{"id":167453,"date":"2024-02-26T22:34:24","date_gmt":"2024-02-26T21:34:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167453"},"modified":"2024-02-26T22:34:24","modified_gmt":"2024-02-26T21:34:24","slug":"nje-vit-nga-marreveshja-kosove-serbi-ne-vend-te-normalizimit-shtensionim-i-situates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nje-vit-nga-marreveshja-kosove-serbi-ne-vend-te-normalizimit-shtensionim-i-situates\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit nga marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi: \u201cN\u00eb vend t\u00eb normalizimit, shtensionim i situat\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ruajtja e paqes, marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjeve ekskluzivisht me mjete paq\u00ebsore dhe p\u00ebrmbajtja nga k\u00ebrc\u00ebnimet apo p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs jan\u00eb disa nga pikat e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cil\u00ebn kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e arrit\u00ebn nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, do t\u00eb duhej t\u2019i zgjidhte t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura mes dy vendeve \u2013 nga njohja e simboleve shtet\u00ebrore deri te t\u00eb drejtat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb terren gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ishte gati krejt e kund\u00ebrta e k\u00ebsaj: rritje e tensioneve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs pasi kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe mor\u00ebn pushtetin; p\u00ebrleshje mes serb\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR; sulm i armatosur i serb\u00ebve kund\u00ebr policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs; heqja nga qarkullimi e dinarit serb\u2026<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar dhe serb, t\u00eb anketuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut dhe t\u00eb Jugut, thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga politikan\u00ebt, prej t\u00eb cil\u00ebve varet jetesa e tyre, dhe se kan\u00eb humbur shpres\u00ebn \u201cp\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb anket\u00eb e organizat\u00ebs joqeveritare Aktiv p\u00ebr q\u00ebndrimet e komunitetit serb, e cila u prezantua m\u00eb 26 shkurt, tregon se ekziston \u201cnj\u00eb shqet\u00ebsim i thell\u00eb dhe nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e madhe e qytetar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, lidhur me situat\u00ebn aktuale politike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe pesimizmi krahasuar me t\u00eb gjitha vitet e m\u00ebparshme, si pasoj\u00eb e frik\u00ebs n\u00eb rritje p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb hapur\u201d, \u00ebsht\u00eb gjetja kryesore e organizat\u00ebs me seli n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb vazhdojn\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik nga Prishtina, thot\u00eb se Kosova dhe Serbia kan\u00eb treguar se nuk kan\u00eb vullnet p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, e cila konsiderohet \u201cbaz\u00eb pozitive p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d dhe \u201cparaqet mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrparim cil\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Naim Leo Beshiri, nga Instituti i Beogradit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, thot\u00eb se Kurti dhe Vu\u00e7iq jan\u00eb dakord n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por se \u201cb\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta sabotuar marr\u00ebveshjen n\u00eb nivel lokal\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me marr\u00ebveshjen?<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet dit\u00eb pasi Kosova dhe Serbia e pranuan marr\u00ebveshjen, m\u00eb 27 shkurt, 2023 \u2013 q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb njihej n\u00eb opinion si \u201cplani franko-gjerman\u201d \u2013 n\u00eb Oh\u00ebr u ra dakord p\u00ebr nj\u00eb aneks-dokument p\u00ebr zbatimin e saj.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk u n\u00ebnshkrua, BE-ja tha se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht e detyrueshme dhe se obligimet q\u00eb dalin prej saj, jan\u00eb pjes\u00eb integrale e rrug\u00ebs evropiane p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb shpreh\u00ebn vazhdimisht q\u00ebndrime q\u00eb lan\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i p\u00ebrmbahen marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Kurti k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes, pasi, si\u00e7 konsideron ai, kjo do t\u00eb ishte garanci q\u00eb edhe Serbia do t\u2019i p\u00ebrmbushte obligimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, ai tha po ashtu se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe \u201cnuk \u00ebsht\u00eb prioritet\u201d p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe se nuk duhet ve\u00e7uar.