{"id":166832,"date":"2024-02-15T11:54:33","date_gmt":"2024-02-15T10:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=166832"},"modified":"2024-02-15T11:54:33","modified_gmt":"2024-02-15T10:54:33","slug":"lista-serbe-bojkoton-kuvendin-por-jo-pagat-i-kushtojne-buxhetit-mbi-200-mije-euro-cdo-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lista-serbe-bojkoton-kuvendin-por-jo-pagat-i-kushtojne-buxhetit-mbi-200-mije-euro-cdo-vit\/","title":{"rendered":"Lista Serbe bojkoton Kuvendin, por jo pagat \u2013 i kushtojn\u00eb buxhetit mbi 200 mij\u00eb euro \u00e7do vit"},"content":{"rendered":"<p>Pas gjasht\u00eb muajsh, dhjet\u00eb deputet\u00ebt serb\u00eb shfaqen p\u00ebr disa minuta n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos u hiqen mandatet p\u00ebr mospjes\u00ebmarrje, dhe m\u00eb pas ngrihen, largohen dhe zhduken p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hera e fundit kur u paraqit\u00ebn shkurtimisht n\u00eb Kuvend, ishte m\u00eb 8 shkurt.<\/p>\n<p>Nga dhjet\u00eb ul\u00ebset parlamentare, q\u00eb Kushtetuta e Kosov\u00ebs ia garanton komunitetit serb, n\u00ebnt\u00eb i takojn\u00eb List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit.<\/p>\n<p>Deputeti i dhjet\u00eb vepron si i pavarur, por \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i grupit parlamentar \u201cLista Serbe\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cveprim strategjik\u201d, si\u00e7 e kan\u00eb cil\u00ebsuar m\u00eb her\u00ebt bojkotimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, ata marrin \u00e7do muaj pag\u00ebn e deputetit, n\u00eb vler\u00eb prej rreth 1.800 eurosh.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr k\u00ebta deputet\u00eb, nga buxheti i Kosov\u00ebs ndahen \u00e7do vit rreth 200 mij\u00eb euro.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/IMG_6804.png\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/IMG_6804.png\" alt=\"\" width=\"630\" height=\"867\" class=\"alignnone size-full wp-image-166833\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/IMG_6804.png 630w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/IMG_6804-218x300.png 218w\" sizes=\"auto, (max-width: 630px) 100vw, 630px\" \/><\/a><br \/>\nK\u00ebta deputet\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe i mor\u00ebn mandatet e tyre n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit, 2022 \u2013 dhjet\u00eb dit\u00eb pasi paraardh\u00ebsit e tyre dhan\u00eb dor\u00ebheqje. At\u00ebkoh\u00eb, pati dor\u00ebheqje masive t\u00eb serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb veri, si shenj\u00eb kund\u00ebrshtimi ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i riregjistruar automjetet me targa serbe n\u00eb targa t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky vendim doli t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i nxituar, sepse n\u00eb at\u00eb rast ata do t\u2019i humbnin ul\u00ebset e tyre n\u00eb Kuvend dhe ato do t\u2019u kalonin serb\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb tjera, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Shumica e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb veri dhe n\u00eb jug t\u00eb Lumit Ib\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Radio Evropa e Lir\u00eb, thon\u00eb se deputet\u00ebt serb\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, duke aluduar n\u00eb situat\u00ebn aktuale, kur po ndalohet p\u00ebrdorimi i dinarit serb dhe kur po mbyllen komunat paralele.<\/p>\n<p>\u201cAta duhet t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat tona\u201d<br \/>\n\u201cDuhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb, e shihni se si \u00ebsht\u00eb situata\u201d, thot\u00eb Markoja nga Mitrovica e Veriut, teksa komenton rolin pasiv t\u00eb deputet\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAta [Lista Serbe] e kan\u00eb d\u00ebshtuar popullin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri jan\u00eb tan\u00ebt, nuk kemi dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Ata duhet t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat tona. Do t\u00eb jemi gjithnj\u00eb e m\u00eb pak n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb kush t\u00eb na mbroj\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamje t\u00eb ngjashme shprehin edhe Sllobodani nga Leposaviqi, komun\u00eb me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri, dhe Millani nga Gra\u00e7anica, q\u00eb gjendet af\u00ebr Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDemagogji e past\u00ebr, e detyruan popullin t\u00eb largohet nga institucionet e Kosov\u00ebs dhe ata [deputet\u00ebt] marrin rroga nga 2.000 euro\u201d, thot\u00eb Sllobodani dhe shton se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb serb\u00ebve \u201cnuk kan\u00eb kurrfar\u00eb plani\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00eb parasysh rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat populli serb jeton k\u00ebtu [n\u00eb Kosov\u00eb], ata as q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, kot marrin rroga dhe rrisin buxhetet e tyre\u201d, thot\u00eb Millani.