{"id":166982,"date":"2024-02-18T09:52:17","date_gmt":"2024-02-18T08:52:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=166982"},"modified":"2024-02-18T09:52:17","modified_gmt":"2024-02-18T08:52:17","slug":"kosoves-i-qendruan-aleatet-krah-edhe-ne-kohe-te-veshtira-cka-tha-kurti-ne-pritjen-shteterore-per-diten-e-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosoves-i-qendruan-aleatet-krah-edhe-ne-kohe-te-veshtira-cka-tha-kurti-ne-pritjen-shteterore-per-diten-e-pavaresise\/","title":{"rendered":"\u201cKosov\u00ebs i q\u00ebndruan aleat\u00ebt krah edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, \u00e7ka tha Kurti n\u00eb pritjen shtet\u00ebrore p\u00ebr Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes shtet\u00ebrore t\u00eb organizuar nga tre krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, ku t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe ambasador\u00eb e miq nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, foli p\u00ebr q\u00ebllimet e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs drejt rrug\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb integrimit euroatlantik.<\/p>\n<p>Ai tha se Kosova do t\u00eb ec\u00eb k\u00ebsaj rruge bashk\u00eb me miqt\u00eb e saj dhe se me ta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur n\u00eb dit\u00ebt e \u00e7lirimit n\u00eb qershor 1999, ashtu edhe n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008, sikurse edhe sot n\u00eb dit\u00eblindjen e 16-t\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb t\u00eb pavarur, Kosov\u00ebs i kan\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb miq dhe aleat\u00eb, q\u00eb udh\u00ebtuan bashk\u00eb me ne dhe krah nesh, si n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ashtu edhe n\u00eb momente festive e p\u00ebrkujtimi porsi sot. Si dikur m\u00eb 1999, si at\u00ebher\u00eb m\u00eb 2008, si sot m\u00eb 2024, Kosova ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e pal\u00ebkundur n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj, bashk\u00eb dhe krahas me miq dhe aleat\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb ndon\u00ebse nga p\u00ebrtej Atlantikut jan\u00eb af\u00ebr dhe evropian\u00eb t\u00eb kontinentit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Me miq dhe aleat\u00eb, ne jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurt\u201d.<\/p>\n<p>Kurti tha se \u201cbashk\u00eb kemi ardhur deri k\u00ebtu dhe bashk\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe m\u00eb tutje, duke p\u00ebrparuar p\u00ebr atje ku jemi nisur: n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb Aleanc\u00ebn Veriatlantike, NATO. Nga 19-t\u00eb shtete t\u00eb NATO-s, t\u00eb cilat nd\u00ebrhyn\u00eb ushtarakisht kund\u00ebr Serbis\u00eb, kaluan te 117 shtete q\u00eb na e njoh\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb\u201d.\/Express\/<\/p>\n<p>Fjalimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Mir\u00eb se vini n\u00eb k\u00ebt\u00eb pritje shtet\u00ebrore t\u00eb organizuar nga Presidentja, Kryekuvendari dhe un\u00eb si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb 16 \u2013 vjetorin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit ton\u00eb. K\u00ebshtu ndjekim tradit\u00ebn e festimit t\u00eb dit\u00eblindjes s\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb demokratike, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 17 shkurt t\u00eb vitit 2024, i mbushi 16 vjet jet\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2008, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit, t\u00eb zgjedhur n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike, e shpall\u00ebn Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur, sovran dhe demokratik me votat dhe n\u00ebnshkrimet e 109 vetave t\u00eb cil\u00ebt firmos\u00ebn Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, dokumentit themeltar t\u00eb shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, mbi pergamen\u00ebn e kuruar ku ishte dor\u00ebshkruar teksti i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, krahas 109 deputet\u00ebve u n\u00ebnshkruan edhe tre krer\u00ebt e shtetit t\u00eb saposhpallur t\u00eb pavarur: Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryekuvendari Jakup Krasniqi edhe Kryeministri Hashim Tha\u00e7i, i cili edhe e lexoi at\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb i ri n\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i ri n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb Evrop\u00ebs, por edhe nj\u00ebra nga demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha n\u00eb zhvillim n\u00eb t\u00ebr\u00eb kontinentin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs u thirr fillimisht si parull\u00eb studentore e popullore n\u00eb demonstratat e vitit 1981; ajo u deklarua politikisht me Deklarat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb 2 korrikut 1990, para se t\u00eb shpallej Kosova Republik\u00eb m\u00eb 7 shtator 1990, bashk\u00eb me Kushtetut\u00ebn e saj n\u00eb kuvendin