{"id":168013,"date":"2024-03-08T15:15:48","date_gmt":"2024-03-08T14:15:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=168013"},"modified":"2024-03-08T15:15:48","modified_gmt":"2024-03-08T14:15:48","slug":"pse-u-largova-nga-albshkolla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-u-largova-nga-albshkolla\/","title":{"rendered":"Pse u largova nga ALBSHKOLLA?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>M\u00eb 15 janar 2024 deri m\u00eb 14 janar 2025, e n\u00ebnshkrova kontrat\u00ebn me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Albshkolla, si Konsulent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje m\u00ebsimore-shkencore. M\u00eb 5 mars 2024, n\u00eb grupin n\u00eb Vajber, me rreth 170 punonj\u00ebs t\u00eb angazhuar, kryesisht m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs e zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Albshkolla, pasdite von\u00eb, erdhi nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nga zyrtarja ligjore e angazhuar n\u00eb Albshkoll\u00eb, para disa dit\u00ebsh, si n\u00eb vijim:<br \/>\n\u201cTe nderuar, Ju njoftojme se asnje person nuk do te kete kontrate pa i\u2019u nenshtru trajnimeve profesionale te obligushme per secilin profil, te organizuar nga vete Kompania. Trajnimet fillojn prej neser ne ora 16:00 me mesimedhenesit dhe vazhdojne me profile tjera, infermier, jurist, psikolog, etj. Trajnimet kushtojne 100\u20ac, prej neser fillojne pagesat. I dergoni fletpagesat online ose ne zyret e Albshkolles. Ju lutem mos na shqetesoni permes telefonit, komunikimi vetem permes e-mail: info@albshkolla.com Vetem personat qe i kalojne me sukses trajnimet, do te kene kontrate pune. Ky vendim eshte i formes se prere. Ju falemnderit!\u201d<br \/>\nMesazhi 2 vazhdues i saj n\u00eb Vajber: \u201cPagesa t\u00eb b\u00ebhet deri nes\u00ebr, ora 12:00.\u201d<br \/>\nSapo e pash\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Vajber, i lexova disa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse q\u00eb reaguan me pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe me reagim shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pse t\u00eb kusht\u00ebzohej trajnimi prej 100 eurosh, kur i kishin tashm\u00eb edhe kontratat.<br \/>\nUn\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk p\u00ebrfshihesha n\u00eb k\u00ebt\u00eb kusht\u00ebzim, dola n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjith\u00eb stafit dhe dhash\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb pakthyeshme, duke e shkruar k\u00ebt\u00eb mesazh n\u00eb Vajber:<br \/>\n\u201cT\u00eb nderuar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\/e, t\u00eb n\u00ebnshkruash kontrat\u00eb, e pastaj t\u00eb k\u00ebrkosh trajnim t\u00eb kusht\u00ebzuar me 100 euro p\u00ebr kontrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb imorale dhe antiligjore, duke r\u00ebn\u00eb ndesh me Ligjin e Pun\u00ebs, Konventat p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pun\u00ebtor\u00ebve dhe \u00e7do rregullore tjet\u00ebr lokalisht dhe universalisht. \u00c7do kontrat\u00eb e n\u00ebnshkruar, b\u00ebhet nga pajtimi paraprak mes pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe pun\u00ebmarr\u00ebsve, dhe hyn n\u00eb fuqi, duke u mbrojtur nga Kushtetuta e Kosov\u00ebs, t\u00eb gjitha ligjet n\u00eb fuqi dhe Ligji i Pun\u00ebs. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet me anulim kontrate t\u00eb n\u00ebnshkruar, p\u00ebr nj\u00eb trajnim 100 euro, p\u00ebr rikontrat\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb absurde, imorale dhe antiligjore. \u00c7do kompani n\u00eb bot\u00eb, investon n\u00eb buxhet special p\u00ebr trajnimin e pun\u00ebtor\u00ebve, nga buxheti i kompanis\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt me anulim kontrate p\u00ebr trajnim t\u00eb kushtuar, madje edhe me nj\u00eb paralajm\u00ebrim ofensiv dhe intensiv, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke tejkaluar \u00e7do norm\u00eb. Ka trajnime speciale me vet\u00ebfinancim t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, me vullnet t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr gradime ose rritje page, por krejt me vullnet t\u00eb lir\u00eb. Tarifa e obligueshme p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb prej 12 eurosh, duke e shnd\u00ebrruar pun\u00ebtorin n\u00eb klient, akoma pa e marr\u00eb pag\u00ebn e par\u00eb, dhe tash pagesa e kusht\u00ebzuar me 100 euro, me kanosje p\u00ebr anulim kontrate, \u00ebsht\u00eb e papranueshme, joetike dhe antiligjore. Investimi me mjete financiare t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, akoma edhe pa u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb