{"id":167398,"date":"2024-02-25T21:22:00","date_gmt":"2024-02-25T20:22:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167398"},"modified":"2024-02-25T21:22:00","modified_gmt":"2024-02-25T20:22:00","slug":"parate-e-kosovareve-do-te-shpenzohen-jashte-vendit-verehet-renie-e-qarkullimit-te-keta-sektore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/parate-e-kosovareve-do-te-shpenzohen-jashte-vendit-verehet-renie-e-qarkullimit-te-keta-sektore\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb e kosovar\u00ebve do t\u00eb shpenzohen jasht\u00eb vendit: V\u00ebrehet r\u00ebnie e qarkullimit te k\u00ebta sektor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit, kryesisht pas liberalizimit t\u00eb vizave, qytetet e kafenet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb po jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta. E kjo gj\u00eb po ndikon te disa biznese n\u00eb Kosov\u00eb. Biznesmen\u00ebt thon\u00eb se ka r\u00ebnie n\u00eb qarkullimin e tyre, e ekonomist\u00ebt presin q\u00eb daljet jasht\u00eb vendit t\u00eb kosovar\u00ebve t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb aktivitetin ekonomik kryesisht t\u00eb bizneseve t\u00eb gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni Burim Piraj, ka th\u00ebn\u00eb fluksi i turist\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian ka ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e shitjeve me pakic\u00eb si dhe n\u00eb r\u00ebnien e pun\u00ebs n\u00eb sektorit e gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFluksi i turist\u00ebve nga Kosova n\u00eb Evrop\u00eb po ndikon n\u00eb ekonomin\u00eb Kosovare, dhe v\u00ebrehet nj\u00eb r\u00ebnie e shitjeve me pakic\u00eb si dhe r\u00ebnie e pun\u00ebs s\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Piraj thot\u00eb se harxhimet e kosovar\u00ebve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, kufizojn\u00eb shpenzimet n\u00eb vendlindje, pasi p\u00ebr t\u00eb vizituar k\u00ebto vende, duhet q\u00eb familjet t\u00eb ken\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e q\u00eb sipas tij, \u00e7on n\u00eb kursim dhe kufizim t\u00eb shpenzimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga mbarimi i luft\u00ebs m\u00eb 1999 p\u00ebr Kosovar\u00ebt vendi m\u00eb atraktiv p\u00ebr turiz\u00ebm ka qen\u00eb Shqip\u00ebria e deri diku edhe Turqia. Mir\u00ebpo pas liberalizimit t\u00eb vizave me BE ka nj\u00eb fluks vizitash nga Kosovar\u00ebt ka filluar drejt BE-s\u00eb e q\u00eb harxhimet n\u00eb BE nuk jan\u00eb si ato n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Turqi dhe p\u00ebr nj\u00eb ekonomi familjare Kosovare pas harxhimeve t\u00eb mjeteve atje, duhet nj\u00eb kursim dhe kufizim i harxhimeve n\u00eb vendlindje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai \u00ebsht\u00eb shprehur i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>AKTUALE<br \/>\nKRONIKA<br \/>\nBOTA<br \/>\nEKONOMIA<br \/>\nSHOWBIZ<br \/>\nSPORT<br \/>\nZ\u00cbRAT<br \/>\nAUTO&#038;TECH<br \/>\nDOSIER<br \/>\nJET\u00cb<br \/>\nARKIVA<br \/>\nKULTURA<br \/>\nVIDEO<br \/>\nIMPRESUM<br \/>\nPRIVACY POLICY<br \/>\nSHPALLJE<br \/>\nParat\u00eb e kosovar\u00ebve do t\u00eb shpenzohen jasht\u00eb vendit: V\u00ebrehet r\u00ebnie e qarkullimit te k\u00ebta sektor\u00ebFoto: Laura Hasani<br \/>\nParat\u00eb e kosovar\u00ebve do t\u00eb shpenzohen jasht\u00eb vendit: V\u00ebrehet r\u00ebnie e qarkullimit te k\u00ebta sektor\u00eb<\/p>\n<p>EKONOMIA<br \/>\nFebruary 25, 2024 &#8211; 17:14<br \/>\nSHP\u00cbRNDAJE:<br \/>\nKoh\u00ebve t\u00eb fundit, kryesisht pas liberalizimit t\u00eb vizave, qytetet e kafenet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb po jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta. E kjo gj\u00eb po ndikon te disa biznese n\u00eb Kosov\u00eb. Biznesmen\u00ebt thon\u00eb se ka r\u00ebnie n\u00eb qarkullimin e tyre, e ekonomist\u00ebt presin q\u00eb daljet jasht\u00eb vendit t\u00eb kosovar\u00ebve t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb aktivitetin ekonomik kryesisht t\u00eb bizneseve t\u00eb gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni Burim Piraj, ka th\u00ebn\u00eb fluksi i turist\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian ka ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e shitjeve me pakic\u00eb si dhe n\u00eb r\u00ebnien e pun\u00ebs n\u00eb sektorit e gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFluksi i turist\u00ebve nga Kosova n\u00eb Evrop\u00eb po ndikon n\u00eb ekonomin\u00eb Kosovare, dhe v\u00ebrehet nj\u00eb r\u00ebnie e shitjeve me pakic\u00eb si dhe r\u00ebnie e pun\u00ebs s\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Piraj thot\u00eb se harxhimet e kosovar\u00ebve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, kufizojn\u00eb shpenzimet n\u00eb vendlindje, pasi p\u00ebr t\u00eb vizituar k\u00ebto vende, duhet q\u00eb familjet t\u00eb ken\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e q\u00eb sipas tij, \u00e7on n\u00eb kursim dhe kufizim t\u00eb shpenzimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga mbarimi i luft\u00ebs m\u00eb 1999 p\u00ebr Kosovar\u00ebt vendi m\u00eb atraktiv p\u00ebr turiz\u00ebm ka qen\u00eb Shqip\u00ebria e deri diku edhe Turqia. Mir\u00ebpo pas liberalizimit t\u00eb vizave me BE ka nj\u00eb fluks vizitash nga Kosovar\u00ebt ka filluar drejt BE-s\u00eb e q\u00eb harxhimet n\u00eb BE nuk jan\u00eb si ato n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Turqi dhe p\u00ebr nj\u00eb ekonomi familjare Kosovare pas harxhimeve t\u00eb mjeteve atje, duhet nj\u00eb kursim dhe kufizim i harxhimeve n\u00eb vendlindje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai \u00ebsht\u00eb shprehur i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEkonomia jon\u00eb nuk e ka at\u00eb fuqi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballon leht\u00eb harxhimet jasht\u00eb vendit por shpresojm\u00eb se do t\u00eb kemi zhvillime