{"id":167175,"date":"2024-02-21T20:34:16","date_gmt":"2024-02-21T19:34:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167175"},"modified":"2024-02-21T20:34:16","modified_gmt":"2024-02-21T19:34:16","slug":"paga-te-dyfishta-e-kontrata-fiktive-ku-shkoi-buxheti-i-kosoves-per-komunat-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/paga-te-dyfishta-e-kontrata-fiktive-ku-shkoi-buxheti-i-kosoves-per-komunat-serbe\/","title":{"rendered":"Paga t\u00eb dyfishta e kontrata fiktive: Ku shkoi buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr komunat serbe?"},"content":{"rendered":"<p>Dhjet\u00eb komuna me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb pranuar, nd\u00ebr vite, fonde nga buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr paga t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sistemin arsimor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor. Megjithat\u00eb, k\u00ebta dy sektor\u00eb n\u00eb k\u00ebto komuna punojn\u00eb kryesisht n\u00ebn sistemin e Serbis\u00eb dhe pranojn\u00eb paga edhe nga buxheti i k\u00ebtij vendi. REL-i ka gjetur se, n\u00eb disa raste, buxheti i Kosov\u00ebs i ndar\u00eb p\u00ebr ta, \u00ebsht\u00eb shpenzuar n\u00eb forma t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>V.J., qytetar serb i komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs \u2013 ka pranuar dy paga si pun\u00ebtor i nj\u00eb shkolle n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb p\u00ebr s\u00eb paku dhjet\u00eb vjet, deri n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjet\u00eb komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb banohen n\u00eb shumic\u00eb nga serb\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb Leposaviqin, sistemi arsimor punon sipas planprogramit t\u00eb Serbis\u00eb dhe pranon fonde drejtp\u00ebrdrejt nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, V.J. \u2013 identiteti i plot\u00eb i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb \u2013 tregon se n\u00eb vitin 2017 ka marr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pacaktuar nga komuna, sipas ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse ka pasur nj\u00eb kontrat\u00eb aktive me sistemin serb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe para asaj kontrate, kemi marr\u00eb para [paga nga buxheti i Kosov\u00ebs]\u2026 At\u00ebher\u00eb kemi marr\u00eb para pa asnj\u00eb kontrat\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt [n\u00eb sistemin serb] kan\u00eb marr\u00eb para pa kontrat\u00eb dhe pastaj i kemi marr\u00eb kontratat [nga Kosova]\u201d, thot\u00eb V.J.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018, shton ai, pushteti i ri lokal n\u00eb Lepsoaviq, i kryesuar at\u00ebkoh\u00eb nga Zoran Todiq i List\u00ebs Serbe, ua ka ndaluar t\u00eb ardhurat nga buxheti i Kosov\u00ebs, pa ndonj\u00eb arsyetim, sipas tij.<\/p>\n<p>N\u00eb institucionet serbe t\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat funksionojn\u00eb q\u00eb nga paslufta m\u00eb 1999, pun\u00ebtor\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs baz\u00eb, marrin edhe nj\u00eb shtes\u00eb nga shteti serb \u2013 q\u00eb n\u00ebnkupton se t\u00eb ardhurat e tyre sillen nga 900 deri n\u00eb 1.300 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Paga e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb nga 580 deri mbi 600 euro.<br \/>\nV.J. thot\u00eb se nuk ka marr\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00eb vendim p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb kontrat\u00ebs me sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo pag\u00eb [nga buxheti i Kosov\u00ebs] u \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb pas disa njer\u00ebzve t\u00eb partis\u00eb [Lista Serbe], q\u00eb nuk kan\u00eb punuar kurr\u00eb, por i kan\u00eb marr\u00eb rrogat\u201d, thot\u00eb V.J., pa specifikuar se kush sakt\u00ebsisht paguhet me at\u00eb pag\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk ka mundur t\u2019i verifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, V.J. thot\u00eb se ka ngritur padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Mitrovic\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb ka siguruar REL-i, p\u00ebrmes k\u00ebsaj padie ai ka k\u00ebrkuar rikthim retroaktiv t\u00eb pagave, q\u00eb kapin vler\u00ebn e rreth 11 mij\u00eb eurove deri n\u00eb koh\u00ebn e padis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit mbrojt\u00ebs t\u00eb V.J., padia e tij nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar ende n\u00eb Gjykat\u00ebn e Mitrovic\u00ebs, dega n\u00eb Leposaviq \u2013 si\u00e7 duket p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00eb s\u00eb stafit.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit serb\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri, p\u00ebrfshir\u00eb gjykatat, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i riregjistruar makinat me targa serbe me targa t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kontaktoj\u00eb ish-kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq, n\u00eb lidhje me nd\u00ebrprerjen e pagesave p\u00ebr punonj\u00ebsit e arsimit, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Todiq, i cili po ashtu ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 2022, \u00ebsht\u00eb edhe kryetar i Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Komunal t\u00eb Leposaviqit, i cili punon n\u00ebn sistemin serb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dor\u00ebheqje, ai ka marr\u00eb dy paga, nj\u00eb nga buxheti i Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Numri i sakt\u00eb i pun\u00ebtor\u00ebve arsimor\u00eb n\u00eb Leposaviq nuk \u00ebsht\u00eb publik.