{"id":167113,"date":"2024-02-20T22:24:11","date_gmt":"2024-02-20T21:24:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167113"},"modified":"2024-02-20T22:24:11","modified_gmt":"2024-02-20T21:24:11","slug":"sanduloviq-ne-mesin-e-atyre-qe-me-rrahen-ishin-edhe-rakiqi-e-radoiciqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sanduloviq-ne-mesin-e-atyre-qe-me-rrahen-ishin-edhe-rakiqi-e-radoiciqi\/","title":{"rendered":"Sanduloviq: N\u00eb mesin e atyre q\u00eb m\u00eb rrah\u00ebn ishin edhe Rakiqi e Radoi\u00e7iqi"},"content":{"rendered":"<p>Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq ka th\u00ebn\u00eb se pjes\u00eb e atyre q\u00eb e torturuan ishin edhe krer\u00ebt e List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq e Milan Radoi\u00e7iq, si dhe lideri i bandave n\u00eb veri, Zvonko Veselinoviq.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se agjent\u00ebt e BIA-s e kan\u00eb kidnapuar n\u00eb or\u00ebn 14 e 40 minuta para sht\u00ebpis\u00eb dhe deri n\u00eb or\u00ebn 21 \u00ebsht\u00eb ballafaquar me rrahje, tortur\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnime me vrasje p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e tij dhe urrejtje t\u00eb pafundme ndaj shqiptar\u00ebve, duke i quajtur \u201cshiptari\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb si n\u00eb ata filmat e tmerrsh\u00ebm, kur nuk mund t\u00eb besoni q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb duke ju ndodhur n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror i cili duhet t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt dhe i cili duhet ta mbroj\u00eb Kushtetut\u00ebn. I kam njohur fytyrat, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr ju, dhe se nj\u00ebri nga ato figura, pra t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb xhiruar me telefon, ka qen\u00eb edhe kryetar i List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq, i cili po ashtu m\u00eb ka shar\u00eb me n\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb ka xhiruar. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb xhiruar sipas urdhrit dhe kur nj\u00ebri nga ata i ka pyetur, a e xhiruat dhe a e d\u00ebrguat, ata jan\u00eb p\u00ebrgjigjur me po. M\u00eb pas atij grupi i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019i fshijn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa personat e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me maska, ekziston mund\u00ebsi e madhe q\u00eb nj\u00ebrin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qen\u00eb Milan Radoi\u00e7iq, nd\u00ebrsa personi tjet\u00ebr, i cili p\u00ebr kat\u00ebr or\u00eb ka q\u00ebndruar mbi mua, m\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb fytyr\u00eb, m\u00eb ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me k\u00ebmb\u00eb, sepse e shikonim nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur n\u00eb mend dhe me siguri t\u00eb madhe mund t\u00eb them q\u00eb ai ka qen\u00eb Zvonko Veselinoviq\u201d, ka rr\u00ebfyer politikani serb n\u00eb RTK.<\/p>\n<p>Ai tutje ka th\u00ebn\u00eb se grupi prej 15 personave q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb fshehur fytyrat e tyre e t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shar\u00eb n\u00ebn\u00ebn shqiptare, kan\u00eb qen\u00eb serb\u00eb nga Kosova, pasi kan\u00eb pasur theks t\u00eb serb\u00ebve nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cKy grup ka qen\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebraf\u00ebrsisht 15 persona dhe i kam mbajtur n\u00eb mend ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rroba civile dhe besoni q\u00eb edhe personat e maskuar, por edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb maskuar, mund t\u2019i identifikoj 100%. Goran Rakiq nuk mbante mask\u00eb, por ishte pjes\u00eb e atij grupi prej pes\u00eb personave q\u00eb xhironin, b\u00ebrtisnin, shanin dhe k\u00ebrc\u00ebnonin me vrasjen time dhe t\u00eb familjes sime dhe m\u00eb p\u00ebshtynin p\u00ebrse kisha vendosur lule mbi varrin e vajz\u00ebs\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Sanduloviq ka th\u00ebn\u00eb se nga ajo q\u00eb ka p\u00ebrjetuar vet, tani krejt\u00ebsisht mund ta kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb tortura kan\u00eb p\u00ebrjetuar shqiptar\u00ebt. \u201c\u2026edhe pse t\u00eb gjitha ato i kam par\u00eb n\u00ebp\u00ebr fotografi dhe kam qen\u00eb i tmerruar nga krimet e b\u00ebra dhe kam k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krimet t\u00eb cilat njer\u00ebzit normal\u00eb n\u00eb Serbi nuk do t\u2019i kryenin kurr\u00eb. Por, kur k\u00ebto mizori i b\u00ebjn\u00eb ndaj nj\u00eb serbi at\u00ebher\u00eb vet\u00ebm mund ta paramendoj se \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve dhe tani m\u00eb nuk e kam asnj\u00eb dyshim se p\u00ebrse populli shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb i kishte marr\u00eb arm\u00ebt n\u00eb duar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb merret me politik\u00eb dhe i ka synimet e veta politike dhe asgj\u00eb nuk do t\u00eb mund ta ndal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cTani jam edhe m\u00eb i vendosur dhe asgj\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua, as jeta ime. Un\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj i pal\u00ebkundur n\u00eb pik\u00ebpamjet e mia. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb ket\u00eb momentin e saj. Kriminel\u00ebt e luft\u00ebs, vras\u00ebsit, kriminel\u00ebt ordiner\u00eb dhe p\u00ebrdhunuesit n\u00eb Serbi q\u00eb na kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, bashk\u00eb me gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur dhe urrejtjen mes popullit shqiptar dhe atij serb, duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. N\u00ebse Nikola Sanduloviq \u00ebsht\u00eb viktima dhe l\u00ebvizja fillestare q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb do t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndes dhe do t`i fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen tuaj dhe ta jap jet\u00ebn time p\u00ebr idealet e mia. K\u00ebto jan\u00eb q\u00ebndrimet e mia jet\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb politika ime e pajtimit t\u00eb cil\u00ebn e mbroj q\u00eb 10 vjet e ndaj s\u00eb cil\u00ebs Evropa ka qen\u00eb e shurdh\u00ebr dhe SHBA-ja nuk ka reaguar me koh\u00eb. Tani ju ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb mend t\u00eb reagojn\u00eb, dhe dua ta pranoj q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr ta treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr luft\u00ebn p\u00ebr jet\u00ebn time, t\u00eb par\u00ebt q\u00eb kan\u00eb reaguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Britania e Madhe\u201d, deklaroi Sanduloviq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq ka th\u00ebn\u00eb se pjes\u00eb e atyre q\u00eb e torturuan ishin edhe krer\u00ebt e List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq e Milan Radoi\u00e7iq, si dhe lideri i bandave n\u00eb veri, Zvonko Veselinoviq. Ai ka th\u00ebn\u00eb se agjent\u00ebt e BIA-s e kan\u00eb kidnapuar n\u00eb or\u00ebn 14 e 40 minuta para sht\u00ebpis\u00eb dhe deri n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167113","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167113\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}