pozitive n\u00eb ekonomi e q\u00eb sipas mendimit tim nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e duhur, ashtu si\u00e7 ka nevoj\u00eb Kosova, p\u00ebr t\u00eb arrit shkall\u00ebn ekonomike t\u00eb vendeve q\u00eb e rrethojn\u00eb dhe t\u00eb Unionit Evropian\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cMjetet e kursyera do t\u00eb shpenzohen jasht\u00eb vendit\u201d<\/p>\n<p>Profesori i Ekonomis\u00eb, Bashkim Mustafa, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Nacionalen, ka shpjeguar p\u00ebr ndikimin ekonomik t\u00eb daljes s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr vizita jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se kjo gj\u00eb ka ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb aktivitetin ekonomik t\u00eb bizneseve, kryesisht ato t\u00eb gastronomis\u00eb sepse qytetar\u00ebt parat\u00eb e tyre do t\u2019i shpenzojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cLiberalizimi i vizave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shtes\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt edhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur q\u00eb n\u00eb dy muajt e k\u00ebtij viti e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar me udh\u00ebtime dhe vizita jasht\u00eb vendi. Sigurisht q\u00eb r\u00ebnia e qarkullimit \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb sektor\u00ebt e gastronomis\u00eb dhe kjo ka impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb aktivitetin ekonomik. Bizneset duke e pasur informacionin q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb marrin masa preventive p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebsaj sfide\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ekonomisti Mustafa beson se ky trend do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit dhe se duke e par\u00eb gjendjen ekonomike n\u00eb vend, inflacionin dhe munges\u00ebn e \u201cmasave t\u00eb duhura ekonomike\u201d nga ana e qeveris\u00eb, do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb gjendjen.<\/p>\n<p>\u201cKy trend do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, dhe mjetet e kursyera t\u00eb qytetar\u00ebve sigurisht do t\u00eb shpenzohen n\u00eb shpenzime t\u00eb udh\u00ebtimit dhe vizita jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe ashtu ekonomia e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sfiduar me nj\u00eb mori faktoresh ekonomik dhe social. Me nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb lart\u00eb inflacionit tani, me nj\u00eb rritje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb normave t\u00eb interesit ku edhe do bie edhe m\u00eb tutje fuqia bler\u00ebse. E gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kur t\u00eb shtojm\u00eb munges\u00ebn e politikave t\u00eb duhura ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb, kjo do e v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb tutje aktivitetin ekonomik\u201d, ka n\u00ebnvizuar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gastronom\u00ebve, Petrit Kollokoqi, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e Nacionales deri tani, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse kan\u00eb v\u00ebrejtur r\u00ebnie t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb lokalet e gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Sa qytetar\u00eb udh\u00ebtuan jasht\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d numri i udh\u00ebtar\u00ebve pas liberalizimit t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e ANP \u201cAdem Jashari\u201d, Valentina Gara p\u00ebr Nacionalen ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb muajin dhjetor 2023, 266 mij\u00eb e 498 udh\u00ebtar\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb muajin janar, pas liberalizimit t\u00eb vizave, 287 mij\u00eb e 205 udh\u00ebtar\u00eb apo sipas saj, 21.9 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se muajin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>\u201cDhjetor 2023 266 498 udh\u00ebtar\u00eb, Janar 2024 287 205 apo 21.9 % m\u00eb shum\u00eb se sa Janar 2023\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk jan\u00eb t\u00eb llogaritur edhe t\u00eb dh\u00ebnat nga udh\u00ebtimet e qytetar\u00ebve p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb tjera t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Sa paguan kosovar\u00ebt p\u00ebrmes bankave jasht\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb qytetar\u00ebve jasht\u00eb vendit, tregojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat nga Banka Qendrore e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00ebrheqjet e klient\u00ebve t\u00eb bankave p\u00ebrmes ATM-ve jasht\u00eb vendit gjat\u00eb muajit dhjetor 2023 ishte 53.1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, pagesat e klient\u00ebve t\u00eb bankave p\u00ebrmes POS-ve (pikave t\u00eb shitjes) jasht\u00eb vendit gjat\u00eb muajit dhjetor ishte 37.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>BQK-ja nuk ka treguar rreth t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr muajin janar 2024, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ka pasur rritje p\u00ebr shkak t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit, kryesisht pas liberalizimit t\u00eb vizave, qytetet e kafenet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb po jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta. E kjo gj\u00eb po ndikon te disa biznese n\u00eb Kosov\u00eb. Biznesmen\u00ebt thon\u00eb se ka r\u00ebnie n\u00eb qarkullimin e tyre, e ekonomist\u00ebt presin q\u00eb daljet jasht\u00eb vendit t\u00eb kosovar\u00ebve t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb aktivitetin ekonomik kryesisht t\u00eb bizneseve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167399,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167398","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}