{"id":168169,"date":"2024-03-11T12:09:46","date_gmt":"2024-03-11T11:09:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=168169"},"modified":"2024-03-11T12:09:46","modified_gmt":"2024-03-11T11:09:46","slug":"kushte-jo-te-lehta-per-ballkanin-per-te-siguruar-parate-nga-be-ja-cka-thuhet-per-kosoven-e-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushte-jo-te-lehta-per-ballkanin-per-te-siguruar-parate-nga-be-ja-cka-thuhet-per-kosoven-e-serbine\/","title":{"rendered":"Kushte jo t\u00eb lehta p\u00ebr Ballkanin p\u00ebr t\u00eb siguruar parat\u00eb nga BE-ja, \u00e7ka thuhet p\u00ebr Kosov\u00ebn e Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dy komisione t\u00eb Parlamentit Evropian pritet t\u00eb miratohet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje raporti p\u00ebr pozicionin e k\u00ebtij institucioni t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr planin p\u00ebr zhvillim dhe reforma p\u00ebr gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 nj\u00eb paket\u00eb prej gjithsej 6 miliard\u00eb eurosh dedikuar investimeve n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Ky votim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procedur\u00ebs s\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendimi i BE-s\u00eb t\u00eb b\u00ebhet formal.<\/p>\n<p>E, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb formal, hapi i fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, t\u00eb propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, t\u00eb pajtohen n\u00eb negociata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta K\u00ebshilli i BE-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson 27 vendet an\u00ebtare dhe Parlamenti Evropian.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prej paketave m\u00eb ambicioze q\u00eb Bashkimi Evropian ka planifikuar p\u00ebr vendet e rajonit, t\u00eb cilat synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kjo paket\u00eb \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, krahas fondeve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programeve t\u00eb para-an\u00ebtar\u00ebsimit, t\u00eb njohura me shkurtes\u00ebn IPA.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb plan, BE-ja synon t\u00eb stimuloj\u00eb rritjen ekonomike n\u00eb gjasht\u00eb vendet e rajonit, paralelisht t\u00eb ndihmoj\u00eb procesin e reformave dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u2019u ndihmohet k\u00ebtyre vendeve q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gati sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij plani, q\u00eb fillimisht e ka paraqitur Komisioni Evropian e tash e ka mb\u00ebshtetur edhe K\u00ebshilli, p\u00ebr vendet e rajonit do t\u00eb ndahen 2 miliard\u00eb euro n\u00eb form\u00ebn e parave t\u00eb gatshme pa kthim, nd\u00ebrsa 4 miliard\u00eb euro do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb form\u00ebn e kredive t\u00eb favorshme.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb tria institucionet e BE-s\u00eb kan\u00eb insistuar se vendet e rajonit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga kjo paket\u00eb e asistenc\u00ebs financiare, duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin nj\u00eb varg kriteresh jo edhe aq t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e tyre jan\u00eb kriteret bazike, t\u00eb cilat vlejn\u00eb nj\u00eblloj p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare. Ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve t\u00eb demokracis\u00eb, reformat institucionale dhe nd\u00ebrmarrjen e hapave t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar se mjetet nuk do t\u00eb keqp\u00ebrdoren.<\/p>\n<p>N\u00eb propozimet e t\u00eb tria institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb tash duhet t\u00eb negociohen p\u00ebr t\u2019u miratuar si nj\u00eb vendim i p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrmendet kushti p\u00ebr kontrolle financiare dhe auditime t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>T\u00ebrhiqet v\u00ebrejtja se pagesat p\u00ebr projekte t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuara me kritere strikte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reforma. Para se t\u00eb b\u00ebhet pagesa, Komisioni Evropian duhet t\u00eb raportoj\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet dhe vendimin duhet ta miratoj\u00eb K\u00ebshilli.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se konstatohet se ndonj\u00eb vend nuk i p\u00ebrmbush m\u00eb kriteret, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb suspendohen pagesat.<\/p>\n<p>Pos kritereve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reforma dhe sundimin e ligjit, do t\u00eb ket\u00eb edhe kritere politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb \u201cpara-kusht tjet\u00ebr\u201d do t\u00eb jet\u00eb \u201cangazhimi konstruktiv n\u00eb normalizimin e raporteve mes tyre, me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb obligimeve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb dalin nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb raporteve dhe Aneksi p\u00ebr implementim\u201d dhe \u201cangazhimi n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e raporteve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kusht\u00ebzimin specifik ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka pajtim nga t\u00eb tria institucionet e BE-s\u00eb. Por, Parlamenti Evropian k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb sqarohen kriteret, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi n\u00ebse nj\u00ebri apo tjetri vend i ka p\u00ebrmbushur kushtet.<\/p>\n<p>Sipas praktik\u00ebs, kompetencat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ka Komisioni Evropian, i cili duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe kontributin e Sh\u00ebrbimit t\u00eb veprimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb (EEAS).