{"id":167532,"date":"2024-02-28T12:20:55","date_gmt":"2024-02-28T11:20:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=167532"},"modified":"2024-02-28T12:20:55","modified_gmt":"2024-02-28T11:20:55","slug":"specialja-merr-vendim-per-kerkesen-e-selimit-lidhur-me-vizitat-dhe-komunikimin-e-tij-ne-paraburgim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/specialja-merr-vendim-per-kerkesen-e-selimit-lidhur-me-vizitat-dhe-komunikimin-e-tij-ne-paraburgim\/","title":{"rendered":"Specialja merr vendim p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij n\u00eb paraburgim"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DHSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb akuzuarit Rexhep Selimi lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb 27 shkurtit 2024 t\u00eb kryetarit t\u00eb trupit gjykues, Charles Smith III, \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa e Selimit p\u00ebr anulimin e vendimit t\u00eb Administratores lidhur me monitorimin aktiv t\u00eb thirrjeve n\u00eb mes atij dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsyet e lartp\u00ebrmendura, Paneli: (a) REFUZON k\u00ebrkesat e Mbrojtjes s\u00eb Selimit p\u00ebr anulimin e vendimit t\u00eb Sekretarit n\u00eb lidhje me monitorimin aktiv t\u00eb thirrjeve nd\u00ebrmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr anulimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Administratores lidhur me refuzimin e nj\u00eb telefonate nd\u00ebrmjet Selimit dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr<\/p>\n<p>\u201cPRANON k\u00ebrkesat e Mbrojtjes s\u00eb Selimit p\u00ebr anulimin e vendimit t\u00eb Sekretarit n\u00eb lidhje me refuzimin e nj\u00eb telefonate nd\u00ebrmjet Selimit dhe [REDAKTUAR] dhe URDH\u00cbRON Sekretarin q\u00eb t\u00eb mos refuzoj\u00eb thirrje t\u00eb tilla, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse rrethanat e reja e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Selimit p\u00ebr t\u00eb anuluar vendimin e Administratores p\u00ebr t\u00eb monitoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive videolidhjet dhe vizitat nd\u00ebrmjet Selimit dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cHEDH si t\u00eb diskutueshme k\u00ebrkes\u00ebn e Mbrojtjes s\u00eb Selimit p\u00ebr t\u00eb anuluar vendimin e Sekretarit p\u00ebr t\u00eb monitoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive video-vizitat nd\u00ebrmjet Selimit dhe [REDAKTUAR]; (d) HEDH\u00cb si t\u00eb diskutueshme k\u00ebrkes\u00ebn e Mbrojtjes s\u00eb Selimit p\u00ebr t\u00eb anuluar refuzimin efektiv t\u00eb pretenduar t\u00eb Sekretarit t\u00eb nj\u00eb Vizite Private nd\u00ebrmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]; dhe (e) UDH\u00cbZON Mbrojtjen Selimi dhe Sekretarin\u00eb t\u00eb paraqesin versionet e redaktuara publike t\u00eb dosjeve t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse ose nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb dosjet e tyre t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb riklasifikohen si publike deri t\u00eb enjten, 7 mars 2024\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin t\u00eb k\u00ebtij vendimi thuhet se lidhur me monitorimin aktiv t\u00eb thirrjeve telefonike nd\u00ebrmjet Selimit dhe dikujt tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin DHSK-ja ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka vepruar brenda autorizimeve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me monitorimin aktiv t\u00eb thirrjeve telefonike nd\u00ebrmjet Selimit dhe [REDAKTUAR], Paneli konstaton se Sekretari ka vepruar brenda autorizimeve t\u00eb parapara me ligj, rregullore dhe vendime t\u00eb k\u00ebtij Paneli. Paneli p\u00ebrcaktoi, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, se Sekretarja nuk ka abuzuar me diskrecionin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, se masa \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe proporcionale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me mbrojtjen efektive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb interesuarve, nuk ka shkelur parimet themelore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb natyrore dhe drejt\u00ebsis\u00eb procedurale\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e vendimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me refuzimin e thirrjes nd\u00ebrmjet Selimit dhe nj\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb cilin DHSK-ja ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka gabuar n\u00eb p\u00ebrcaktimin e saj se masat ishin t\u00eb nevojshme dhe proporcionale me rrethanat.<\/p>\n<p>Ndryshe, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DHSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb akuzuarit Rexhep Selimi lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij n\u00eb paraburgim. Sipas vendimit t\u00eb 27 shkurtit 2024 t\u00eb kryetarit t\u00eb trupit gjykues, Charles Smith III, \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa e Selimit p\u00ebr anulimin e vendimit t\u00eb Administratores lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":167533,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-167532","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=167532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/167532\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=167532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=167532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=167532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}