e Ka\u00e7anikut, si nj\u00eb Republik\u00eb e cila i sh\u00ebrbeu Kosov\u00ebs p\u00ebr rezistenc\u00eb ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dekada e fundit e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, ishte periudh\u00eb e rezistenc\u00ebs civile paq\u00ebsore e drejtuar dhe e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar nga Presidenti Ibrahim Rugova; dekad\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, e frym\u00ebzuar dhe udh\u00ebhequr nga Kryekomandanti Adem Jashari; e mij\u00ebra aktivist\u00ebve politik\u00eb q\u00eb i kaluan mij\u00ebra vite n\u00ebp\u00ebr burgje sikur Adem Dema\u00e7i; dhe e l\u00ebvizjes studentore t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb mobilizoi vullnetin politik p\u00ebr rezistenc\u00eb aktive. Jan\u00eb vite t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe jan\u00eb vite t\u00eb viktimave e martir\u00ebve t\u00eb liris\u00eb. Andaj sot me homazhe dhe nderime i kemi kujtuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributet e tyre p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por q\u00eb fizikisht nuk jan\u00eb mes nesh.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe sakrific\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi; ky vullnet dhe aktiviz\u00ebm politik p\u00ebr demokraci; kjo luft\u00eb \u00e7lirimtare me mund, djers\u00eb e gjak t\u00eb derdhur p\u00ebr liri, e arrit\u00ebn kulmin e sfidimit n\u00eb vitet e luft\u00ebs 1998-1999. Mij\u00ebra civil\u00eb u vran\u00eb dhe u masakruan mes t\u00eb cil\u00ebve edhe f\u00ebmij\u00eb, gra dhe pleq; dhjet\u00ebra mij\u00ebra u dhunuan e qindra mij\u00ebra u d\u00ebbuan, teksa fshatra e qytete t\u00eb t\u00ebra u dogj\u00ebn, u shkat\u00ebrruan dhe u pla\u00e7kit\u00ebn.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo tragjedi, arriti n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku shtetet aleate t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrhyn\u00eb ushtarakisht duke e nd\u00ebrprer\u00eb spastrimin etnik dhe gjenocidin q\u00eb Serbia po e kryente mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Sivjet e sh\u00ebnojm\u00eb edhe 26-vjetorin e Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe vitin e 25-t\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sikur n\u00eb dit\u00ebt e \u00e7lirimit n\u00eb qershor 1999-t\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008, sikurse edhe sot n\u00eb dit\u00eblindjen e 16-t\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb t\u00eb pavarur, Kosov\u00ebs i kan\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb miq dhe aleat\u00eb, q\u00eb udh\u00ebtuan bashk\u00eb me ne dhe krah nesh, si n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ashtu edhe n\u00eb momente festive e p\u00ebrkujtimi porsi sot.<\/p>\n<p>Si dikur m\u00eb 1999, si at\u00ebher\u00eb m\u00eb 2008, si sot m\u00eb 2024, Kosova ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e pal\u00ebkundur n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj, bashk\u00eb dhe krahas me miq dhe aleat\u00eb, amerikan\u00eb q\u00eb ndon\u00ebse nga p\u00ebrtej Atlantikut jan\u00eb af\u00ebr dhe evropian\u00eb t\u00eb kontinentit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Me miq dhe aleat\u00eb, ne jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb kemi ardhur deri k\u00ebtu dhe bashk\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe m\u00eb tutje, duke p\u00ebrparuar p\u00ebr atje ku jemi nisur: n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb Aleanc\u00ebn Veriatlantike, NATO. Nga 19-t\u00eb shtete t\u00eb NATO-s, t\u00eb cilat nd\u00ebrhyn\u00eb ushtarakisht kund\u00ebr Serbis\u00eb, kaluan te 117 shtete q\u00eb na e njoh\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu, t\u00eb fort\u00eb me miq dhe aleat\u00eb. Kosov\u00eb, ne t\u00eb dalim zot!<\/p>\n<p>Urime Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb dit\u00eblindjen e saj t\u00eb 16-t\u00eb!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes shtet\u00ebrore t\u00eb organizuar nga tre krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, ku t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe ambasador\u00eb e miq nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, foli p\u00ebr q\u00ebllimet e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs drejt rrug\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb integrimit euroatlantik. Ai tha se Kosova do t\u00eb ec\u00eb k\u00ebsaj rruge [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":166983,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-166982","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=166982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166982\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/166983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=166982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=166982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=166982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}