<\/p>\n<p>Ka edhe prej atyre q\u00eb besojn\u00eb se nj\u00eb rol m\u00eb aktiv i deputet\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nuk do t\u00eb sillte asnj\u00eb ndryshim sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebndrimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj List\u00ebs Serbe, por edhe t\u00eb gjith\u00eb elit\u00ebs politike. Ata [deputet\u00ebt serb\u00eb] kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb legjitime t\u00eb jen\u00eb atje. Por, n\u00ebse do t\u00eb ishin atje \u00e7do dit\u00eb dhe do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb seanca, nuk besoj se do t\u00eb ndryshonte gj\u00eb\u201d, thot\u00eb Danijella nga Mitrovica e Veriut.<\/p>\n<p>Edhe Milana nga Gra\u00e7anica thot\u00eb se serb\u00ebt, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cnuk mund t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr nevojat e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb deputet\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, aktualisht, jan\u00eb n\u00ebnt\u00eb deputet\u00eb nga radh\u00ebt e List\u00ebs Serbe: Millan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Ollivera Zdravkoviq, Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetisllav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq dhe Bilana Makshiq.<\/p>\n<p>I dhjeti, Cvetko Velkoviq, pasi e mori mandatin, u largua nga Iniciativa p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, e udh\u00ebhequr nga Nenad Rashiq, ministri aktual p\u00ebr Komunitete dhe Kthim. Sot, si deputet i pavarur, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebtyre deputet\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 mandateve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, kan\u00eb pozita edhe n\u00eb institucionet e Serbis\u00eb dhe, rrjedhimisht, t\u00eb ardhura t\u00eb dyfishta.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Millan Joksimoviq \u00ebsht\u00eb kryetar i autoritetit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm komunal t\u00eb Lipjanit n\u00eb sistemin serb; Radosh Mihajlloviq \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i autoritetit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Leposaviq dhe Nenad Radenkoviq \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fillore q\u00eb punon n\u00eb sistemin serb.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve serb\u00eb, Millan Joksimoviq nga Lista Serbe tha se marrja e mandatave \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt politik, q\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>As deputeti i pavarur, Cvetko Velkoviq, nuk deshi t\u00eb komentonte n\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr bojkotimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb shkurtimisht: \u201cI keni n\u00ebnt\u00eb deputet\u00eb nga Lista Serbe, telefononi tek ata\u201d. Megjithat\u00eb, shtoi se bojkotimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb, derisa t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja e formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Politika e bojkotimit<\/p>\n<p>Lista Serbe, p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb saj p\u00ebr media, t\u00ebrheq rregullisht v\u00ebrejtjen p\u00ebr \u201cpozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb serb\u00ebve\u201d, p\u00ebr politik\u00ebn \u201cantiserbe\u201d t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me n\u00eb krye Albin Kurtin dhe p\u00ebr \u201cspastrimin etnik\u201d \u2013 edhe pse nuk sjell ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Kjo parti nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb me politik\u00ebn e bojkotimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, apo do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktive dhe do t\u2019i adresoj\u00eb problemet q\u00eb p\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Millija Bishevac, nj\u00eb nga themeluesit e partis\u00eb s\u00eb sapoformuar t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, L\u00ebvizja Popullore Serbe, thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u201ckukulla\u201d n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe se kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb z\u00ebri i tyre nuk d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>\u201cAta marrin rroga dhe nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje, absolutisht\u201d, thot\u00eb Bishevac, i cili e p\u00ebrkrahu dor\u00ebheqjen e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, duke u t\u00ebrhequr nga pozita e k\u00ebshilltarit n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Zubin Potokut.