{"id":168779,"date":"2024-03-21T16:27:03","date_gmt":"2024-03-21T15:27:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=168779"},"modified":"2024-03-21T16:27:03","modified_gmt":"2024-03-21T15:27:03","slug":"faturat-e-rrymes-ne-kosove-mund-te-shtrenjtohen-edhe-kete-vit-kek-konfirmon-se-ka-propozuar-rritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/faturat-e-rrymes-ne-kosove-mund-te-shtrenjtohen-edhe-kete-vit-kek-konfirmon-se-ka-propozuar-rritje\/","title":{"rendered":"Faturat e rrym\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb shtrenjtohen edhe k\u00ebt\u00eb vit, KEK konfirmon se ka propozuar rritje"},"content":{"rendered":"<p>Faturat e rrym\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb shtrenjtohen\u2026 edhe k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia tanim\u00eb i ka shqet\u00ebsuar disa qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do ngritje e \u00e7mimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve do t\u00eb n\u00ebnkuptonte m\u00eb pak produkte ushqimore, sepse ato t\u00eb luksit i kemi harruar\u201d, thot\u00eb Bashkim Misini, punonj\u00ebs n\u00eb sektorin privat, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKatastrof\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb. Parat\u00eb e pensionit nuk po mjaftojn\u00eb as p\u00ebr ushqime, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr rrym\u00eb e mbeturina\u201d, thot\u00eb pensionistja Mihane Berisha.<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash, vet\u00ebm Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) ka propozuar rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb prodhuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr tarifat q\u00eb duhet t\u2019i paguajn\u00eb qytetar\u00ebt vendos Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE) deri m\u00eb 1 prill, por njoh\u00ebsit e fush\u00ebs thon\u00eb se n\u00ebse rritet \u00e7mimi i energjis\u00eb s\u00eb prodhuar, mund t\u00eb rriten edhe k\u00ebto tarifa.<\/p>\n<p>\u00c7ka k\u00ebrkoi KEK-u?<\/p>\n<p>KEK-u konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ka propozuar rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb prodhuar.<\/p>\n<p>Dy termocentralet e k\u00ebsaj korporate, Kosova A dhe Kosova B, prodhojn\u00eb sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb energjis\u00eb, t\u00eb nevojshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kjo energji m\u00eb pas i shitet KESCO-s, kompanis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr furnizim dhe inkasim.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn me shkrim, KEK-u tha se marr\u00ebveshja e fundit mes tij dhe KESCO-s ka qen\u00eb e lidhur p\u00ebr periudh\u00ebn \u201c1 prill 2023 deri m\u00eb 31 mars 2024\u201d.<\/p>\n<p>KEK-u tha se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb rritet nga 29.50 euro sa kushton aktualisht nj\u00eb megavat n\u00eb or\u00eb, n\u00eb 31.50 euro.<\/p>\n<p>KEK-u tha se nuk ka informata n\u00ebse propozimi i tij \u00ebsht\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>KEK-u, po ashtu, nuk tregoi se p\u00ebrse ka k\u00ebrkuar rritjen e \u00e7mimit. Por, n\u00eb komentet q\u00eb ia ka d\u00ebrguar ZRRE-s\u00eb, korporata thirret n\u00eb rritjen e kostos s\u00eb prodhimit dhe t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb thuhet se ka inkurajuar ZRRE-n\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb hyrat e KESCO-s t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe kostoja e blerjes s\u00eb energjis\u00eb nga KEK-u.<\/p>\n<p>ZRRE-ja nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes se a do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, por tha se \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb proces t\u00eb analizimit dhe shqyrtimit t\u00eb komenteve t\u00eb d\u00ebrguara nga pal\u00ebt e interesuara\u201d.<\/p>\n<p>ZRRE-ja b\u00ebn shqyrtimin dhe caktimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb tarifave, t\u00eb cilat shpallen \u00e7do 1 prill.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, tarifat u rrit\u00ebn p\u00ebr 15 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb shpenzojn\u00eb deri n\u00eb 800 kilovate n\u00eb or\u00eb brenda nj\u00eb muaji, \u00e7mimi gjat\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb 7.79 cent\u00eb p\u00ebr kilovat, nd\u00ebrsa p\u00ebr ata q\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800 kilovate, pjesa mbi k\u00ebt\u00eb u llogaritet me \u00e7mim prej 14.45 cent\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga ora 22:00 deri n\u00eb 7:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, \u00e7mimi p\u00ebr kilovat \u00ebsht\u00eb 3.34 cent\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb shpenzojn\u00eb deri n\u00eb 800 kilovate dhe 6.81 cent\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka thon\u00eb ekspert\u00ebt?