<\/p>\n<p>As n\u00eb publikimet vjetore t\u00eb statistikave t\u00eb arsimit, Ministria e Arsimit e Kosov\u00ebs thot\u00eb se nuk i ka t\u00eb dh\u00ebnat statistikore p\u00ebr arsimin e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Kosova, \u00e7do vit, ndan buxhet p\u00ebr t\u00eb 38 komunat e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr paga dhe shtesa n\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>E kontaktuar nga REL-i, Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjen n\u00ebse e di apo ka monitoruar se si shpenzohet ky buxhet.<\/p>\n<p>Dy sisteme n\u00eb dy vitrina<\/p>\n<p>As Komuna e Leposaviqit, q\u00eb tani udh\u00ebhiqet nga kryetari shqiptar, Lulzim Hetemi, nuk ka mundur t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre shpenzohet ky buxhet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb REL-i b\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb m\u00eb 15 shkurt, pa se n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb objektit disakat\u00ebsh t\u00eb komun\u00ebs, ishin renditur dhjet\u00ebra dokumente komunale, t\u00eb ndara n\u00eb dy vitrina.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga vitrinat mbante dokumente t\u00eb komun\u00ebs q\u00eb punonte me ligjet e Kosov\u00ebs, e tjetra dokumente nga komuna paralele q\u00eb kontrollohet nga Serbia.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto institucione, para vitit 2022, punonin nga i nj\u00ebjti objekt.<\/p>\n<p>Hetemi tha se nuk ka informacione se si mund t\u00eb jet\u00eb harxhuar buxheti paraprak i komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAto [para] nuk e dim\u00eb se ku kan\u00eb shkuar, sepse nuk kemi qen\u00eb kompetent\u00eb p\u00ebr t\u2019i shikuar dokumentet. Menj\u00ebher\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb vij\u00eb [policia] e krimeve ekonomike. Q\u00eb dy muaj e gjysm\u00eb jan\u00eb duke hetuar\u2026 jan\u00eb duke shfletuar dokumentacionin se ku dhe nga kan\u00eb shkuar k\u00ebto para\u201d, tha Hetemi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs konfirmoi p\u00ebr REL-in se ka nisur hetime \u201crreth keqp\u00ebrdorimeve n\u00eb Komun\u00ebn e Leposaviqit\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e mbledhjes s\u00eb d\u00ebshmive.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb sekuestruar disa dosje\u201d, tha policia.<\/p>\n<p>Komuna konfirmoi se, aktualisht, jan\u00eb rreth dhjet\u00eb persona t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sistemin arsimor n\u00eb komun\u00eb, nga komuniteti shqiptar, q\u00eb paguhen nga buxheti i saj.<\/p>\n<p>Hetemi tha se po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje q\u00eb stafi i shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, t\u00eb integrohet n\u00eb institucionet komunale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ata nuk hyjn\u00eb n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb komun\u00ebs, ne ato para [p\u00ebr paga dhe m\u00ebditje] do t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull, p\u00ebrmes asambles\u00eb, do t\u2019i p\u00ebrdorim diku tjet\u00ebr\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb komunat e tjera<br \/>\nPjesa m\u00eb e madhe e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se si shpenzohet buxheti p\u00ebr paga dhe shtesa n\u00eb sistemin arsimor dhe n\u00ebse pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem kan\u00eb paga t\u00eb dyfishta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr komunat e vetme q\u00eb u p\u00ebrgjigj, ajo e Novob\u00ebrd\u00ebs, konfirmoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 219 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb arsimit \u2013 140 q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe 79 n\u00eb shkollat shqip.<\/p>\n<p>Sipas saj, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb marrin paga nga buxheti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komuna tha se nuk ka informacione n\u00ebse pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb shkollat me planprogram serb, marrin paga edhe nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, burime t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb kan\u00eb treguar se n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb tjet\u00ebr me shumic\u00eb serbe, n\u00eb jug t\u00eb Lumit Ib\u00ebr, persona q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kontrata m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsish, ushtrojn\u00eb n\u00eb fakt pozita t\u00eb tjera brenda komun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs, ndon\u00ebse shkollat punojn\u00eb n\u00eb sistemin serb, s\u00eb voni jan\u00eb hapur konkurse p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb arsimor\u00eb n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga konkurset e fundit ishte n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr tre arsimtar\u00eb n\u00eb shkollat fillore q\u00eb punojn\u00eb sipas sistemit serb dhe dy profesor\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb elektroteknik\u00ebs, q\u00eb po ashtu funksionojn\u00eb sipas sistemit serb.