<\/p>\n<p>\u201cNe zgjodh\u00ebm politik\u00ebn e bojkotimit t\u00eb institucioneve, por, gati dy vjet pas, e shohim q\u00eb nuk ka sjell\u00eb rezultate. Andaj, besoj se duhet t\u00eb flitet p\u00ebr problemet. N\u00ebse ata jan\u00eb deputet\u00eb, puna e tyre \u00ebsht\u00eb t\u2019i paraqesin pik\u00ebpamjet e serb\u00ebve, t\u2019i paraqesin problemet\u201d, thot\u00eb Bishevac p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201cQeveria e Kosov\u00ebs nuk i do serb\u00ebt\u201d, as nuk do q\u00eb t\u00eb merret me problemet e tyre, ndaj, si\u00e7 thot\u00eb ai, u takon p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr to n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p>KDI: \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e deputet\u00ebve t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e qytetar\u00ebve<\/p>\n<p>Tringa Dreshaj, hulumtuese n\u00eb organizat\u00ebn joqeveritare Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI), e cila monitoron pun\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb se mungesa e vazhdueshme e deputet\u00ebve serb\u00eb, \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe paraqet nj\u00eb precedent t\u00eb keq.<\/p>\n<p>\u201cDetyr\u00eb e deputetit \u00ebsht\u00eb t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat e t\u00eb gjitha komuniteteve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb votuar. Mungesa e vazhdueshme e List\u00ebs Serbe n\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit, si n\u00eb seanca, ashtu edhe n\u00eb komisione, minimizon hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr komunikim dhe mir\u00ebkuptim mes komuniteteve dhe pushtetit\u201d, thot\u00eb Dreshaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare, t\u00eb mbajtura m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2021, Lista Serbe fitoi shumic\u00ebn e votave t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dreshaj sqaron se deputet\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs nuk mund ta humbin mandatin n\u00ebse paraqiten n\u00eb seanc\u00eb \u00e7do gjasht\u00eb muaj, por shton se puna e tyre mund t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi, p\u00ebrmes kodit etik q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar, po p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb masa p\u00ebr sanksionimin e deputet\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e p\u00ebrmbushin mandatin e tyre p\u00ebr pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb punimet e Kuvendit\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr kodin e ri etik, kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Glauk Konjufca, tha m\u00eb 8 shkurt se ai parasheh masa m\u00eb rigoroze p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb nuk e kryejn\u00eb detyr\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka 120 deputet\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt dhjet\u00eb mandate jan\u00eb t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetin serb dhe dhjet\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr komunitetet tjera pakic\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas gjasht\u00eb muajsh, dhjet\u00eb deputet\u00ebt serb\u00eb shfaqen p\u00ebr disa minuta n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos u hiqen mandatet p\u00ebr mospjes\u00ebmarrje, dhe m\u00eb pas ngrihen, largohen dhe zhduken p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm. Hera e fundit kur u paraqit\u00ebn shkurtimisht n\u00eb Kuvend, ishte m\u00eb 8 shkurt. Nga dhjet\u00eb ul\u00ebset parlamentare, q\u00eb Kushtetuta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":166834,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-166832","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=166832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166832\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/166834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=166832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=166832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=166832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}