{"id":165569,"date":"2024-01-22T19:40:44","date_gmt":"2024-01-22T18:40:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165569"},"modified":"2024-01-22T19:40:44","modified_gmt":"2024-01-22T18:40:44","slug":"nisin-hetime-per-raportimin-e-policise-se-18-vjecari-u-ther-me-thie-ne-pamje-u-pane-godije-brutle-me-shfer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nisin-hetime-per-raportimin-e-policise-se-18-vjecari-u-ther-me-thie-ne-pamje-u-pane-godije-brutle-me-shfer\/","title":{"rendered":"Nisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb se 18-vje\u00e7ari u th\u2019er me thi*\u00eb, n\u00eb pamje u pan\u00eb godi*je brut*le me sh*f\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Goditjes me vetur\u00eb dhe m\u00eb pas goditjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme me shuf\u00ebr n\u00eb kok\u00eb nuk ka mundur t\u2019u mbijetoj\u00eb 18-vje\u00e7ari Liridon Fejzullahu nga Podujeva, as pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje 6-ditore t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>AKTUALE<br \/>\nKRONIKA<br \/>\nBOTA<br \/>\nEKONOMIA<br \/>\nSHOWBIZ<br \/>\nSPORT<br \/>\nZ\u00cbRAT<br \/>\nAUTO&#038;TECH<br \/>\nDOSIER<br \/>\nJET\u00cb<br \/>\nARKIVA<br \/>\nKULTURA<br \/>\nVIDEO<br \/>\nIMPRESUM<br \/>\nPRIVACY POLICY<br \/>\nSHPALLJE<br \/>\nNisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb se 18-vje\u00e7ari u ther me thik\u00eb, n\u00eb pamje u pan\u00eb goditje brutale me shuf\u00ebr<br \/>\nNisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb se 18-vje\u00e7ari u ther me thik\u00eb, n\u00eb pamje u pan\u00eb goditje brutale me shuf\u00ebr<\/p>\n<p>KRONIKA<br \/>\nJanuary 22, 2024 &#8211; 13:03<br \/>\nSHP\u00cbRNDAJE:<br \/>\nGoditjes me vetur\u00eb dhe m\u00eb pas goditjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme me shuf\u00ebr n\u00eb kok\u00eb nuk ka mundur t\u2019u mbijetoj\u00eb 18-vje\u00e7ari Liridon Fejzullahu nga Podujeva, as pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje 6-ditore t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>Nga Klinika e Intensives kan\u00eb treguar se ai kishte l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda e gjakderdhje n\u00eb kok\u00eb, por s\u2019kishin par\u00eb plag\u00eb ther\u00ebse. Policia fillimisht e ka p\u00ebrshkruar rastin si therje me thik\u00eb, por pamjet e publikuara e kan\u00eb demantuar totalisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka nisur nj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs ka nisur nj\u00eb hetim duke grumbulluar informacione p\u00ebr veprimet e polic\u00ebve, pas vrasjes s\u00eb 18-vje\u00e7arit Lulzim Fejzullahu.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i IPK-s\u00eb, Arb\u00ebr Beka, tha se po mbledhin informacionet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shkresat e Policis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb u p\u00ebrshkrua ndryshe dit\u00ebn kur ndodhi, nga \u00e7far\u00eb treguan pamjet e publikuara dje.<\/p>\n<p>\u201cDuke ju referuar k\u00ebrkes\u00ebs suaj ju informojm\u00eb se lidhur me k\u00ebt\u00eb rast Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs sipas detyr\u00ebs zyrtare ka filluar nj\u00eb hetim preliminar q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrve\u00e7 tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtes\u00eb rreth veprimeve t\u00eb policis\u00eb si dhe sigurimin e t\u00eb gjitha shkresave lidhur me k\u00ebt\u00eb rast\u201d, tha Beka p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e tjera do t\u00eb nd\u00ebrmerren var\u00ebsisht nga gjetjet e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore t\u00eb IPK-s\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>AKTUALE<br \/>\nKRONIKA<br \/>\nBOTA<br \/>\nEKONOMIA<br \/>\nSHOWBIZ<br \/>\nSPORT<br \/>\nZ\u00cbRAT<br \/>\nAUTO&#038;TECH<br \/>\nDOSIER<br \/>\nJET\u00cb<br \/>\nARKIVA<br \/>\nKULTURA<br \/>\nVIDEO<br \/>\nIMPRESUM<br \/>\nPRIVACY POLICY<br \/>\nSHPALLJE<br \/>\nNisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb se 18-vje\u00e7ari u ther me thik\u00eb, n\u00eb pamje u pan\u00eb goditje brutale me shuf\u00ebr<br \/>\nNisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb se 18-vje\u00e7ari u ther me thik\u00eb, n\u00eb pamje u pan\u00eb goditje brutale me shuf\u00ebr<\/p>\n<p>KRONIKA<br \/>\nJanuary 22, 2024 &#8211; 13:03<br \/>\nSHP\u00cbRNDAJE:<br \/>\nGoditjes me vetur\u00eb dhe m\u00eb pas goditjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme me shuf\u00ebr n\u00eb kok\u00eb nuk ka mundur t\u2019u mbijetoj\u00eb 18-vje\u00e7ari Liridon Fejzullahu nga Podujeva, as pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje 6-ditore t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>Nga Klinika e Intensives kan\u00eb treguar se ai kishte l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda e gjakderdhje n\u00eb kok\u00eb, por s\u2019kishin par\u00eb plag\u00eb ther\u00ebse. Policia fillimisht e ka p\u00ebrshkruar rastin si therje me thik\u00eb, por pamjet e publikuara e kan\u00eb demantuar totalisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka nisur nj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs ka nisur nj\u00eb hetim duke grumbulluar informacione p\u00ebr veprimet e polic\u00ebve, pas vrasjes s\u00eb 18-vje\u00e7arit Lulzim Fejzullahu.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i IPK-s\u00eb, Arb\u00ebr Beka, tha se po mbledhin informacionet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shkresat e Policis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb u p\u00ebrshkrua ndryshe dit\u00ebn kur ndodhi, nga \u00e7far\u00eb treguan pamjet e publikuara dje.<\/p>\n<p>\u201cDuke ju referuar k\u00ebrkes\u00ebs suaj ju informojm\u00eb se lidhur me k\u00ebt\u00eb rast Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs sipas detyr\u00ebs zyrtare ka filluar nj\u00eb hetim preliminar q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrve\u00e7 tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtes\u00eb rreth veprimeve t\u00eb policis\u00eb si dhe sigurimin e t\u00eb gjitha shkresave lidhur me k\u00ebt\u00eb rast\u201d, tha Beka p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e tjera do t\u00eb nd\u00ebrmerren var\u00ebsisht nga gjetjet e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore t\u00eb IPK-s\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Lulzim Fejzullahu vdiq t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb QKUK, pasi me gjith\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor nuk mundi t\u2019u mbijetoj\u00eb l\u00ebndimeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i mori m\u00eb 14 janar nga dy t\u00eb mitur (16 dhe 17 vje\u00e7).<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rast, Policia n\u00eb raportin 24-or\u00ebsh d\u00ebrguar mediave nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, e kishte cil\u00ebsuar si vrasje n\u00eb tentativ\u00eb, duke e p\u00ebrshkruar si therje me thik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPodujev\u00eb 14.01.2024 &#8211; 13:00. Jan\u00eb arrestuar dy t\u00eb dyshuar meshkuj kosovar\u00eb pasi q\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb therur me thik\u00eb viktim\u00ebn mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb QKMF Podujev\u00eb dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr n\u00eb QKUK Prishtin\u00eb. Nj\u00ebsiti policor n\u00eb vendin e ngjarjes ka konfiskuar nj\u00eb thik\u00eb dhe nj\u00eb vetur\u00eb. Me vendim t\u00eb prokurorit, dy t\u00eb dyshuarit d\u00ebrgohen n\u00eb mbajtje\u201d, thuhej n\u00eb raport.