{"id":165497,"date":"2024-01-21T14:23:09","date_gmt":"2024-01-21T13:23:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165497"},"modified":"2024-01-21T14:23:09","modified_gmt":"2024-01-21T13:23:09","slug":"ibrahim-rugova-ishte-dhe-mbetet-arkitekt-i-pavaresise-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ibrahim-rugova-ishte-dhe-mbetet-arkitekt-i-pavaresise-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekt i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 18-vjetorin e vdekjes s\u00eb presidentit dr. Ibrahim Rugova, n\u00ebn patronatin e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs dr. Vjosa Osmani &#8211; Sadriu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit\u201d, \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademi P\u00ebrkujtimore p\u00ebr ish-presidentin historik t\u00eb Kosov\u00ebs, dr. Ibrahim Rugova. Kjo akademi ka nisur me paraqitjen e Korit t\u00eb Grave \u201cMuzat\u201d, t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebnduar Himnin e Kosov\u00ebs dhe \u201cKur ka ra kushtrimi n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i njohur si Himni i Rugov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, dr. Vjosa Osmani, presidente e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, Fatmir Sejdiu, ish-kryetar i Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, z\u00ebvend\u00ebskryeministre, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, familjar\u00eb t\u00eb ish-presidentit Rugova dhe t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>Fillimisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nikoqirit \u00ebsht\u00eb paraqitur kryetrari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka th\u00ebn\u00eb se Ibrahim Rugova ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjat\u00eb politike, e cila vazhdon t\u00eb mbetet trash\u00ebgim i brazave q\u00eb vijn\u00eb pas tij. Pasi ka folur p\u00ebr jet\u00ebn e dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, Gjilani p\u00ebrkujton d\u00ebshmor\u00ebt e kombit, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla, q\u00eb na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb mund e sakrific\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb para nesh e nd\u00ebr ta edhe dr. Ibrahim Rugova ishte i pareshtur dhe i palodhur n\u00eb angazhimin e tij  n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vendit, ai e p\u00ebrfaq\u00ebsonte popullin shqiptar, duke qen\u00eb profesor universiteti e nj\u00eb nd\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tij ishte nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, lufta \u00e7lirimtare, sakrificat dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00eb me luft\u00ebn \u00e7lirimtare ndikuan p\u00ebrfundimisht dhe quan n\u00eb largimin e okupatorit dhe n\u00eb arritjen e liris\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur ka konflikte e trazira gjithandej n\u00eb bot\u00eb, duhet t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar, ngase vet\u00ebm bashk\u00eb mund t\u00eb jemi t\u00eb fort\u00eb. Lufta politike e p\u00ebr\u00e7arjet nuk i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb atdheut dhe nuk nderojn\u00eb figurat e atdheut ton\u00eb, andaj t\u00eb jemi unik e t\u00eb bashkuar ashtu si\u00e7 do t\u00eb donte t\u00eb na shihte \u00e7do njeri q\u00eb ka kontribuar n\u00eb lirin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetrari i Gjilanit, Alban Hyseni. <\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, tha se Ibrahim Rugova nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb president, por m\u00eb shum\u00eb se kaq, nj\u00eb shqiptar i lidhur fort p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb e vendit t\u00eb vet. Ai ishte i lidhur me vendin dhe popullin e vet, me vlerat, me p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u2019a krijuar shtetin e p\u00ebr ta ruajtur lidhjen me Aleanc\u00ebn Euro-atlantike, ai qe v\u00ebrtet\u00eb biri i Kosov\u00ebs, i sh\u00ebrbeu asaj deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit.  <\/p>\n<p>\u201cAi e deshi Kosov\u00ebn dhe dha gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, sikur q\u00eb Kosova e deshi birin e vet e mbrojti at\u00eb dhe i dha atij lavdin\u00eb e paskajshme. Kosova ishte me fat q\u00eb kishte nj\u00eb njeri si\u00e7  ishte Ibrahim Rugova, nj\u00eb njeri i urt\u00eb e vizionar, i cili u shnd\u00ebrrua shpejt n\u00eb frym\u00eb q\u00eb nuk shuhet. Ai qe mobilizues i masave mbi vlerat e liris\u00eb, pati aft\u00ebsi intelektuale e morale p\u00ebr t\u2019a mbrojtur e kultivuar fjal\u00ebn e liris\u00eb, mendimin e lir\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e individit e lirin\u00eb kolektive t\u00eb popullit e duke k\u00ebrkuar at\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb model t\u00eb prij\u00ebsit i cili na m\u00ebsoi si t\u2019a mb\u00ebrrijm\u00eb lirin\u00eb\u201d, tha presidentja Osmani, q\u00eb ka shtuar se presidenti Rugova i dha politik\u00ebs dimensionin m\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, at\u00eb human e afroi at\u00eb me njer\u00ebzoren. I urt\u00eb e i matur, por shum\u00eb i vendosur , fliste shkurt, por fjal\u00ebt e tija kumbonin shum\u00eb, e zgjoi ndjenj\u00ebn komb\u00ebtare e ndjenj\u00ebn p\u00ebr liri. <\/p>\n<p>\u201cPresident, arkitket i pavar\u00ebsis\u00eb, ideologu e vizionari i pashoq, shembull i nj\u00eb