{"id":169311,"date":"2024-04-01T11:09:16","date_gmt":"2024-04-01T09:09:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=169311"},"modified":"2024-04-01T11:09:16","modified_gmt":"2024-04-01T09:09:16","slug":"rreth-300-mjeke-e-infermiere-besohet-se-u-larguan-nga-kosova-ne-tre-muajt-e-pare-te-ketij-viti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rreth-300-mjeke-e-infermiere-besohet-se-u-larguan-nga-kosova-ne-tre-muajt-e-pare-te-ketij-viti\/","title":{"rendered":"Rreth 300 mjek\u00eb e infermier\u00eb besohet se u larguan nga Kosova n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti"},"content":{"rendered":"<p>Kosova rrezikon t\u00eb mbetet pa mjek\u00eb, pasi \u00e7do muaj po ikin nga vendi profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Papun\u00ebsia, kushtet jo t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs e pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb me shum\u00ebn e pag\u00ebs jan\u00eb disa nga arsyet kryesore pse mjek\u00ebt po e braktisin Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke punuar t\u00eb krijoj\u00eb kushte me t\u00eb mira p\u00ebr stafin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend dhe se po i p\u00ebrkrah dhe mb\u00ebshtet mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vazhduar me investime n\u00eb infrastruktur\u00eb e pajisje mjek\u00ebsore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb profesionist\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb shfaqin gjith\u00eb potencialin e tyre. Edhe n\u00eb buxhetin e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb sigurimi i aparaturave, me q\u00ebllim t\u00eb ngritjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb reja\u201d, thon\u00eb nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr FrontOnline.<\/p>\n<p>Po ashtu, MSH-ja thot\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb pagave edhe vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs ka rritur pagat p\u00ebr profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe aktualisht paga e nj\u00eb mjeku n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja n\u00eb koeficientin e pag\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe vitin e ardhsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Nga kjo ministri thon\u00eb se jan\u00eb duke mb\u00ebshtetur mjek\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sektorin publik<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke mb\u00ebshtetur mjek\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sektorin publik me shtes\u00eb n\u00eb pag\u00eb\u201d, thon\u00eb nga MSH-ja.<\/p>\n<p>Kreu i Od\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Pleurat Sejdiu, ka treguar numrin e mjek\u00ebve q\u00eb jan\u00eb larguar nga Kosova p\u00ebrgjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket numrit t\u00eb mjek\u00ebve, trendi po vazhdon i nj\u00ebjti. Deri m\u00eb sot jan\u00eb 29 mjek\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dokumentacionin e duhur p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb shtetet evropiane. Pra jan\u00eb 29 mjek\u00eb q\u00eb jan\u00eb larguar n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti e q\u00eb \u00ebsht\u00eb num\u00ebr i nj\u00ebjt\u00eb me tre muajt e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sejdiu thot\u00eb se arsyet e largimit t\u00eb mjek\u00ebve nga Kosova jan\u00eb papun\u00ebsia, kushtet e pun\u00ebs dhe kushtet e kualitetit t\u00eb shkollimit specialistik.<\/p>\n<p>\u201cNe tash e sa vite b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb sondazh ose pyet\u00ebsor p\u00ebr arsyet e largimit t\u00eb mjek\u00ebve q\u00eb po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit \u00ebsht\u00eb papun\u00ebsia, sepse kemi 441 mjek\u00eb t\u00eb papun\u00eb, t\u00eb deklaruar n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe ATK, kjo \u00ebsht\u00eb arsye e par\u00eb dhe arsye e dyt\u00eb jan\u00eb kushtet e pun\u00ebs dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik. Arsye e tret\u00eb jan\u00eb pagat, duke pasur parasysh se te k\u00ebta jan\u00eb shumica mjek\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb diplomuar dhe paga e tyre \u00ebsht\u00eb rreth 700 euro\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kreu i Od\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb tej tregon se ka m\u00eb shum\u00eb se dy vjet q\u00eb Oda t\u00eb cil\u00ebn ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sejdiut, Oda q\u00eb ai drejton, por edhe oda t\u00eb tjera kan\u00eb k\u00ebrkuar takim me ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, por nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb takime me MSH-n\u00eb nuk kemi pasur tash e m\u00eb shum\u00eb se dy vjet, p\u00ebrve\u00e7 raporteve tona t\u00eb rregulla q\u00eb i d\u00ebrgojm\u00eb t\u00eb gjitha e ku p\u00ebrfshihen