{"id":167305,"date":"2024-02-23T21:25:22","date_gmt":"2024-02-23T20:25:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167305"},"modified":"2024-02-23T21:25:22","modified_gmt":"2024-02-23T20:25:22","slug":"escobar-thote-se-shba-ja-eshte-e-shqetesuar-qeveria-e-kurtit-nuk-po-na-trajton-si-partnere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/escobar-thote-se-shba-ja-eshte-e-shqetesuar-qeveria-e-kurtit-nuk-po-na-trajton-si-partnere\/","title":{"rendered":"Escobar thot\u00eb se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar: Qeveria e Kurtit nuk po na trajton si partnere"},"content":{"rendered":"<p>Gabriel Escobar, i d\u00ebrguari special i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb duke e trajtuar si partnere.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr edicionin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, Escobari ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke diskutuar m\u00ebnyra se si qeveria e Kurtit ka ndryshuar politik\u00ebn p\u00ebr transaksionet e pagesave me dinarin serb, zbatimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi amerikan \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr kryeministrin e Kosov\u00ebs, pasi ai shum\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar nga SHBA-ja p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i zbatoi rregullat e reja lidhur me dinarin serb.<\/p>\n<p>\u201cNuk dua t\u00eb hyj n\u00eb at\u00eb se cilat jan\u00eb t\u00eb gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona n\u00eb publik flasin mjaft qart\u00eb se ku po shkojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar sepse qeveria e Kosov\u00ebs nuk na trajton si partner, nuk punojn\u00eb me ne p\u00ebr stabilitetin rajonal dhe rrezikojn\u00eb dialogun \u2013 p\u00ebr t\u00eb cilin SHBA-t\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuara. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri \u2013 kjo e nd\u00ebrlikon kapacitetin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb integrohet n\u00eb komunitetin transatlantik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Escobar.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb flasim p\u00ebr Kosov\u00ebn me partner\u00ebt tjer\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me ata q\u00eb nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i p\u00ebrmbush obligimet e saj n\u00eb dialog n\u00ebn ombrell\u00ebn e BE-s\u00eb, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb. Prandaj, na e v\u00ebshtir\u00ebson mbrojtjen e argumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe NATO, K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe shum\u00eb organizata t\u00eb tjera\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Escobar ka p\u00ebrmendur dy gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebra \u00ebsht\u00eb se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe \u2013 formimi i s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb obligim dhe p\u00ebr sa na takon neve duhet t\u00eb p\u00ebrmbushet \u2013 p\u00ebrfshin zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dinarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, elektronike n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Kosov\u00ebs. Dhe ne e mb\u00ebshtesim at\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb do t\u00eb zgjidhej p\u00ebrmes Asociacionit. Kemi disa shqet\u00ebsime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: i pari \u00ebsht\u00eb ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet e p\u00ebrgjegjshme nuk i befasojn\u00eb qytetar\u00ebt e tyre me ndryshime administrative q\u00eb do t\u00eb prishin jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Imagjinoni q\u00eb tani Sh\u00ebrbimi i t\u00eb Ardhurave t\u00eb Brendshme n\u00eb Amerik\u00eb (IRS) nj\u00eb dit\u00eb vendos t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemin e taksave, pa l\u00ebshuar asnj\u00eb udh\u00ebzim apo njoftim. Epo, kjo do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr biznesin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Escobar.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, ata nuk kan\u00eb biseduar me komunitetin lokal, i cili varet nga p\u00ebrfitimet sociale nga Serbia. S\u00eb treti, Kosova nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb alternativ\u00eb, p\u00ebr shembull nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb ambasad\u00ebn ton\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb 100% e varur nga p\u00ebrfitimet sociale, sepse kujdeset p\u00ebr djalin e saj me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, ajo nuk ka alternativ\u00eb. M\u00eb pas, Kosova refuzoi asistenc\u00ebn teknike t\u00eb QUINT-it p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mekaniz\u00ebm pagese q\u00eb do t\u00eb ishte transparent dhe elektronik dhe nuk do t\u00eb prishte jet\u00ebn e njer\u00ebzve. M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb samitin n\u00eb Shkup (takimi i lider\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe BE-s\u00eb n\u00eb janar 2024), gjasht\u00eb vende diskutuan p\u00ebr nj\u00eb sistem pagese q\u00eb mund t\u00eb aplikohet n\u00eb t\u00eb gjitha vendet. Pra, gjith\u00e7ka q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte Kosova ishte t\u00eb priste dhe t\u00eb merrte nj\u00eb sistem transparent\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur se si Serbia i p\u00ebrmbush detyrimet e saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut dhe \u00e7far\u00eb pritet nga Beogradi n\u00eb vijim, Escobar tha se nga Beogradi ka pritshm\u00ebri t\u00eb qarta n\u00eb dialog dhe disa u p\u00ebrmbush\u00ebn- si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pranimi i targave dhe dokumenteve doganore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe duam q\u00eb Serbia ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb duke e futur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme dhe formale n\u00eb ligje apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por ka disa gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb premtuar dhe nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2013 p\u00ebr shembull nxjerrja para drejt\u00ebsis\u00eb e atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24 shtator. Nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dialogut, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pajtimin rajonal\u201d, tha Escobar.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb shkoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, Matthew Miller, ka deklaruar se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike t\u00eb zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e dinarit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, Miller ritheksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb jemi aktiv\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e mjeteve diplomatike p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. D\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb rikthehen n\u00eb bisedimet e nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Bashkimi Evropian dhe, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebj parashikime p\u00ebr veprime t\u00eb ve\u00e7anta nga pozita ime,\u201d u shpreh Miller.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shkurt 2024 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Rregullorja e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs e cila thekson se valuta e vetme n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo ka ngjallur edhe reagimin e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>BE dhe SHBA ka k\u00ebrkuar nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj rregulloreje.<\/p>\n<p>Kurti, ka rip\u00ebrs\u00ebritur se nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb vendimin e pavarur t\u00eb BQK-s\u00eb. Ai ka theksuar se serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u2019u jepet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me vendimin e ri.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Nuk do t\u00eb kemi asnj\u00eb lloj mase nd\u00ebshkuese \u2013 nuk duam t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb ask\u00ebnd\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kurti ka shtuar se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni dhe se po punojn\u00eb p\u00ebr informacione m\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabriel Escobar, i d\u00ebrguari special i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb duke e trajtuar si partnere. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr edicionin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, Escobari ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke diskutuar m\u00ebnyra se si qeveria e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167305","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}