muaj, \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e panjohur dhe mund ta b\u00ebj\u00eb ve\u00e7 dikush q\u00eb nuk i ka njohurit\u00eb elementare mbi etik\u00ebn, ligjet n\u00eb fuqi dhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jo vet\u00ebm i refuzoj k\u00ebto m\u00ebnyra t\u00eb funksionimit t\u00eb biznesit, lindjes e zhvillimit, pavar\u00ebsisht se nuk m\u00eb preket mua fare ky interes, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme p\u00ebr integritet moral personal e profesional, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb avokatit t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime, kudo q\u00eb kam punuar nga viti 2008 e k\u00ebtej, heqi dor\u00eb nga \u00e7do pozit\u00eb, qoft\u00eb edhe ajo e Konsulentit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje M\u00ebsimore, duke k\u00ebrkuar nga sot, kryerjen e t\u00eb gjitha obligimeve p\u00ebr \u00e7do pun\u00ebtor\/e t\u00eb angazhuar deri m\u00eb tash, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mua. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, un\u00eb do t\u00eb angazhohem q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura n\u00eb mes nesh si pun\u00ebtor\u00eb dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, t\u2019i drejtohem zgjidhjes s\u00eb kontestit civil n\u00eb gjykatat vendore. K\u00ebrkoj gjithashtu nga kompania, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e mia personale e t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb larguar, t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen e T\u00eb Dh\u00ebnave Personale. K\u00ebrkoj gjithashtu q\u00eb emri im t\u00eb mos figuroj\u00eb askund n\u00eb kompani, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi. Ua b\u00ebj me dije se k\u00ebshillat e mia, nuk u mor\u00ebn parasysh p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrfshir\u00eb numrin e pabesuesh\u00ebm t\u00eb aq shum\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb nuk p\u00ebrkonte me asnj\u00eb logjik\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsie. Nga fillimi e n\u00eb mbarim kam k\u00ebrkuar pun\u00ebsimin e zyrtares financiare, q\u00eb n\u00eb harmoni me ligjet n\u00eb fuqi, t\u00eb b\u00ebhej regjistrimi dhe deklarimi online, por nuk u d\u00ebgjua z\u00ebri im. Secilin prej jush, secil\u00ebn, e fal\u00ebnderoj pa mas\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin, duke i k\u00ebrkuar falje q\u00eb ndodhi kjo e papritur, n\u00eb kompanin\u00eb ku u angazhova me t\u00eb gjith\u00eb mendjen, p\u00ebr t\u00eb punuar, me iden\u00eb e nj\u00eb misioni edhe patriotik, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebrgat\u00ebs. P\u00ebr fund, jap dor\u00ebheqje t\u00eb pakthyeshme pas k\u00ebtij njoftimi me nxitim p\u00ebr kusht\u00ebzim dhe antiligjor, duke bashk\u00ebndjer\u00eb me \u00e7do pun\u00ebtor\/e. Me respekt, Avni Rudaku &#8211; Ish konsulent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje m\u00ebsimore-shkencore\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sot, e shtun\u00eb, 8 mars, duke shkuar p\u00ebr vizit\u00eb te nj\u00eb e af\u00ebrme t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb Pulmologji, m\u00eb thirr\u00ebn mediet se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Driton Ajeti, po ju akuzon p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb, ndon\u00ebse jan\u00eb 170 d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr faktet e mia q\u00eb e p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojn\u00eb krejt\u00ebsisht at\u00eb. Un\u00eb prisja me dy pun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb larguar p\u00ebr mospages\u00eb t\u00eb pag\u00ebs, t\u00eb shkonim k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebne n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs, duke ndjekur procedurat ligjore, u detyrova t\u2019ia d\u00ebrgoja t\u00eb gjitha faktet medieve, dhe mora mundin edhe t\u00eb jepja t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e grumbulluara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<br \/>\n1. Nuk d\u00ebgjoi asnj\u00eb k\u00ebshill\u00eb timen q\u00eb t\u00eb fokusohej n\u00eb funksionalizimin e platform\u00ebs, e jo t\u00eb rekrutonte qindra pun\u00ebtor\u00eb, e duke ia n\u00ebnshkruar me leht\u00ebsi kontratat, p\u00ebr nj\u00eb vit, me paga mjaft t\u00eb larta p\u00ebr kontekstin kosovar. Un\u00eb isha i lumtur p\u00ebr pun\u00ebsimin e qindra pun\u00ebtor\u00ebve, por nga p\u00ebrvoja ime dhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb larguar, e dija se nuk kishte mjete financiare as p\u00ebr ne, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr qindra pun\u00ebtor\u00eb.