k\u00ebto q\u00eb i ceka m\u00eb lart. Ne kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare gjith\u00eb kryetar\u00ebt e odave, para afro dy muajsh q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb takim dhe t\u00eb diskutojm\u00eb me ministrin rreth implementimit t\u00eb legjislacionit q\u00eb u p\u00ebrket odave dhe MSH-s\u00eb, por p\u00ebrgjigje nuk kemi marr\u00eb dhe nuk e dim\u00eb arsyen\u2019\u2019, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsues largimin e mjek\u00ebve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federat\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ajo thot\u00eb se n\u00ebse vazhdon ky trend do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndiqet trendi i largimit t\u00eb mjek\u00ebve si n\u00eb vitin 2023, duke ia shtuar k\u00ebtu faktin edhe t\u00eb masave t\u00eb reja, t\u00eb cilat i kan\u00eb marr vende si Gjermania, mund t\u00eb themi se numri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb shqet\u00ebsues\u2019\u2019, thekson Imeri.<\/p>\n<p>Imeri thot\u00eb se sipas informatave q\u00eb ajo ka jan\u00eb rreth 300 mjek\u00eb dhe infermier\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi num\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tremujor. Diku rreth 300 \u00ebsht\u00eb numri sipas informatave q\u00eb kemi\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr Imerin, sfiduese vazhdon t\u00eb jet\u00eb mungesa e mjek\u00ebve dhe anesteziolog\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cVazhdon t\u00eb jet\u00eb sfiduese mungesa e mjek\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs, anesteziolog\u00ebve dhe kuadrove deficitare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Imeri.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se jan\u00eb takuar me ministrin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Arben Vitia, ku kan\u00eb marr\u00eb edhe disa zotime.<\/p>\n<p>\u201cJemi takuar me ministrin Vitia n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partneritetit social e ku kemi diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe mbet\u00ebt prioritet i angazhimit ton\u00eb nga ai kemi marr\u00eb premtime p\u00ebr angazhimin e tij n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb kuadrove, kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe edukim t\u00eb vazhduesh\u00ebm profesional\u201d, thot\u00eb Imeri p\u00ebr FrontOnline.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Shemsedin Dreshajn, nga Komisioni p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale, mbetet shqet\u00ebsim ikja e profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb nga Kosova<\/p>\n<p>\u201cIkja e mjek\u00ebve nga Kosova dhe mosnd\u00ebrmarrja e hapave nga MSH-ja ose Qeveria n\u00eb drejtim t\u00eb ndaljes dhe k\u00ebrkesave q\u00eb trasojn\u00eb momentin e t\u00ebrheqjes s\u00eb licenc\u00ebs nga oda e mjek\u00ebve, p\u00ebr t\u2019u brengosur\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Dreshaj m\u00eb tej tregon se ka pasur takime me ministrin Vitia ku kan\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, por q\u00eb sipas tij nuk ka pasur ndonj\u00eb premtim e aq m\u00eb pak veprim.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi pasur takime me ministrin Vitia si n\u00eb Grupin Parlamentar, si n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kur e kemi ngritur k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim e po ashtu edhe n\u00eb tryezat n\u00eb debat publik, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto ky problem \u00ebsht\u00eb ngritur, \u00ebsht\u00eb debatuar, \u00ebsht\u00eb diskutuar por deri m\u00eb sot nuk ka ndonj\u00eb veprim konkret nga ana e k\u00ebsaj Qeveri dhe nuk ka pasur di\u00e7ka konkrete q\u00eb ka premtu e aq m\u00eb pak q\u00eb ka vepru\u201d, u shpreh Dreshaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova rrezikon t\u00eb mbetet pa mjek\u00eb, pasi \u00e7do muaj po ikin nga vendi profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. Papun\u00ebsia, kushtet jo t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs e pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb me shum\u00ebn e pag\u00ebs jan\u00eb disa nga arsyet kryesore pse mjek\u00ebt po e braktisin Kosov\u00ebn. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke punuar t\u00eb krijoj\u00eb kushte me t\u00eb mira p\u00ebr stafin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":169299,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-169311","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=169311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169311\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=169311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=169311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=169311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}