{"id":165711,"date":"2024-01-25T17:24:18","date_gmt":"2024-01-25T16:24:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165711"},"modified":"2024-01-25T17:24:18","modified_gmt":"2024-01-25T16:24:18","slug":"kryetari-hyseni-per-te-gjitha-projektet-qe-i-kemi-promovuar-mjetet-i-kemi-te-siguruara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-hyseni-per-te-gjitha-projektet-qe-i-kemi-promovuar-mjetet-i-kemi-te-siguruara\/","title":{"rendered":"Kryetari Hyseni: P\u00ebr t\u00eb gjitha projektet q\u00eb i kemi promovuar, mjetet i kemi t\u00eb siguruara"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, n\u00ebn drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, pos pikave t\u00eb rregullta t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, ka diskutuar edhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn nga k\u00ebshilltar\u00ebt Avdyl Aliu, Imran Haziri, Ismajl Kurteshi, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Besnik Shala, Sami Ahmeti, Af\u00ebrdita Balaj, Ardhm\u00ebrie Musliu, Nazim Gagica, Ramiz Ramadani, Riad Elezi, Gresa Avdiu, Arianit Sadiku, Ekrem Kryeziu dhe Shpresa Kurteshi.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e ngritura prej tyre, kryetari i Komun\u00ebs, Alban Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se lajm i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se sivjet do t\u00eb b\u00ebhet shpron\u00ebsimi p\u00ebr rrug\u00ebn qarkore ekzistuese p\u00ebr 226 familje, t\u00eb cilat kan\u00eb pritur 25 vite.   <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, ai ka th\u00ebn\u00eb se sivjet do t\u00eb nisen projekte t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sheshi i qytetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb p\u00ebrgatitur alternativa p\u00ebr qarkullim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zgjerimi i rrug\u00ebs \u201cHamdi Kurteshi\u201d n\u00eb kat\u00ebr krosi, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar memorandumi edhe p\u00ebr unaz\u00ebn e re t\u00eb qytetit, nj\u00eb projekt ky ndoshta m\u00eb i madhi q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto projekte krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebvizje e qarkullim alternativ, pas pasur nevoj\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet qendra e qytetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket rrug\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs, ai ka th\u00ebn\u00eb se punimet atje jan\u00eb duke vazhduar, pos n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb bllokuar nga nj\u00eb kompani, p\u00ebr shkak t\u00eb shpron\u00ebsimit, por u shpreh i bindur se ky problem do t\u00eb tejkalohet, p\u00ebr \u00e7ka pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim me pronarin e k\u00ebtij biznesi.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb lidhje me pyetjen p\u00ebr varrezat e reja t\u00eb qytetit, kryetari Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se tashm\u00eb e kemi nj\u00eb projekt ideor, ku parashihet gjith\u00eb infrastruktura e nevojshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe hap\u00ebsirat p\u00ebr komunitetet tjera, morgu, rruga, parkimi dhe detajet tjera.<\/p>\n<p>Ai ka folur edhe p\u00ebr projektet tjera q\u00eb jan\u00eb prezantuar k\u00ebto dit\u00eb dhe ka shtuar se p\u00ebr t\u00eb gjitha ato jan\u00eb t\u00eb siguruara edhe financat.              <\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb gjitha projektet q\u00eb kemi promovuar dhe do t`i promovojm\u00eb, mjetet i kemi t\u00eb siguruara dhe p\u00ebr aq pun\u00eb sa b\u00ebhet, nuk do t\u00eb mbetemi borxh p\u00ebr asnj\u00eb cent\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Hyseni.  <\/p>\n<p>Opozita i ka par\u00eb me dyshime premtimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit dhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e saj jan\u00eb cil\u00ebsuar edhe mashtrime. <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Kuvendi ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Zhvillimor t\u00eb Arsimit 2023-2026, i cili identifikon sfidat n\u00eb fushat e edukimit n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme, n\u00eb arsimin para universitar, n\u00eb arsimin, aft\u00ebsimin profesional dhe arsimin e te\u0308 rriturve si dhe n\u00eb fush\u00ebn e digjitalizimit t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p>Kuvendi ka diskutuar edhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb sektorin e mbeturinave dhe pas nj\u00eb debati m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rreth partneritetit me kompanin\u00eb \u201cEcohigjiena\u201d, ka rekomanduar nj\u00eb auditim n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbushjes s\u00eb obligimeve t\u00eb kontrat\u00ebs nga partneri privat.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb shqyrtuar edhe rekomandimi i Komitetit t\u00eb Urbanizmit p\u00ebr heqjen e vazove n\u00eb sheshin e qytetit, pasi ato po vler\u00ebsohen si penges\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve dhe aktivitetin e bizneseve n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe kompania projektuese \u00ebsht\u00eb dakorduar me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe marr\u00ebveshjen nd\u00ebrkomunale me Komun\u00ebn e Parteshit, p\u00ebr nevoja t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb impiantit dhe infrastruktur\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb fshatin Uglar.    <\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe raportet e pun\u00ebs s\u00eb Komiteteve p\u00ebr vitin 2023, planet e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre trupave komunale p\u00ebr vitin 2024, sikurse edhe t\u00eb planit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Komunal p\u00ebr Siguri n\u00eb Bashk\u00ebsi, me disa plot\u00ebsime.<\/p>\n<p>Po ashtu u miratua edhe ndryshimi n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Komitetit p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa, pas prishjes s\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, me \u00e7`rast LDK-ja e t\u00ebrhoqi nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb saj, pasi q\u00eb kryesuesi i k\u00ebsaj trupe, nj\u00ebher\u00ebsh edhe i Kuvendit, vjen nga radh\u00ebt e partnerit t\u00eb saj \u2018Vatra\u2019.         <\/p>\n<p>Kuvendi \u00ebsht\u00eb njoftuar edhe me procesin e deritash\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr k\u00ebshilla lokal\u00eb si dhe ka vendosur p\u00ebr kompensimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit, me nj\u00eb shum\u00eb prej 50 euro p\u00ebr \u00e7do takim.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, n\u00ebn drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, pos pikave t\u00eb rregullta t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, ka diskutuar edhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn nga k\u00ebshilltar\u00ebt Avdyl Aliu, Imran Haziri, Ismajl Kurteshi, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Besnik Shala, Sami Ahmeti, Af\u00ebrdita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165711","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165711\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}