<br \/>\n2. Nuk d\u00ebgjoi kund\u00ebrshtimin tim q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebset t\u00eb mos paguajn\u00eb nga 10 euro, p\u00ebr financimin e koktellit me ushqim tradicional, p\u00ebr mbr\u00ebmjen e p\u00ebrurimit t\u00eb shkoll\u00ebs. Madje, edhe pijet i mori n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb promovimit, nga nj\u00eb kompani mjaft e respektuar. Gjith\u00e7ka donte falas q\u00eb n\u00eb fillim dhe ngriti mosbesim se mund t\u00eb kishte mjete financiare dhe kapital p\u00ebr aq shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe p\u00ebr paga aq t\u00eb larta.<br \/>\n3. Nuk d\u00ebgjoi kund\u00ebrshtimin tim q\u00eb punonj\u00ebsit dhe m\u00ebrgimtar\u00ebt t\u00eb mos paguajn\u00eb n\u00eb fillim tarif\u00ebn 12 euro p\u00ebr nj\u00eb vit p\u00ebr qasje n\u00eb platform\u00eb, pa u funksionalizuar platforma dhe pa u ofruar produkti e sh\u00ebrbimi p\u00ebr klient\u00ebt m\u00ebrgimtar\u00eb. N\u00eb fillim produkti, pastaj k\u00ebrkesa p\u00ebr blerje t\u00eb produktit a sh\u00ebrbimit nga klient\u00ebt.<br \/>\n4. Nuk d\u00ebgjoi kund\u00ebrshtimin tim q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt akoma pa e marr\u00eb pag\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb paguanin me \u00e7do kusht trajnimin prej 100 eurosh dhe k\u00ebrc\u00ebnim me anulim kontrate, n\u00ebse pagesa nuk do t\u00eb b\u00ebhej deri t\u00eb nes\u00ebrmen, ora 12:00. Madje, ishte absurde k\u00ebrkesa me urgjenc\u00eb, n\u00eb mbr\u00ebmje k\u00ebrkesa, t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb b\u00ebhej pagesa prej 100 eurosh.<br \/>\n5. Nuk respektoi asnj\u00eb dakordim n\u00eb mbledhjet e b\u00ebra dhe nuk adresonte shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr fillimin e mbar\u00eb t\u00eb SH.P.K.-s\u00eb.<br \/>\n6. Nuk pagoi pun\u00ebtor\u00ebt e angazhuar nga janari, duke i detyruar t\u00eb largoheshin, pasi e shtynte vazhdimisht, jo nes\u00ebr, jo nes\u00ebr, dhe ende nuk i kan\u00eb marr\u00eb pagat, e me t\u00eb cil\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb TIK-ut, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs, me Arianin e Premtimin.<br \/>\n7. Nuk d\u00ebgjoi k\u00ebshill\u00ebn time nga fillimi e vazhdimisht, se duhej t\u00eb b\u00ebnte regjistrimin online dhe deklarimin e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb ATK, duke i paguar t\u00eb gjitha kontributet dhe p\u00ebrmes transferit bankar. E shtynte: jo nes\u00ebr, jo nes\u00ebr, jo nes\u00ebr e angazhojm\u00eb zyrtaren financiare.<br \/>\n8. P\u00ebrgjigjej rrall\u00eb me shkrim, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e adresuara, dilemat dhe konfuzionet e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, dhe ndihesha shum\u00eb keq, q\u00eb duhej vet\u00ebm un\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjesha e t\u00eb mos ia lija pezull pyetjet, punonj\u00ebsve t\u00eb angazhuar.<br \/>\n9. Nuk d\u00ebgjoi shum\u00eb k\u00ebshilla t\u00eb tjera profesionale e ligjore, \u201chajt se e di un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb merrte k\u00ebshillat p\u00ebr baz\u00eb, t\u00eb respektonte dor\u00ebheqjen time si e drejt\u00eb e \u00e7do pun\u00ebtori t\u00eb kund\u00ebrshtonte padrejt\u00ebsi q\u00eb iu b\u00ebnte, takonte njer\u00ebz dhe i thoshte se Avniu po m\u00eb shantazhon dhe t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb larguar, i quante \u201cspiun\u00eb\u201d, e jo t\u00eb m\u00eb konsideronte thjesht nj\u00eb t\u00eb pasionuar p\u00ebr respektimin e Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, zbatimin e ligjeve n\u00eb fuqi p\u00ebr Sh.P.K., etj. etj. N\u00eb fakt, un\u00eb isha sinjalizues, jo shantazhues, por kishte probleme t\u00eb m\u00ebdha konceptuale e profesionale, duke mos njohur fare kuptimin e fjal\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorte, si dhe, dyshoj se e b\u00ebnte me q\u00ebllim, sepse kur nuk ua jepte pagat pun\u00ebtor\u00ebve si mua, t\u2019i duheshe t\u2019i stigmatizosh!!!<br \/>\nUn\u00eb jam i lumtur q\u00eb kam guximin, p\u00ebrvojat, dijen, etjen p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kam 170 d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb grupin n\u00eb Vajber, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr \u00e7astin e dor\u00ebheqjes, menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs absurde t\u00eb zyrtares ligjore, t\u00eb k\u00ebrkuar nga pronari. Jam krenar q\u00eb n\u00eb \u00e7do kompani, n\u00eb \u00e7do mbledhje, i mbroj z\u00ebsh\u00ebm t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve, dhe nganj\u00ebher\u00eb jam i zhg\u00ebnjyer se pas mbledhjes, gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cBravo!