{"id":165308,"date":"2024-01-17T21:42:02","date_gmt":"2024-01-17T20:42:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165308"},"modified":"2024-01-17T21:42:02","modified_gmt":"2024-01-17T20:42:02","slug":"ne-gjilan-mbahet-akademi-perkujtimore-per-kadri-zeken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-gjilan-mbahet-akademi-perkujtimore-per-kadri-zeken\/","title":{"rendered":"N\u00eb Gjilan mbahet Akademi P\u00ebrkujtimore p\u00ebr Kadri Zek\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit 2024\u201d, n\u00eb sall\u00ebn e Teatrit t\u00eb Gjilanit, e p\u00ebrkrahur nga zyra e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni dhe nga Drejtoria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sporte, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Kushtrim Zeqiri, \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademi P\u00ebrkujtimore, e cila i \u00ebsht\u00eb kushtuar heroit Kadri Zeka, p\u00ebrmendorja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>Alban Hyseni, kryetar i Komun\u00ebs, n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore, n\u00eb t\u00eb  cil\u00ebn kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb familjar\u00eb t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, udh\u00ebheq\u00ebs qendror\u00eb dhe komunal\u00eb, veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, veteran\u00eb e invalid\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb, ka theksuar se jemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar heroin e kombit Kadri Zeka.<\/p>\n<p>Data e sotme e vitit 1982 sh\u00ebnon ndarjen fizike nga kjo bot\u00eb, kurse 17 janari i vitit 2024 \u00ebsht\u00eb rikthimi i tij fizik n\u00eb Gjilan p\u00ebrmes shtatores s\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb bronz. Fal\u00eb Kadri Zek\u00ebs, qyteti i Gjilanit ndjehet krenar q\u00eb pati nj\u00eb personalitet t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari Alban Hyseni, tha se t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebveprimtar\u00ebt e Kadri Zek\u00ebs e cil\u00ebsojn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb revolucionar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe se fjala e nipit t\u00eb tij, Zenun Pajaziti, i ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha fjalimet e mbajtura, kur kishte th\u00ebn\u00eb se familja gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb procesit nuk ka d\u00ebshiruar involvim direkt dhe se vendosja e shtatores \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ashtu edhe doli, ngase Kadri Zeka ishte i popullit e jo vet\u00ebm i familjes dhe se n\u00eb 40- vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb Rexhep Mal\u00ebs e Nuhi Berish\u00ebs dhurata m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb vendosja e shtatores s\u00eb Kadri Zek\u00ebs n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>\u201cVeprimtar\u00ebt e ilegales ishin nj\u00eb, ishin nj\u00eb trup dhe k\u00ebshtu t\u00eb bashkuar punonin e angazhoheshin, unik e me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm. At\u00eb q\u00eb kan\u00eb synuar ata, sot \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar, ano pse mbetet shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb jemi t\u00eb gjall\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka shtuar se n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me shum\u00eb emocione p\u00ebr familjar\u00ebt dhe shok\u00ebt e Kadriut, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se secili d\u00ebshmor\u00eb e hero \u00ebsht\u00eb edhe familjar\u00eb, prind e f\u00ebmij\u00eb, bashk\u00ebshort, v\u00eblla e shok i dikujt e ata jan\u00eb ndar\u00eb nga familja p\u00ebrjet\u00ebsisht, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb popullin shqiptar, andaj ne t\u00eb gjall\u00ebt duhem t\u00eb shohim mir\u00eb historin\u00eb, t\u00eb marrim m\u00ebsime e t\u00eb jet\u00eb e kaluara e heronjve inspirim dhe m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne e le t\u2019i nderojm\u00eb ata p\u00ebrmes pun\u00ebs e angazhimit, me sinqeritet e me dinjitet drejt arritjes s\u00eb synimeve p\u00ebr t\u00eb cilat ka luftuar Kadri Zeka dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij. <\/p>\n<p>Artan D\u00ebrmaku, rektor i Universitetit \u201cKadri Zeka\u201d n\u00eb Gjilan, duke folur p\u00ebr Kadri Zek\u00ebn,  tha se ky hero me sakrific\u00ebn dhe kontributin e tij hapi rrug\u00ebn p\u00ebr liri. Ai foli p\u00ebr periudhat historike n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kaloi Kadri Zeka dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ndiqet shembulli i tij dhe i heronjve t\u00eb tjer\u00eb dhe se emri i Kadri Zek\u00ebs m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi nderohet p\u00ebrmes arritjes s\u00eb dijes n\u00eb arsim dhe n\u00eb inovacion, ngase ata dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb madh \u2013 lirin\u00eb ton\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cSot UKZ me plot dinjitet mban\u00eb emrin e Kadri Zek\u00ebs, kurse p\u00ebrmendorja e ngritur sot n\u00eb Gjilan na b\u00ebn\u00eb krenar\u00eb dhe do t\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb kolektive\u201d, ka th\u00ebn\u00eb rektori D\u00ebrmaku. <\/p>\n<p>Saime