atdhedashurie q\u00eb nuk zhduket kurr\u00eb. Njeri q\u00eb p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb themelet e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, njeri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson frym\u00ebn e l\u00ebvizjes dhe p\u00ebrpjekjes s\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Vjosa Osmani, presidentja Vjosa Osmani, q\u00eb tha se vdekja e tij n\u00eb janarin e vitit 2006, nuk e zbehu asnj\u00ebher\u00eb jehon\u00ebn, por mbeti fanar q\u00eb na udh\u00ebheq. <\/p>\n<p>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, dr. Fatmir Sejdiu dhe nj\u00ebri nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb presidentit Rugova, ka th\u00ebn\u00eb se ishim me fat q\u00eb kishim prij\u00ebsin e liderin, dr. Rugova q\u00eb i dha vizion projektit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, duke bashkuar shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn e tyre p\u00ebr procesin e liris\u00eb.  <\/p>\n<p>\u201cAi arriti t\u00eb krijoj\u00eb mir\u00ebkuptimin e gjith\u00eb bot\u00ebs demokratike dhe t\u00eb miqve tan\u00eb, ai nd\u00ebrtoi themelet e shtetit ton\u00eb mbi parimet Liri, Pavar\u00ebsi, Demokraci. Ai ishte i pal\u00ebkundsh\u00ebm n\u00eb parimet e tija. Ishte lider i rezistenc\u00ebs aktive, u shnd\u00ebrruar n\u00eb emblem\u00eb, na tregoi rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet ecur. Ai gjeti nj\u00eb model unikat p\u00ebr t\u00eb arritur Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, vure themelet e shtetit, internacionalizmin e shtetit, ia hapi der\u00ebn paqes, ishte vizionar, i duruesh\u00ebm, na nxiti t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb me miqt\u00eb\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ish-presidenti Sejdiu, q\u00eb shtoi se Rugova ishte i mir\u00ebpritur kudo. Ishte njeri q\u00eb projektoi iden\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb nuk pati fatin q\u00eb t\u2019a pres dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila megjithat\u00eb erdhi, ngase Rugova kishte besim t\u00eb plot\u00eb se kjo dit\u00eb do t\u00eb vije, ai ishte frym\u00ebzim p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, njeri i shtetnd\u00ebrtimit, vizionar, idet\u00eb e tija tash u b\u00ebn\u00eb realitet, ai ishte lider i masave t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, andaj edhe sot jemi krenar\u00eb q\u00eb jetuam dhe ec\u00ebm p\u00ebrkrah tij, ai ishte dhe mbetet frym\u00ebzues p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb moderne, andaj t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb tej n\u00eb projektin q\u00eb na e trasoi presidenti Rugova.<br \/>\nN\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs foli z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Donika G\u00ebrvalla, e cila tha se ai ishte veprimtar\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai mori mori p\u00ebrsip\u00ebr udh\u00ebheqjen p\u00ebr lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs edhe at\u00eb n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.  <\/p>\n<p>\u201cAi udh\u00ebhoqi themelimin e partis\u00eb s\u00eb par\u00eb demokratike n\u00eb Ballkan, duke qen\u00eb kryetar i LDK-s\u00eb, e cila b\u00eb l\u00ebvizja p\u00ebr \u00e7lirim dhe \u00e7erdhes komb\u00ebtare. Me vizonin largpam\u00ebs dhe udh\u00ebheqjes s\u00eb tij t\u00eb matur e t\u00eb men\u00e7ur, nisi rezistenc\u00ebn qytetare pa dhun\u00eb, por shum\u00eb civile bashk\u00eb me bashkudh\u00ebtar\u00ebt e tij, shpalli pavar\u00ebsin\u00eb dhe jet\u00ebsimin e saj. Aktiviteti i tij po krijonte ura miq\u00ebsie me qendrat e m\u00ebdha, dyert p\u00ebr Kosov\u00ebn po hapeshin kudo n\u00eb bot\u00eb, Kosova u fut n\u00eb agjendat e vendosjes bot\u00ebrore. Ai ishte bujar e konstruktiv me rival\u00ebt politik, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti r\u00ebnd\u00ebsi kishte Kosova, mbeti parimor p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e demokraci\u201d, tha z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Donika G\u00ebrvalla. Trash\u00ebgimia m\u00eb e madhe e Rugov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00eb, Kosova, tha ajo. <\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn artistike t\u00eb Akademis\u00eb, Orkestra e Harqeve e Filarmonis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn drejtimin e dirigjentit Baki Jashari performoi me veprat e kompozitor\u00ebve bot\u00ebror\u00eb dhe kosovar\u00eb, kurse n\u00eb rolin e solistit u paraqit tenori Liridon Sadriu. <\/p>\n<p>N\u00eb fund kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, i dhuroi djalit t\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Uk\u00eb Rugov\u00ebs, plaket\u00ebn tradicionale t\u00eb Manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 18-vjetorin e vdekjes s\u00eb presidentit dr. Ibrahim Rugova, n\u00ebn patronatin e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs dr. Vjosa Osmani &#8211; Sadriu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cFlak\u00ebs s\u00eb Janarit\u201d, \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademi P\u00ebrkujtimore p\u00ebr ish-presidentin historik t\u00eb Kosov\u00ebs, dr. Ibrahim Rugova. Kjo akademi ka nisur me paraqitjen e Korit t\u00eb Grave \u201cMuzat\u201d, t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebnduar Himnin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}