<\/p>\n<p>Paraprakisht, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023, kjo komun\u00eb shpalli konkurs p\u00ebr 14 vende pune n\u00eb shkollat fillore dhe 11 profesor\u00eb n\u00eb shkollat e mesme.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka tentuar t\u00eb kontaktoj\u00eb me drejtor\u00ebt e k\u00ebtyre shkollave, por n\u00eb telefon \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur vet\u00ebm drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Elektroteknik\u00ebs, Millan Dimitrijeviq.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse n\u00eb shkoll\u00ebn e tij ka m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb e marrin pag\u00ebn nga buxheti i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ai tha se nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u2019ju jap asnj\u00eb informacion, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb duhet t\u00eb kontaktoni Drejtorin\u00eb e Arsimit n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d, tha Dimitrijeviq, duke iu referuar nj\u00eb institucioni paralel q\u00eb udh\u00ebheq arsimin e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka kontaktuar k\u00ebt\u00eb institucion dhe Ministrin\u00eb e Arsimit n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sistemin arsimor n\u00eb komunitetet serbe n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Kosova ndan buxhet edhe p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe, ndon\u00ebse ata punojn\u00eb sipas sistemit serb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me rastin e V.J., REL-i ka gjetur edhe nj\u00eb rast ku nj\u00eb pun\u00ebtore sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut \u2013 tjet\u00ebr komun\u00eb me shumic\u00eb serbe, af\u00ebr Leposaviqit \u2013 ka ngritur padi, pasi paga nga sistemi i Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb papritur n\u00eb vitin 2015. Deri at\u00ebher\u00eb, ajo kishte marr\u00eb pag\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb \u2013 edhe nga Kosova, edhe nga Serbia.<\/p>\n<p>Komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb jug t\u00eb Lumit Ib\u00ebr shpesh shpallin konkurse p\u00ebr mjek\u00eb apo personel tjet\u00ebr mjek\u00ebsor, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas pun\u00ebsohen n\u00eb ndonj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb punon n\u00eb sistemin serb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmoi p\u00ebr REL-in Branimir Stojanoviq, ish-kryetar i Gra\u00e7anic\u00ebs dhe ish-zyrtar i List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Ai tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e partis\u00eb s\u00eb re t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 L\u00ebvizja Popullore Serbe.<\/p>\n<p>\u201cJu keni mjek\u00eb specialist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, p.sh., punojn\u00eb n\u00eb spitalin e Gra\u00e7anic\u00ebs. Ndoshta ka pasur ndonj\u00eb manipulim me kontratat m\u00eb par\u00eb, por ajo q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb se ne kemi shpallur konkurse dhe k\u00ebshtu kemi pun\u00ebsuar njer\u00ebz\u201d, tha Stojanoviq dhe shtoi se nuk beson se ka pagesa t\u00eb dyfishta p\u00ebr k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Stojanoviq beson se institucionet arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb mbeten t\u00eb lidhura me sistemin serb, sepse ato jan\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr mbijetes\u00ebn e serb\u00ebve, sipas tij.<\/p>\n<p>Ai tha se problemi i pagesave t\u00eb dyfishta t\u00eb rrogave duhet t\u00eb rregullohet p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Ky asociacion, i cili nuk \u00ebsht\u00eb themeluar ende, parashihet t\u00eb ket\u00eb juridiksion n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, por edhe buxhetin e vet, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb derdheshin mjete nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe ajo e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti serb ndan \u00e7do vit miliona euro fonde p\u00ebr Kosov\u00ebn, megjith\u00ebse nuk ka shum\u00eb transparenc\u00eb se si shpenzohen ato fonde.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2024 jan\u00eb ndar\u00eb af\u00ebr 140 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pagat n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe at\u00eb t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, e cila nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb projektstatuti t\u00eb hartuar nga Per\u00ebndimi p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, institucionet serbe t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb arsimit parashihet t\u00eb regjistrohen si institucione private.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhjet\u00eb komuna me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb pranuar, nd\u00ebr vite, fonde nga buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr paga t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sistemin arsimor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor. Megjithat\u00eb, k\u00ebta dy sektor\u00eb n\u00eb k\u00ebto komuna punojn\u00eb kryesisht n\u00ebn sistemin e Serbis\u00eb dhe pranojn\u00eb paga edhe nga buxheti i k\u00ebtij vendi. REL-i ka gjetur se, n\u00eb disa raste, buxheti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167176,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167175","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167176"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}