Isufi, bashkudh\u00ebtare dhe bashk\u00ebveprimtare e Kadri Zek\u00ebs, tha se kishte jetuar bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe ajo ishte nj\u00eb koh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ilegalen shqiptare, e cila po p\u00ebrcillej e po burgosej dhe Kadriu e p\u00ebrcillte me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e po punonte shum\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e bashk\u00ebveprimtar\u00ebve t\u00eb tij, derisa n\u00eb koh\u00ebn kur ishte gati numri i gjasht\u00eb i Revist\u00ebs \u201cLiria\u201d, Kadri Zeka ra n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs e gazeta u botua pas r\u00ebnies s\u00eb tij. <\/p>\n<p>Mehmet Hajrizi, bashk\u00ebveprimtar i Kadri Zek\u00ebs,  pasi ka p\u00ebrg\u00ebzuar e uruar p\u00ebr shtatoren e Kadri Zek\u00ebs dhe foli p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e heroit, shkollimin, studimet e veprimtarin\u00eb klandestine dhe se ai ishte m\u00eb meritori q\u00eb n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare formoi shtypin klandestin\u00eb dhe botoi trakte e broshura t\u00eb shumta. Ai shum\u00eb shpejt, fal\u00eb angazhimit t\u00eb tij, hyri n\u00eb K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb Organizat\u00ebs dhe veproi n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb m\u00ebrgim. <\/p>\n<p>\u201cKadri Zeka ishte model i veprimtarit t\u00eb palodhur, me vendosm\u00ebri e vullnet t\u00eb hekurt, i cili punoi derisa agjent\u00ebt e sigurimit i ran\u00eb n\u00eb gjurm\u00eb, por ai veproi edhe n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d, tha Hajrizi, duke shtuar se LKSH k\u00ebrkonte avancimin e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Republik\u00eb, andaj edhe populli shqiptar nuk u pajtua me pozit\u00ebn e vet e LKSH u rrit drejt majave t\u00eb luft\u00ebs ngadh\u00ebnjimtare e ku Kadri Zeka pati rol historik p\u00ebr bashkimin e organizatave dhe hapjen e horizonteve t\u00eb reja, tha Hajrizi q\u00eb shtoi se Zeka mbajti kontakte edhe me diplomat\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai kishte t\u00eb gjitha virtytet e nj\u00eb patrioti, kurse pas tri vitesh n\u00eb m\u00ebrgim ai u vra bashk\u00eb me bashk\u00ebveprimtar\u00ebt Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn atdheut, por q\u00eb kurr\u00eb nuk k\u00ebrkoi asgj\u00eb prej tij, ngase ishte i bindur n\u00eb fitore. <\/p>\n<p>Shemsi Syla, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Mbrojtjes, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Zek\u00ebn e cil\u00ebsoi nj\u00eb prej ideolog\u00ebve m\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe p\u00ebrpilues i tezave p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, andaj m\u00eb pas ai rrezatoi edhe p\u00ebr lirin\u00eb dhe n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit me emrin e tij u pag\u00ebzua brigada \u00e7lirimtare, e cila m\u00eb pas u fut n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>Izmi Zeka, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve tha se p\u00ebr familjen e tij kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ngase u p\u00ebrmbush \u00ebndrra e shok\u00ebve dhe e bashk\u00ebveprimtar\u00ebve t\u00eb Kadri Zek\u00ebs, sepse ai u kthye aty ku e kishte nisur aktivitetin, aty ku sot jemi t\u00eb lir\u00eb. Ai tha se nderin m\u00eb t\u00eb madh Kadri Zek\u00ebs ia b\u00ebjm\u00eb duke e nd\u00ebrtuar Kosov\u00ebn ashtu si\u00e7 e desh\u00ebn heronjt\u00eb. Zeka ka fal\u00ebnderuar kryetarin e Komun\u00ebs, Alban Hyseni dhe drejtorin p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sporte, q\u00eb projektin e nisur e b\u00ebn\u00eb realitet. <\/p>\n<p>N\u00eb Akademi ka folur edhe Nexhmedin Sejdiu, kryetar i Lidhjes s\u00eb Historian\u00ebve \u201cAli Hadri\u201d, dega n\u00eb Gjilan, i cili ka folur p\u00ebr figur\u00ebn e Kadri Zek\u00ebs, si organizator dhe udh\u00ebheq\u00ebs i ilegales. P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb m\u00ebrgim, duke qen\u00eb model p\u00ebr shok\u00ebt e idealit, kurse fati i heroit Kadri Zeka ishte i lidhur me fatin e Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn artistike t\u00eb Akademis\u00eb p\u00ebr Kadri Zek\u00ebn ka performuar orkestra i dirigjuar nga Hajrullaj Syla e ku u interpretuan edhe pikat \u201cP\u00ebr ty atdhe\u201d, k\u00ebnduar nga tenori Liridon Sadriu, variacione me flaute nga Rina Hamdiu, \u201cUn\u00eb biri i yt Kosov\u00eb\u201d nga Liridon Sadriu dhe vepra p\u00ebr orkest\u00ebr \u201cLoja\u201d nga Valton Beqiri. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit 2024\u201d, n\u00eb sall\u00ebn e Teatrit t\u00eb Gjilanit, e p\u00ebrkrahur nga zyra e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni dhe nga Drejtoria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sporte, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Kushtrim Zeqiri, \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademi P\u00ebrkujtimore, e cila i \u00ebsht\u00eb kushtuar heroit Kadri Zeka, p\u00ebrmendorja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165309,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165308","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165308\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}