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb i paraqit\u00ebn Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nj\u00eb draft-statut p\u00ebr formimin e Asociacionit, i cili u hartua nga BE-ja dhe t\u00eb cilin pal\u00ebt than\u00eb se e pranojn\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht se Serbia nuk do t\u00eb pranoj\u00eb kurr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr BE-s\u00eb, ku shprehu rezerva ndaj detyrimeve q\u00eb dalin nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb edhe aneks-dokumentin e zbatimit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb let\u00ebr u tha, mes tjerash, se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e pranueshme vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kontekst q\u00eb nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb terren?<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha pikat e marr\u00ebveshjes, deri m\u00eb tash, u zbatuan vet\u00ebm ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me personat e zhdukur dhe njohjen e targave.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2023, Kurti dhe Vu\u00e7iq miratuan Deklarat\u00ebn p\u00ebr Personat e Zhdukur gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn pal\u00ebt mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb lejojn\u00eb qasjen n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet q\u00eb posedojn\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato \u201ckonfidenciale\u201d.<\/p>\n<p>Dy pal\u00ebt i njoh\u00ebn, po ashtu, targat e makinave t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Nga janari i k\u00ebtij viti, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk i mbulojn\u00eb m\u00eb simbolet shtet\u00ebrore me afishe t\u00eb bardha derisa l\u00ebvizin me automjete n\u00eb territorin e Serbis\u00eb, dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Por, \u00e7\u00ebshtja e targave shkaktoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krizash n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb insistimit t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb makinat me targa serbe t\u00eb riregjistrohen me targa t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, serb\u00ebt u larguan nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb veri, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022. Por, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, qytetar\u00ebt i z\u00ebvend\u00ebsuan targat, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkoi Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kalimi n\u00eb targa t\u00eb Kosov\u00ebs ndodhi pas sulmit t\u00eb 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 fshat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Grupe t\u00eb armatosura serb\u00ebsh sulmuan atje policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic. N\u00eb p\u00ebrleshjet q\u00eb pasuan, u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova e akuzoi Beogradin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm, por zyrtar\u00ebt atje mohuan se kan\u00eb gisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mori n\u00eb fund Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila e ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs i bojkotuan zgjedhjet lokale, t\u00eb cilat rezultuan me ardhjen e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua n\u00eb fund t\u00eb majit, kur nj\u00eb grup serb\u00ebsh q\u00eb kund\u00ebrshtonte kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb, u p\u00ebrlesh me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian e b\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebse Kosov\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto tensione dhe pasi ajo nuk iu p\u00ebrgjigj thirrjeve p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs, BE-ja nd\u00ebrmori masa nd\u00ebshkuese kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Tani, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebron s\u00ebrish tensione t\u00eb mundshme etnike, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta hequr nga qarkullimi dinarin serb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb valut\u00eb, pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb marrin t\u00eb ardhura t\u00eb ndryshme nga Serbia, si: paga, pensione dhe shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Dushanka Kragoviq nga Mitrovica e Veriut thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se priste q\u00eb Marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u2019u sillte p\u00ebrfitime qytetar\u00ebve, por se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb optimiste.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di\u2026 Deri m\u00eb tani kam shpresuar se do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, por tani asgj\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ajo shton se situata po p\u00ebrkeq\u00ebsohet dhe tregon se nuk mund t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pension nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShpresoja se di\u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej, por asgj\u00eb. Jam v\u00ebrtet e zhg\u00ebnjyer. Un\u00eb jetoj sot p\u00ebr nes\u00ebr\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sllavkoja thot\u00eb se qytetar\u00ebt nuk e din\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po negociojn\u00eb politikan\u00ebt, por, sipas tij, ata e din\u00eb se nuk po jetojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb\u2026 nuk kemi p\u00ebrparim, as rinia nuk mund t\u00eb punoj\u00eb, as pun\u00eb nuk ka. Jemi mbyllur k\u00ebtu. Nuk e marrim dot as pensionin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ali Rexha nga Mitrovica e Jugut thot\u00eb se nuk ka pasur p\u00ebrparim n\u00eb terren gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit dhe se qytetar\u00ebt nuk ndjejn\u00eb ndonj\u00eb rezultat pozitiv t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di, p\u00ebr Zotin. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm. Ne duam q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb mir\u00eb, por politika\u2026\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb kompromis q\u00eb serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Shpejtim Morina beson se marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb normalizoheshin n\u00ebse do t\u00eb n\u00ebnshkruhej marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb edhe aq keq tani, por ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr njohje reciproke\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Muhaxhiri: Marr\u00ebveshja mund t\u00eb zbatohet vet\u00ebm me presion<\/p>\n<p>Sociologu dhe analisti Artan Muhaxhiri thot\u00eb se marr\u00ebveshja e vitit t\u00eb kaluar u arrit \u201cme shum\u00eb investime dhe v\u00ebshtir\u00ebsi\u201d dhe se u besua se pal\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb \u201cmjaft t\u00eb zgjuara\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar prej saj.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, realiteti yn\u00eb i ashp\u00ebr politik jovizionar e ka transformuar at\u00eb n\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr \u2013 nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb mosgatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara dhe simbol t\u00eb nd\u00ebrlikimeve ekstreme t\u00eb dialogut\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Muhaxhiri thot\u00eb se marr\u00ebveshja mund t\u00eb zbatohet n\u00eb kapacitetin e saj t\u00eb plot\u00eb vet\u00ebm \u201cme presion t\u00eb madh dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d nga SHBA-ja dhe BE-ja.<\/p>\n<p>Sipas tij, udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb zgjodh\u00ebn ta \u201cbllokojn\u00eb\u201d marr\u00ebveshjen p\u00ebrmes q\u00ebndrimeve populiste, porse n\u00eb fund do t\u00eb duhet t\u00eb pranojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb refuzojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur, hartuar, planifikuar, vler\u00ebsuar p\u00ebr shum\u00eb muaj. Versioni p\u00ebrfundimtar i saj synon ta strukturoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb dhe ta pozicionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale pozit\u00ebn e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb, pasi t\u00eb jet\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb dhe model kreativ t\u00eb njohjes nga Serbia\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Beshiri: Kurti dhe Vu\u00e7iq pa vizion pajtimi<\/p>\n<p>Naim Leo Beshiri, nga Instituti i Beogradit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, vler\u00ebson se Bashkimi Evropian ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka mundur p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dy pal\u00eb me pik\u00ebpamje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kund\u00ebrta, por se Kurti dhe Vu\u00e7iq, sipas tij, nuk kan\u00eb vizion se si t\u2019i afrojn\u00eb dy popujt.<\/p>\n<p>Sipas tij, Marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, e arritur shkurtin e kaluar, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja m\u00eb e mir\u00eb \u201cq\u00eb pala serbe mund ta b\u00ebj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, beson se Vu\u00e7iq duhet t\u2019u thot\u00eb qart\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb se nuk ka m\u00eb asnj\u00eb autoritet n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb rritje t\u00eb tensioneve etnike dhe sulme si ai n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, fakti q\u00eb kryeministri Kurti k\u00ebrkon n\u00ebnshkrim dhe vul\u00eb, tregon se ai, realisht, nuk d\u00ebshiron ta integroj\u00eb minoritetin serb brenda institucioneve t\u00eb tij. P\u00ebr t\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm vet\u00ebm serb\u00ebt q\u00eb e shohin t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs me syt\u00eb e tij\u201d, thot\u00eb Beshiri.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, e konsideron shqet\u00ebsues faktin se Kurti nuk konsultohet me ask\u00ebnd p\u00ebr shumic\u00ebn e vendimeve q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb, kan\u00eb ndikim n\u00eb komunitetin serb.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE-s\u00eb, Kosova dhe Serbia jan\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve qysh n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ruajtja e paqes, marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjeve ekskluzivisht me mjete paq\u00ebsore dhe p\u00ebrmbajtja nga k\u00ebrc\u00ebnimet apo p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs jan\u00eb disa nga pikat e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cil\u00ebn kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e arrit\u00ebn nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bruksel. Marr\u00ebveshja, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167453\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}