<\/p>\n<p>18-vje\u00e7ari vdiq t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Klinik\u00ebn e Intensives n\u00eb QKUK, nd\u00ebrsa shefi i k\u00ebtij reparti, Shaqir Uka, i tha se te viktima nuk kan\u00eb par\u00eb plag\u00eb ther\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cPacienti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Mjekimit Intensiv Qendror pas intervenimit kirurgjik n\u00eb sall\u00ebn e Qendr\u00ebs Emergjente n\u00eb urgjenc\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebndimeve q\u00eb ka p\u00ebsuar n\u00eb regjionin e kok\u00ebs dhe ato si pasoj\u00eb e gjakderdhjes q\u00eb ka p\u00ebsuar n\u00eb regjionin e kok\u00ebs si pasoj\u00eb e goditjeve. Nuk kemi t\u00eb evidentuar, as n\u00eb raportin e Qendr\u00ebs Emergjente, por as ne k\u00ebtu nuk kemi pa q\u00eb ka pas plag\u00eb ther\u00ebse\u201d, tha Uka.<\/p>\n<p>Kur Lulzim Fejzullahu vdiq, Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs e p\u00ebrshkroi ndryshe rastin nga si ishte p\u00ebrshkruar nga Policia m\u00eb 14 janar, duke e cil\u00ebsuar tash si vrasje.<\/p>\n<p>\u201cPas nj\u00eb p\u00ebrleshjeje fizike, dy t\u00eb dyshuar (t\u00eb mitur) e kan\u00eb goditur me nj\u00eb shkop viktim\u00ebn (tashm\u00eb t\u00eb ndjerin, 18 vje\u00e7), duke i shkaktuar l\u00ebndime trupore, ku si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre l\u00ebndimeve t\u00eb marra, viktima \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb QKUK p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor, nd\u00ebrsa po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, me urdh\u00ebr t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit, dy t\u00eb miturit jan\u00eb ndaluar p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale \u2018Vrasje n\u00eb tentativ\u00eb\u2019 (tashm\u00eb vrasje) dhe rasti ka filluar t\u00eb trajtohet n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori i rastit urdh\u00ebroi q\u00eb trupi i pajet\u00eb i 18-vje\u00e7arit t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Institutin e Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore p\u00ebr obduksion.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, pra dje, Policia n\u00eb raportin 24-or\u00ebsh e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rast si vrasje e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb &#8211; rr. \u2018Drenica\u2019, Podujev\u00eb, 14.01.2024 &#8211; 13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar, i cili ka qen\u00eb duke u trajtuar n\u00eb QKUK, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Me vendim t\u00eb prokurorit, trupi i pajet\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb IML p\u00ebr obduksion. Rasti \u00ebsht\u00eb duke hetuar\u201d, u tha n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Pamjet e publikuara dje d\u00ebshmuan se 18-vje\u00e7ari fillimisht ishte goditur me vetur\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas kishte marr\u00eb disa goditje me shuf\u00ebr n\u00eb kok\u00eb. Pas obduksionit, ai u varros dje n\u00eb varrezat e qytetit n\u00eb Podujev\u00eb.<\/p>\n<p>Rrahim Fejzullahu, axha i viktim\u00ebs, tha dje se familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb dyshuarve q\u00eb tashm\u00eb ndodhen n\u00eb paraburgim i kishin d\u00ebrguar njer\u00ebz. Gjyshi i nj\u00ebrit prej sulmuesve, si\u00e7 tha ai, i kishte th\u00ebn\u00eb se nipi i tij ishte therur me thik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyshuarit e kan\u00eb \u00e7u dik\u00eb te un\u00eb. M\u00eb shum\u00eb po ma b\u00ebjn\u00eb qeto fjal\u00eb se q\u00eb kam edhe tjet\u00ebr m\u00ebrzi. Familja e qetij Llaush\u00ebs m\u00eb ka ardh\u00eb bab\u00ebgjyshi n\u00eb sht\u00ebpi edhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe djali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i therrur. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. I ke kamerat n\u00eb Polici. I shfaqim k\u00ebto pas ceremonis\u00eb, Policia kur t\u2019i kryen t\u00eb vetat edhe i shihni vet\u00eb. S\u2019ka aty t\u00eb therrur. Qeto fjal\u00eb po ma b\u00ebjn\u00eb\u2026 Ky tjetri, Dabinovci, m\u00eb ka \u00e7u njer\u00ebz. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb jam n\u00eb gjendje me i \u00e7u p\u00ebr Turqi n\u00ebse ka nevoj\u00eb me i ndihmu. Po ma rreh\u00eb, po ma alivanos\u00eb e po ma sh\u00ebndosh\u00eb\u2026 Nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr paret tua, t\u2019u rrit\u00eb nera\u2026 Kan\u00eb lyp\u00eb me ardh\u00eb sot n\u00eb varrim. S\u2019i kam leju. Jo p\u00ebr di\u00e7ka, por nuk po mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ball\u00eb. Shkurt, shqip\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas familjar\u00ebve, viktima t\u00eb shtun\u00ebn e 13 janarit kishte pasur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje verbale me dy t\u00eb dyshuarit n\u00eb nj\u00eb rrojtore af\u00ebr, p\u00ebr \u201cjo s\u2019mundesh me hy para meje, jo mundesh\u201d, si\u00e7 e p\u00ebrshkroi Rrahim Fejzullahu. Ai tha se at\u00eb dit\u00eb \u201ci kan\u00eb nd\u00ebrrue do fjal\u00eb jo fort t\u00eb r\u00ebnda mes vete\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij versioni, Lulzim Fejzullahu ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen kishte ndodhur rasti fatal.<\/p>\n<p>\u201cI ka lan\u00eb me u qeth\u00eb krejt, jan\u00eb rrok\u00eb me krah\u00eb n\u00eb der\u00eb, si shqiptar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb zakon me e rreh veten nalt\u00eb \u2018pse m\u00eb rroke, pse t\u00eb rroka\u2019. Edhe ka ardh\u00eb prej shpie. Ata q\u00eb e kan\u00eb rrah\u00eb djalin, m\u00eb s\u00eb pari e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me kerr, e kan\u00eb shkel\u00eb me kerr. T\u00eb nes\u00ebrmen, dit\u00eb e diel, n\u00eb mesdit\u00eb, n\u00eb ora 12:10. E kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me kerr, e kan\u00eb sulmu me kerr, jan\u00eb kamerat, i ka Policia. Kur e kan\u00eb shkel\u00eb, e kan\u00eb rr\u00ebzu djalin, e at\u00ebher\u00eb i kan\u00eb hip\u00eb me shufra kres\u00eb. Asnj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb trup s\u2019e ka djali, pos n\u00eb krye\u201d. Kaq kam informacione. Mashkulli yn\u00eb dje ka nd\u00ebrrue jet\u00eb, n\u00eb ora 03:20. Sot e ka varrimin\u201d, tha axha i tij.<\/p>\n<p>Lulzim Fejzullahu n\u00eb mosh\u00ebn 4-vje\u00e7are kishte mbetur pa nj\u00ebrin prind, nd\u00ebrsa pak m\u00eb von\u00eb i kishte vdekur edhe tjetri. \u201cE kam mbajt\u00eb sa kam pas\u00eb mund\u00ebsi\u201d, tregoi axha i tij.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019ka person q\u00eb ec\u00eb me dy k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb Zotit q\u00eb mund ta thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb lig\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Se ky ka qen\u00eb jetim. Ky \u00ebsht\u00eb angazhu pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, e ka p\u00ebrfundu shkoll\u00ebn, u angazhu me punu p\u00ebr ta b\u00eb nj\u00eb kafshat\u00eb buk\u00eb p\u00ebr vete\u201d, tha ai. \u201cUn\u00eb ve\u00e7 k\u00ebrkoj drejt\u00ebsi maksimale\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Goditjes me vetur\u00eb dhe m\u00eb pas goditjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme me shuf\u00ebr n\u00eb kok\u00eb nuk ka mundur t\u2019u mbijetoj\u00eb 18-vje\u00e7ari Liridon Fejzullahu nga Podujeva, as pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje 6-ditore t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb QKUK. AKTUALE KRONIKA BOTA EKONOMIA SHOWBIZ SPORT Z\u00cbRAT AUTO&#038;TECH DOSIER JET\u00cb ARKIVA KULTURA VIDEO IMPRESUM PRIVACY POLICY SHPALLJE Nisin hetime p\u00ebr raportimin e Policis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165570,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165569","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165569\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}