{"id":167028,"date":"2024-02-19T11:10:09","date_gmt":"2024-02-19T10:10:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167028"},"modified":"2024-02-19T11:10:09","modified_gmt":"2024-02-19T10:10:09","slug":"babain-e-takova-per-here-te-pare-ne-burg-rrefimi-rreqethes-i-vajzes-se-deshmorit-rexhep-malaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/babain-e-takova-per-here-te-pare-ne-burg-rrefimi-rreqethes-i-vajzes-se-deshmorit-rexhep-malaj\/","title":{"rendered":"\u201cBabain e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb burg\u201d, rr\u00ebfimi rr\u00ebqeth\u00ebs i vajz\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmorit Rexhep Malaj"},"content":{"rendered":"<p>Si dy nga figura t\u00eb njohura p\u00ebr rezistenc\u00eb dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr liri dhe Pavar\u00ebsi, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, 40 vjet pas r\u00ebnies heroike t\u00eb tyre, p\u00ebrkujtohen edhe n\u00eb festat e r\u00ebnd\u00ebsishme, si kjo e 17 Shkurtit, kur Kosova shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Rexhepi e Nuhiu vler\u00ebsohen si dy nga figurat qendrore t\u00eb rezistenc\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb popullit shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, dhe jan\u00eb \u00e7muar p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb, sakrific\u00ebn e lart\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb organizative.<\/p>\n<p>Jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Rexhep Mal\u00ebs na e sjell\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb 16-t\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, vajza e tij Fitore Malaj.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Front Online, ka rr\u00ebfyer p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj, munges\u00ebn e babait dhe sakrificat e sfidat me t\u00eb cilat ajo dhe familja e saj u p\u00ebrballen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha vet\u00ebm 8 vje\u00e7e. Kujtimet nga ngjarja jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kujtes\u00ebn time sepse pik\u00ebrisht ajo ngjarje sh\u00ebnon kthes\u00ebn e madhe n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb familjes, ngjarje e cila ndikoi n\u00eb rrit\u00ebn time q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Edhe pse un\u00eb isha rritur me nj\u00eb ndjenj\u00eb krenarie p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e babait, mungesa e tij fizike gjithsesi ndjehej e ndjehet edhe sot\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Malaj.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se pa t\u00eb festat asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb plota, teksa shton se ishte gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dashuris\u00eb at\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cPa t\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ndryshe, g\u00ebzimet e festat asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb plota, as arritjet e sukseset nuk e kan\u00eb shk\u00eblqimin q\u00eb do ta kishin. Si f\u00ebmij\u00eb i rritur pa baba, gjithmon\u00eb je n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dashuris\u00eb at\u00ebrore tek personat q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb e m\u00eb pas dal\u00ebngadal\u00eb e kupton q\u00eb ti duhet t\u00eb pranosh munges\u00ebn e tij fizike dhe t\u00eb lidhesh fort p\u00ebr kujtimet duke vendosur nj\u00eb komunikim jo real por q\u00eb funksionon\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Malaj.<\/p>\n<p>Vajza e Rexhep Malaj: T\u00eb jesh f\u00ebmij\u00eb i d\u00ebshmorit n\u00eb rrethana t\u00eb okupimit nuk ishte aspak e leht\u00eb<\/p>\n<p>Fitore Malaj thot\u00eb se ka qen\u00eb me fat, pasi thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur nga nj\u00eb familje e madhe, e cila u kujdes q\u00eb t\u00eb mos i mungoj asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam pas fatin q\u00eb t\u00eb rritem me nj\u00eb familje t\u00eb madhe, ku p\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs jam rritur edhe n\u00ebn p\u00ebrkujdesen e gjysh\u00ebrve, axh\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kujdesur gjithmon\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb mungoj\u00eb asgj\u00eb\u201d, ka rr\u00ebfyer Malaj p\u00ebr Front Online.<\/p>\n<p>E teksa flet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, ajo \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe p\u00ebr bastisjet nga forcat serbe, ku ka kujtuar momentet e r\u00ebnda q\u00eb ka p\u00ebrjetuar si f\u00ebmij\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb babait t\u00eb saj Rexhep Malaj.<\/p>\n<p>\u201cSi familje e p\u00ebrndjekur edhe pas r\u00ebnies s\u00eb tij, sht\u00ebpia jon\u00eb u kontrollua me dhjet\u00ebra her\u00eb nga policia. Ata vinin her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe neve f\u00ebmij\u00ebve na prishnin gjumin. E mbaj mend se un\u00eb bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e axh\u00ebs tim mb\u00ebshteteshim tek nj\u00ebri- tjetri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb forc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar bastisjet e arrestimet e radh\u00ebs. E r\u00ebnd\u00eb ishte kur ata futnin duart edhe n\u00eb \u00e7antat tona dhe preknin librat e fletoret, t\u00eb cilat p\u00ebr ne ishin t\u00eb shenjta. Mendoj se t\u00eb jesh f\u00ebmij\u00eb i d\u00ebshmorit n\u00eb rrethana t\u00eb okupimit nuk ishte aspak e leht\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Malaj.