\u201d, por publikisht, pak kan\u00eb pasur guximin p\u00ebr t\u2019u solidarizuar dhe gjithsesi, gjithmon\u00eb i mir\u00ebkuptoj pun\u00ebtor\u00ebt. Pun\u00ebtor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lodhur nga inflacioni dhe d\u00ebshira e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebkuptueshme, e pritshme dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Pun\u00ebtor\u00ebt frik\u00ebsohen edhe p\u00ebr humbje pune dhe i mban nganj\u00ebher\u00eb shpresa p\u00ebr t\u00eb ecur tutje. Por un\u00eb nuk pash\u00eb m\u00eb shpres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani. Do t\u00eb isha i lumtur q\u00eb qindra pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb Gjilan t\u00eb marrin paga 800 e 2000 euro, por dyshoj si t\u00eb ishin skema piramidale (angazhohen p\u00ebr futje t\u00eb sa ma shum\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb skema, e jo me fokus 100 p\u00ebr qind n\u00eb produkt e sh\u00ebrbim, k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme financiare nga vet\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, mospages\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve si mua dhe TIK-un etj.), pasi q\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb nuk ka mjete financiare p\u00ebr nj\u00eb koktell dhe t\u2019ia paguaj\u00eb vet\u00eb trajnimet pun\u00ebtor\u00ebve, dyshoj se mund t\u00eb ket\u00eb aq shum\u00eb mjete financiare, qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat p\u00ebr muajin e par\u00eb. Qitjani lapsin: 300 pun\u00ebtor\u00eb, her\u00eb 800 euro p\u00ebr muaj, ose 1000, ose 2000, sa dalin: qindra e mij\u00ebra euro! Fakti m\u00eb kok\u00ebfort\u00eb \u00ebsht\u00eb se mua, Premtimit, Arianit etj., nuk ia ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn ende.<br \/>\nJam i lumtur q\u00eb kemi shtet dhe \u00e7\u00ebshtjet do t\u2019i adresoj vet\u00ebm p\u00ebrmes procedurave ligjore. Hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb trokitja n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs, me shpres\u00eb q\u00eb pag\u00ebn time, Premtimit dhe Arianit, do t\u00eb na ekzekutojn\u00eb, pas skadimit t\u00eb dat\u00ebs n\u00eb kontrat\u00eb, p\u00ebr mospages\u00eb, nd\u00ebrsa shteti t\u00eb merret me hiset e tjera t\u00eb vler\u00ebsimit e gjykimit. N\u00ebse vazhdon shpifjet, do t\u00eb ballafaqohet me Ligjin kund\u00ebr Shpifjes dhe e kam paralajm\u00ebruar pa u frik\u00ebsuar! Qofsha gabim!<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547.jpeg\" alt=\"\" width=\"946\" height=\"2048\" class=\"alignnone size-full wp-image-168014\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547.jpeg 946w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547-139x300.jpeg 139w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547-473x1024.jpeg 473w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547-768x1663.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547-710x1536.jpeg 710w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8547-860x1862.jpeg 860w\" sizes=\"auto, (max-width: 946px) 100vw, 946px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548.jpeg\" alt=\"\" width=\"946\" height=\"1757\" class=\"alignnone size-full wp-image-168015\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548.jpeg 946w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548-162x300.jpeg 162w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548-551x1024.jpeg 551w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548-768x1426.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548-827x1536.jpeg 827w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8548-860x1597.jpeg 860w\" sizes=\"auto, (max-width: 946px) 100vw, 946px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku M\u00eb 15 janar 2024 deri m\u00eb 14 janar 2025, e n\u00ebnshkrova kontrat\u00ebn me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Albshkolla, si Konsulent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje m\u00ebsimore-shkencore. M\u00eb 5 mars 2024, n\u00eb grupin n\u00eb Vajber, me rreth 170 punonj\u00ebs t\u00eb angazhuar, kryesisht m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs e zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Albshkolla, pasdite von\u00eb, erdhi nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":168016,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-168013","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=168013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168013\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=168013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=168013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=168013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}