<\/p>\n<p>Fadil Ismaili, ish-minist\u00ebr i Zhvillimit Ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb prodhuar elektrike mund t\u00eb pasohet me shtrenjtimin e rrym\u00ebs q\u00eb paguajn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thot\u00eb se k\u00ebrkesa e KEK-ut \u00ebsht\u00eb e justifikueshme.<\/p>\n<p>\u201cEnergjia elektrike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mall sikurse \u00e7do mall tjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb kilovat t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, nevojitet shpenzim i naft\u00ebs, th\u00ebngjillit, mir\u00ebmbajtje\u2026 K\u00ebshtu, edhe \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Ismaili p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se, n\u00ebse kjo ndodh, efekti zinxhiror do t\u00eb jet\u00eb i pashmangsh\u00ebm, pasi \u201c\u00e7do ndryshim i tarifave t\u00eb rrym\u00ebs ndikon edhe n\u00eb koston e biznesit, sidomos tek industria prodhuese, duke i rritur \u00e7mimet e artikujve tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Skender Krasniqi, kryetar i Bordit Drejtues t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, e justifikon po ashtu k\u00ebrkes\u00ebn e KEK-ut, por thot\u00eb se ZRRE-ja nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb reflektohet n\u00eb faturat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse rritet \u00e7mimi i rrym\u00ebs, thot\u00eb ai, disa biznese prodhuese edhe mund t\u00eb mbyllen dhe kompanit\u00eb tjera, pastaj, i rrisin \u00e7mimet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse kjo ndodh, nevojitet mb\u00ebshtetje financiare nga Qeveria p\u00ebr bizneset\u2026 sepse kjo do t\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr disa\u201d, thot\u00eb Krasniqi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e energjis\u00eb, gjetiu n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb nisur t\u00eb marrin hov n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrain\u00ebs dhe inflacioni ka nisur, po ashtu, t\u00eb rritet me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs ka ndar\u00eb n\u00eb disa raste subvencione. N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb, ajo i ka subvencionuar konsumator\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kursyer s\u00eb paku 5 p\u00ebr qind t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb muaj, krahasuar me muajin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit paraprak. K\u00ebta konsumator\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar dyfishin e p\u00ebrqindjes s\u00eb kursyer.<\/p>\n<p>Shtrenjtohen edhe faturat e mbeturinave<\/p>\n<p>Pas tet\u00eb vjet\u00ebsh, ndryshime n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebsuan edhe faturat e mbeturinave.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Kompanis\u00eb Rajonale Pastrimi konfirmuan p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebr klient\u00ebt e amvis\u00ebris\u00eb, faturat u rrit\u00ebn nga 4.70 n\u00eb 6.20 euro. Kurse, p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, faturat u shtrenjtuan p\u00ebr 2, respektivisht 3 euro.<\/p>\n<p>Kompania Pastrimi, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, operon edhe n\u00eb komun\u00ebn e Fush\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00eb t\u00eb Obiliqit, Lipjanit, Drenasit dhe Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Arbnora Ademi thot\u00eb se nga inflacioni i viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb atakuar edhe kompania Pastrimi, duke p\u00ebrmendur shtrenjtimin e derivateve t\u00eb naft\u00ebs dhe makinerive t\u00eb ndryshme p\u00ebr grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar. Tmerr, tmerr\u2026\u201d, thot\u00eb pensionistja Mihane Berisha, e cila jeton me bashk\u00ebshortin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb dy marrin 200 euro n\u00eb muaj pensione.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faturat e rrym\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb shtrenjtohen\u2026 edhe k\u00ebt\u00eb vit. Mund\u00ebsia tanim\u00eb i ka shqet\u00ebsuar disa qytetar\u00eb. \u201c\u00c7do ngritje e \u00e7mimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve do t\u00eb n\u00ebnkuptonte m\u00eb pak produkte ushqimore, sepse ato t\u00eb luksit i kemi harruar\u201d, thot\u00eb Bashkim Misini, punonj\u00ebs n\u00eb sektorin privat, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. \u201cKatastrof\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":168654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-168779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=168779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=168779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=168779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=168779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}