<\/p>\n<p>Vajza e Rexhep Males: Takimin e par\u00eb me babain e kam pasur p\u00ebrmes grilave, isha 7 vje\u00e7e<\/p>\n<p>Mes emocioneve, krenaris\u00eb e mallit, Fitore Malaj, vajza e d\u00ebshmorit Rexhep Malaj p\u00ebr Front Online ka treguar p\u00ebr takimin e par\u00eb q\u00eb kishte me babain e saj pasi n\u00eb koh\u00ebn kur ajo erdhi n\u00eb jet\u00eb, ai ishte i burgosur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn kur kam lindur un\u00eb babai im ishte i burgosur, takimin e par\u00eb me t\u00eb e kam pas p\u00ebrmes grilave n\u00eb burgun e Idrizov\u00ebs. Kujtimet i kemi t\u00eb pakta, por t\u00eb ve\u00e7anta. Kujtoj rrug\u00ebt e gjata p\u00ebr n\u00eb burgjet e ish-Jugosllavis\u00eb p\u00ebr ta takuar, p\u00ebr ta shijuar prehrin e tij, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheljen e dor\u00ebs s\u00eb tij mbi kok\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00ebndrimin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebn e tij q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr m\u00eb magjepste. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb b\u00ebnin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nj\u00eb babai t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur Malaj.<\/p>\n<p>Malaj ka deklaruar se ka qen\u00eb vet\u00ebm 7 vjet e gjysm\u00eb, kur babai i saj u lirua nga burgi.<\/p>\n<p>\u201cPas 8 viteve burg t\u00eb mbajtur ai del nga burgu dhe mua m\u00eb gjen 7 vjet e gjysm\u00eb. M\u00eb kujtohet si sot dita kur u mblodh\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ta prisnin, g\u00ebzimi im ishte i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs sa q\u00ebndruam bashk\u00eb p\u00ebrpiqeshim q\u00eb t\u00eb krijonim marr\u00ebdh\u00ebnie si bab\u00eb e bij\u00eb. Ai p\u00ebrkund\u00ebr angazhimit t\u00eb tij patriotik n\u00eb veprimtarin\u00eb ilegale, gjente koh\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronte af\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Malaj, e cila ende i mban t\u00eb fresk\u00ebta kujtimet me t\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb vecant\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e saj, e kujton edhe sot<\/p>\n<p>\u201cMbaj mend qe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte prezent n\u00eb komunikimin e suksesit, ku pati rastin t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb edhe mua duke recituar nj\u00eb vjersh\u00eb. Ky moment ishte i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb dy. Po e t\u00ebr\u00eb kjo zgjati nga rreth 6 muaj sepse ai u detyrua t\u00eb largohet nga sht\u00ebpia dhe t\u00eb kaloj n\u00eb ilegalitet t\u00eb plot\u00eb\u201d , ka treguar vajza e d\u00ebshmorit Rexhep Malaj n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr Front Online.<\/p>\n<p>Malaj ka folur edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ishin n\u00ebn ethe, pasi q\u00eb familja e saj ishin n\u00ebn sh\u00ebnjest\u00ebr nga regjimi serb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, un\u00eb dhe familja ime ishim n\u00eb Kosov\u00eb. Ashtu si t\u00eb gjith\u00eb edhe ne e kemi p\u00ebrjetuar r\u00ebnd\u00eb. T\u00ebr\u00eb koh\u00ebn kemi qen\u00eb n\u00ebn ethe se \u00e7far\u00eb po ndodh, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb edhe familja jon\u00eb ishte n\u00ebn sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, ka deklaruar Malaj.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se gjat\u00eb koh\u00ebs kur serb\u00ebt filluan bastisjen, ka qen\u00eb e vetme me dy f\u00ebmij\u00ebt e saj n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201cPak para p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs sht\u00ebpia u kontrollua nga nj\u00ebsit\u00eb policore ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb ato momente un\u00eb isha e vetme n\u00eb sht\u00ebpi me dy f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe isha n\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Ata hyn\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm dhe demoluan gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb duke thyer e shkat\u00ebrruar \u00e7far\u00ebdo q\u00eb gjenin. Disa prej tyre rrinin roje n\u00eb oborr me arm\u00ebt e tyre drejtuar sht\u00ebpis\u00eb. Ik\u00ebn edhe k\u00ebsaj here p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb. Fati e deshi q\u00eb Gjilani si rajon t\u00eb mos p\u00ebrjetoj\u00eb tmerrin q\u00eb p\u00ebrjetuan vendet tjera t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka potencuar Malaj.<\/p>\n<p>Vajza e d\u00ebshmorit Rexhep Malaj: 17 Shkurti sh\u00ebnon triumfin e popullit ton\u00eb<\/p>\n<p>Vajza e Rexhep Males, Fitore Malaj n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr Front Online, ka folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dat\u00ebs 17 Shkurt kur u shpall\u00eb Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si festohet kjo dit\u00eb n\u00eb familjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cDita e madhe e Pavar\u00ebsis\u00eb ashtu si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb dit\u00eb feste edhe p\u00ebr familjen ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb reflektim nga e kaluara, suksese dhe arritje deri sot, zhvillim dhe prosperitet drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. 