{"id":168824,"date":"2024-03-22T13:44:17","date_gmt":"2024-03-22T12:44:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=168824"},"modified":"2024-03-22T13:44:17","modified_gmt":"2024-03-22T12:44:17","slug":"vendi-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-krejt-partite-gati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vendi-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-krejt-partite-gati\/","title":{"rendered":"Vendi drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, krejt partit\u00eb gati"},"content":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb krejt nj\u00ebsoj. Por, un\u00eb nuk mund t\u00eb kem zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb pa opozit\u00ebn. N\u00ebse opozita do zgjedhje t\u00eb parakohshme, duhet t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera. Pra, ne, p\u00ebr t\u00eb pasur zgjedhje t\u00eb parakohshme, duhet ta shp\u00ebrndajm\u00eb Kuvendin\u2026 dhe le t\u00eb mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb mendjen aty. Nuk kam un\u00eb problem p\u00ebr asnj\u00ebrin variant. Shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u2019i b\u00ebj edhe pa opozit\u00ebn, por jo edhe k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur kryeministri Albin Kurti kur \u00ebsht\u00eb pyetur se a \u00ebsht\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmshme n\u00eb RTK, Kurti pati edhe nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ia kujtuar gazetarja atij se opozita nuk i ka numrat p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendin, ai tha: \u201cMund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb bashk\u00eb me neve, kjo \u00ebsht\u00eb oferta ime\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb po them q\u00eb po shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje kur d\u00ebshiron opozita. Ne i ndihmojm\u00eb opozit\u00ebs n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>E kjo deklarat\u00eb e Kurtit ngjalli opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryeopozitari Memli Krasniqi i PDK-s\u00eb, i tha se ka muaj q\u00eb ka k\u00ebrkuar shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, nd\u00ebrsa shtoi se q\u00eb nga sot i ka n\u00ebnshkrimet e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryeminist\u00ebr, prej korrikut t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb kam ba thirrje e t\u00eb kam prit\u00eb q\u00eb me shp\u00ebrnda Kuvendin. Prej nes\u00ebr n\u00ebnshkrimet e PDK-s\u00eb jan\u00eb gati. \u00c7ohu shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje menj\u00ebher\u00eb \u2013 n\u00ebse ke guxim e t\u00eb ka mbet\u00eb pak nd\u00ebrgjegje p\u00ebr situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb e ke sjell\u00eb vendin\u201d, shkroi Krasniqi dje n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Edhe LDK-ja po deklarohet se \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr zgjedhje.<\/p>\n<p>Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, tha dje se \u201cn\u00ebse Kurti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar, le t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLe ta jap\u00eb qart\u00eb, z\u00ebsh\u00ebm, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzu e duket se \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzu, le t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Pra, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzu, le t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Por le t\u2019ia shpjegoj\u00eb popullit pse po i l\u00eb. LDK nuk b\u00ebn mocion t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Kuvendit, por \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr zgjedhje prej sot. \u00cbsht\u00eb e gatshme edhe p\u00ebr qeverisje pas zgjedhjeve\u201d, tha Abdixhiku n\u00eb T7.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzu, le t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Po k\u00ebrkon zgjedhje, t\u00eb b\u00ebhet viktim\u00eb e t\u00eb thot\u00eb m\u00eb rr\u00ebzuan\u201d, u shpreh kryetari i LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjet e parakohshme foli edhe shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Besnik Tahiri, i cili tha se n\u00eb trevjetorin e Qeveris\u00eb Kurti, Kosova ka p\u00ebsuar d\u00ebme e kthim n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media t\u00eb premten, Tahiri tha se kryeministri i vendit Albin Kurti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe se po k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi p\u00ebrgatitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat parlamentar n\u00eb trevjetorin e k\u00ebsaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t\u2019i b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm d\u00ebme Kosov\u00ebs dhe ta kthej\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt q\u00eb nuk e ka besuar askush ndonj\u00ebher\u00eb. Mir\u00ebpo un\u00eb jam i k\u00ebnaqur q\u00eb dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vet\u00eb dhe e ka kuptuar edhe vet\u00eb se ai duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet dhe vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje. Kur n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij mandati, kryetari (Ramush) Haradinaj thoshte se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrues, njer\u00ebzit shikonin me habi t\u00eb madhe\u201d, u shpreh Tahiri.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit parlamentare, t\u00eb parakohshme, jan\u00eb mbajtur m\u00eb 2021. N\u00eb ato zgjedhje, LVV-ja fitoi mbi 50% t\u00eb votave, kurse PDK-ja doli e dyta me 17%, LDK e treta me mbi 12% dhe AAK e kat\u00ebrta me mbi 7 p\u00ebr qind. Lista Serbe fitoi mbi 5% t\u00eb votave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb krejt nj\u00ebsoj. Por, un\u00eb nuk mund t\u00eb kem zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb pa opozit\u00ebn. N\u00ebse opozita do zgjedhje t\u00eb parakohshme, duhet t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera. Pra, ne, p\u00ebr t\u00eb pasur zgjedhje t\u00eb parakohshme, duhet ta shp\u00ebrndajm\u00eb Kuvendin\u2026 dhe le [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":168825,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-168824","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=168824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168824\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168825"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=168824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=168824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=168824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}