flak\u00ebt. Ky muaj dhe manifestimi i filluar 33 vite m\u00eb par\u00eb, e k\u00ebt\u00eb vit pra, n\u00eb edicionin e 33-t\u00eb, po vazhdon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb. E gjith\u00eb lavdia e historis\u00eb duket aq af\u00ebr, sa e ndjejm\u00eb.<\/p>\n<p>Hyseni ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jemi bashk\u00eb e pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, t\u2019i kujtojm\u00eb p\u00ebrher\u00eb heronjt\u00eb e d\u00ebshmor\u00ebt, t\u00eb jen\u00eb ata sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb, derisa u zotua se si kryetar komune do t\u00eb punoj\u00eb maksimalisht me nder e p\u00ebrpik\u00ebri, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, qytetit e qytetar\u00ebve.  <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kodr\u00ebn e D\u00ebshmor\u00ebve, ku prehet p\u00ebrjet\u00ebsisht Kadriu dhe d\u00ebshmor\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb liris\u00eb, jemi p\u00ebrkujdesur, q\u00eb brenda k\u00ebtij viti t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb nisur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr tjerash kryetari i Komun\u00ebs,  Alban Hyseni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, bashk\u00ebveprimtari i tij, Hydajet Hyseni tha se sot n\u00eb Gjilan, qytetin e tij, na ka ardhur, na ka ftuar e na ka bashkuar heroi Kadri Zeka, si\u00e7 ka bashkuar gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb, pasi kredo e tij ishte bashkimi.<\/p>\n<p>Hyseni ka rikujtuar moton \u201cN\u00eb bashkim dhe vet\u00ebm n\u00eb bashkim q\u00ebndron shp\u00ebtim i shqiptar\u00ebve\u201d,  p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shquar heroi Kadri Zeka, sipas t\u00eb cilit vet\u00ebm me bashkim mund\u00ebsohet edhe e pamundshmja, dhe se, edhe sot Kadriu rrezaton p\u00ebr bashkim, fuqizim dhe p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Bashkudh\u00ebtarja dhe bashk\u00ebveprimtarja e Kadriut, Saime Isufi  tha se Kadriu me v\u00ebllez\u00ebrit G\u00ebrvalla ran\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e bashkimit, ata u bashkuan, p\u00ebr ta bashkuar popullin. Pas r\u00ebnies s\u00eb tyre, pra ran\u00eb tre, u bashkuan me mij\u00ebra dhe l\u00ebvizja e asaj kohe; dhe vazhdim\u00ebsia e pun\u00ebs s\u00eb tyre qoi deri te lufta \u00e7lirimtare e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Maqedonia Veriore, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe p\u00ebr Gjilanin ishin edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e lideri i shqiptar\u00ebve, Ali Ahmeti. E ky i fundit, n\u00eb fjal\u00ebn e tij e vler\u00ebsoi kreun e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr iniciativ\u00ebn q\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt e kombit t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb bronz t\u00eb vendosen n\u00eb qytetin e Gjilanit, p\u00ebrfshir\u00eb tani edhe shtatoren e Kadri Zek\u00ebs.<\/p>\n<p>Ahmeti vler\u00ebsoi d\u00ebshmor\u00ebt e k\u00ebsaj ane yje n\u00eb qiell q\u00eb kan\u00eb shndritur e po shndrisin edhe tani t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb bronz.  <\/p>\n<p>\u201cI dashur kryetar i Gjilanit, Ju po b\u00ebni nj\u00eb akt jo vet\u00ebm patriotik, por edhe fisnik, pasi ata yjet q\u00eb UDB-ja i kishte sh\u00ebnuar me t\u00eb zeza, ju ato yje q\u00eb shndrisin n\u00eb qiellin e kalt\u00ebr i keni vendos n\u00eb sheshin e Gjilanit. Ky shesh \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i vog\u00ebl p\u00ebr k\u00ebta yje q\u00eb edhe sot i kemi sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb. Bashkimi politik i shqiptar\u00ebve, thirrja e Kadri Zek\u00ebs, drejtuesit, ideologut t\u00eb organit \u201cLiria\u201d, ishte p\u00ebr ne frym\u00ebzim e betim p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi e demokraci\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr tjerash Ahmeti.<\/p>\n<p>P\u00ebr figur\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb Kadri Zek\u00ebs foli edhe Ismet Sylejmani, i gjenerat\u00ebs q\u00eb vazhdoi tutje rrug\u00ebn e idealit t\u00eb Kadri Zek\u00ebs, i cili tha se qyteti i Gjilanit me vendosjen edhe t\u00eb shtatit t\u00eb derdhur n\u00eb bronz t\u00eb heroit t\u00eb kombit, Kadri Zeka, p\u00ebrfundimisht po b\u00ebhet edhe m\u00eb i shenjt\u00eb edhe m\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr kombin.<\/p>\n<p>Deputeti nga Lugina, Shaip Kamberi ka th\u00ebn\u00eb se heroi Kadri Zeka para se t\u00eb shkrihet n\u00eb bronz, ishte shkrir\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. E p\u00ebr t\u2019u shkrir\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, p\u00ebr idealin e tij p\u00ebr lirin\u00eb duhet flijuar jet\u00ebn. Prandaj edhe Kadri Zeka dhe heronjt\u00eb kan\u00eb zgjedhur q\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e k\u00ebtij vendi, t\u00eb japin jet\u00ebn, ka th\u00ebn\u00eb Kamberi, derisa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes, t\u00eb pranishmit i ka fal\u00ebnderuar Zenun Pajaziti, i cili vler\u00ebsoi dhe \u00e7moi faktin q\u00eb tani shtatorja e heroit Kadri Zeka zuri vend n\u00eb sheshin e Gjilanit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, personalitete, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, prir\u00eb nga kreu i komun\u00ebs, b\u00ebn\u00eb shpalosjen e shtatores.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se shtatorja e Heroit t\u00eb Kombit Kadri Zeka, u punua nga skulptori gjilanas, Sabri Shaqiri.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, gjat\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve t\u00eb parapara t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit 2024\u201d,  n\u00eb Teatrin e Qytetit do t\u00eb mbahet edhe Akademia kushtuar Kadri Zek\u00ebs (ora 17:00), nd\u00ebrsa m\u00eb pas edhe Ekspozita \u201cPeneli i Flak\u00ebs\u201d, Galeria e Arteve (ora 19:00).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manifestimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar \u201cFlaka e Janarit 2024\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb inauguruar shtatorja e heroit t\u00eb kombit Kadri Zeka. E derdhur n\u00eb bronz, shtatorja e heroit Kadri Zeka ka bashkuar sot p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve dhe personalitete t\u00eb ndryshme shqiptare nga Kosova, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165277,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165276","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165276"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165276\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}