<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt n\u00eb Bruksel t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen se ky kusht nuk duhet t\u00eb kuptohet me leht\u00ebsi as nga Kosova e as nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse sot do t\u00eb duhej t\u00eb vendosej p\u00ebr pagesat p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, vendimi nuk do t\u00eb ishte pozitiv, sepse asnj\u00ebra pal\u00eb nuk i ka p\u00ebrmbushur obligimet nga marr\u00ebveshjet e dialogut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb BE-ja ka shprehur edhe keqardhje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb n\u00eb negociatat nga 14 marsi deri m\u00eb 2 prill mes delegacioneve t\u00eb Parlamentit Evropian dhe K\u00ebshillit, nj\u00eb prej temave ku mund t\u00eb ket\u00eb dallime t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrshtatja e vendeve t\u00eb rajonit me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka dallim n\u00eb tekstet e p\u00ebrgatitura nga K\u00ebshilli dhe ai nga Parlamenti Evropian, ndon\u00ebse t\u00eb dyja p\u00ebrmendin p\u00ebrshtatjen n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb. Por, K\u00ebshilli k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrmend si \u201cpritje\u201d nd\u00ebrsa Parlamenti si \u201cparakusht\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb nga 6 marsi, kur ishte arritur pajtimi i 27 vendeve an\u00ebtare, thuhej se \u201cnj\u00eb fokus i forcuar i kushtohet p\u00ebrshtatjes s\u00eb partner\u00ebve me q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb at\u00eb dokument t\u00eb miratuar nuk p\u00ebrmendet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb si parakusht p\u00ebrshtatja me q\u00ebndrimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. N\u00eb t\u00eb thuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar se \u201cp\u00ebrfituesit duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb besuesh\u00ebm ndaj vlerave evropiane edhe p\u00ebrmes p\u00ebrshtatjes s\u00eb tyre me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Unionit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe masat restriktive\u201c.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian ka propozuar q\u00eb p\u00ebrshtatja me q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb jet\u00eb parakusht i qart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmendet edhe formalisht se kjo n\u00ebnkupton edhe mb\u00ebshtetjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cParakusht tjet\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrshtatja me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Unionit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe miratimi i masave restriktive ndaj Rusis\u00eb, sikur edhe me politik\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr vizat p\u00ebr vendet e treta\u201d, thuhet n\u00eb propozimin e Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Ky kusht, n\u00ebse pranohet k\u00ebrkesa e Parlamentit Evropian, do t\u00eb thot\u00eb se asnj\u00eb vend i cili nuk i ka mb\u00ebshtetur sanksionet e BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, nuk mund t\u00eb marr\u00eb pagesa nga ky fond.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend i rajonit, i cili deri m\u00eb tash nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur me q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb sa u p\u00ebrket sanksioneve ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga propozimi i Parlamentit Evropian \u00ebsht\u00eb hequr fjala \u201cp\u00ebrshtatje e plot\u00eb\u201d, sepse kjo do t\u2019u hapte mund\u00ebsi vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb apo Komisionit Evropian p\u00ebr interpretim shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kushtit dhe me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb kishin problem disa shtete, sidomos Serbia, Bosnje e Hercegovina, por edhe Kosova.<\/p>\n<p>Komisionari p\u00ebr Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media pas samitit t\u00eb mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 29 shkurt 2024.<\/p>\n<p>Bosnja e Hercegovina, p\u00ebr momentin, sikur edhe Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb p\u00ebrshtatje 100 p\u00ebr qind me q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb. Por, n\u00eb rastin e Bosnje e Hercegovin\u00ebs kjo shpesh varet nga fakti se kush n\u00eb cilin moment \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr apo kryetar i Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia e ka nivelin e p\u00ebrshtatjes diku rreth 60 p\u00ebr qind. Kosova, e cila vet\u00ebm se ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, nuk ka nevoj\u00eb formalisht t\u00eb p\u00ebrshtatet, por ajo n\u00eb shum\u00eb raste e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe BE-ja e ka mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa diplomat\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn se nuk ka 100 p\u00ebr qind p\u00ebrshtatje me q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb. Si shembull kan\u00eb p\u00ebrmendur hapjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Jerusalem, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ata t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen se t\u00eb gjitha vendet e rajonit, n\u00ebse seriozisht synojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin mjetet nga plani i rritjes ekonomike, duhet seriozisht dhe shum\u00eb shpejt t\u00eb nisin me p\u00ebrmbushjen e kritereve. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dy komisione t\u00eb Parlamentit Evropian pritet t\u00eb miratohet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje raporti p\u00ebr pozicionin e k\u00ebtij institucioni t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr planin p\u00ebr zhvillim dhe reforma p\u00ebr gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 nj\u00eb paket\u00eb prej gjithsej 6 miliard\u00eb eurosh dedikuar investimeve n\u00eb k\u00ebto vende. Ky votim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procedur\u00ebs s\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":168170,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-168169","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=168169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=168169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=168169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=168169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}