{"id":165815,"date":"2024-01-27T17:53:36","date_gmt":"2024-01-27T16:53:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=165815"},"modified":"2024-01-27T17:53:36","modified_gmt":"2024-01-27T16:53:36","slug":"deklarata-e-publikuar-e-naim-murselit-ne-prokurori-vjen-reagimi-nga-familja-e-liridona-ademajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deklarata-e-publikuar-e-naim-murselit-ne-prokurori-vjen-reagimi-nga-familja-e-liridona-ademajt\/","title":{"rendered":"Deklarata e publikuar e Naim Murselit n\u00eb Prokurori, vjen reagimi nga familja e Liridona Ademajt"},"content":{"rendered":"<p>Leonard Ademaj, v\u00ebllai i Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra nga bashk\u00ebshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas publikimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb plot\u00eb n\u00eb media t\u00eb Naim Murselit p\u00ebr ngjarjen, dh\u00ebn\u00eb hetuesve policor\u00eb m\u00eb 1 dhjetor.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk e komentojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e deklarimeve t\u00eb t\u00eb dyshuarve para hetuesve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn se si prokurorja ka organizuar intervistimin dhe se kan\u00eb besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia duhet dhe do t\u00eb triumfoj\u00eb, p\u00ebr Liridon\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb dhe vajzat e vrara.\u201d \u2013 ka shkruar Ademaj.<\/p>\n<p>Ndryshe, Naim Murseli ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se Granit Plava ishte personi q\u00eb shtiu me arm\u00eb zjarri p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb bashk\u00ebshorten e tij Liridona Ademajn, mbr\u00ebmjen e 29 n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>Por, Murseli nuk e ka pohuar t\u00eb ket\u00eb porositur vrasjen e saj, ndon\u00ebse e ka pranuar se \u00ebsht\u00eb takuar me t\u00eb dyshuarin p\u00ebr vrasje, Granit Plav\u00ebn, n\u00eb dit\u00ebn kritike.<\/p>\n<p>D\u00ebshmin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Murselit p\u00ebr ngjarjen, dh\u00ebn\u00eb hetuesve policor\u00eb m\u00eb 1 dhjetor, e ka siguruar Paparaci.<\/p>\n<p>Murseli e pranon se n\u00eb dit\u00ebn kritike \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me Plav\u00ebn. Thot\u00eb se at\u00eb dit\u00eb ia ka dhuruar Plav\u00ebs parat\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb arme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dit\u00ebn kritike un\u00eb isha ne Gjakov\u00eb p\u00ebr pune personale dhe rast\u00ebsisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar n\u00eb Kramovik n\u00eb rrug\u00eb dhe ai ishte kthyer tek vendi i pun\u00ebs dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne at\u00eb lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me vetur\u00ebn time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyr\u00eb e zez\u00eb, ku s\u00eb bashku jemi nisur n\u00eb drejtim t\u00eb restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjat\u00eb rrug\u00ebs goma e vetur\u00ebs mu d\u00ebmtua dhe vazhduam p\u00ebr ta gjetur nj\u00eb gomister p\u00ebr ta rregulluar gom\u00ebn, ku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Dujak\u00ebs has\u00ebm n\u00eb nj\u00eb autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi p\u00ebr ta rregulluar gom\u00ebn\u201d, ka rr\u00ebfyer Naim Murseli.<\/p>\n<p>\u201cPersoni i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr arm\u00eb dhe ai i thot\u00eb \u2018po vet\u00ebm dua ta shoh fillimisht\u2019. Dhe i p\u00eblqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi k\u00ebrkoj mua dhe un\u00eb ia dhash\u00eb 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u regullua goma m\u00eb telefonon bashk\u00ebshortja dhe m\u00eb tregon se ka mb\u00ebrrit n\u00eb Prishtin\u00eb pa dijenin\u00eb time. Un\u00eb nisem n\u00eb drejtim t\u00eb Prishtin\u00ebs s\u00eb bashku me Granitin por gjat\u00eb rrug\u00ebs Graniti m\u00eb k\u00ebrkoi ta d\u00ebrgoja n\u00eb fshatin Kralan ku kishte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb. Dhe, ndaras kemi vazhduar p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb time, ku jemi barazuar me vetura dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se un\u00eb tash e di \u00e7ka b\u00ebj\u201d, thot\u00eb Murseli.<\/p>\n<p>Derisa rr\u00ebfen momentin e vrasjes, ai thot\u00eb se ndon\u00ebse e ka ditur se vras\u00ebsi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar \u201cn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se Graniti do t\u00eb marr\u00eb veprime p\u00ebr vras\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Graniti doli i maskuar n\u00eb rrug\u00eb me arm\u00eb t\u00eb drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni p\u00ebr prezenc\u00ebn e tij un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam besuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se Graniti do t\u00eb marr\u00eb veprime p\u00ebr vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam \u00e7u duart lart dhe i kam th\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes jepja krejt \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebrkon dhe n\u00eb nj\u00eb moment un\u00eb kam hapur der\u00ebn time, pastaj der\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve duke i th\u00ebn\u00eb edhe bashk\u00ebshortes t\u00eb largohet nga vetura. N\u00eb momentin q\u00eb jemi larguar disa metra, kam d\u00ebgjuar nj\u00eb krism\u00eb por pa e par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Murseli ka th\u00ebn\u00eb se s\u00eb fundmi i kishte dal nj\u00eb problem familjar.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb problem familjar ku kan\u00eb dal n\u00eb shesh disa SMS-a me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. K\u00ebta SMS-a ia kan\u00eb d\u00ebrguar bashk\u00ebshortes sime dhe kjo e ka r\u00ebnduar tej mase lidhjen ton\u00eb martesore. Pas k\u00ebsaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje \u00ebsht\u00eb shtuar ku un\u00eb kam k\u00ebrkuar ndarjen mir\u00ebpo kategorikisht bashk\u00ebshortja nuk ka pranuar dhe n\u00eb nj\u00eb ndej\u00eb n\u00eb Malmo t\u00eb Suedis\u00eb, bashk\u00ebshortja m\u00eb ishte hakmarr\u00eb duke m\u00eb tradhtuar me nj\u00eb person t\u00eb huaj aty\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai para hetuesve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb ngjarje un\u00eb e kam par\u00eb me syt\u00eb e mi mir\u00ebpo nuk ia kam shprehur n\u00eb asnj\u00eb moment. Kjo ngjarje sigurisht q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebnduar dhe ndikuar n\u00eb raportin ton\u00eb. Un\u00eb si bashk\u00ebshort t\u00eb gjitha kushtet ia kam plot\u00ebsuar dhe kam dashur q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb e lumtur\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leonard Ademaj, v\u00ebllai i Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra nga bashk\u00ebshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas publikimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb plot\u00eb n\u00eb media t\u00eb Naim Murselit p\u00ebr ngjarjen, dh\u00ebn\u00eb hetuesve policor\u00eb m\u00eb 1 dhjetor. Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk e komentojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e deklarimeve t\u00eb t\u00eb dyshuarve para hetuesve. Megjithat\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":165816,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165815","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165815\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}