17 Shkurti sh\u00ebnon triumfin e popullit ton\u00eb ndaj shtypjes, persekutimit dhe gjenocidit shekullor t\u00eb nj\u00eb sundimi t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb regjimit serbo \u2013jugosllav\u201d<\/p>\n<p>\u201cShpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb familjen ton\u00eb u prit me emocione t\u00eb p\u00ebrziera, g\u00ebzim, dhimbje p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit tan\u00eb q\u00eb nuk e arrit\u00ebn k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, por gjithsesi krenari q\u00eb mundi dhe sakrifica po shp\u00ebrblehet dhe po realizohet \u00ebndrra e kamotshme e paraardh\u00ebsve tan\u00eb dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ishin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Malaj p\u00ebr Front Online.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Malaj ka th\u00ebn\u00eb se edhe p\u00ebrvjetor\u00ebt e r\u00ebnies heroike t\u00eb Rexhep Males, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb e familjes, teksa thot\u00eb se p\u00ebr \u00e7do vit, n\u00eb nderim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb saj, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre mblidhen familjar\u00eb, miq e krer\u00eb institucional.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrvjetor\u00ebt tona tashm\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb familjes ku organizohet pritje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb, shok\u00ebt e familjar\u00ebt por gjithsesi nuk mungojn\u00eb as p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve shtet\u00ebrore e lokale si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues tjer\u00eb t\u00eb partive politike. Emocion i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb kur n\u00eb dit\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb tij, sheh aq shum\u00eb njer\u00ebz bashk\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pa asnj\u00eb dallim bashkohen n\u00eb nderim t\u00eb sakrific\u00ebs p\u00ebr liri\u201d.<\/p>\n<p>Porosia e vajz\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmorit Rexhep Malaj: Interesat e Kosov\u00ebs t\u00eb vihen para atyre personale<\/p>\n<p>Fitore Malaj, vajza e d\u00ebshmorit, Rexhep Malaj ka vler\u00ebsuar se interesat e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr ta zhvilluar Kosov\u00ebn duhet t\u00eb vihen para atyre personale.<\/p>\n<p>\u201cTash nga ne k\u00ebrkohet pun\u00eb, ndershm\u00ebri e profesionaliz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar Kosov\u00ebn ton\u00eb. T\u00eb arriturat jan\u00eb t\u00eb dukshme por gjithsesi duhet t\u00eb punohet shum\u00eb me shum\u00eb q\u00eb t\u00eb forcohemi edhe m\u00eb tej, e sidomos tek tri shtyllat kryesore t\u00eb shtetit e t\u00eb cilat jan\u00eb arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe drejt\u00ebsia\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Malaj.<\/p>\n<p>Malaj shprehet e lumtur p\u00ebr t\u00eb arriturat n\u00eb sport dhe kultur\u00eb, teksa thot\u00eb se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se \u201cKosov\u00ebn nuk e sundon m\u00eb k\u00ebmba e huaj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKosova u b\u00eb Republika m\u00eb e re n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor. Kosova jon\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po nderohet nga personalitetet t\u00eb shumta nga bota e artit, sportit, kultur\u00ebs etj, t\u00eb cil\u00ebt me krenari po lart\u00ebsojn\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtetit ton\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb m\u00eb Kosov\u00ebn nuk e sundon k\u00ebmba e huaj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh krejt \u00e7ka kemi kaluar, rrethanat t\u00eb cilat jemi zhvilluar, nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb t\u00eb arrihet ajo q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb, por gjithsesi q\u00eb ka vend q\u00eb t\u2019i g\u00ebzohemi t\u00eb arriturave t\u00eb gjertanishme dhe t\u00eb mundohemi n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb aty ku jemi, gjithmon\u00eb duke v\u00ebn\u00eb interesat e p\u00ebrgjithshme mbi ato personale\u201d, ka shtuar tutje Malaj.<\/p>\n<p>Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha n\u00eb mesnat\u00ebn e 11 e 12 janarit 1984 ran\u00eb heroikisht gjat\u00eb p\u00ebrleshjes me forcat policore serbe n\u00eb Kodr\u00ebn e Trimave n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si dy nga figura t\u00eb njohura p\u00ebr rezistenc\u00eb dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr liri dhe Pavar\u00ebsi, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, 40 vjet pas r\u00ebnies heroike t\u00eb tyre, p\u00ebrkujtohen edhe n\u00eb festat e r\u00ebnd\u00ebsishme, si kjo e 17 Shkurtit, kur Kosova shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb. Rexhepi e Nuhiu vler\u00ebsohen si dy nga figurat qendrore t\u00eb rezistenc\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167029,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167028","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167028\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}